Kreu i Urgjencës Kombëtare flet pas shërimit: Shqipëria në krye për menaxhimin e situatës

13 Prill 2020, 10:13Shëndeti TEMA

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, foli në A2 mbi situatën që ai përjetoi, pasi ishte nja nga të prekurit me Covid-19. Për fat të mirë, ai tashmë mund të quhet i shëruar edhe pse ende jo zyrtarisht pasi nuk ka bërë tamponët.

Brataj u shpreh në Dita Jonë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. “Jam mirë. Mbas kaq ditës, sëmundja e bëri rrugën e saj dhe ja dolëm me ndihmën e njerëzve dhe të Zotit. Tani do të bëjë tamponët, janë protokollet e caktuara që në fillim”.

Brataj flet edhe për sëmundjen, duke theksuar se është më e egër se gripi, por thotë se nuk ka vend për panik.

 “Në Shqipëri përmasat janë të vogla krahasuar me vendet e tjera, kjo falë masave. Sot, lehtësimi i masave duhet të jetë objektivi kryesor. Sëmundja është më e egër se sa gripi. Sëmundja nuk zgjat 4-5 ditë, por më shumë. Nuk ka vend për t’u shqetësuar kaq shumë se po të zuri koronavirusi do të vdesësh, nuk është e vërtetë. 75% e personave nuk shfaqin fare simptoma. Në fillim, kam përdorur terapi simptomatike, antibiotikë, paracetamoli, vitaminë, lëngje”, u shpreh Brataj.

Më tej, kreu i Urgjencës Kombëtare foli për menaxhimin e situatës në vendin tonë, duke e vlerësuar atë.

“Sot mund ta vendosim Shqipërinë në vend të parë për menaxhimin e situatës. Dëgjoj që e kanë pasur sëmundjen që në janar, por nuk është fare e vërtetë. Tani janë bërë të gjithë epidemiolog. Masat janë marrë që në fillim. Kina dhe Italia na dhanë kohë për të marrë masat.

Piku ka qenë me 8 mijë telefonata, ndërsa sot jemi në 1 mijë thirrje. Për fat, po shohim sinjale pozitive edhe nga Italia dhe vendet e tjera, pasi ne jemi të varur edhe nga këto shtete që na rrethojnë për masat, pasi jemi të rrezikuar”, u shpreh Brataj.

4 komente në “Kreu i Urgjencës Kombëtare flet pas shërimit: Shqipëria në krye për menaxhimin e situatës”

  1. Gertruda says:

    Bravo Brataj,qe ne vend te merresh me profesionin tend,te thuash se pse ti dhe 40 mjeke e infermiere u infektuar,se pse e gjithe mjekesia u gjet pa asnje mase mbrojtese per veten etj,tani na ben moral,politike duke u mburrur se paskemi qene vendi i pare me i sukseseshem ne bote!
    Turpi qe te mbulofte o militant partiak i semure!
    Ti i sherben vendit te punes e jo popullit!
    Si vend i pare ne bote,per menaxhimin e situates a te bej ca pyetje?
    -Pensionistet nuk duhet te dalin nga shtepia,se mos infektohen,pra jane te pa infektuar!
    -Po te tjeret qe jane te infektuar,pse i lini jashte?
    Apo qe te vazhdojne te infektojne te tjeret?
    Kush do t’i vizitoje pensionistet ne shtepi nga zemra,veshkat,hernia diskale etj?
    Lush do t’ua beje analizat e urines,gjakut etj?
    Kush do kujdeset nga ana shendetesore per pensionistet e semure ?
    Apo keni planifikuar zhdukjen masive?
    Po ne poensionistet jemi ata qe kemi kontribuar me shume se te tjeret per sigurimin shendetesor,pikerisht per te na i kthyer ne sherbime ne pkeqeri,atehere a eshte njerezore qe te na lini te vdesim pa asnje ndihme?
    Kjo qenka shendesia falas!
    Ky qenka menaxhimi me i sukseseshem kriminal?

  2. ada says:

    Akoma flet ky? Po ti o qyq e henge koronavirusin nga maska e skadar dhe pakujdesia dhe fodulleku. Tani qe ja hodhe (shyqyr per ty dhe familjen tende) bilbilos akoma.
    Mjeksia nuk eshte politike. ke bere betimin e hipokratit jo qe te mbash ison e shefit tend idiot, por ti sherbesh te semureve ne cdo moment. Dhe genjeshtrat ordinere te tuat e te Rama kokeboshit nuk ndihmjne askend. Bej punen tende dhe boll bilbilose neper intervista.

  3. P-S-J-M says:

    Duken mashtruesit nga surrati dhe sytë. Nga 500 metra larg.

  4. Roland says:

    Disa njerez nuk kuptojn gjithecka per ta ka lidhje me politiken.
    Ne vende me te zhvilluara ka mjek infermiere te infektuar ne itali ne spanje jan 25000 mjek te infektuar dhe parafolesit din te flasin vetem per politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje