Nga Skënder Minxhozi
Në darkën e 2 marsit, kur bulevardi qëndror i Tiranës mbushej nga përkrahës të PD të kamufluar me petkun e çuditshëm të “protestuesit presidencial”, shumëkush në Shqipëri ishte i sigurt se opozita kishte gjetur liderin e ri: Kryetarin e shtetit Ilir Meta. Të gjithë ishin në këmbët e tij, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Aq sa atë s’e mbajti mallëngjimi dhe u përgjunj para tyre duke bërë gjestin e shqiponjës.
Ishin orët kur Shqipëria po zbulonte anën më të errët të njërit prej politikanëve më jetëgjatë, që tashmë kishte vendosur të kthehej në një shoumen të shëmtuar dhe të dalë nga vetja. Ishin gjithashtu orët kur një armik i padukshëm, koronavirusi, vërtitej në turmën e protestuesve, por për të nuk pyeste askush. Ishte gjetur udhërrëfyesi i ri i opozitës dhe kaq mjaftonte për oborrin e atyre që donin rrëzimin e Ramës një orë e më parë.
Por tamam si në ato ëndrrat e bukura të mëngjesit, që mbarojnë me një zgjim zhgënjyes, edhe kjo e Ilir Metës kryetar opozite rezultoi një flluskë sapuni. Sepse Meta nuk ka ndërmend të shkojë askund. Aq më pak të marrë në dorë karrocën pa rrota dhe me kuaj të plakur të opozitës shqiptare.
Shpërthimi i pandemisë përmbysi gjithçka. Tashmë dy marsi duket si një ngjarje e viteve ’90, kurse Ilir Meta ka pësuar një transformim që duket se është produkt i thelbit të tij si njeri dhe si politikan. Kush e njeh mirë Ilir Metën, e di se ai egzaltohet, por edhe kthjellohet në momente të forta vështirësish e stresi. Përtej gafave si ajo e dy marsit, megjithë bishtat që e shoqëruan atë moment çmendurie politike, instikti i brendshëm i Presidentit duket se po e ndihmon edhe një herë të shohë gërmat, aty ku Lulzim Basha shikon thjesht një mur të bardhë.
Në ndryshim nga opozita, e cila po vijon të luajë me të njëjti regjistër, si në kohët normale, Meta ka kuptuar unikalitetin dhe specifikën e këtij momenti që po jetojmë. Një kohë e çmendur që kërkon masa të çmendura.
Ai e di se bilanci i ulët i viktimave dhe të infektuarve në Shqipëri, nuk jep material për një fabul opozitarizmi kundër qeverisë. Ashtu siç nuk japin material as shashkat e zakonshme, me akuza për keqmenaxhim e korrupsion, të cilat përdor sot Basha, Berisha dhe “ushtari” i ikur në drejtim të paditur, Petrit Vasili.
Meta e ka kuptuar se e vetmja kartë fituese në momentin kur bota është mbuluar me vdekje dhe kob, është ajo e dorës së fortë ndaj përhapjes së virusit. Përvoja e tij e ndihmon të ndjejë dhe të lexojë frikën dhe shokimin që kanë pësuar shqiptarët, kur shohin të vdekurit në Itali e Spanjë. E di se kjo frikë merr përpara dhe shkel me këmbë çdo instrumentalizim apo politizim të krizës. I sheh me të njëjtin dyshim si Basha e Berisha monologjet kërcënuese të Edi Ramës ndaj atyre që dalin jashtë shtëpive në orarin e karantinës, por e ka mençurinë të kafshojë buzën e të mos flasë. E di mirë se po doli në anën e të dobtëve në këtë moment, është i humbur politikisht.
Megjithëse ka vijuar të kthejë, si edhe më parë, ligjet që miraton parlamenti, Presidenti e kaloi paketën e ndryshimeve në Kodin Penal për koronavirusin. Një hap i cili, nëse shihet i varur në ajër, vërtet krijon përshtypjen e një hapjeje krahu ndaj Ramës. Por që në realitet është kontributi që Ilir Meta, kryetari i shtetit shqiptar, po reklamon në momentin aktual, në përballimin e krizës së koronavirusit. Ai e di se kjo krizë do të lerë një vragë të thellë kujtesën e shqiptarëve dhe nuk dëshëron aspak të kujtohet si njeriu që i futi shkopa në rrota procesit të përballimit të pandemisë.
Duke ju bashkangjitur linjës së fortë dhe duke i parë me shpërfillje kuisjet e opozitës për menaxhimin e krizës, Meta ngriti jo vetëm kreditet e veta politike (jo ato të Edi Ramës, por të vetat!), por edhe vendosi një linjë të qartë dallimi mes vetes dhe kursit të paqartë të opozitës zyrtare, në lidhje me pandeminë.
Ilir Meta nuk ka bërë asnjë pakt me Edi Ramën. Ai ka bërë pakt vetëm me Ilir Metën. Këta dy persona ka kohë nuk mund të bëjnë më pakte afatgjata mes tyre. Kanë ecur shumë thellë në armiqësinë dhe rivalitetin që i ndan, që të mund të kthehen më pas sikur s’ka ndodhur asgjë.
Në rastin më të mirë, nëse nuk do të ndodhë ndonjë nga zhvendosjet tektonike të papritura që kemi parë të shfaqen mes tyre, Meta dhe Rama po bëjnë së bashku vetëm një copë rrugë: pandeminë e koronavirusit. Të gjitha shenjat thonë se ky është një armëpushim krejt i përkohshëm dhe kalimtar. Një “aleancë” që mbahet gjallë vetëm nga raporti i përditshëm mbi numrin e të infektuarve. Ditën që shifrat do të rrafshohen, bëhuni gati për avazin e vjetër…
Meta rama nuk bejne pakt??!!!
O minxhoz zgjohu. Paske pire mbreme mesa duket
Ate po thote edhe MINXHOZI o Ervin. Lexoje Shkrimin deri ne fund.
Pakti RAMA-META eshte bere tashme. Rama ka hequr dore nga grabitja e antarit te gjykates kushtetuese, gje e cila u be sebep per protesten e 2 marsit. Per ti kyhyer nderin Meta miratoi ndryshimet e Kodit Penal te Diktatures. Gjithashtu ne heshjtje jane dekretuar edhe antaret e gjykates se larte, ne perputhje me marreveshjen RAMA-META per uzurpimin e drejtesise.
Meta me Ramën mund të dojë të bëjë pakt se e ka një nevpjë të tillë. Ramës nuk ia ndjen më për të. Iu desh vetëm njëherë, në vitin 2013, se e nuhaste që pa atë paktin e ngjalave, Rama nuk bëhej kurrë kryeministër. Këtë ia tregonin sondazhet, por ia sugjeruan edhe andej nga internacionalja socialiste që kërkonin të mos çahej e majta dhe nga kjo të fitonte e djathta. Çështje taktikash në këto raste. Por edhe Meta rrezikonte shumë nëse bënte përsëri pakt me Berishën. Do fitonte urrejtjen e të majtëve që nuk u kishte dalë akoma inati i 2009. Por gjithsesi atëhere llogaritë ekektorale ishin ndryshe. PS i kishte humbur zgjedhjet dhe Meta nuhati se ishte afër pushtetit vetëm nëse i bashkohej atij me 4 deputetët që fitoi në zgjedhje. Dhe intuita nuk e tradhëtoi. Berisha që gjithashtu nuk vazhdonte dot mandatin pa të i dha atij jo pak por, gati 40% të pushtetit, me të cilin Meta bëri atë që di të bëjë më mirë. Bëri para e pasuri për vete dhe për sektin e tij politik me emrin LSI. Ndaj në 2013, duke nuhatur dobësimin e Berishës, i konvenonte aleanca me Ramën. Nga çdo anë që ta shikoje interesat e të dyve përkonin. U fituan 1 mln. vitat e famshme. Por Rama kërkonte më shumë tani që ëndrrën kryeministrore e realizoi. E donte pushtetin vetëm dhe kjo mund të arrihej duke iniciuar Reformën në Drejtësi si të vetmin mjet për të hequr nga rrotat e qerres së pushtetit të tij shkopinjtë e kundërshtarëve, përfshirë dhe ‘mik-armikun’ e tij Meta. Në këtë strategji gjeti edhe përkrahjen e paekuivok të amerikanëve dhe Brukselit. Kjo e trembi për vdekje oktapodhin mafioz në politikën shqiptare ndaj u mobilizuan ethshëm për sabotimin e saj. Meta duke patur jo pak pushtet, në këtë rast luajti një rol negativ të madh, pavarësisht se sa arriti, luftë që e bën ende dhe sot. Rama nëse nuk e hiqte qafe, duke e deleguar president tashmë ne ndryshinet kushtetyese tl 2016, me fuqi shumë të reduktuara dhe duke mos e patur kundërshtar në zgjedhjet që po vinin, por më e rëndësishmja të mos shkonte vendi në zgjedhje të parakohshme, pa dëshirën e Metës (në fakt thjesht bënte naze) e sikterisi atë në presidencë. Rama, duke ia njohur natyrën, e nuhati që ai aty do sillej si opozitar i tij dhe jo si president, gjë që koha ia vërtetoi. Kjo dhe si pasojë e faktit që Rama mbad zgjedhjeve të 2017 qeveris i vetëm, pa ia patur bevojën askujt. Meta me papërgjegjshmërinë e tij arrtiti deti në kufirin e absurdit që provokoi nidmën për shkarkimin e tij si rast pa precedent në politikën shqiptare. Do shkarkohet apo jo, kjo lipset të shihet, por edhe kaq Rama ia arriti qëllimit. E nxorri Metën nga ‘faza’ dhe ia uli kuotat politike deri aty ku askush nuk mund ta dijë se ku mund të ndalet rrokullisja e tij. Atëhere menjëherë lind pyetje, ç’nevojë ka Rama të vazhdojë të bëjë pakte me të, kur Meta tashmë është thjesht një Zombie?
Pa pretenduar ,duke qene plotesisht dakord me Minxhozin,ne te njejte menyre jam shprehje para dy ditesh per Meten.Natyrisht mendoj se eshte koincidence i njejti mendim.Komenti eshte i publikuar.
LOL sa mendjemprehte eshte minchosi. Ka shkruar 11 paragrafe per te gjoja argumentuar pse nje marreveshje Rama-Meta nuk ka kuptim. Nje pyetje te thjeshte o minchos: po nqs Rama dhe Meta kane bere marreveshje per emrin e antarit te gjykates kushtetuese, si i behet? Mos ndoshta Rama eshte terhequr nga Arta Vorpsi aka. e betuara tek berberi?
Minxhua i beson asaj qe shpreson, te shohe Ramen me Meten duke fjetur tok ne nje krevat. Nuk eshte larg asaj militantes budallaqe beratase dikur kur tha “Amani, nuk duam as uje, as drita vetem mos u zini per pushtet”
Vettingu eshte nje enderr e larget , qe nuk e perfill askush . Zgalem
Mos shih endraa me zaloshnja. Rama dhe Meta u bashkuan,se nuk e kane per turp,pasi e kane bere disa here. Ilir Meta behet pleh sa here qe e sheh se po i kin privilegjet dhe floriri i vjedhur.