Nga Alfred Peza
Në kulmin e debatit publik rreth qëndrimeve të reja institucionale dhe publike të Presidentit Ilir Meta dhe masave të qeverisë për çlirimin gradual të qytetarëve dhe biznesit nga mbyllja për shkak të koronavisurit, Lulzim Basha bën atë që di të bëjë më mirë. Kërkon që të mos mbetet prapa vëmendjes publike dhe hedh një shashkë sa për të bërë zhurmën e radhë, duke u vetofruar për një debat mediak mes tij dhe Kryeministrit Rama.
Në rastin më të mirë, deklarata e Kryetari të Partisë Demokratike, u bë në “darkën e gabuar”. Sepse në kulmin e pandemisë globale, e gjithë vëmendja e udhëheqësve të botës dhe energjitë e qeverive të tyre, elitave politike, sistemeve shëndetësore dhe eskpertëve të fushës, është e fokusuar tek lufta ndaj virusit vrasës që ka infektuar me miliona njerëz dhe ka marë qindra mijëra jetë njerëzore.
Në listën e 193 shteve dhe territoreve të sulmuar nga Covid-19, Lulzim Basha është lideri i parë i një opozite të planetit, që në vend të bashkojë energjitë për të dhënë aq kontribut sa mundet kundër armikut të përbashkët, kërkon të kundërtën. Kërkon që pikërisht në momentin më të gabuar, të kërkojë që Kryeministri të lerë menaxhimin e situatës, në mbrojtje të jetës dhe të shëndetit të shqiptarëve dhe të meret me debatet politike.
Lulzim Basha dhe kushdo opozitar tjetër e di shumë mirë, se nëse ka një gjë të cilën Edi Rama e ka specialitet dhe së cilës nuk i është shmangur kurrë, është pikërisht debati politik. E ka bërë këtë me Besnik Mustafajin kur hyri për herë të parë në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës, në 10 majin e 2001. E ka bërë atë, me të ndjerin Sokol Olldashi në komisionin hetimor parlamentar, të ngritur kundër tij. Sikundër nuk ia ka përtuar në çdo rast të bëjë debat, brenda dhe jashtë PS, brenda e jashtë sallës së Parlamentin, brenda e jashtë Shqipërisë dhe në media e kudo, sa herë që ka qenë e nevojshme.
Përtej faktit se Lulzim Basha thotë se paska 2 dekada që po kërkoka debat, por Edi Rama i qenka shmangur, ndërkohë që ai vetë ka vetëm 15 vjet që ka hyrë në politikë. Përtej edhe lapsusit se nga njëra anë deklaron, se ai e paska ftuar Kryeministrin në debat që në 2011 por, ai paska 20 vjet që e refuzon (prapë ti Usta?!) arësyet e vërteta të kërkesës së tij, janë krejt të tjera nga ato që ai deklaroi në “darkën e gabuar”.
Së pari, Kryetari i Partisë Demokratike e kërkoi këtë debat pikërisht tani, sepse prej disa kohësh opozitarët kanë parë tek Ilir Meta profilin e kryetarit të vërtetë të opozitës, duke i varur gjithmonë e më shumë shpresat tek ai, në luftën e tyrë kundër Kryetarit të mazhorancës socialiste.
E dyta, ditët e fundit Presidenti i Republikës ka patur një qasje të ndryshme nga ajo e deri përpara pandemisë globale, në raport me të gjithë të angazhuarit në vijën e zjarrit, strukturat e tjera të shtetit dhe qeverisë. Duke zgjedhur që të jetë këtë radhë kundër Covid-19 dhe jo kundër Edi Ramës, kjo duket se ka krijuar shqetësim tek ata, që e shohin opozitarizmin vetëm nën moton: O me ne, o kundra nesh. Rrugë tjetër të mesme, nuk ka!
Dhe e treta, e gjitha kjo ka bërë që figura e Lulzim Bashës si lider politik, të spostohet kë kohë, në periferi te elitës kryesore politike të vendit. Duke e detyruar median dhe opinionin publik, që më shumë të shkruajnë, flasin e debatojnë për Ilir Metën dhe Sali Berishën, sesa për atë që ëshë “de jure” por jo edhe “de facto”, kryetari i padiskutueshëm i opozitës shqiptare.
Këtyre i shtohet edhe fakti se qasja e tij dhe e Partisë Demokratike, për të bërë politikë në kohë koronavisuri në kurriz të jetës, shëndetit e sigurisë së qytetarëve, ka marë e po mer kritika të vazhdueshme. E reflektuar kjo sistematikisht, në të gjitha sondazhet profesionale të kohëve të fundit, të cilat e nxjerrin Lulzim Bashën, më dobët se kurrë më parë dhe punën e Kryeministrit Edi Rama, në rritje e mbështetje publike të vazhdueshme.
Nga ana tjetër, pandemia në Shqipëri bazuar mbi shifra dhe fakte, është menaxhuar deri tani në raport me shtetet e tjera dhe situatën e krijuar, në mënyrën më të mirë të mundshme. Të kërkosh në këtë rrethana, që të debatosh në media përballë Kryeministrit Edi Rama, është jo vetëm e panevojshme, por edhe padobishme.
Askush nuk ka kohë të tepërt për të humbur, në kulmin e luftës kundër një virusi vrasës, vetëm e vetëm se Lulzim Basha u kujtua vetëm tani se përveç të tjerash, politika është jo vetëm dobi, por edhe imazh dhe perceptim publik!
Bravo! Kjo eshte e verteta….
Fred derri akoma se ka paguar nderin qe I beri Rama duke e shpetuar nga burgu per milionat e vjedhura .
Derr ne turi, derr ne karakter.
Luli eshte 0. Per debate nuk e quan njeri… kjo eshte thjesht taktika e tij per te rene ne sy ne nje kohe kur i ka humb te gjitha.
Ne fakt per Lulzimin, cdo darke e gabuar eshte
Me pelqeu shkrimi
Respekt.
Rama i ka gjetur nje epitet ikonik ketij lyfmayrakut te familjes mafioze Berisha….”ronxhobonxho”. Ky ronxhobonxho nuk ka mbaruar shkollen dhe cdo gje e ka ndertuar mbi mashtrim. Esht aty ku eshte si kryetar i babaleve sepse aty e vuri familja mafioze Berisha. Per turpin e tyre dhe tonin ky i paafte nga familja u vu ne poste te rendesishme ministrash. Rama ket teveqel hajdut e kriminel e fut ne uje dhe e nxjerr pa lagur.
o fërdi fute llapen mren se te meti ne vrymen e mythes te rames. njele tu shkrujt si legen o bur.
LULI VERTET NUK KA MBESHTETJE POPULLORE
SE NUK KA IDE ! POR RROGEN E KRYETARIT TE P,D
E ÇON NE SHPI MUAJ PER MUAJ !
I nderuar A.Peza nuk e ke kuptuar thelbin e debatit:Njoftime qe vijne nga SHQU-pi i PD(shtepia qendrore e ulkonjave)eshte se ai ka njemuaj e kusur qe ka mesuar tabelen e shumezinit dhe e di qe Rama do te mbeshtet atje per te pritur gabimet e radhes ,por ai e ka mensuar permnedesh tabelen e shumezimit!Ngutja e tij nuk eshte aresyeja se Toto Likja ka dale ne plan te pare por frika se mos kanlon kohe e ai e harron prape tabelen e shumezimit e ridel perseri bllof!
Eshte e vertete qe Qeveria ka bere shume mire detyren deri tani me masat e marra.Portreti i Kryeministrit ka pasur vleresime por keto fjale do ti takojne kur te mbyllet “lufta”.Levdatat po ashtu jane politike dhe kerkese per te rritur perkrahjen e tij.Cdo veprim ka nje qellim pas.
Un ktij njeriu sa i shoh foton ne shkrim as qe mr mundimin tj lexoj. Se e di mire qe ka qene nga sdudentet e shkolles bashkuar qe kundershtuan hedhjen e bustit te Enverit ne 91. Ky pizeveng ishe pjese e skenarit qe Shqiperia brenda nates te behej kapitaliste me komunsistet e shnderruar.