Shumë pranë Greqisë, shumë larg Italisë

19 Prill 2020, 16:30Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në qoftë se trajektorja e vdekjeve për milion banorë nga COVID-19 në Shqipëri do të kishte ndjekur atë të 40 ditëve të para të pandemisë në Itali, sot, 40 ditë pas vdekjes së parë zyrtare në Shqipëri, do të kishim pasur 685 vdekje me COVID-19 si diagnozë primare zyrtare (pavarsisht sëmundjeve paraegzistuese).

Në fakt, trajektorja jonë e vdekjeve për milion banorë nga COVID-19 ka ndjekur hap pas hapi atë të një fqinji tjetër – Greqisë.

Aktualisht, Greqia ka 10 vdekje për milion banorë, ndërsa Shqipëria ka 9. Mesatarja botërore është mbi dyfish – 20.5 vdekje për milion banorë (shihni grafikun shoqërues).

Edhe sikur në Shqipëri të jetë fshehur gjysma e vdekjeve nga COVID-19 (siç pretendojnë disa zëra opozitarë), do të kishim më pak vdekje se mesatrja botërore.

4 komente në “Shumë pranë Greqisë, shumë larg Italisë”

  1. Zalo Zaloshnja says:

    Ja dhe “orakulli” kushua im Ed mafishja, i eshte mbush mendja se ato qe ben me laps e flete ne shtepi jane sondazhe! Dhe eshte vetem nje i shkollu per bujqesi…

    1. Njeriu says:

      Zalo, Eduardi eshte djale i matur, ka studjuar Ekonomi Agrare, nje specialitet qe ka pjese te tijen edhe Statistiken, dhe Eduardi, me profesionalizem (me aq sa mundet), perpiqet te certifikoje disa te verteta, me metoda statistikore te njohura. Ku qendron dobesia ketu? Eshte gjeja me e lehte te mohosh punen e nje tjetri (zakonisht ata qe nuk kane bere, nuk dine apo nuk bejne asgje, flasin si ti ne kete rast). Uroj te mos jesh asgjeberes!

  2. aleko says:

    Po ke te besojme or zaloshja , lajthitjet e nje budalli si Berisha qe shef endra naten dhe I tregon diten..Te pakten ky gazetari ben nje arsyetim bazuar dhe marre si varjantin dyfish teatyre qe mund te kene humbur jeten..Bolle me dr vdekjen o debila akoma su ngopet me te..

  3. Edi says:

    Eshte mediokritet te besh statiastika me 500 te infektuar, me nje levizje kaotik te numrit te shtuar te infektuarve nga dita ne dite,
    Kur numri I testeve eshte minimal ne absurditet … statistika nuk mund te aplikohet.
    Mos e nxirrni me kete hajvan me nje stoli 6 mujore (diplome) ne perendim, please…nuk e meritojme nenvlehtesimin qe n’a ben shtypi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje