Show opozitar me Tampona

18 Prill 2020, 13:50Blog TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Nga do të hiqen dhjetëra e qindra milionat e eurove , që kushton rritja e tamponimit për corovid-19, që po propozohet pa pushim, duke kërkuar që ne, Shqipëria të arrijmë nivelet e Gjermanisë etj. Kjo po thuhet, kur dihet, se buxheti ynë ka nevoja të tjera pa fund, ka prioritete që lidhen direkt edhe me covid-19, me rritjen e rezistencës së trupit ndaj virusit, që është më kryesorja: tamponi nuk mbron direkt!!!

Çdo shqiptar që guxon të dalë e të japë mend, duhet të njohë gjendjen skandaloze të spitaleve dhe klinkave të lagjeve, të njohë faktin se dhjetëra mijëra familje janë në gjendje vdekjeje nga uria, nëse buxheti i shtetit nuk i ndihmon! E rregullimi urgjent i gjithë këtyre, është shumë më parandalues për covid-19, sesa “tamponimi gjerman”, që nuk bëhet dot në Shqipëri, sado miliona euro të shpenzojmë sot.

Tamponat kanë rëndësi të madhe në vende ku të dhënat nga tamponimi i popullsisë, nuk shërbejnë vetëm për diagnostikim, por shkojnë edhe në grupe shkencëtarësh të virologjisë. Këta shkencëtarë, tek ne janë nja “dy vetë”, kurse te vendet si Gjermania, Italia, a ShBA etj., shkencëtarët e virologjisë etj., janë me qindra në çdo vend!

Të dhënat e tamponimit përdoren nga ta qindra shkencëtarë, për të ndërtuar skema, diagrama, harta etj., për një vend të caktuar, nga të cilat ndërtohen variante qëndrimesh e strategjishë që duhen ndjekur, të cilat i paraqiten qeverisë, që ajo të marrë vendimet e saja përkatëse për të luftuar virusin. Kjo rrugë praktikisht nuk ekziston në Shqipëri, në kuptimin e dhënies së produktit shkencor që duhet, mbi bazën e tamponimit.

Tamponat këtu te Shqipëria jonë, do të shërbenin vetëm për një “show me tampona”, për t’u mburur: ja ku i kemi dhe ne! Po, e kam dëgjuar atë të OBSh që përsëriste “test, test, test”, dhe edhe ne po bëjmë tests, sepse bëhen edhe pa tampona, edhe me tampona, por aq sa është e arsyeshme të bëhen!!!

Ne duhet të tamponojmë, por jo për të zëvendësuar gjykimet klinike rutinë në çdo cep të Shqipërisë, që zgjidhen fare mirë edhe pa tampona 150 euro/copa. Mos t’i djegim kot sot, tani, ato dhjetëra e qindra miliona euro që do të shpenzoheshin për “shkencën shqiptare me tampona”: le ta marrim shkencën të gatshme nga të huajt, deri sa të kemi rregulluar me ato para, shumë gjëra më të ngutshme.

19 komente në “Show opozitar me Tampona”

  1. Safet says:

    Po rri more koqe kanari veri nje tampon bythes e gojes dhe shijo karantinen. Po do te flasesh per kosto e shpenzime hiq tamponin e gojes e fol e shkruaj per tenderat e vjedhjes se makave e vedhjeve spitalire nga nje firme farmaceutike farma net e euromedica me trefish e katerfish cmim blerjeje diten, e jo per tamponat qe ti tamponist flet me kompetence. Vetem ne kete vend qe po na e bejne ta mallkojme ndodh qe nje anonim pa lidhje me profesionin hap nje rrjet farmacish, I bene si rrjeti supermarketeve. Gjithe bota e lidh hapjen e nje farmacie me nje kusht te vetem dhe domosdoshem, drejtuesi teknik dhe pronari duhet te jene farmacist dhe vetem ne nje farmaci, kurse ketu lloj lloj cupelinash e karabushash me diploma si ato te plepave te juridikut dalin drejtuse inkubatori. Po kush meret me hallet e ketij vendi, keta pisa vetem per te vjedhur e kane mendjen. Haram haram.

    1. Bledi says:

      O Koqe, po te ecesh me trut e tu duhen nja 2 miliarde dollar per te ben test gjithe popullsise. E para ske laboratore edhe specialiste ti besh. Ku vende si Amerika edhe Gjermani kane ben analizat e me pak se 5% deri tani.
      Ne skemi ase 1% te kapaciteve per te ben testim masiv jo me burime financiare.
      Pra mose be ham ham kot. Koqet koqe ngelen.

    2. Zak says:

      Po pse more njerez shani personin qe shpreh mendimin e tij, qe per dike është i drejte dhe per dike jo. Kesaj e thone “sulm personit/caracter assassination), pastqyre e një shoqerie ngaterrestate. Per mua z. Kopliku ka plotesisht të drejte. Dhe une qe Po shkruaj jam pikerisht në fushen e diagnozes mikrobiologjike .

      1. mik says:

        Zak – Ti ala nuk e kupton pse shajne keto njerez ? Jane njerez me frustrim qysh ne lindje. Njerez qe jane bullizu gjate gjith jetes se tyre. Njerez qe nuk njohin asnje norme shoqnore, familjare, pa tradite, pa senc sepse nje Zot e di se çfar skenash te turpshme kane pa gjate rritjes se tyre ne familje.
        Shikoje komentuesin Safet psh : Autori shkrimit ban fjale per abuzim fondesh ne tampona, ndersa Safeti i thote : koqe kandari, vej temponat aty e ketu ……. !! Pse nuk shkruan per tenderat e vjelljeve spitalore . . . . ! Sikur ajo ç’ka thote autori i ketij shkrimi nuk asht e njejta gja !!!
        Ti e kupton se me çfar njerezish ke te besh ketu apo jo ?!!
        PS : T’lutem, komentin tim mos e merr si pergjigje direkte. Asht ma teper per komentuesit banal.

        1. vang says:

          mua me duket se z.KOPLIKU KA TE DREJTE QE THOTE TE MOS bejme shpenzime te kota sepse kemi shume nevoja me te nguteshme per te perballuar varferine.Nuk do rrime te degjojme listat e propozimeve te PD qe ska pune tjeter dhe nuk do tja dije se nga doti nxjerri qeveria aq para sa thote ajo qe te duket se interesohet per popullin.QELLIMI i saj eshte te aktivizohen ato laboratoret privat qe i kane eksponentete PD.

    3. Zamiri says:

      Ti je sali sheqerja

  2. Tan_Tironci says:

    Ti mundi te besh test tamponi sot, e del negativ…. Qesh, dhe Fillon e ben jete te shkujdesur.
    Pas nje jave shtrohesh ne spital dhe fillon e I lutesh zotit.
    Kta kujtojne se tamponi te jep imunitet, lol.

  3. faro says:

    Vlerësim profesional!
    Pse opozitës I mungone keto ide mireberese?

  4. Arqile says:

    Te lumte zoteri .Shkruan dhe analizon me kujdes dhe te ze vrnd llafi fjela thote populli.Sa per ata qe gjoja jane opozita se kurre nuk mund te jene te vertetit e kesaj pale .Ata qe kerkojne tampona per kedo eshte apo jo verter me corona virue 19 .Ti ke shume te drejte qe bejne show.Ta zeme se eshte ashtu dhe Sala apo kushdo prej sojit te tyre e ndje veten te semure me viris le ta provojne te pellasin dia here tek 127 te provojne por une ju me bindje qr tamponi do ju brhet dhe si do dalin pozitiv apo negativ psnvaresisht se une me falni do te isha

  5. ?? says:

    FALEMINDERIT QË SHKRUAN, ZOTI BASHKIM .
    I MUNGON POPULLIT OPOZITAR .

  6. Nik says:

    Shkrim me argumente bindese, jo si Luli qe fluturon me Tritanin në …
    Flm dhe respekt per Z. Kopliku.

  7. taku says:

    Ceshte ky llafollog i kuda ndudhur.
    Mosha ben te veten dhe ky fut Uje nga te gjitha anet !

  8. dashamires says:

    Nuk e kuptoni o njerez te TemA se i beni nder opozites kur i nxirrni kete plak matufin Bac gagacin per ta sulmuar?

  9. Virusi says:

    Logjik e drejte, financiare dhe shkencore. Shtetet I ndertojne politikat sipas takatit, po dhe kultures e tradites. E ka mire zotria, mos shani kot.

  10. Kritiku says:

    Z.Kopliku ka shume te drejte ,per mua.Me te drejte thuhet qe mundesit per te testuar te gjithe eshte nje shpenzim qe mund te behet per dicka tjeter.Kushdfo te ishte ne pushtet,edheSaliu,nuk do te kishte bere me shume testime.

  11. Flasim me shifra dhe jo pordhe says:

    Shifra pa koment
    USA 715,105 te inferktuar dhe 3,616,554 teste pra 5.1teste per nje te inferktuar
    Spanja 191,726 te infektuar dhe 930,230 teste raporti 4.9 me nje
    Italia 175,925 te infektuar dhe 1305833 te testuar me 7.4 per nje
    Gjermania 142,569 te infektuar dhe 1728357 te testuar me 12.1 per nje
    Shqiperia 548 te infektuar dhe 5311 testime , pra 9.7 teste per nje

  12. specialisti says:

    Zotni Kopliku, ke te drejte.
    Dicka duhet te kene parasysh komentuesit.
    Buxheti i vendit tone nuk eshte sa i Gjermanise.
    Gjermania dha fonde me qindra miliard euro per situaten.
    Ne deri ne qershor do te humbim nga buxheti, gjysem miliard euro.
    Me buxhetin e shtetit paguahen rreth 650 mije pensionista, ndihme ekonomike, invalidet, punonjesit buxhetor, aktivitete te domosdoshme , pastrim, gjelberim, mirembajtje, ushtri, shendetesi, polici etj etj.
    Qeveria hoqi 500 milion euro nga investimet qe do beheshin kete vit.
    Pa investime , nuk ka rritje ekonomike e zhvillim.

  13. Konjak says:

    Qeveria ka zgjedhur nje nga menytat , qe i eshte duk me efektivitet ,por edhe pa shume shpenzime , per evidentimin e te infektuarve me korona , dhe mir ka bere . Por edhe opozita -sigurisht- eshte perpjekur te jap variantin e saj , per gjurmimin e koronas , ne nje mase me te madhe te popullsise ,- te mundeshm- , per te qenur te infektuar . Nuk besojse ndonjera pale , kerkon ti fut uje nen rrogoz , pales tjeter , e keshtu te shkaterroje shendetin e popullit . Te mos marrim , leviziet e paleve politike , per zgjidhien e problemeve , si qellim keqia ! Sigurisht , variantet e zgjidhies se problemeve , jane te shumta e te shume llojsheme , por -ne rastin konkret – qeveria , si pergjegjese direkte , do te zbatoje ate qe e mendon si me me efektivitete . Kush do ta quante te gabuar , evidentimin e te infektuarve te 10 diteve , brenda nje dite ?. E lehte eshte te vjellim vrer , per cilendo pale politike ! Por teper e veshtire eshte , te predikojme ,dashuri ,respekt e marrveshie , kur -me sjelliet tona te pa ekulibruara – , kemi mbillur c’do ferngji , me sado pak drite jeshile , per marrveshie . Faleminderit .

  14. LULJA says:

    Zoteria ish minister ka te drejte komentusi i pare nje njeri naive dhe i pa ditur meret me komunistin berrisha do behet berrish nga mendja fare
    Ju i thoni tampone ne ne lux.. i themi teste
    E para testi eshte i shtrenjte dhe jo remboursable nga shteti ketu eshte 65 euro por duhet nje ordononce nga mjeku 37 euro i bie 102 euro
    E dyta nuk eshte fiable saktesia shkone deri ne 60 %
    E treta nuk munde asnje laboratore ta perballoje nje volume pune
    E katerta duhet nje lende radioaktive qe vjene nga kina per kete analize se kudhtone dhe do kohe ta maresh .
    PD si gjithmone flete kot kerkone edhe ne kohe epidemie te beje politike po askushe nuk e besone me partise se derrve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje