Korrupsioni kërkon hapjen me dhunë të karantinës, kryeministri s’duhet të tërhiqet

27 Prill 2020, 14:25Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Koha po ecën drejt eliminimit përfundimtar të rrezikut epidemik, dhe kjo gjendje pozitive duhet të mbrohet me çdo mjet.

Korrupsioni i lartë shtetëror do të kërkojë hapjen me dhunë të karantinës.

Kjo është natyra e tij: me vdekjen masive të shqiptarëve ai do të kërkojë të krijojë destabilizimin shoqëror dhe, me të, të shpëtojë gjënë e vjedhur.

Korrupsioni politik shqiptar ka pasur shumë shpresë te epidemia e koronës, e cila në Shqipëri ndërkohë po shkon drejt fundit të vet.

Ky korrupsion primitiv tani po e sheh se me epideminë dështoi, prandaj ka filluar të kërkojë prishjen e dhunshme të karantinës në funksion të shpërthimit epidemik.

Kryeministri shqiptar nuk duhet të tërhiqet.

Kurse politika antikorripsion me kusht kundrejt qeverisë së Tiranës, e drejtuar nga Uashingtoni dhe Brukselit, duhet të vijojë në mënyrë të rreptë deri në masa ekstreme, mënjëherë

sapo të dalim nga gjendja e sigurisë antiepidemike.

Në të njëjtën kohë, korrupsioni shtetëror shqiptar duhet ta dijë se këtu drejton shkenca, dhe normat antiepidemike me fuqi ligjore tani mbrohen nga Kodi Penal.

Askush muk mund t’i shkelë kërkesat dhe kufizimet për mbrojte antiepidemike.

Eshtë e qartë që, me anë të vdekjes masive, korrupsioni i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar do të kërkojë të shpëtojnë gjënë e vjedhur.

Këto orvatje duhet të goditën rëndë, nëse këta individë do të dalin me parulla anarkike kundër karantinës apo distancimit social.

Sot gjithçka duhet të drejtohet nga shkenca, kurse kundër pështjellimit social që kërkon përhapjen e epidemisë, duhet të funksionojë menjëherë Kodi Penal i amenduar tani së fundmi.

5 komente në “Korrupsioni kërkon hapjen me dhunë të karantinës, kryeministri s’duhet të tërhiqet”

  1. Nexus says:

    Profesor vetem politika nuk hyn fare ketu. Fitorja perfundimtare eshte vaksina, karantina eshte mase zbutese, qe parandalon semurjen e shume njerezve njekohesisht tej kapaciteteve spitalore. Derisa te prodhohet vaksina, fatkqesisht virusi vendos vete se cfare do te beje…..

    Gjithashtu shqiperia nuk mund te rrije ne karantine pafundesisht se do te krijoje probleme ekonomike me efekte shume me te renda se virusi, sa per forcen kunder “VIRUSIT” eshte absurde ta mendosh.

    Nuk duhet qe fillimisht politikanet te mendojne te perballoje situaten qe do te jete e rende dhe nga ana ekonomike. Do te jete e veshtire te marresh lemoshe seriozisht nga perendimi ne kete situate.

  2. Operacioni Zjarri says:

    O ti ke pjerdhur mor i shkrete. Kush e ben korrupsionin, opozita?

  3. Pandemiku says:

    Uau! Cfare budallalleqesh shkruan ky njeri vetem e vetem per te shkruajtur!!!
    Taku, hapjen e kerkon PERPARA GJITHCKAJE natyra njerezore, e cila eshte e ndertuar gjenetikisht PRO LIRISE.
    Po ti si skuth dhe burgaxhi profesionist qe je mesa duket nuk e kupton kete. Te paska tjetersuar burgu ADN.
    Se dyti, hapjen e kerkon biznesi. Ne mund te kemi biznesmene qe tentojne tia shkasin tatimeve, por jo te korruptuar ne ate kuptim qe thua ti. Pa keta kuaj qe terheqin karrocen ne do ishim ne kohen e gurit. Bashke me biznesmenet hapjen e kerkojne punetoret, sepse per nga perkufizimi jane ngushte ekonomikisht dhe nuk kane miliona lek kursime qe te rrine pa pune per muaj te tere.
    Te korruptuarit jane kryesit politikane dhe ish politikane. Ata i kane leket cash ne shtepi dhe nuk iu rruhet fare cari nese rrine edhe 1 vit ne shtepi.
    Lidhjet e shkurtra qe ben ti me veting e vari lesht skane asnje kuptim. Pandemia vetem sa e shtyu per pak muaj procesin e vetingut, por nuk e ndaloi ate. Per me teper, ne menyre qesharake, vetingu eshte vetem per gjyqtare e prokurore, qe jane nja 800 vete ne total. Politikanet jane ujqerit e vertete dhe respektimi i karantines nuk iu prish asnje pune. Perkundrazi, sa me shume varferohet populli, aq me mire eshte per politikanet, se e lidhin votuesin tek thesi i miellit.
    Sinqerisht shkruajta shume per kete idiotin.

  4. Shkodra says:

    I nderuar Avokat Ngjela…..Ju jeni nje nga me demaskuesit e krimit dhe korrupsiont krye ministrore. Vetem kto 5 vitet e fundit daljet e pa fundme ne tv ? shqiptare dhe portale e gazeta keni qene aq i zeshem sa qe medoja se krimi e korrupsioni KM do e zeje kanceri i pa sherueshem, por JO, ai vecse lulzon sikur demakimi i yt eshte blkim ne adrese te krimit dhe korrupsioni KM….. Te lutem i nderuar dhe shum i rrespekua Avokat ndonjeni demaskimin KM se nes se ndaloni ata skane te ndalur, se demaskimi qe ju i bani atery ndytesria e marrin si te pa qena dhe pa ndonje vlere dhe keq me vjen te them se skan asjne dikim dhe vlere tek aty ndytsira….. Qofshi i bekuar nga zoti i nderuar Avokat Saprtak Ngjela ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje