Albin Kurti i Vetëvendosjes nuk arriti të mbante drejtimin e qeverisë as 50 ditë. Më shumë po qëndron si kryeministër në largim, duke sjellë në këtë mënyrë precedentin e kryeministrit më jetëshkurtër në Kosovë.
Ndonëse në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar mori 32 mandate deputeti, 2 më shumë se sa LDK e Isa Mustafës, koalicioni mes tyre rezultoi i dështuar.
Shkarkimi i Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm ishte pika e fundit që e derdhi “gotën” e mbushur plot me konflikte mes Kurtit dhe Mustafës për mënyrën e qeverisjes.
Shkaku i shkarkimit të Veliut ishte banal, kishte folur për pamjaftueshmëri masash të ndërmarra nga qeveria për përballimin e situatës së koronavirusit.
Argumentet e mëpastajme për mungesën e heqjes së menjëhershme të taksës me Serbinë apo përplasjet me SHBA, kanë qënë çështje për konsum dhe kredo politike.
Largimi i një ministri i partisë kryesore aleate, tregoi qartë papjekurinë në qeverisje të Albin Kurtit dhe sipas gjasave dhe mungesën e kalkulimit politik për të ardhmen.
Një sjellje e tillë e kreut të Vetëvendosjes solli mobilizimin e të gjitha partive parlamentare, çka me 91 vota pro u shkarkua nga parlamenti si kryeministër.
Pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi për të dërguar një emër tjetër për kryeministër, Kurti këmbënguli se vijon qeverisjen në këtë situatë epidemie dhe nuk do pranonte largimin.
Në fakt Vetëvendosja nuk ka asnjë aleat, ka vetëm 32 mandate deputeti në Kuvend, nëse nuk llogarisim dy tre vota nga LDK që i bashkangjiten. Nuk i mjaftojnë për të qeverisur.
Thaçi mandatoi LDK për krijimin e qeverisë së re dhe shanset janë që i mandatuari i kësaj partie për kryeminstër Avdulla Hoti të arrijë të formojë kabinetin e ri qeveritar.
Me gjithë kundërshtitë e kërcënimet e Kurtit se do bëjë protesta, apo nuk do të dorëzojë qeverinë, fakti është se së shpejti do të ketë një qeveri të re në Kosovë. Kuptohet pa Albin Kurtin.
Kryeministri në largim Kurti ka paralajmëruar protesta të fuqishme, ndërsa pritet ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Përballë ka politikanë që e njohin mirë lojën politike, kanë kalkuluar me detaje gjithçka dhe roli i viktimës që kërkon të luajë Kurti për momentin nuk i sjell kuota të certifikuara politike.
Në të ardhmen, qoftë me zgjedhjet të parakohëshme apo me zgjedhje normale, Albin Kurti mund të jetë sërish parti e parë politike në Kosovë. Mund të shkojë dhe në 35 mandate deputeti.
Dhe në zgjedhjet e vitit 2017 Vetëvendosja mori 32 mandate deputeti, ndërsa LDK dhe PDK kishin diku te 23 deputetët. Vetëm dy vite më vonë sërish Kurti fitoi 32 deputetë duke dalë parti e parë politike, ndërsa LDK u ngjit në 29 deputetë dhe PDK 25 deputetë.
Duke parë këto rezultate, Vetëvendosja e Albin Kurtit, sa kohë që të ketë atë në krye, pritet të jetë parti e parë në të gjitha zgjedhjet. Por jo me shumicën e nevojshme për të bërë qeveri me një parti të vogël politike. I duhet patjetër një nga partitë e mëdha pasuese, LDK ose PDK.
Me strategjinë qeverisëse dhe bashkëpunuese me LDK, Kurti tregoi se ka larguar edhe shansin e fundit për të pasur një koalicion fitues në të ardhmen. Askush nuk mund të rrezikojë kaq shumë për të hyrë në një aleancë që mund të mos i kapë 100 ditët në qeverisje.
Ndaj Albin Kurti është i dënuar të jetë parti e parë në çdo palë zgjedhje në Kosovë, por pritet të mos ketë shansin kurrë më që të hyjë në zyrën kryeministrore si kryetar qeverie. Pak a shumë sikurse ka ndodhur në Francë për gati 20 vite me radhë.
Fronti Kombëtar i Marianë Le Pen është thuajse gjithnjë parti e parë në zgjedhjet presidenciale apo parlamentare. Por në balotazh gjithnjë humbet Presidentin, ndërsa nuk arrin asnjëherë të bëjë qeveri koalicion. I largohen të gjitha partitë. Eshtë e dënuar përjetësisht të jetë opozitë. Ekstremiteti i politikës së Le Pen nuk “përtypet” nga politika franceze, aq sa të bashkohet ndonjëherë me të për t’i dhënë në dorë qeverisjen e vendit.
I njëjti fat po ndjek dhe Albin Kurtin, i cili me sa duket është një “ekspert” në opozitë, por në qeverisje rezultoi një dështim. Dhe atëherë të vetme që ju dha shansi.
Për këtë arsye është i dënuar me sa duket që të jetë përjetësisht në opozitë. Pra një “version” mashkull i Marianë Le Pen apo pasueses së saj./M.Nikaj
E keni kapur me kurtin se ai ju mban pasqyren para fytyres. Pyetja eshte kush e sponsorizon kete fushate
Vërtetë,kush e sponzorizon kete fushate(te ndyre)?Banda antishqiptare e”rilidjes” s’besoj se ka dore,se vetem me pislleqe nuk merret.
Ku u katandis Tema?!
Po normal qe mero zagari ka marre urdher nga urdher nga padronet te sulmoje kurtin, se kurti eshte pasqyra ku surrati shembtuar i rames, metes, thacir, berishes del me me pah
Ja na i thuaj or mik se kur ka qene gjithnje force e pare parlamentare FN ne France!!!! Mos bei paralelizma qe nuk shkojne fare si ne politikberrje dhe ne struktura!Ku Franca e ku Kosova,ku Albini e ku Marina!
Mos harro edhe nje gje qe elektrati eshte merzitur e lodhur me lojrat e pista qe bejne partite e djathta e te majta e shoqeria tashme eshte me e borgjezuar ndaj duke blere mediat ka bere te mundur qe te propangandoje ekstremin e djathte qe perfaqesohet nga disa kokeboshe por qe kane pas vehtes populizmin!
Albini jo vetem qe eshte nje njeri i pjekur ne politike e i pa pervoje por edhe i jashtekoheshem e nuk i perket atij kahu si M.Le Pen ne nje shoqeri gjysem borgjezi siç eshte sot Franca!Ne Kosove Albini me levizjen VV mund te djege edhe institucione,por po ta provonte kete Le Peni ne France do ti pritej koka!
Ndaj edhe albini eshte nje fare e mbjellur ne kubik e per pasoje mund te rritet si bime por kurr nuk mund te mbujoje kerkesat e truegut sot,andaj edhe si lindi u vyshk sepse ai do qe koha te shkoje pas tij e jo ai pas kohes!
Kam frikë se ngatroni LLAZIN me llozin .
Pa asnje lidhje me realitetin “analiza”… VV eshte parti e majte jo ekstremiste anetare me te drejta te plota e Internacionales Socialiste!
Per habi, Lukashenko i Bjellorusise nuk po permendet me, edhe pse dikur ishte figura me e preferuar per tja veshur zotit Kurti. Simbas veglave te hajnave dhe kriminelave zoti Kurti eshte njekohesisht permbledhje e te gjitha stereotipeve negative: nacist, komunist, islamist, alien, madje edhe femer, femije, e po ju mungojne edhe ato te fundit, pedofil dhe homoseksual. Zoti Kurti eshte edhe kunder “kohes” edhe kunder “hapsires” vetem pse don ta realizoj vertete ate qe hajnat dhe kriminelat e perserisin qdo dite: te luftohet korrupcioni. Hajnat dhe kriminelat duhet te kthehen tek rrenjet e veta, ne nentoke, e jo ne krye te shtetit. Edhe Kosova si shtet i ri ka nevoje per nje J. Edgar Hoover.
Akoma ju zoti Mero nuk e kuptoni dredhin e Lej fenit Shqiptar? Kurti nuk eshte Li Pen por Lej Fen. Ai mendoi se virusi I solli rastin per te komanduar perhere Kosoven. Ai e dinte qe asnje nuk do e keshillonte te shkaktonte rrezimin e Qeverise, por ai beri rrezimin fakt te kryer. Bile Evropa doli hapur k undervetrrezimit te Qeverise, por Lej Feni nuk u terhoq nga vendimi per shkarkimin e Ministrit qe i takonte partise tjeter ne pushtet. Edhe une ishja hapur kunder, por Lej Feni mendonte ndryshe. Duke rrezuar Qeverine ai mendoi se do rrezonte Isen dhe LDK. Edhe ne kete skenar Lej Feni mendoi me djallezi. Asnje ne bote nuk do i sugjeronte Kosoves zgjedhje ne kohe krize. Pikerisht ketu fshihet dhelperia e Lej Fenit. Ai nxorri teorine e zgjedhjeve mbas zhdukjes se virusit. Mendja djallezore e lej Fenit, mendoi se meqe virusit nuk I dihet fundi, Kurti, ky Lej Fen I Shqiperise, do ishte Kryeminister me afat te pacaktuar i Kosoves. Ai I vetem do komandonte Kosoven dhe do e largonte mizen e kalit te quajtur Ise prej bythes. Bytha e tij i duhej per punet e mevonshme qe do bente dhe nje mize kali ka zakon te te bezdise pikerisht ne bythe.. Lej Feni ne kete menyre nuk do bezdisej nga Isa, “Idjot” i quajtut Ise nuk e linte rrehat Lej Fenin duke i mbushur mendjenm se Amerika eshte nena dhe babai i Shqiptareve. Lej Feni ka mendim tjeter. Ai mendon se forca shqiptare qendron ne levizjen e bythes sa majtas-djathtas. Kete teori ja mesoi kapteri ne burgun e Nishit qe i tha se kur te dalesh nga burgu dhe te fillosh politiken, levize bythen here majtas dhe here djathtas. Ai i tha qe shfrytezo mosmarreveshjet e Evropes me Amerike per te qendruar i fokusuar ne misionin tend. Kete mision Lej Feni shqiptar e filloi me zell. Levizja e Pare e bythes ne anen e majte ishte kur ai kundershtoi palnin amerikan ne Rrambuje. Sapo u nenshkrua marreveshje, dhe Serbia u bombardua, Lej Feni e levizi bythen djathtas. Ai filloi luften kunder korrupsionit. Historia eshte shume e gjate me levizjet e bythes sa majtas -djathtas, gjithmone i fokusuar ne misionin e tij “Serbia mbi gjithcka”.
Kete manover “bythe” ai e beri edhe ne rasin e fundit me qeverine Kurta-Isa. Ai i tha Vjoses se e ka moter me baba tjeter. Per tja mbushur mendjen i tregoi fotografine e tij me floke te gjata, kur ishte i ri ne burgun Serb. Zeshkan dhe me floke te dredhura te zeza, ai ngjante tamam si Vjosa. I tha asj qe zeshkanet duhet te jene ne pushtet. Shiko, i tha edhe Serbet jane me sy gri… Thaci eshte armiku yne se i ka syte te shpelare, njelloj si gjithe shqiptaret me gjak te paster. Bile dhe hunden e ka tamam si Skenderbeu…..Vjosa u cudit ne aftesite vezhguese te Lej Fenit. Pasi e puthi ne faqe si motra qe puth villain i tha se edhe asaj His matufi nuk i pelqente. Edhe Hisa duket si shqiptar i kulluar sepse i pelqen pushteti. Aq plak dhe nuk del ne pension!!!…Dhe keshtu, Lej Feni dhe Vjosa flokekacurelja ben marreveshje. E bene, por si kishin bere llogarite mire. Lej Feni e kupton se misioni i tij per ta bere Kosoven rrumpalle, nuk ka mbeshtetjen e Amerikes. Vjosa flokekacurelja nuk e vret mendjen fare per k planet e Lej Fenit. Asaj i pelqejne pa mase floket e saj te bkura. Kur te digjet Kosova, ajo do vazhdoje te krehi floket e saj kacurela.
Tani i ashur Mero te falesh qe ta quajta Kurticin Lej Fen. Ndersa ti e quan ate te rrezikshem si lej Le Peni, une kam mendimin qe ai eshte karagjoz si Lej Feni. Ashti si Lej Feni qe e kuptonte boten se prapthi, edhe Kurti mendon e nisi jeten se prapthi. Gabimi i tij, fillon me djalerine e tij qe hengri hallven e prishur. Une per kete nuk i ve shume faj se zgjedhja e tij ishte shume e veshtire. Midis hallves dhe “tokes se ftohte” ,ai zgjodhi hallven. Kurti nuk e pati bythen e forte ne djaleri sic e kishin ata qe nuk dolen te gjalle nga burgi i Nishit. Me kaq historia do mbaronte, por ajo qe me cudit sot ne kete mesele eshte zelli i tij per te punuar ne misionin e tij. Me cudit fakti se asnjehere nuk ben ndonje dredhi kunder misionit te tij. Edhe dredhite qe ben jane gjithmone per te arritur misinin e tij qe quhet Rrumpalle. Rumpalle doktori dhe Lej Fen rrupalla jane te dy njerzit me te zellshem me mision. Kohet e fundit doctor rrumpalla pelqen me shume te quhet doctor vdekja. Kurt Rumpalla do pelqente shume te quhej Kurt Lej Feni se Lej Fen kinezi eshte armik me Ameriken. Megjithate po qe se misioni i tij per lufte civile ne Kosove do rrealizohet ka mundesi qe Kurt te ket epitetin “kurti i Zi si vdekja”.
Te gjithe maskarenjte sulmojne Albin Kurtin. Prej shekujsh dihet se ata qe rrezikojne te humbasin fronet e privilegjet e pamerituara gjithmone bejne aleance te shenjte mes tyre kunder lidereve e tribuneve qe mund t’i rrezojne nga froni. Albinin e luftojne e denigrojne vetem sepse ai eshte I NDRYSHEM nga idhujt pa krena qe i rrezoi tahmaja e pangopur per pasuri e tyre.
Do te vije nje dite patjeter dhe bile shume shpejt kur ata qe sot po i ngulin thiken pas shpine neser do t’i hane muitin….
Mundet te shkruani nga mengjezi deri ne darke,te beheni dhe shkrimtare por keto pararelizma nuk shkojne se doktor vdekja ka shume vrasje dhe veprime antiSHqiptare ne koshjence ,Kurti me sa dime nuk ka vrare njeri dhe nuk bene lufte me AMERIKEN si e paraqisni por i kunderviet atij qe dije tha popullit mik Amerikan per te luftuar virusin beni reze, dhe per burgun e NISHIT, KURTIT ja ke servirur ti hallven e ftohte o miqte e tu me qe i dike gjerat dhe flet me kopetencen e nje personi qe ka punuar ne inteligjencen e U,D,B se,sot nje gazete SHqiptare shkruan se senatori AMERIKAN dhe miku jon ENGELL thote te mbeshtetet Kurti se spiunet e SERBISE duan ta eleminojne si politikan te zgjedhur nga populli.