Gjigandët farmaceutikë në garë për testin e COVID-19

18 Prill 2020, 17:44Shëndeti TEMA

Gjigandi farmaceutik zviceran Roche tha të premten se së shpejti do të ketë një test për të treguar nëse njerëzit kanë patur Covid-19, duke iu bashkuar kështu firmave  tjera që po konkurojnë për të prodhuar një sistem efikas. Ndërkohë një laborator në Gjermani ka filluar vizitat derë-më-derë për të testuar njerëzit për koronavirusin.

Firmat farmaceutike po garojnë për të zhvilluar një test që mund të tregojë nëse njerëzit kanë patur Covid-19. Gjigandi zviceran Roche është kompania më e fundit që thotë se po bën përparim në këtë drejtim.

Kompania tha të premten (17 prill) se shpresonte të ofronte një test gjaku deri muajin e ardhshëm.

Firma me seli në Bazel thotë se ka caktuar njerëz që punojnë edhe gjatë netëve dhe fundjavave për zhvillim e këtij testi. Kompania planifikon të ariijë një nivel prodhimi prej disa dhjetëra milionë testesh në muaj.

Lajmet pasojnë njoftime të ngjashme nga kompani, si Laboratorët Abbot në Shtetet e Bashkuara, dhe DiaSorin në Itali.

Ndërkohë shkencëtarët në Institutin e Mynihut për sëmundjet tropikale po marrin masat që tani për testimin e rasteve të panjohura me koronavirus, duke zhvilluar një sistem testimi nëpërmjet vizitave derë më derë. Ata thonë se kjo do të jetë pjesë e një studimi më të gjerë për pandeminë dhe efikasitetin e masave të mundshme.

“Përcaktimi i numrit të rasteve të panjohura është shumë i rëndësishëm. Duhet të dimë përmasat e përhapjes dhe infeksioneve të koronavirusit të ri në Gjermani… Nëse do të testonim vetëm pacientët nëpër spitale do të merrnim vetëm njerëzit e infektuar. Ne donim të zbulonim se sa njerëz janë infektuar me koronavirusin pa patur simptoma ose me simptoma shumë të lehta”, thotë Andreas Wieser, drejtor i laboratorit të klinikës universitare.

Shkencëtarët në Mynih thonë se personat-subjekt të vizitave derë-më-derë janë qëllimisht të rastësishëm.

“I informojmë fillimisht personat për procedurën dhe studimin e ekipit tonë, pasi duhet ta dinë ç’po ndodh. Nëse bien dakort, do t’u përgjigjen disa pyetjeve për disa ditë. Në vazhdim do t’u marrim rreth 3 ml gjak që do të testohet për antitrupa. Aty do të shohim nëse sistemi imunitar është aktivizuar (nga infeksioni)”, thotë Laura Olbrich, e Klinikës Universitare.

Ekspertët thonë se teste të tilla do të jenë thelbësore për përcaktimin e përhapjes së sëmundjes dhe menaxhimin e masave ndaj saj.

Por disa mendojnë se korporatat e mëdha farmaceutike janë ende shumë të prirura për konkurrencën.

Të premten, një grup investitorësh kryesorë thanë se po kërkonin që emrat kryesorë të industrisë të bashkojnë forcat.

Ata u kanë shkruar firmave, si Roche dhe Johnson & Johnson, duke u thënë se është koha për të lënë mënjanë rivalitetet.

Letra përcakton parimet që duhet të ndjekin kompanitë, përfshirë ruajtjen e çmimeve të arsyeshme.

Disa nënshkrues thanë se ata mund të kërcënojnë që të tërheqin investimet nga kompanitë që nuk veprojnë kështu.

5 komente në “Gjigandët farmaceutikë në garë për testin e COVID-19”

  1. WuFlu says:

    Ka rreth 1 muaj e gjysem qe dy kompani amerikane po testojne vaksinen me njerez. Kompania Abbot ka shperndare me mjera pajisje neper gjithe Ameriken qe testojne dhe e merr pergjigjen per 5-10 minuta. Gjithashtu jane rreth 35 ilace (kura) qe po testohen ne njerez.

    Evropa tani po VEND I ZHVILLUAR tani po fillon me planifikimet…. Edhe EU po punon dhe lodhet shume duke mbajtur fjalime emocionuese.

  2. Astrit says:

    Keto nuk lane arme berthamore ,atomike,nukleare, dhe nuk prodhojne dot nje vaksine.

  3. Perparim says:

    Ne nje tjeter artikull te gazetes suaj, sot thuhet se opozita e ka te kote (sa per politike) kerkesen per testime te shtuara per korona virus. Kurse ne ket artikull shkruani per “rendesine e testimeve per te ditur shperndarjet e reja te virusit, si ne Gjermani qe shkojne dere ne dere edhe fund jave”
    Kush ka te drejte qeveria apo opozita. Per opoziten eshte lehte te kerkoje me shum teste, por qeverija duhet ti japin te drejte opozites e te sqaroje aresyet qe e pengojne kete depistim , qofshin edhe per aresy financiare.

    Ju lutem ma botoni ket koment…disa here kam provuar por pa sukses .

  4. hahaha says:

    e ju mendoni qe gjigandet e cajne bythen per njeriun ???

  5. hahaha says:

    e ju mendoni qe gjigandet e cajne bythen per njeriun ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje