Nga Kimete Berisha
Nëse është e vërtetë (siç ka thënë ish shefi i SHIK-ut në Shqipëri, Fatos Klosi) se ‘kur Shqipëria nuk i jepte armë UÇK-së, shqiptarët kanë blerë armë nga depot e armatimit të Serbisë’, atëherë ku ka paradoks më të madh se ky!
Blen armë nga armiku, që me armën e tij m’u mbrojtë nga Ai.
Por, duket paradoks edhe më i madh, nëse e shikon këtë marifet nga ana serbe: serbi i shet armë armikut shqiptar për t’u ‘vrarë’ nga Ai.
(Për ushqime mos të flasim, ato janë blerë nga serbët gjatë luftës, dhe aty s’ka pas asnjë dilemë morale.
Buka-bukë, armiqësia-armiqësi).
– Goxha njëfarë paradoski është edhe ky:
Armiku publik serb t’i falë sot 1000 teste për ta zbuluar armikun e padukshëm global.
Ky donacion para se ta zbuloj koronavirusin, e ka zbuluar se: ‘Testi i armikut tim është armiku im’.
– Ato teste nuk do të mund të refuzoheshin sepse republika jonë është multietnike, në Kosovë jetojnë edhe serbë, të cilët i mirëpresin ato teste.
Parimisht ndihma nuk refuzohet.
Shoh shumë shkrime edhe kundër ndihmave të Erdoganit, të cilit disa shqiptarë (pronarë portalesh), nuk ia harrojnë Perandorinë Osmane dhe vazhdimisht e ushqejnë ‘armiqësinë’ me të kaluarën tonë historike.
Prandaj, neve na ndodh sot gjithë ky trishtim: sepse, jetojmë në të kaluarën.
Armiqësitë e vjetra nuk harrohen. Por, çudi dhe shyqyr që e harruat së paku Perandorinë Romake. S’di pse e harruat, se ajo ‘armiqësi’ ka mundur të jetë ‘atraktive’ nëse do ta ushqenit me rregull!
– Kjo ndihma e Serbisë me teste do të mund të keqinterpretohej si e refuzuar shumë më shumë seç keqinterpretohet sot si e pranuar.
– Keqinterpretohet nga ata që deri në mesnatë e pritën në një këmbë ‘Listën Serbe’ të kthehet nga Beogradi (ku kishte shkuar për të marrë leje nga Vuçiqi për ta bërë Haradinaj Kryeministër.
Nga Vuçiçi varej qeveria Haradinaj.
A më e madhe është kjo ndihmë serbe apo 1000 teste.
Testet shpenzohen. Harxhohen.
Pra, kemi të bëjmë me ‘tradhti shpenzuese’, jo me ‘tradhti’ historike, që e krijoi qeverinë e Kosovës.
Pra, ish qeveria Haradinaj që u bë me aminin e Vuçuçit, nuk është ‘izdajica’.
E Qeveria Kurti që nuk u bë me aminin e Vuçiçit është ‘izdajica’!
Çka e bëri tradhtare qeverinë Kurti?
E bën 1000 teste.
Lirë ?♀️.
Por, derti të çon te dera e hasmit.
Shqiptarët shërohen në Beograd, nuk e konsiderojnë ilaçin si akt tradhtie, sepse gjithmonë ilaçin shqiptarët e kanë lyp
gjithkund pa paragjykime, pa komplekse dhe pa dallime fetare e politike: muslimani në kishë, i krishteri në xhami, kudo, sepse sëmundja nuk ka përkatësi kombëtare e fetare.
Të vjen me vjell kur i sheh sot do burra e do gra, të cilët që nga paslufta e kanë pasaportën e Serbisë;
– që bëjnë politikë dhe tregti me serbët;
– që dashurohen në serbët dhe që kanë shoqëri të ngushtë me ta;
– ata që e kanë vjedh buxhetin e Kosovës, ata sot bëjnë patriotizëm me 1000 teste.
‘Patriotizëm medicinal’ është ky…këtë nuk e ka marrë parasysh as Hipokrati.
A më keq është me ta refuzu kërkesën për ndihmë, apo me pranu ndihmën pa e kërkuar!
?♀️
Veç Cicero kish ditë m’u përgjegj në këso dilema ‘luksoze’.
E nderuar kimete njihesh si nje nder gazetaret me te shkatht ne kosove ku me shkrimet tuja shume here ke ngritur qeshtje mjaft te ndihshme,por ama le kete te sotit nuk pajtohem 100% le ty,kur ban krahasimin mes qeverise Haradinaj e testeve nga serbia, se pari une e di se edhe ju e nderuar e dini se ska parti ne kosove se nuk mvaret qe mund ta beje qeverine pa aminin e vuqiqit sot apo te ndonje vuqiqi tjeter neser, edhe nese i fiton si e vetme mbi 80% te voyage, prandaj e nderuar nuk shahet e fyhet Ramushi pse ka kritikuar heshtjen e Kurtit perball testeve nga serbia, e po i njejti dihet se kishte organizuar militant te VV edhe per ti bllokuar kamionat qe futeshin ne kosove nga serbia, duke i bere thirrje qytetareve qe tmos i pranojne mallrat serbe, e tash meqe qenkan testé nen siglen hypokrati duhet te heshtim dhe ta shpallim hero te gjalle Kurtin, mos e nderuar mos se nuk arsyetohen gjanat kshtu pasi serbia me kete gjest do ti kerkon botes ta pranojne se ajo ka kryer nje obligim shtetror ndaj qytetareve te kosmetit siq i thot kosoves, ne fund te fundit e nderuar as Rugova ska mundur ta beje qeverine pa aminin e vuqiqit,as Thaqi,as mustafa e as Kurti, dhe sdo mund ta bejne kurre te vêtemen qeveri qe kosovaret mund ta bejne eshte inati ndaj njani tjetrit si tash Kurti qe u martua me nje gati te vdekur si dikur kosovaret ne Europe me plakae per letra, e del burri apo burrat dhe laviret e LDK-s dhe deklarohet me krenari se me PDK JO qeveri por me SPS po ska vija te kuqe, ne vend se PDK,AAK,nisma dhe me shume VV te deklarohen se kurre JO koalicion me LDK ata tash n’a vejne vija te kuqe ndaj shqiptareve por JO ndaj serbeve,kjo eshte pak a shume e njeta se ju keni shkruar, dhe mos harro e dashur kimete se vuqiqi ka me propahandu kete si sukses i bashkepunimit te mire me qeverine e kosmetit fale LDK-s dhe Kurtit sepse per Ramushin ka akoma fletarrest nderkombetar siq ka edhe père Thaqin,Limajn e shume te tjere, por JO per isa mustafen,as vjosa osmanken as Kurtin jo pra se per te tjerer si veliu,quni,hoti e disa te tjere vuqiqi do te thote;
nashi su ( tanet jane).
Oj Kimete,
Këta ëndërrojnë 1000 viktima më shumë, prandaj ju pengojnë 1000 teste më shumë !
Vetëm kështu mund ta zbresin popullaritetin e LVV dhe Albin Kurtit !
Zonja Kimete je e papare!
Bravo per syrin hulumtues dhe mendjen e mprehte. Sidoqofte ju zone e nderuar “nuk kuptoni” nga bisnesi. Ju nuk spjegoni se pse ndodhin keto paradokse. Si bisnesmen qe jam, me lejo te e them se ne bisnes asnjehere nuk jep pa marre dhe asnjehere nuk merr pa dhene. Ketu eshte ngaterruar dhe Kurti qe mendon se “reciprociteti” eshte te marresh pa dhene. Ne te vertete Kurti nuk e kupton keshtu boten, por llafet i ka per popullin dhe veprat per te bere bisnes. Edhe Haradini qe duket rrob i trashe e di kete te vertete qe pa dhene nuk mund te marresh.
Problemi ketu nuk eshte vetem ne parime por dhe ne detaje. Mundet qe ne parim hiqesh si “patriot” por ne detaje je thjesht nje bisnesmen. Le te te spjegoj “ndryshimin” midis Kurtit dhe Haradinit ne bisnes me Vuciqin.
Te dy si “patriote” qe jane trumbetojne fitoret. Ata trumbetojne se si vetem kane marre nga Vuciqi, po nuk thone se ckane dhene. Haradini u be Kryeminister me lejen e Vuciqit, por pagoi me pas. Ai kur Vuciqi ishte ne veshtiresi dhe donte te dilte nga bisedimet, mendoi se ishte koha qe tja shperblente Vuciqit dhe ashtu si “patriot” vuri taksen 100 perqin. Kjo beri qe Vuciqi te dilte i nderuar nga bisedimet dhe faji ti mbetej Shqiptareve. Hashimi u nxi si armiku yne. Vuciqi nuk e harron kete nder dhe po te jete nevoja ai prape do e ndihmoje Haradinin te marre pushtetin. Isa sikur a e ka dhene kete varjant ne fjalimet e tij te fundit me rastin e aleances qe po ben me haradinin dhe Serbet e Kosoves per qeverine e Re. Problemi eshte ne se Vuciqi do Kurtin apo Haradinin ne pushtet. Kjo sepse si Kurti dhe Haradini jane treguar bisnesmen te forte.
Haradini pagoi pasi morri mallin, kurse Kurti ka paguar dy here.
Heren e pare ai pagoi qe ne fillim me “reciprocitetin”. Reciprociteti beri pordhe mendjen njerezore dhe shtyu heqjen e takses. Beri armike Ameriken dhe i dha nje shtyse te madhe bisnesit te Haradini kish nisur me Vuciqin.
Ky Kurt filozofi, nepermjet “diskriminimit pozitiv”, duke mbrojtur politiken e Vuciqit per karantimin e Serbeve te Kosoves, pagoi borxhin e mbetur, megjithese per kete pune shkarkoi nje minister qe kerkonte karantimin dhe te shqiptareve.
Vuciqi mendon se me ke eshte me mire te behet bisnes. Te behet me Haradinin qe hiqet si rrote k..apo me Kurtin qe hiqet si filozof. Me sa duket ai mendon se puna e alternuar eshte me frutedhense. Ai shfrytezon koken e trashe te Haradinit per nje fare kohe dhe pastaj i kompeson humbjet me mendjen e sterholluar te Kurtit.
Keshtu e dashura Kimete. Ti si gazetare e ke te veshtire te kuptosh dredhite e bisnesit. Ato 1000 tamponet qe dha Vuciqi jane pjese e bisnesit. Nje here ngre njerin dhe heren tjeter tjetrin. Gjithmone kunder Amerikes. Ky eshte edhe qellimi qe Haradini dhe Kurti nuk duan shkembim territory. Kjo ne menyre perfundimtare do largonte objektin e bisnesit te Kutrit dhe Haradinit me Vuciqin dhe do shumzonte me zero keta politikane bisnesmene. Kete ka kuptuar edhe Thaci qe me “dredhite” e tij do te arrije perfundimisht ti “dhuroje” serbet Vuciqit dhe ti marri shqiptaret. Eshte kohe bisnesi zonja Kimete dhe jo kohe per te qene zemerbardhe.
Ne pergjithesi nuk pajtohem me shkrimin tend, por do te replikoj vetem me pjesen kur i permend ndihmat e Erdoganit dhe Perandorine Osmane.
Zonjusha Berisha, te jesh sot kunder Erdoganit nuk eshte per t’u cuditur. Ai ne menyren me direkte mundohet qe ta instaloje tek ne neootomanizmin. Ai direkt ndikon qe ne ta nderrojme historine dhe pushtimin 500 vjecar turko-osman te mos e quajme pushtim por ta quajme bashkejetese. E njejta gje nuk ndodhe me Italinë. Nuk kam njohuri qe nje udheheqes italian te kete kerkuar nga ne qe pushtimin qindra vjecar romak te mos e quajme pushtim .
Dhe tjetra (nderrova mendje) per mua nuk kane shume rendesi ato 1000 teste te dhuruara nga Serbia. Rendesi ka qasja e Albinit ndaj dhurates serbe. Deri sa ishte ne opozite,Albini cdo gje qe kishte te bente me Veriun dhe Serbine kritikonte udheheqesit kosovar. Tani qe ai u be udheheqes te njejtat “gabime” qe i benin te tjeret i bene edhe ky, vetem se tani ai ka te drejte sepse i ben per te miren e Kosoves.
Kjo cike,del dhe na kerkon armiqesi te perjeteshme midis popujve!
Dhe kush do te perfitoje nga ajo?
Vec egersimit, capelimit dhe shperfytyrimit te paleve.
O sa mire me kene be be ish,o hej o hej.
Ne kohe te veshtira gjithe shtetet marrin ndihma por edhe njerezit e vecante.Te besh politike me fatkeqesite e ndihmat per te dale nga nje gjendje e keqe eshte dashakeqesi.Pse nuk e refuzuan keta kritizer Kosovar ndihmen e perendimit per te larguar sundimin e Miloshevicit?Znj.Kimete po u jep (per mendimin tim) hakun te gjitheve pa anesi.
….se prandaj jemi kaq poshte sot por dhe per injorancen gjenetike qe ne kemi, shume vende ishin nen otomanizmin por kombi shqiptar sndryshoi dote eshte skandaloze te degjosh ulurima nga xhamite ne mes te europes.Serbia ste mbajti 500 vjet , te dha shkolla ne gjuhen shqipe te lejoi te flasesh e kendosh shqip etj