Në përcjellje të Rikard Ljarjes!

21 Prill 2020, 09:34Blog TEMA
Në përcjellje të Rikard Ljarjes!

Nga Luan Rama

Po ta marr borxh titullit e njërit prej librave që më pate dhuruar i dashur Rikard, për t’u mbështetur në ty se nuk gjej dot mal tjetër ku ta peshoj dhimbjen.

Kronikë bardhezi në zinë e bardhë të ikjes tënde, shenjtërisht të fisme e pamatshëm të dhimbshme!

Sepse ti kurrësesi nuk mund të ikje ndryshe!

Gjithë jetën tënde e jetove fisshëm, duke na dhënë Rikardin që kush nuk do të donte t’i ngjante.

Na dhe Rikardin; njeriun e virtytshëm dhe aktorin e papërsëritshëm, bashkëshortin dhe prindin gjithë dashuri, na dhe regjisorin e guximshëm e gjurmëshënjues në filmin shqiptar.

Por, në të njejtën përmasë na dhe edhe Rikardin muzikant, instrumentist të talentuar, piktor dhe shkrimtar të përjetimeve realiste, i cili bujarisht na e fali të gjithë botën e vet me aq art dhe elegancë zotnie, me aq shpirt dhe shenjtëri frymëzimi, si dëshmi e një përmase të epërme e krejt të veçantë të madhështisë tënde.

Të madhështisë tënde të fisme e të pazhurmë… Na dhe gjithçka. Pa na kërkuar asgjë. Ndaj sot, në ditën e përcjelljes, të falem nderit me mirënjohje për gjithçka bëre e na dhe, si pakkush!

Dhe ike mirësisht i bardhë dhe madhërisht i paqtë në këtë ditë zi dhe pikëllimë Rikard Ljarja!

Ike në amëshim… Të ndrittë shpirti mik, shok, vëlla!

3 komente në “Në përcjellje të Rikard Ljarjes!”

  1. Luan idjoti says:

    Cte lidh ty mor deshtak me Rikardin ?? Ai ku shkoi la gjurmet dhe vepren e tij , kurse ti ku shkove te perjashtuan te ,zbythen , mire qe kishe gjuhen e gjate dhe lepije bolet e hajdutit kombetar dhe gruas se tij , perndryshe ti do ishe nje i pavlere me diplome ….pis

  2. mendimi says:

    Sa hipokrit!

  3. Nderim Rikardit !!?? says:

    NDERIM PËR RIKARD LJARJEN !
    I QOFTË I LEHTË DHEU !

    SA PËR luan ramën, DO TË THOJA QË TJA HIQNI FOTON , SE I NDOT FIGURËN RIKARDIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje