10 shtetet me morbiditet më akut prej koronavirusit dhe Ballkani

21 Prill 2020, 18:50Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Shumë krahasime ndërshtetërore bëhen në media kudo në botë, në lidhje me shkallën e infeksionit nga koronavirusi aktual. Por ato bazohen në të dhënat mbi rastet e konfirmuara në çdo vend, të cilat, nga ana e tyre, varen nga shkalla e ekstensivitetit të testimit.

Sa më ekstensiv të jetë testimi, aq më shumë raste të infektuarish (me simptoma të rënda, të lehta, apo pa simptoma) kapen nga sistemi shëndetësor.

Fjala vjen, në qoftë se kryhen 128 teste për 1 mijë banorë (si në Ishujt Faroe), apo 126 teste për 1 mijë banorë (si në Islandë), apo 80 teste për 1 mijë banorë (si në Emiratet e Bashkuara Arabe), probabiliteti që të konfirmohen raste pozitive është më i madh se sa në SHBA, ku janë kryer deri më sot vetëm 12 teste për 1 mijë banorë.

Ndërkohë, numri i të sëmurëve rëndë/kritikë (që trajtohen me respirator/intubim) nuk varet nga ekspansiviteti i testimit. Kush ka nevojë për respirator/intubim dërgohet urgjent në spital dhe evidentohet/raportohet  si nga organet shtetërore, ashtu edhe nga ato mediatike. Si rrjedhojë, krahasimet ndërshtetërore të këtyre rsteve të rënda kanë vlerë statistikore, për të analizuar shkallën e morbiditetit të COVID-19 në vende të ndryshme.

Për datën 21 prill,  listën e vendeve me morbiditet aktual akut (të sëmurë rëndë/kritikë) nga COVID-19 e kryeson Spanja, që ka sot 165 pacientë në respirator/intubim për milion banorë. Në vendin e 10-të ndodhet  SHBA, me 42 pacientë në respirator/intubim për milion banorë (shtetet mikroskopike si San Marino, Vatikani etj. nuk janë përfshirë në këtë renditje).

Në Ballkan, listën e morbiditetit aktual akut e kryeson Rumania, që ka sot 12.7 pacientë në respirator/intubim për milion banorë. Shqipëria ka shkallën më të ulët të morbiditetit aktual akut në Ballkan (përveç Bosnjës), me 3.5  pacientë në respirator/intubim për milion banorë (shihni tabelen shoqeruese).

2 komente në “10 shtetet me morbiditet më akut prej koronavirusit dhe Ballkani”

  1. pjeter says:

    Çfare do te thote morbitet more jeni ne vete? Çfare njerzish jeni more kaq trungje paski qene.Morbitet???????? Na hapet barkuuuuin kriminela te ghuhes shqipe.

    1. bac says:

      Edhe nje here grafiqe te Zaloshnjes qe nuk thone asgje fare.
      Ky eshte si ata personat autik qe jane ta apasionuar pas nje fakti (shpesh te parendesishem) dhe vazhdojne te flasin deri ne merzi dhe tu tregojne te te te tjereve detaje te parendesishme te keti fakti.
      Ne rastin e Zaloshnjes ky fakt qenkan grafiqet dhe cfare ai kupton nga statistikat.
      Eshte per te ardhur keq por edhe per te qeshur me te madhe se kush ben ekspertin ne median shqiptare,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje