Nga Fuat Memelli
Këto ditë pashë një dokumentar për mjekun e shquar Arkile Boti. Më emocionoi dhe nuk mund të rija pa shkruar. Rrallë ka shqiptar nga brezi im, por edhe më të rinjtë, që mos kenë dëgjuar për “bëmat” e këtij mjeku. Autorë të filmit ishin: skenari e regjia nga Mevlani, operator Valter Qarri, operator zëri Kristaq Kristo dhe montazhi, Flora Kazaferi. Janë të gjithë emra të spikatur të Televizionit Publik Shqiptar, që me punën e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyera. Ndër mbresat e para që më bëri përshtypje, ishte koncepimi i veçantë i dokumentarit. Nuk kishte spiker që të fliste për jetën e doktorit. Kamera përcillte te shikuesit copëza nga jeta e përditëshme e tij.
Ishte një udhëtim filmik aty ku ai ka punuar, duke filluar nga Qukësi i Librazhdit ku filloi punë për herë të parë (punën në Qukës Akileja e quante ”universiteti i tij i dytë”), duke vazhduar me “stacionet” e tjerë të punës si Baldushku, Poliklinika Qëndrore në Tiranë, fshati Sharrë e pastaj Petrela. Në vend të spikerit, flisnin me fjalë zemre, njerëz që ishin shëruar prej tij, ose të afërt të tyre, njerëz të moshave e krahinave të ndryshme. Në ekran kalojnë grupe të shumtë njezish që e presin mjekun, që e shohin atë si shpëtimtar.
Ata nuk mërziten dhe presin me orë të tëra, mjafton që të vizitohen nga Dr. Arkileja. Dhe ai me përkushtimin të rrallë, i viziton duke qëndruar shpesh herë deri në mesantë, duke lënë familjen në pritje, kush e di sa herë. Zyra e tij ishte e mbushur me libra dhe bimë medicinale, pasi ai zbatonte të dyja metodat për mjekim: ilaçet kimike si dhe bimët.
Ai shëronte jo vetëm me mjekim, por edhe me fjalë, pasi siç shprehej ”pacientit duhet t’i krijosh bindje dhe optimizëm”. Lexonte pa rreshtur literaturë të huaj në greqisht, anglisht e rusisht. Nga dokumetari, mësoj se ai ishte besimtar i madh te Zoti, shkonte në kishë e në xhami. I binte aq bukur edhe fizarmonikës, filmuar aty në vendlindje, në Bularat të Dropullit. Ishte kjo një gjetje e bukur e regjisorit, e cila mbyll dokumentarin e që tregon se doktori kishte edhe shpirt artisti.
E kam anjohur Dr.Arkilenë qysh kur punonte në Baldushk dhe mbetëm miq. I kam çuar njerëz që kishin hall dhe shumicën e tyre i shëroi. I kam qënë edhe në shtëpi. Për atë kanë folur e shkruar shumë vetë si kolegu i tij, Dr. Flamur Topi, gazetari i njohur Andon Dede, Fatmir Luarasi , etj. Një kurorë e bukur dedikimi dhe mirënjohje, ishte dokumentari i realizuar nga Mevlan Shanaj dhe grupi i tij. Megjithatë siç është shprehur mjeku Flamur Topi, “Dr. Arkileja i dha shumë këtij vendi e këtij populli, por nuk u vlerësua sa duhet kur ishte gjallë”. Presidenti Bujar Nishani e dekoroi ( pas vdekjes) me Urdhërin “Nënë Tereza”. Jo rrallë ka ndodhur tek ne, që njerzit vlerësohen pasi vdesin. S’ka ka gjë për Arkilenë, që nuk e vlerësuan pushtetarët sa ishte gjallë. Vlerësimin më të lartë ia dha populli, me mirënjohjen e tij të madhe.
Për t’i mbyllur mbresat për dokumentarin, po citoj dy krijues me emër. Poeti Rudolf Marku , ndër të tjera, thekson: ” dokumentari ka dinjitet, profesionalizëm dhe art” ndërsa regjisori Muharrem Fejzo, është shprehur: “ dokumentar plot ndjenjë, profesionalizëm dhe emocionues”.
Tek shkruaj këto rradhë për dokumentarin e Mevlanit dhe për doktor Akilenë, më dalin para syve sakrificat e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë (dhe jo vetëm) në luftën e tyre me koronavirusin. Janë fronte të ndryshme me ato që përballej Arkileja kryesisht nëpër fshatra , ku ai kaloi shumicën e viteve të punës, ku kishte mungesa të shumta, me vështirësitë dhe sakrificat që bëjnë sot bluzat e bardha në betejën me virusin e rezikshëm.
Ata kanë përpara një armik të padukshëm dhe luftojnë për ta mposhtur, duke rezikuar edhe jetën e tyre . Mjekë e infermirë janë infektuar edhe në Shqipëri, por fatmirësisht deri tani pa humbje jete, siç ka ndodhur në Itali e vende të tjera të botës.
Unë nuk i njoh ata dhe nuk i kam takuar asnjëherë, por m’i sjellin para syve çdo ditë këtu në Boston, ekranet e televizioneve shqiptare. Më duket sikur jam takuar me Dr. Pëllumb Piperon që këto ditë ka fituar zemrat e shqiptarëve; sikur jam takuar me mjeket e mjekët e shquar: Silva Bino, Najada Çomo, Tritan Kalo, Arian Harxhi, etj.
Nuk duhet harruar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilës i ra bara të drejtojë dikasterin në këtë situatë. Më duket sikur kam takuar mjekët e infermierët që shkuan para disa ditësh në ndihmë të kolegëve të tyre italianë, si dhe mjekë e infermierë të tjerë shqiptarë, që punojnë me përkushtim në këtë front, në vende të ndryshme të botës. Mirënjohja e popullit, është motivi kryesor në këtë betejë të tyre për të shpëtuar jetë njerzish .
Megjithatë, krahas vlerësimit me shpërblim në të holla që u është premtuar nga qeveria, këta mjekë e infermierë duhen vlerësuar edhe nga presidenti i republikës. Mirënjohja është një fjalë e vetme, por vlen aq shumë.
Për t’i mbyllur këto rradhë, dua të them se ashtu si Dr. Akileja sakrifikonte në emër të dashurisë për njerzit duke bërë edhe eksperimente te vetja , ashtu dhe për këta mjekë e infermierë, dashuria për njerzit, është motivi kryesor që i jep forcë e kurajo. Si Arkileja, edhe këta mjekë, krijuan modele përkushtimi për mjekësinë shqiptare, që nuk do t’i fshijë koha.
Nje shkim i bukur per nje njeri te madh si Dr.Arqile/Arkile Boti, qe meriton vleresimet me te larta edhe nga shteti. Nje spitali ose pavjoni te spitaleve shteterore mund t’i jepej emri i Dr.Botit. Nje pershendetje e ndjere per gazetarin e njohur Fuat Memeli. Shkrime te tilla rralle gjen zakonisht, por me te rralla i ndeshim sot ne kete fatkeqesi te Covid-19 qe mund dhe duhet t’i bejme balle. Shkrimi deshmon qe ne kemi edhe gazetare te mrekullueshem.
arqileja ishte bos.
Respekt dhe mirenjohje te thelle mjekut brilant Arkile Boti.Nuk kishte familje ne shqiperi qe nuk e njihte mjekun Boti.Edhe pse ai nuk eshte sot,perseri ai kujtohet nga te gjithe.
Zoti Fuat,
Thuhet popullor dhe jo popullor.
Quhet Arqile dhe jo Arkile .
Para se të shkruash informohu mirë !!!
Mirë e ka shkruajtur emrin ky gazetaruci. ..sipas versionit grek besoj .
versioni grek do ishte Aqilé(as) pra pa “r”…
Arqile i bie te jete version i Bularatit
versioni shqip normalisht duhej te ishte Akil Boti
Ar ki le eshte shqip or ti. dmth ka lindur ne are.
Jo!! Arqile eshte Aq i lehte!! Akil Kembeshpejti…Tarongzatundesi!! Iliada …..Homeri etj etj!!
askush turkoshaku,me sakt quhet : Αχιλλεας Μποτης ne gjuhen dhe origjinen e tij greke,ndersa ne qitapet e tua turke ashtu si thua ti…………rrot [email protected] jep edhe mend!
Po turqisht si shkruhet?se ti di shume gjuhe,me sa na le te kuptojme!!!!…shqipen ama e than…mos ngatro karin me dollarin….
mire qe s’e bene Arqidhe..hahaha se bej shaka
Arkileja u mor me dicka ne kohen e komunizmit,me mire se te merej me pune armiqesore,siç u mor ky tjetei qe u vra..
Arkilene te rrojme e ta kujtojme per mullagat e bimet e tjera medicinale
Sa per fjalen popullor njesoj e shkruan dhe nuk dallohet ndonje ndryshim.Ndersa emri AXILEA (sipas emrit origjinal) germa ‘x’ ne greqisht nuk eshte ‘iksi’ por nje shqiptim ne shqip midis ”q” dhe ”r”.Edhe me ‘k’ qe e shkruan autori i artikullit nuk ben ndonje gabim sepse prap ajo shkronje jo se mungon ne shqip por ka vecanti kur thuhet.Per mendimin tim me e pershtateshme qe i afrohet origjinalit AHIΛEA -ashtu sic shkruhet ne origjinal AXHLEA (A=A; X=H; H=I;Λ=L;E=E;—, eshte Ahilea dhe jo Arqilea.
Si eshte e mundur qe ne Shqipot si “me te lashtet dhe autoktonet” e Ballkanit veshtiresohemi te shqiptojm dhe te perdorim emra orgjinale te lashtesis, ato qe Greku (“ardhacak”) i ka te perditshme.
Psh. Ahilea (Arqile), Ira-klis (Herkul), Isokratis (Sokrat), Kerkyra (korfuz), Thesprotia (cameri), …
Është munduar ta shkruai greqisht, por greqisht nuk e ka R- në , Akile.
Doktorr Arkileja nje njeri me 1 zemer te madhe dhe i respektuar nga cdo njeri. Jam shum kurioz cdo te thonte doktorri per ket virus
Respekte per Akilea Botin (Αχιλέα Μπότη), nje “bir” i denj i minoritetit Etnik Grek nga Bularati, qe me kaq perkushtim i ka sherbyer Shqiperis.
Nje filozof i koheve moderne, nje njeri me kuptimin e plot te fjales.
abc, dr Arqilea i ka sherbyer vetes dhe njerzeve dhe jo Shqiperise; çfare kupton ti me Shqiperi?! Prandaj ulu me mire kur fillon e shtyp tastjeren. Korçarin, agronomin Fuat Memeli e kam njohur qe student dhe gjithemone kam pase respekt per te se e ka merituar edhe si njeri edhe si gazetar i radiotelevizionit se mbaroi dy fakultete ne ate kohe, por Arqile Botin vetem nga televizione dhe shkrimet. Mero ben mire qe na gacmon kujtesen duke pranuar ne gazeten e tij shkrime te natyres se tille sepse bota pa pritur e pandehur eshte burgosur. Na vane dem gjithe ato arme qe kemi prodhuar dhe nuk po mundim dot nje qenie te padukshme! Mjekeve shqiptare u uroj shendet se shendeti atyre eshte jeta jone, qeverise mendim te kthjellet per te sherbyar si deri tani, ndersa shqiptaret e mençur te jene gjithmone nxenes sepse duke qene nxenes , meson dhe vepron ne interes te jetes, po pretendove se je profesor, aha, perfundon keq, ose viktime e coronavirusit, ose megalloman. Pershendetje nga “zyra” e imponuar.
Arkile,Arqile,Aqile apo Akile se e bete lemsh ahaha
Aχιλέα (e shkruar orgjinale ne Iliad)… emer 2.7 mije vjecar, qe ju Turk-Arnautet kurre nuk do te mundeni ta shqiptoni dot.
Daku mos dil shume nga shtepia se korona te paska kap trurin
Mario! Nuk i prishë punë kujt ky, le t’a hajë virusi, truri i këtij është qelbur prej kohësh.
Nuk e kam njohur personalisht, por aq sa kam pare e degjuar, doktor Arqilea se pari ishte me arsim Mjek, por qe per shkaqe biografie e ngrysi jeten fshatrave te Shqiperise ku jo vetem u njoh, por edhe aplikoi suksesshem kurimin alternativ qe ne e quajme popullor, por qe shkencerisht eshte i sakte pasi mbeshtetet tek trajtimi i semundjeve me ane te bimeve te ndryshme medicinale te rritura ne natyre dhe qe njerezimi i ka perdorur per mijera vjet. Fatkeqesisht sot quajne mjek popullor edhe ata sharlatane qe yshtin per sherime njelloj si Shamanet e dikurshem. Doktor Arqilea e meriton plotesisht titullin e dhene nga populli si Mjek popullor. Njohurite e tij ishin dhe mbeten shume te dobishme mbi barnat natyrale dhe perdorimin e tyre. Gjithashtu ai eshte nje deshmi e gjalle se nje fshat i vogel si Bularati nuk nxjerr vetem vemje si terroristi Kacifas, por ne rradhe te pare nxjerr njerez te mire e te respektueshem ne gjithe Shqiperine ku Doktor Arqilea eshte nga me te respektueshmit. I paharruar qofte Doktori dhe gjithe veprimtaria e tij bamirese dhe e njerezishme. Bularati dhe i gjithe Dropulli me te tille njerez duhet te krenohen .
Per mua, eshte hera e pare qe degjoj se Doktori shume i nderuar Arqile Boti paska qene me biografi te keqe. Une di qe ishte nje zgjedhje e tij e vullnetshme, bazuar ne kuptimin e thelle qe kishte per profesionin e mjekut, qe ai refuzoi te punonte ne qendrat me te mira spitalore ne ate kohe dhe shkoi te jetonte dhe punonte ne fshatra te thella, per tu sherbyer afer njerezve ne novoje. Duhet theksuar edhe kjo, qe emertimi “mjek popullor” ne shumicen e rasteve perdoret per njeres qe shfrytezojne experiencen e trasheguar dhe kujtesen popullore per bimet mjekesore por pa patur arsimin e larte mjekesor. Dr. Boti jo vetem kishte mbaruar fakultetin e Mjekesise me rezultate shume te mira, por, me punen, studimet dhe experimentimet qe bente me bime te ndryshme mjekesore edhe ne trupin e tij, u be mjeku me i njohur me paciente nga e gjithe Shqiperia, i cili nuk merte asnje leke per sherbimin e bere. Nje mjek me zemer te madhe dhe me nivel shume te larte profesional.
Ndoshta jam i gabuar per biografine, keshtu e kam ditur une, por ne qofte zgjedhje e tij per te punuar prane njerezve te thjeshte, sikurse ju me korrigjoni, atehere thjesht me rritet akoma edhe me shume respekti per kete njeri me zemer te madhe. Faleminderit per mirekuptimin dhe korrigjimin.
Nuk ka qene i persekutuar Arqilloja
Kishte shume mjek me biografi te kulluar madje edhe me lighje te forta me bllokun qe punuan fshatrave ne ate kohe. Po te ishte keq nga biografia as qe do kish hyre dot ne shkollen e mjeksise por do kish kullotur dhente e bularatit.
Arqileja nuk “eci para” se nuk ishte komunist. Te linte Tritani me Salen e kompani qe te ngrinin koke me te aftit?! Ata jipnin jeten per ate parti dhe ate ideal! Po te mos ishe komunist nuk duhej te enderronje te benje karriere ne ate kohe. Karriera ishte e destinuar per servilet e atij sistemi. Qe sot prape i ke ne krye. Por sot te bejne moral per kapitalizmin! Bote e poshter e mbushur me njerez te pabese.
Arqile Boti mbetet simboli i mjekut human, njeriu qe sakrifikoi gjithcka per te tjeret. Nuk e di ku gjendet ky dokumentar dhe cili TV e ka dhene. Dr Arqileja na mungon te gjitheve. Le ta kujtojme ate permes ketij filmi, permes shkrimit te z.Memeli, Per ate qe ai beri, le t’i kthehemi memories, por dhe institucione si Presidenca, Ministria e Shendetesise kane çte bejne per te; eshte ne nderin e tyre.
Emrin e Mjekut te paharruar mund ta mbante nje spital, pa folur per emer rruge etj.
E kam njohur Dr Akile dhe e kam pasur mik. Kam punuar pas tij qe kur isha student dhe i shkoja pas mbas diteve ne Sharre e me von ne Petrele. Kam mesuar shume prej tij! Falemnderit per vleresimin qe i beni Dr Akilese dhe kolegeve te mi!
Dakort me ty katarakti! Ne çdo pikë e presje!
O Siringa…
Po te marr leje ta perdor shprehjen tende ,pasi nje minut pas teje mendova krejt,po krejt te njejten gje…
Dakord me ty Katarakti.Ne çdo pike e presje…
Me pelqen humori i te dyve.
Jam nje mjek qe kam punuar ne Tirane me Arqilene ,dhe kam pasur miqesi me te deri kohen kur ai u vet izolua ne Petrele.Eshte e vertete qe ka qene njeri i papertuar optimis deri ne absurditet .Ne ate periudhe une kam qene mjek i ri dhe e kisha si idhudh Arqilene qe kishte nje reputacjon sic e tregon autori i ketij shkrimi .Kulmin e suksesit e pati ne kohen e diktatures ,dhe kjo sepse shqiperia ishte e mbyllur .Shume te semure qe diagnostikoheshin me kancer ,duhet pa tjeter te shikoheshin nga Arqilea si shpresa e fundit ….Ata qe ju i quani SHERUAR nga kanceri ishin gabimet diagnostike qe beheshin ne mjeksine tone (qe njihen edhe sot qe 10% e sumureve diagnostikohen gabim edhe ne kohen e sotme. kete grup te semuresh Arqileja e mjekonte dhe “tregonte” se kishte sheruar kancerin qe nuk ishte e vertete.Grupi dyte i semureve ishin ata qe vertet ishin me koncer dhe Arqileja ju jipte kryesisht opiate (perzirje te formulavev te vjetra qe ishin perdorur ne fillimet e viteve 1900 ,Arqileja kishte disa libra Greqisht mjeksor te vjeter dhe atje i kopjonte keto formula dhe ishte lidhur me dy Farmaciste ne Tirane qe ekzekutonin keto formula .Keta semure lehtesoheshin perkohesisht nfa siptomat qe kishin por pas 3-4 muajsh semundja bente te veten..Pra nuk jam dakort me ate qe thuet se ishte “cudiberes” Por natyrisht per te e meriton te thuhen fjale te mira sepse ishte i gateshem kurdohere qe kerkonin te semuret..Duke pasur miqesi me te shume te semure me luteshin ti rekomandoja te vizitoheshin tek ai dhe une e bejja por duke i lajmeruar sidomos kete grupin e dyte qe fola se ne gjendjen qe ishin nuk kishte ARQILE qe i sheronte..Megjithate autori mundohet te krahasoje mjeket e tanishem qe po menazhojne sukseseshem epidemine e fundit nuk mund te krahasohen kursesi me Arqilene
Dr.Arqilea ,eshte bir i popullit shqiptar,megjithese minoritar etnik grek,(gje qe nuk perben asnje problem ).Ndarjet etnike dhe fetare politike etj kapercehen nga mjetez te medhenj ne sherbim te njeriut.Ai i sherbeu me devocion njerezve te thjeshte,madje atyre qe muk arrinin dot me miq deri ne Tirane.Asnjehere nuk e pa si ceshtje fitimi ushtrimin e misionit te tij.Ketu ai gati ishte ne nje shenjtor.I thjeshte u gatshem i papertuar ,i armatosur me njohuri dhe me nje jete askete,studiues i rralle.Kur dilte me emisionin” trupi dhe shendeti “,mahniste me erudicinin e tij njohes i mjekesise alternative dhe moderne deri ne detaje.
I paharruar qofte kujtimi i tij.Nje spital apo institucion shendetesor medoemos e meriton emrin e tij!
Po clidhje ka Dr Akileos, humanist, dijetar me pelivanin pipero. nuk mund te krahasohen. pipistrello eshte hajn.
Pipero profesionalisht nuk eshte i besueshem nese keni parasysh aktivitetin e tij politik kur Meta ishte ne aleance me Berishen!! Edhe atehere si sot Pipero dashuronte kameran dhe nje dite po dhe nje dite po e kishe ne televizor duke perseritur nje retorike pa asnje kuptim per brockulla qe i interesonin qeverise dhe jo popullit!!
Prape ky Pipero? Ku Dr.Arqileja e ku ky. Ane Shan, ane Bagdat. Arqileja me nje shtepi fare te thjeshte, Pipero me vile me parate si udheheqes i LSI. Pipero kerkon cdo reklamim te tij, Arqile Boti i mire punonte pa u ndiere, qe kurre nuk e pranoi rushfetin. Nje mjek model i shpirtit njerezor.
Te ben pershtypje,se disa komentues,me deshire apo nga pa dija marrinpersiper te flasin per biografi,
pa aftesi,cudiberes,e shume te tjera.Artikullshkruesi nuk ka per qellim te reabilitoj ,nga thenit tuaja kete mjek,por kerkon te thote:”perkushtimi,puna pa orar,shpirti human e te tjera veti te ketij mjeku duhet te ndiqen nga brezat e mjekeve te sotem,ku permend edhe disa emra.Ai la gjurme per mire ku punoi,prandaj emri i tij mbetet ne kujtesen e popullit.
Kirurg ka qene ky
Se pari dua te falenderoj autorin , gazetarin e njohur Fuat Memelli . per vertetesine ketij shkrimi per Doktor Arqile Boti . Une kam punuar disa vite ne Librazhd dhe e kam njohur Doktorin permes informacione qe mora nga pacientet qe Ai kushte sheruar. Pata nje deshire te vecante per ta takuar, por ishte e veshtire per shkak te angazhimit te Tij maksimal. Doktorin e benin te vecante humanizmi, thjeshtesia, komunikimi motivues jo vetem me pacientet ,por edhe me te aferimt e tyre. Perkushtimi i Tij shkonte deri ne sakrifice . Ai eksperimentonte mjekimet alternative tek vehtja.
Promovime te tilla , per NJEREZ , qe vertet kane bere dhe bene veprimtari HUMANE, kane nje vlere te jashtezskonshme ne kohet moderne qe po jetojme.
Te shpresojme qe pad kesaj fatkeqesie te madhe boterore do te ndryshojne edhe qendrimet tona ndaj njeri-tjetrit , sidomos te atyre individeve e grupeve qe
kane mundesi te ndikojne ne mbrojtjen dhe permiresimin e jetes se njerezve.
Ne mirenjohje te Doktor Arqilese duhet te vendoset nje bust ne Petrele, atje ku ka punuar me shume.