"Boll dëgjuat gjithologët, evitoni ekranet", mjeku Tritan Kalo: Thirrje shoqërore, etike dhe profesionale për ata që po trazojnë shqiptarët me fantazira të kobshme

14 Prill 2020, 21:06Shëndeti TEMA

Mjeku Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi u kërkon qytetarëve që të respektojnë distancimin social e këshillat e tjera dhe të mos dëgjojnë gjithologët.

Kemi ende punë para nesh…14.04.2020….Ndrim turnesh në Shërbimin Infektiv të QSUT-së….Ne jemi aty për ju në çdo çast….respektimi i distancimit fizik, vetëizolimi/ vetëkuarantinimi, higjena e lartë individuale dhe e mjedisit ku jetoni, ajrosja e shpeshtë e tij, ushqimi sa më i larmishëm sipas edhe mundësive të gjithësecilit, hidratimi i kujdeshëm, janë për momentin “armët” kryesore në këputjen e zinxhirit të transmetimit të infektimit, si dhe në shfaqjen e rasteve të reja me COVID-19 në mungesë të një mjekimi specifik dhe të një vaksine, për parandalimin e kësaj sëmundje me përhapje të lartë e tinzare në format e shfaqjes klinike, si dhe të ndërlikimeve jo të pakta që e shoqërojnë në ecurinë e saj.…

Një thirrje shoqërore, etike dhe profesionale për gjithologët tanë….Në mungesë të një protagonizmi në këto kohë covidiane në ato fusha që ju mbuloni, si dhe njihni më mirë për shkak të profilit të edukimit tuaj,  jeni sulur të gjithë të bëni ekspertin në Infektologji, Epidemiologji, Mikrobiologji, Imunologji, Imazheri, Anestezi-Reanimacion, Mjeksinë e Familjes, Shëndetësinë Publike, etj.….

Kur një pjesë e juaj kanë edhe formim mjeksor ky interes është i kuptueshëm, megjithse jo shpesh i justifikueshëm, por kur këtu përzihen në shumicë ata/ato që kanë njohuri vetëm periferike në këto fusha nga leximet poshtë e lartë në internet, këtu “pilafi informues” nuk u mban shumë ujë….

Njerëzia në këto kohë stresi emocional, punësor, ekonomik dhe financiar kanë vetëm nevojë për një informacion shkencor të thjeshtë e të mirëkuptueshëm nga të gjithë,  dhe jo për hollësira protokollesh mjekuese në testime të preparateve të shumta kudo në botë, në efektet dobiprurëse ose jo të qëndrimeve të shumta e të ndryshme përsa i përket testimeve virologjike apo imunologjike, të të dhënave të hollësishme nga studimet e ndryshme nëpër botë, etj., si dhe e kanë të nevojëshme marjen e informacioneve reale nga burime zyrtare dhe jo të bazuara në fantazira shpesh të kobshme….

Publiku e ka po ashtu të nevojshme edhe ushqyerjen e një optimizmi, bazuar në evolucionin e kësaj “flame në Shqipëri” nëse ka vend për optimizmëm, por jo në zbrazjen nëpër ekrane, mediat on-line apo të mediave sociale të mërive apo frustruacioneve tuaja personale, të inateve politike, të situatave depresive që një pjesë e juaja përjetojnë, apo edhe më keq thjesht e vetëm për protagonizëm….

Bashkëkombasit e mi, evitoni ekranet, mediat e shkruara, mediat sociale kur individë të tillë shfaqen në to….është diçka shumë e dobishme për sistemin tuaj imunitar si dhe për ekuilibrin tuaj mendor….boll stres e vuajtje jeni duke përjetuar këto kohë Covidiane…Ju duam shumë dhe për ju do të jemi aty kurdoherë të gatshëm tju shërbejmë e të luftojmë për jetët tuaja!!!…..ne së bashku me siguri do ja dalim mbanë!!!” shkruan ai.

28 komente në ““Boll dëgjuat gjithologët, evitoni ekranet”, mjeku Tritan Kalo: Thirrje shoqërore, etike dhe profesionale për ata që po trazojnë shqiptarët me fantazira të kobshme”

  1. KA SHUME TE DREJT I NDERUARI DR KALO
    NE KTE THIRRJE
    E CILA VLEN SI PER E QYTETARET POR EDHE PRONARIN E STANIT
    YMERR GELBAZA – QE PO CMEND SHQIPTARET CDO DITE
    DUKE NA QIT FUNDERIAT E POLITIKES DHE HALENE ANALISTE
    APO KLIKIMET KAN ME VLER PER GELBAZEN SE JETA E SHQIPTAREVE
    BAASTARDE TE PAPERGJEGJSHEM

  2. Menushe says:

    Si gjithhmone trim dhe jo servil, je nje intelektual i mirefilli. Ketu ka llafazan pa fund prandaj ju nuk duhet ta harxhoni kohen tuaj te lire per tu clodhur.
    Shendet dhe pune te mbare.

  3. Asrtiti1 says:

    FALEMINDERIT doktor juve dhe gjithe bluzat e bardha.Respekt per ju dhe meshire per gjithologet,pseudoshkencetarve qe po na tregojne keto dite se nga po na linde Dielli

  4. FALEMINDERIT DOKTOR DRITANI .? says:

    ????

  5. Flatuni says:

    Ka te drejte Dr.Kalo. E njohim si mjek te zotin por dhe si te tille qe s’ia perton te kritikoje cilindo me pushtet qe u rri larg punve dhe merret me paudhesi.
    Mjek me mendje plote dhe njerezor dr.Kalo.

  6. Tannika says:

    Bravo doctor…njerez si ju me prefosionalizmin dhe edukaten e punes qe ju karakterizon i duhen popullit ne keto situata amollie…mjaft me ne ekrane corono-virus politik…e kane dalldisur popullin e shkrete,qe vetem per popullin nuk mendojne.

  7. Rizi says:

    Bravo doktore per keto fjale kemi nevoje tani
    Jo per mendjen e Tite Vasili(mesaduket po i rrjedhin trute nga yndyra e farave) apo Titran preshi

  8. TIR 70 says:

    Dr .JU FALEMINDEIT .MIRNJOHJE PER JU DHE GJITHE KOLEGET .

  9. Pensionisti ushtarak says:

    Meriton nderim, respekt dhe mirenjohje pa fund, i nderuari Tritan Kalo.
    Faleminderit per fjalen e mencur, profesionale dhe konstruktive. Mjeku i mire sheron me fjalen…
    Na lodhen opinionet, emisionet, reportazhet e turli gjallesave gjithologe. Jane bere bajate, te shpifur, irritues deri depresive.
    Faleminderit i nderuar z. Kalo per kontributin e jashtezakonshem tuajin dhe te te gjithe personelit shendetesor ne vijen e pare ne shpetim te jeteve tona.
    Shendet e suksese!

  10. Ju duam shume says:

    U desh kjo fatkeqesi globale ku ben pjese edhe Shqiperia, per te dale ne pah vlerat e ketyre intelektualeve te ndershem, te afte e patriote, si dhe atyre funderrinave qe kerkojne te bejne protagonizem me mungesen e moralit, mungesen e inteligjences, mungesen e humanizmiyt dhe te mungesen e dashurise per Atdheun e qytetaret e saj.
    Faleminderit Profesori i nderuar dr. KaloFaleminderit Ju dhe te gjith kolegeve e kolegeve tuaj mjeke e infermier qe jeni ne balle te kesaj lufte per shpetimin e jeteve te qytetareve tane. Faleminderit per keshillat, per porosite e cmueshme qe jepni ne nje kohe qe nuk vini gjume ne sy, faleminderit familjeve tuaja qe e ndjejne mungesen Tuaj por qe ju mbeshtesin ne keto akte heroike te te gjith juve qe keni marre ne dore ardhmerine e Atdheut dhe njerezve tane te dashur.
    E gjith Shqiperia eshte me mendje e me zemer tek ju dhe njerezit tane qe po luftojne per te jetuar.
    Se bashku do i a dalim.

  11. SEFER says:

    Pershendetje armates se mjekeve ne sherbim shembullor popullit ne keto momente te Koronodjallit. Ata rrezikojne shume lodhen shume kerkojne shume ne gjetjen e shkaqeve dhe kurimin shkencor por nuk i lene rehat llapaqenet.qe jane

  12. Kozmos says:

    DOKTORI KA SHUME TE DREJTE , ESHTE E VETMJA RRUGE PER TE RUAJTUR VETEN NGA PANIKU . PERSONALISHT I KAM DISTANCUAR NE MASE TE GJITHE GJITHOLOGET E FAMSHEM TE MEDIAS TONE . MERREM ME PUNE TE KOPSHTIT , ME SPORT DHE GRILE . ME MIRE NUK KA SE KU TE SHKOJ .

  13. Jari says:

    Ata jane shum pak Doktor nuk i perfill me askush,tanime jane te pa demshem sepse vajten vite qe vjellin vrer dhe trupi i shqiptareve ka krijuar anikorpi kundrejt ketyre viruseve,prandaj faleminderit per punen tuaj.

  14. Kevin says:

    Tritan kalo dhe Roberto burioni, çfarë kanë të përbashkët.??

    Kta të dy bastard që perher sulmoin mendimin e lirë.

    Shumë virolog në Itali dalin kundër shifrave që paraqiten, duke thënë :

    NUK KA ASNJË PANDEMI

    1. dyrrahu says:

      Bravo Kevin njerez si ti na duhen . Pikerisht per injorant si puna jote qe jane diplomjuar ne Facebook flet doktori.
      Lere protagonizmin o i lodhur dhe shko bej llac a pastro ndonje wc andej nga jeton . ve bast qe ti as shkollen e mesem ske mbaruar dhe i lejon veten te gjykosh njerez si doktorri qe i kane kushtuar jeten mjekesise
      bye bye Kevin

    2. Tritan KALO says:

      KEVIN, mqse nuk vendosni emrin tuaj të vërtetë që të kem mundësi tju kallzoj në Prokurori për këtë ofendim publik, JU E MERITONI plotësisht të quheni BASTARD….Duhet të më njihni dhe të më ndiqni për të kuptuar përkrahjen time të flaktë ndaj FJALËS dhe SHTYPI të LIRË…Liria fillon nga respektimi i vetvetes, dhe ju KURRË NUKU MUNDET TË PRETENDONI se jeni i lirë kur fshiheni pas emrave të rrejshëm….

      1. Kevin says:

        Kaq shumë të dogji dr. Kalo,??!

        Un po them të vërtetën, atë që shumë kolegë te ndershëm pohojnë.
        E vërtetësia nuk mund privatizohet apo të regjistrohet si Mark e rezervuar ®.
        As mund ta burgosesh.

        1. Tritan KALO says:

          A keni emër dhe mbiemër ju Bastardi KEVIN….Mos u fshihni pas një emri të rremë…Nëse keni dëshirë ju ftoj në një debat televiziv….

  15. likja says:

    respekte e mirnjohje pa fund per kete mjek e njeri briland

  16. L.R says:

    Merre nje muaj vendin e Voltanes doktor per ti bindur njerzit e shkodres per rrezikun qe po kanos tere boten… me.qellim qe te mbyllen neper shtepia pasi nje pjese e mire perdorin [email protected]@en me vend te kokes… thote nje shprehje popullore.. . Respekte….

  17. "BOHOTINA" says:

    Kevin! Ky mendimi yt ne keto momente eshte mendim i lire? Turp per kete “mendim te lire”. Te jam mirenjohes doktor Kalo.

  18. Benjamini says:

    Respekte dr.Kalo per Ju dhe gjith profesionistat e bluzave te bardha qe kini marre persiper perballimin me sukses te kesaj pandemie te frikeshme mbareboterore. Llapaqeneve anal- iste dhe drejtues emisjonesh te niveleve me skandaloze televizive nuk u intereson jeta e njerezve te ketij vendi por klikimet per nxjerrjen e fitimeve maramendese te tyre. Turp i gazetarise shqiptare per emisjonet e stisura ne ekranet televizive nga njerez bastard,injorante dhe pa moral. Keta jane virusi me vdekjeprures i ketij vendi ne keto dite te veshtira se sa kovid-19.

  19. Turi says:

    I nderuar Profesor.Ne radhe te pare me lejo tu shpreh mirenjohje Ju dhe te gjithe mjekeve te nderuar qe po kontrboni ne kete peridh pandemie.Jam dakort me ju kur paralajmeroni njerezit ti rine sa me larg ekraneve pasj me shume dizinformohen sesa marrin inf.e duhur.Por me lejo t’ju kundershtoj kur thoni qe njerezit duhet tu rreferohen vetem juve(mjekeve)Mendoj qe pandemia nuk eshte vetem problem shendetesor por edhe social,ekonomik(per mendimin tim me shum kjo e fundit)Prandaj personalisht mendoj qe duhen degjuar edhe specialit te fushave te lartepermendura(por specialist ana).Gjithese si respekte

  20. iksi says:

    Bravo , kete porosi qe po ben ti une jam duke e zbatuar tash 10 dit . Nuk mund te ndigjoj emisionet ne televizor qe bejne si kopetente drejtusat e emisioneve apo siç quhen moderator a çfare tjeter siďomos Bledi Fevziu , Eni Vasili , Babaramo , Rakipi , Zhej etj , qe bejne pyetje idjotash po le me edhe disa analistat qe hapen b….. e bejne edhe ato sikur dine shume gjera ku duan qe gjerat te jene siç thone ato dhe jo siç thone specjalistet p.sh tani ne rastin e virusit siçthine specjalistet e mjeksise dhe ne rastin e termetit duhej te degjoheshin specjalistet e ndertimit te sizmikes etj ndersa keto donin tu jepnin mend specjalisteve . Une duke levixur stacjonet televizive i heq me shpejtesi sapo shoh ndonje emision te tille se po fillova me i ndjek per 5 minuta me çojne tensionin 500 .

  21. Elba says:

    Portreti I Doktorr Kalos,pasqyron miresi,dashuri dhe sinqeritet.Kjo u mungon Shqiptareve,ne keto dite te veshtira.Mbi te gjitha,fjala e tij ngjall besim.C’kerkojme me teper?Mos harrojme,koleget e tij te degraduar,abuzuesit me te medhenj te profesionit te Mjekut.Hyne ne Parti,u bene Ministra,Kryetare Partish apo……..Tani po na cajne veshet,po na cfaqen si Engjuj dhe Mesia.Pak eshte te themi Karierista.Babezia e tyre per Pushtet nuk njeh kufinj.Mund te them,se shkojne dhe me larg A e dini c;mendojne the thone?Popull I papergjegjshem,nuk di te marre fatet e tij ne dore.Nuk di dhia C’eshte tagjia.

  22. Elba says:

    Dy njeres kam njohur.Te bardhes I thone e bardhe.Te zezes I thone me plot gojen e zeze.A e dini cilet jane?Avokat Spartak Ngjela.dhe I dyti Doktorr Z.Tritan Kalo.Keto jane Elita e Popullit Shqiptare.A nuk duhet te krenohemi?Mendoj,nje po e madhe.Nuk e di,c’do te ndodhte,nese te aftit te perkushtuarit,humanistet do te ishin me shumice.Hamendesoj,jeta do te ishte me e bukur dhe me lumtur.Populli nuk duhet te harroje.Ataqe I kane shkaktuar vuajtje,te mos I votoje.Duam ti shohim Ministra,te diturit,Kapacitetet,Patriotet,qe e duan dhe I dhimbset Populli.Deri kur?

  23. Tritan KALO says:

    A keni emër dhe mbiemër ju Bastardi KEVIN….Mos u fshihni pas një emri të rremë…Nëse keni dëshirë ju ftoj në një debat televiziv….

  24. Elba says:

    Dy njeres kam njohur.Te bardhes I thone e bardhe.Te zezes I thone me plot gojen e zeze.A e dini cilet jane?Avokat Spartak Ngjela.dhe I dyti Doktorr Z.Tritan Kalo.Keto jane Elita e Popullit Shqiptare.A nuk duhet te krenohemi?Mendoj,nje po e madhe.Nuk e di,c’do te ndodhte,nese te aftit te perkushtuarit,humanistet do te ishin me shumice.Hamendesoj,jeta do te ishte me e bukur dhe me lumtur.Populli nuk duhet te harroje.Ataqe I kane shkaktuar vuajtje,te mos I votoje.Duam ti shohim Ministra,te diturit,Kapacitetet,Patriotet,qe e duan dhe I dhimbset Populli.Deri kur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje