Ministria përgënjeshtron mediat: Nuk ka viktimë tjetër nga COVID19, ja arsyet e vdekjes së 82-vjeçarit nga Shkodra

15 Prill 2020, 15:53Shëndeti TEMA

MInistria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë një lajm në media duke u shprehur se nuk ka viktimë të 25-të nga COVID-19.

Kjo është dita e katërt që zyrtarisht Ministria rrëzon pretendimet e disa lajmeve.

Njoftimi:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 82-vjeçar me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” 82-vjeç nga Shkodra, ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal.

I moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19. Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare.

Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.

1 komente në “Ministria përgënjeshtron mediat: Nuk ka viktimë tjetër nga COVID19, ja arsyet e vdekjes së 82-vjeçarit nga Shkodra”

  1. rozi says:

    Po si të bëjë kazani që do të jetë i pari për të dhënë lajmin? e pastaj duan t’i paguajnë për gënjeshtra…po shiheni me sy kritik o media llafazane lajmin që vjen, cili është burimi, a e ka të kthjellët ujin apo të turbulluar, pyesni mbi rastine pastja informoni! Vetëm në Shqipëri lajmi i parë është për vdekje, vrasje, drogë…dhe nga fundi kujtohen për ndonjë lajm shkurt në lidhje me masat. Kështu ndihmohet populli në kohë krizash?
    Po pse o të uruar nuk mateni para se të dilni e të ngrini zërin në ekran? Po na lodhët. Ke qejf të shohësh TV në botë, flasin për problemet kur është për të folur dhe muzika të shëron shpirtin. Një falenderim shkon për RTSH muzikë, na kënaqën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje