Gjeni ndonjë gjë të re, se dihet që “gjithë fajin e ka Edi Rama”!

19 Prill 2020, 21:53Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Të gjithë ata që deri dje gjatë diskursit të tyre publik, kritikonin të majtët sa herë që përmendnin mëkatet gjatë qeverisjes të Sali Berishës, sot janë bërë partizanët më të mëdhenj të së njejtës qasje. Deri dje të njëjtët që hidheshin përpjetë duke ironizuar se “të gjitha fajet i ka Berisha”, po bëjnë të njëjtën gjë duke thënë natë e ditë e për çdo gjë se, “të gjitha fajet i ka Edi Rama”.

Ndryshimi i madh qëndron në faktin, se ndërsa të majtët ofronin provat dhe faktet për të kritikuar bëmat dhe gjëmat e së djathës dikur në pushtet, sot ata as nuk kanë ndërmend që të meren me to. Sepse u del e u tepron emri i Edi Ramës. U del e u tepron Kryeministri. Kryetari i Partisë Socialiste. Kreu i mazhoancës së majtë.

Ndaj për çdo gjë që ndodh në Shqipëri, për çdo debat që zhvillohet, për çdo çështje që diskutohet dhe për çdo fenomen që ka interes publik të flitet, e kanë gjetur zgjidhjen me “deus ex machina”. Mjafton që të thonë: “Fajin e ka Edi Rama”! E aty qetësohen. Aty rrotullohen. Aty fokusohen. Dhe portreti e emri i tij ua zë të gjithë peisazhin e shikimit. Rrezen e gjykimit. Dritën e mendimit.

Për opozitarët tanë nuk ka rëndësi fare nëse kemi të bëjmë me ndonjë problem politik. Me një projekt qeverisës. Me një çështje krejt personale të dikujt. Me një hall familjar a privat. Apo me një hall lokal, rajonal, kombëtar apo ndërkombëtar. Nëse ajo për të cilën flitet, diskutohet dhe debatohet është një fenomen natyror. Apo një pandemi globale. Është një çështje e Zotit. Apo e njeriut.

Mjafton për këtë që të sjellim shembullin e kryedebatit të këtyre ditëve dhe javëve të fundit në Shqipëri dhe kudo në botë: Lufta ndaj Covid-19. Po si nuk foli njëherë qoftë edhe një opozitar i vetëm në lidhje me shifrat, provat e faktet e përditshme që raportohen çdo 24 orë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve?!

Në fund të fundit, ngado që ta rrotullosh, statistikat janë pasqyra më e mirë për të parë, analizuar, komentuar dhe debatuar rreth mënyrës sesi po e përballon Shqipëria këtë sfidë historike, në raport me situatën e krijuar dhe me shtetet e tjera. Flasin për çdo gjë tjetër që u del përpara e që u vjen ndërmend, por vetëm e vetëm për numrin e të prekurve, të shëruarve dhe viktimave për një milion banorë, për fluksin e telfonatave të urgjencës dhe gjendjen e të shtruarve, nuk flasin që nuk flasin!

Kanë arësye për këtë. Është krejt e qartë se nuk ua bën zemra të meren me të dhënat konkrete rreth pandemisë, sepse u duhet që të thonë ndonjë fjalë të mirë për mjekët. Për infermierët. Për punonjësit dhe drejtuesit e tjerë të sistemit shëndetësor. Janë të falur e të mirëkuptuar, se përse nuk kanë për ta thënë kurrë një fjalë të mirë për ministrinë e Shëndetësisë. Për Policinë e Shtetit. Për Qeverinë. Sepse për Kryeministrin dihet tashmë, që nuk kanë për ta nxjerrë qoftë dhe një fjalë të vetme pozitive, për aq kohë sa ai Edi Rama të jetë në këtë post.

E para, nuk kanë për tu marë me shifrat, statistikat, të dhënat dhe provat konkrete të luftës ndaj koronavisurit në Shqipëri, sepse dukshëm ato do ti shtonin pikë të tjera mazhorancës socialiste në bilancin qeverisës të këtyre 6-7 viteve.

E dyta, nuk kanë për të thënë asnjë fjalë të mirë për qeverinë për aq kohë sa luftën ndaj Covid-19 nuk e shohin ashtu siç ajo është në të vërtetë dhe siç e trajtojnë të gjithë: Si një sfidë globale për mbijetesë. Edhe këtë luftë opozitarët tanë e shohin thjeshtë dhe vetëm si një çështje politike për përfitime personale dhe partiake me qëllime elektorale, në kurriz të shëndetit të shqiptarëve. Çka tregon se për ta karrikja e ardhshme, është më e rëndësishme se fitorja e sotme e përbashkët.

E treta, duke e personalizuar dhe fokusuar të gjithën këtë betejë, vetëm e vetëm mbi Edi Ramën mendojnë se përmes demonizimit, do të krijojnë tek shqiptarët idenë, se e keqja në këtë vend nuk është as tërmeti, as Covid-19 dhe asgjë tjetër, por vetëm Kryeministri.

Duke dashur që ta dëmtojnë kësisoj, të gjitha dritat e prozhektorëve të interesit publik, janë derdhur mbi portretin e tij. Ai në vend që të shqetësohet, po argëtohet me të gjithën këtë, sepse kurrë nuk mund ti bësh një lideri politik si ai një dhuratë më të madhe se kjo. Pasi, të menaxhojë natë e ditë përgjegjësitë e tij politike dhe publike, e ti ballafaqojë ato pandërprerë para shqiptarëve, është gjëja që ka ditur gjithmonë që të bëjë më mirë në jetën e tij.

Opozitarëve tanë duhet të ketë nisur që ti bëjë me sa duket efekt edhe karantinimi, përdersia për të fituar kundër mazhorancës, nuk reshtin së sulmuari atë, vetëm e vetëm tek pika e saj më e fortë!

11 komente në “Gjeni ndonjë gjë të re, se dihet që “gjithë fajin e ka Edi Rama”!”

  1. pa vlere says:

    Pallosh servil.
    Pa e lexuar shkrimin tend arrin dhe meson kuptimin dhe moralin e shkrimit.
    Kur arrin ne fund, nuk ke me dyshime.
    Servil medioker!

    1. Gruda says:

      Ky ish ificeri peqinas eshte bere si Lej Feni kinez dhe del ne medie duke luajtur rolin e tellallit si dikur ne kohen e palloshit Zogolli!
      Ka zene nje profesion pa licence,por qe perfiton nje page te madhe se keshtu beshte mesuar ky,me bythelepirje tere jetewn!

    2. Gruda says:

      Ky ish oficeri peqinas eshte bere si Lej Feni kinez dhe del ne medie duke luajtur rolin e tellallit si dikur ne kohen e palloshit Zogolli!
      Ka zene nje profesion pa licence,por qe perfiton nje page te madhe se keshtu beshte mesuar ky,me bythelepirje tere jeten!

  2. X says:

    Meqe ankoheshin dikur per “fajin e ka saliu”….

  3. Leshi says:

    Te paaftet dihet se ate do thone kur asgje spo i shkon sipas planit
    OPOZITE LESHI

  4. Korona says:

    Me logjiken e tyre, edhe termetin edhe virusin i solli Rama hahahahaah….

  5. OPOZITA says:

    Te kishte opozite ketu rama do ishte haruar , jeni ortak dhe talleni me popullin .

  6. Goni says:

    O lal servili! Kush i ka mekatet e qeverrisjes? ! Apo si gjithmone Te gjitha mekatet i ka opozita.Udheheqesin e kemi largpames te pagabueshem si lal Dulla.!

  7. On says:

    Jep ndonje lek per pandemine leri servilizmat se Rama dhe 1 vit eshte…..

  8. Ce says:

    Nga kush pret nje fjale te mire , nga banda e vrimes celesit qe rri 24 ore non stop duke vrojtuar tek vrima e celesit e deres se qeverise mos kap ndonje spiunllyk neper koridore apo ndonje tender dhe pastaj me vrap ne shqup per te bere deklarate. Shihi kush jane , Enkel Alibajga , Paloqja, Prifti pastor Dorian Teliti ekperti i famshem barkderr i pd leshelis. Vokshi surratgerdalla, Flamur Herman Geringu, Strazua Himleri me patllake, Tit shkolleshumi, keta monstra do i durojme dhe nje vit dhe sistemi politik ne zgjedhjet e 2021 do ti hedhe jashte parlamentit njehere e pergjithmone.

  9. Kone says:

    Po Ky KONE ka 20 vjet qe ben si udheheqes duke thene fajin e ka Saliu !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje