Nga Kimete Berisha
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po sillen sikur jetojnë në një dimension tjetër.
Paradoksi është se të gjithë janë bërë bashkë kundër Tyre, e ata janë veç e veç.
Nuk është me rëndësi se ‘ju e keni mirë’, e ata ‘e kanë keq’, me rëndësi është se të ‘kqijt’ janë organizuar e ju ‘të mirët’ keni mbetur vetëm.
Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit të bëhen bashkë kundër jush.
As ta ndaloni Presidentin të takohet me kë të dojë. Mbasi që takimi i sotëm i Presidentit ishte antikushtetues, pse pra mori pjesë në të Albulena.
Ju nuk bën të idhnoheni me ‘ata’ e ti shani veç pse janë kundër jush.
Merruni me vetminë tuaj dhe pyeteni veten ‘Pse’.
Pse Ju keni mbetur vetëm dhe të braktisur.
Ky është problemi juaj. Pra, vetmia politike.
Asnjë kushtetutë nuk ju shpëton nga vetmia.
Me gjuhën sa krahu, hiç se hiç.
Me Albin Kurtin sot askush nuk do të bëjë qeveri (arsyet nuk janë me rëndësi), ndërsa Vjosa Osmani edhe më keq, as andej, as këndej, nuk ka as parti.
Trimneshë patjetër, por as s’është e zonja të largohet nga partia që e mohon, as të rri në partinë ku e mohojnë.
Thjesht, s’di kah t’ia mbajë.
Dhe, në këso situatash (në vend se ti thotë kryetarit të saj), i thotë Thaçit mos t’ia përmend emrin, pa ia përmend Thaçi emrin hiç, dhe pa llogaritur në të.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duhet ta pranojnë realitetin.
Të qetësohen. U kry tash, u rrëzu qeveria, nuk zhbëhet.
Dhe sidomos të mësojnë nga ‘klasikët’ dhe ‘veteranët’ që nga ‘padija’ e madhe, e mbajnë pushtetin qe 20-të vjet.
E jo Albin Kurti të flas për ‘trenin e fundit’ të Hashim Thaçit, pa e kuptuar se ka njerëz që jetojnë ‘sot për sot’ dhe as nuk e presin ‘trenin e fundit’, dhe këta janë ata që ta ‘ftohin’ jetën.
Këtë ‘trenin e fundit’, gjithmonë e kam pas mërzi.
P.S. Nesër lexo: ‘Albin Kurti ma kujton vetminë e gjimnazit’.
Futja pordhes Kimete! Sulmi mafioz kunder Albinit dhe Vjoses vetem sa i ben nder ketyre të fundit! Ti si funksionare e Thaqit në MTKRS i shkruan keto gjera pa lidhje apo si individ me floke te verdha?!? Ju rrofte Avdullahi atehere
Nuk eshte kryer gje shoqja Kime. Separi te kaloj pandemia, e pastaj zgjedhjet e reja. Deri ateher qnuk ca para te ndyta te kriminelave me anal-iza “konstruktive”.
Shkrim per tu lexuar e kuptuar njekohesisht!Albini i hypi kalit mbrapsht moj Kimete e Vjoses po i thoshte rreth 52 dite qe jena parç,andaj edhe kjo e dyta akoma nuk ka kuptue sepse besonte tek rrenat e “Gishtos se vogel”me emrin Albin!Tash qi do burra te shtetit te kosoves ia kan ndalue kalin e po dun me e zbrit ai ashte shtrengue fort pas Vjoses e nuk po don me zbrit pa te!Popilizmi sot ne shekullin e 21 ka deshtue e Albini desht me ndertue shoqeri komuniste me metoda kapitaliste,çka nuk shkon!Tash jam i mendimit qi ai duhet ta leje politiken e te bahet instruktor per me mesue “kerin” se kam pershtypjen qe e ban mire punen e instruktorit!Se fundemi po e mbyll me ;Na ishte nje here nje Al Bin qi desh me u ndesh me te gjitha fuqite pa pasun fuqi!I ka qellue dhe ters se nuk ashte ma as Sali Berisha ne pushtet qi ta ndihmonte me do molotova e granata mesimore siç e pat ndihmue dikur Bujar Bukoshi me mercenar!
Pranoni realitetin: PAJTOHU ME KRIMIN OSE BËHU PJESË E TIJË !
Autorja mundohet me shkru veç paçavure ne stilin e vendeve te botes se trete, pra primitive.
Silleni dhe perdridheni si te doni ju, por edhe femijte e dine qe ajo çka i ndodhi Albin Kurtit nuk ishte gja tjeter, veçse nje grusht shteti. Nje grusht shteti i kamufluar. , prej ” heronjeve ” te luftes se Kosoves.
Gjithsesi, kjo qe u ba nuk do te mbaroje me kaq. Shqipetaret e Kosoves nuk jane njesoj si Shqiptaret e Shqiperise. Ata dijne me dhane drejtesi ma mire se na.
Bravo!
Shqiptaret e Kosoves kane kurajon qytetare ta mbeshtesin te Drejten…Ne ne Shqiperi jemi degraduar si shoqeri,kurse Kosova ka akoma burra qe i dalin Zot!
Po populli Kimete,ku mbeti?
Kimja gjithmone me grusht ne nofullen e vet, por prap nuk po i prane goja per ca ojro kriminelash. Pare te keqe ska balo.
Bravo Kimete,per Albinin nuk dua te harxhoj kohe,njeri e quante Lei Fen,une e miratoj se e di mire kush ishte Lei Feni kinez,do flase dy fjale per Vjosa Osmanin.Mendova si shume te tjere,se Vjosa do i binte dicka te re politikes kosovare,por fatekeqesisht gabova rende.Tipave si Vjosa inati ju del me shpirtin,prandaj kur ju jep pergjegjesi publike behen shume te rrezikshem,mire eshte te bashkohet me Albinin se jane nga i njejti brume.
Ju lutem mos ja vini re se eshte ne klimaks