Në fund…, nuk është virusi

16 Prill 2020, 17:59Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Tani në fushën e ‘luftës’ ka plot lloje njerëzish:

Ka idiotë që thonë se ‘jam me gjak shqiptar ose etiopian’ e nuk më zë virusi; ka qeveritarë që i ka zënë hera e duhet t’ia dalin me çdo kusht se ndryshe nuk ka as vend për varreza; ka kritizerë vrasës që pas sodit nuk i hyjnë në punë as dreqit; ka shumë njerëz të mençur që rrinë në shtëpi dhe presin të dëshmojë prova…,  ka edhe shumë naivë, o zot sa shumë naivë ka kjo botë- fatmirësisht.

Në fundin e tunelit të luftës shumë pak do të jenë siç janë sot: Shumica do të shikojnë se virusi ishte- sigurisht, por lufta nuk u bë për virusin.

Studiues, mendimtarë e analistë në botën Perëndimore kanë mundur ta shikojnë nga larg pathogenin. Media konservatore, (dhe shekullore në moshë), në Britaninë e Madhe, sot e quante ‘Corona wars’ në vend të ‘coronacirus’. Lufta ‘e koronës’ nuk dihet ende se çfarë do të sjellë.

A do të sjellë luftë mes Trump dhe Xi, dmth., luftën ‘e dytë të Ftohtë?!

Kjo është ajo çfarë duket më afër. Disa naivë mendojnë se Kina do ta fitojë luftën e ‘coronas’. Madje edhe gazetarë amerikanë të CNN, u tronditën ‘nga racizmi’ kur Trump e quajti ‘virusi kinez’- një realitet që po mbin mbi tokë çdo ditë. Kina, prej kohësh, kishte hyrë në rrugën e Luftës së Dytë të Ftohtë, me qëllimin që të fitojë hegjemoni globale, mbi Rusinë e të tjerë, si superfuqi e kohës. Por përdori të njëjtat rrugë si edhe Bashkimi Sovjetin: propagandë, fshehje të të vërtetës, konspiracion anti- Amerikan, rekrutim të shkencëtarëve, mizori ndaj armikut brenda vendit edhe në kontinentin tjetër…, dhe ekonomi të dobët.

Kina bëri hapa tmerrësisht fatalë, sidomos ndaj popullsisë së vet. Me virusin e gjeneruar në provincën Wuhan, udhëheqja e Kinës mund të mos dalë kurrë nga cikli ‘coronavirus’. Në radhë të parë bëhet pyetja si do t’ia dalë ekstradimit të qindra miliona njerëzve të infektuar. Kina e bazon ëndrrën hegjemonistë në ‘Luftën e Ftohtë’ në një realitet të dukshëm të shumicës së mallrave që prodhon për Perëndimin. Por ku bie besimi i kompanive të Perëndimit pas betejës me koronavirusin? Rënia e Kinës është realiteti më i dukshëm… A do të ketë supermaci globale të Kinës? A do të ketë një Luftë të Tretë të Ftohtë? Cili do të jetë me cilin? Këto përgjigje priten menjëherë sapo ‘të hapen shtetet’ pas virusit.

Kur isha 20 vjeç, ishte më keq se sot- thotë filozofi francez Bernard- Henri Lèvy…

…por atëherë nuk u bë ‘luftë’. Kur Lèvy ishte 20 vjeç, do të ketë qenë diku viti 1968 dhe ai flet për një pandemi gripi ku në gjithë botën vdiqën afër 1 milionë njerëz. Atëherë nuk foli askush për ‘luftë’. Sepse në atë kohë të ‘luftës së Ftohtë’ armiqtë ishin secili në pozicionet e veta dhe kishin emra e fytyra, kishin armët, synime të shpallura. Atje ishte Bashkimi Sovjetik, në anën tjetër Shtetet e Bashkuara. Atje ishte Japonia, në anën tjetër Koreja. Atje ishte Algjeria apo Magrebi dhe në anën tjetër ishte Franca… ‘Ishte një rrezik po kaq serioz sa sot, por jo me këtë reagim’, shkruan filozofi francez… Sepse tani armiqtë nuk janë përballë, as të dukshëm, as të shpallur. Sot Kina ka shpallur ‘socializmin me ngjyra kineze’ si teori lufte për hegjemoni globale, por në fakt është një trajektore përtej ideologjive. Ndërsa Kina është sot e vetmja e shpallur hapur si ‘armik ideologjik’, të tjerët nuk janë shpallur. Sot në Cambridge dhe në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara ka më shumë marksistë se në gjithë Kinën. Evropa është plot me marksistë dhe burokratë. Shtetet e Bashkuara duhet të jetë gati ta fitojë sfidën në dy drejtimet: Kundër marksistëve të vet, dhe kundër marksistëve kinezë etj., që janë më të egër se ata sovjetikë. Fitorja e presidentit konservator Donald Trump mbi politikat ‘korrekte’ dhe bosh të liberalëve që po fundosnin ekonominë dhe autoritetin amerikan, tani prapë hyn në skenë… Cila do të jetë skena pas shuarjes së virusit? Kjo është çështja.

Sa shumë janë në krahun e kastave të vjetra sunduese, dhe sa në anën tjetër?

Kur presidenti Trump pezulloi fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit, o zot!, sa shumë zëra nëpër botë u ngritën kundër tij. Kishte edhe zëra që e quajtën ‘krim kundër njerëzimit’… Nëse kishe vullnet të dalloje cilët janë ata që duan ‘status quo’ e kastave të vjetra me sloganin ‘mos na prish rehatinë, pa në djall të vejë bota’,- që është tipike për burokracitë e vjetra sunduese që kanë përfituar pa masë, atëherë në këtë rast ishte e qartë. Përfaqësuesit e kastave të vjetra as nuk e bënë pyetjen se çfarë po bën OBSH me ato fonde që gllabëronte nga Amerika… Përgjigja e vërtetë është: Me ato fonde fshehu bioarmën kineze kundër njerëzimit, bëri thirrje që njerëzimi të mos merrte masa kundër virusit, dhe të zhytej në katastrofë.. As desh t’ia dinte se taksapaguesit amerikanë i hiqnin ato fonde nga jeta e tyre për t’i hedhur ‘në lumë’; as se cili është ‘kundër njerëzimit’- ai që shpërdoron djersën e njeriut apo ai që e mbron. Shtetet e Bashkuara paguante rreth 1 miliardë dollarë në vit për OBSH: 500 milionë si fonde direkt, 116 milionë përmes OKB-së, dhe 400 milionë si ndihma vullnetare të popullsisë amerikane… Ndërsa Kina paguan vetëm 40 milionë dollarë në vit, njëzet herë më pak. Por Kina ‘nuk bën krim kundër njerëzimit’!…

Ndarja mes kastave të vjetra dhe modelit të ri konservator të qeverisjes ndodhet në një luftë e egër, që nga Shtetet e Bashkuara e deri në vendin tonë të vogël, Shqipëri. Virusi vdekës ndodhet në mes. Nëse do të fitonin kastat e vjetra dhe elitat e dështuara, politikat ‘korrekte’ demagogjike dhe opozitat dështake dhe bandite…, atëherë virusi do të kishte qenë rreziku më i thjeshtë.

… Por kjo është në fund.

 

17 komente në “Në fund…, nuk është virusi”

  1. Nji shkrim perfekt qe troket atje ku duhet sot
    ne epoken e Viruseve Politike .
    Rrofsh …

  2. edi says:

    Frrok kurva!
    Trump eshte kundershtuar nga gjithe Nobel Prioce ne US o kermill I pushtetit.

  3. Z says:

    Nuk jane naive Frok Cupi e aq me pak ti! Nuk ka shqiptar budalla! Jane te gjithe Dinake! Ti dhe Saliu bashke me liken apo Bashen dhe skota e urryer e tyre! “A je a ban vet”? thoshin Shkodranet! Ky qenie e peshtire, Cupi, kerkon te rehabilitoje veten!

  4. WuFlu says:

    “Sot ne Cambridge dhe Massachusetts ka me shume marksiste se ne Kine”, Evropa eshte e mbushur me marksiste dhe burokrate, kasat e vjetra dhe elitat e deshtuara, demagogjia e politically correct – te gjitha fatkeqesisht shume te verteta.

  5. Ervin says:

    Bravo Bravoo..!koherence ,arsyetim,llogjike..duhen hapur syte,e verteta eshte e fshehur thelle…

  6. Olimpia says:

    Frrok,shpesh per gjendjen brenda vendit kohet e fundit disa here ke shkruar sakte.Me mire vone se kurre .Sepse ishe nje nga ideologet e ngritjes se Berishes dhe berishizmit,fashizmit primitiv shqiptar.Nuk mendoj se je naiv.Por si katolik e kuptove me se fundi qe Berisha eshte thjeshte njeri pa asnje molekule shqiptare.Eshte gangsteri tipike primitiv fshatar qe eshte shume here me i rrezikshem nga gangsteret e periferive te qyteteve.
    Ndersa tema qe le marre sot persiper eshte plotesisht jashte kapacitetit,kultures dhe aftesise tende.Je bere filotrumpist i cuditeshem….E quan vehten konservator si Trumpi,pa e ditur ne se Trumpi eshte konservator….E quan Trumpin e ardhmja ,kur ne fakt me shume se gjysma e amerikaneve nuk e konsiderojne te tille.Shiko ne radhe te pare politikat e brendeshme te tij,teresisht ne sherbim te kapitalit te madh…Pandemia dhe menyra e perballimin te saj deshmon qarte.Besoj se i ke pare spitalet dhe te semuret e vendosur njeri prane tjetrit si sardelet…Besoj se i ke degjuar mjeket shqiptaroamerikane qe pothuajse te gjithe akuzojne Trumpin per vonesen ne pergatitjen e vendit kunder pandemise…Ata jetojne atje,ata e dine shume here me mire gjendjen reale…
    Sa per mendimet qe le per perplasjen Kino…Amerikane. natyrisht ke te drejte tende te thuash cfare mendon….Por te perpiqesh me pese fraza te kopjuara nga shtypi ultradjathtist te na mbushesh mendjen per problematiken e marrdhenieve,perplasjeve dhe te ardhmes midis SHBA dhe Kines eshte plotesisht amatoreske dhe jo reale.Ne radhe te pare duhet te kuptosh se politika amerikane dhe ajo kineze nuk komandohen thjeshte nga Trump apo Xi..Jo Frrok ,realisht SHBA dhe Kina ,pavaresisht nga perplasjet momentale,jane te destinuara te bashkejetojne.Kete e imponojne zhvillimet historike,ekonomike teknologjike,shkencore,politike ,shoqerore te te dy vendeve por edhe te botes se sotme.Ekonomia boterore sot funksionoje si nje e tere,pavaresisht konkurences.Pra edhe interesat e grupeve te medha ekonomike dhe mbijetesa imponon dominimin e marreveshje e mbi perplasjet.Nderkohe qe theniet e tua per nje ,,Kine te dobet,,,Jane thjeshte lajthitje amatore.Mjafton nje fakt,Kina sot ka shkencetare sa te gjithe vendet e zhvilluar perendimore dhe aziatike ,perfshi SHBA ,JAPONINE etj. Dhe sic thote nje studjues i njohur ,,Kina nuk eshte si ish BS qe u thoshte shkencetareve,beni nje shpikje ,ju japim nje dace dhe nje medalje..por beni nje shpikje dhe ju beheni milionere apo miliardere….Pra Kina Frrok nuk eshte socialiste….Se cfare eshte ne te vertete ,koha do te deshmoje.Nderkohe marrdheniet marrdheniet amerikane…kineze,pavaresisht nga perplasjet normale jane afro nje trilione dollare….Besoj se e kupton o Frrok…Jane interesat qe drejtojne boten ,jo sloganet ,,konservator apo liberal,,

    1. Hasoni says:

      Kina komuniste nuk mund dhe nuk duhet te bashkejetoje me Ameriken. Keto zhvillimet qe ke listuar ti, jane thjesht investime perendimore per te shfrytezuar fuqine shume te lire puntore ne Kine. Deri tani Kina ka vjedhur teknologjine dhe nuk ka zbatuar asnje rregull ne WTO se eshte konsideruar vend ne zhvillim. Export i vetem origjinal i Kines me aq shume shkencetare sic thua ti, deri tani kane qene vetem PANDEMITE MADE IN CHINA – TRE DERI TANI

      Ate qe po te thote Frroku nese e ke pasur mendjen, eshte se liberalizmi marksist, komuzmi jane neo skllaveri.

      Sa per ata emigrantet shqiptare qe jane bere doktora dhe vdesin per te dale pak ne televizor dhe te japin mend ne shqiperi me mire te mos i degjosh te shkretet se jane gjynah…..

  7. mendimi says:

    Me duket, Frrok, se kesaj radhe nuk e ke kapur mire fillin e aresyes.Qe te besh nje arsyetim te tille, ne radhe te pare duhet te dishe gjendjen realisht dhe jo hamendesime se pastaj edhe konklyzioni do te ishte i gabuar, ashtu si edhe mund te jete dhe ne kete rast. Ka shume versione se si erdhi, pse erdhi dhe kush e pruri virusin; per te ditur e dine por asnje nuk e thote nga ata qe e dine. Une s’di gje, por hamendesime si ti mund te bej, por nga e di ti se OBSH gllaberonte parate e Trumpit?! Ti ne shkrime te tjera ke qene briland, me rracional, pse sot keshtu! Une nuk mund ta theme dot mendimin tim me pak fjale, por sinqerisht dua te theme: bota qe jetojme nuk eshte e jona por e miljardereve dhe pasanikeve, ata e komandojne dhe ata e gezojne. Ne fatkeqesisht e kemi pranuar duke ngritur gishtat dhe kembet larte! Kapitalizmit sot i kane futur ca penicilina socialimi dhe e kane ngaterruar fare; njesoj si liri dhe te drejtat per bordellot sepse kjo demokraci qe i thone ka shume gjera nga socializmi qe ne e njohim me mire se keta dhe me keto u ka çuar nje perde njerzeve te cilet duan te shtyjne ditet deri sa te shkojne tek vendi i perhershem. Sot sundon paraja, ka vdekur shpirti dhe dashuria per njeriun, s’ka me moral dhe familje s’ka me shoqeri njerezore por turma te komanduar pa asnje lloj arme por me “te drejta” per te lehur rugeve e gjoja jane te lire te protestojne (te lutem sa kohe protestuan ne France?!). Pradnaj shikoje me drejte çeshtjen se mua nuk me lexon njeri, por ty dhe shoket e tu u lexojne dhe u respektojne. Bota zgjedh ne krye jo ata qe jane te pergjegjshem per te, te perkushtuar, por miljardere si Tramp, psh, valle ai eshte qe duhet te politizoje apo udheheq Ameriken dhe boten sot? Kjo eshte kriminale dhe ne e quajme demokratike. Ka rruge sot qe gjerat te rregullohen me paqe dhe me pahir, por s’ka njerez te pergjegjshem si ata mjeket e infektivit ne Shqiperi qe te emocionojne kur i degjon e te japin shprese per jeten! Bota eshte e larosur qellimisht per ta sunduar. Te verteten duhet ta shohim ne sy dhe mundesite jane te githa sot me mendjen, teknologjine dhe forcen njerezore per te perballuar ata qe e sundojne e nuk duan te ndryshoje. Jeta ka cikle dhe kesaj i ka ardhe radha.

  8. Ore says:

    E dini perse nuk e merr Usa Frrokun ? Se eshte i madh per Ameriken dhe eshte ekstremist konservator (ja heq dera, me breza kane ngrene nga nje here ne dite)

  9. Emigranti says:

    Frrok, ia ke futur kot, ky eshte mentalitet i kohes se gurit te ultrakonservatoreve amerikane. Dhe ultrakonservatoret jane njerez te epokes se gurit, nuk duan asnje ndryshim. Nuk do te kete supremaci te Kines, persa kohe qe kinezet e mirasimuar zgjedihn te punojne ne Amerike dhe jo e kunderta. Lexo Gideon Rachman ne Finacial Times per te sqaruar idete.

  10. Shqipe says:

    Trumpi po insiston te ndaje kosoven, kurse Zoti Çupi na e pershkruan si vizionar!
    Ndalja e fondeve erdhi ne momente kur trapi nuk justifikon dot gafen e mbylljes me vones te usa dhe vdekjen e mijerave vet. Dmth i hedh fajin OBSH , qe mos ta paguaje vete ne zgjedhjet e ardhshme; eshte e qarte perdorimi strumental per politik.

  11. Niko Shpiragu says:

    Me shume keqardhje mund te them se Z. Frok sot ka shkruar artikullin me te dobet te tij dhe ndoshta me te dobtin te gazetarise shqiptare per te pakten 10 vitet e fundit. E di shume mire se niveli i tij nuk eshte ky i ketij shkrimi, por e kuptoj se s’ke si shkruan ndryshe per tema qe te trembin kur shprehesh realisht se cfare mendon. Z. Frok nuk ka frike me nga Berisha , por ka frike nga ndonje e pa pritur qe mund ti vije ne se nuk fajeson Kinen. E di shume mire friken dhe e di shume mire nga mund t’i vije, prandaj qe te jete ne rregull ben ate qe bejne edhe disa kolege te tij sidomos te gazetes “Drita” si Sh. Murati. Nga Kina nuk te vjen vdekja, prandaj fajesoje se fiton edhe kredi dhe dukesh parimor.
    Z. Frok! Vazhdo te shkruash per brenda Shqiperise se aty je i sigurte. Mos u ngatero me komente per jashte se nuk i ben dot dhe te del fare boja. Ndoshta me kupton, por edhe ne se s’me kupton dot sot, besoj se do te me kuptosh ne te ardhmen. Per nje gje duhet te jesh i sigurte: Me zhgenjeve mua dhe te gjithe ata lexues qe kane mend. Ti ke qene analist, nuk e dija qe te pelqeka shume propoganda.

    1. I PABESI says:

      Ne fakt artikulli eshte shume i bukur dhe aktual.

      E pabesueshme, c’eshty ky sulm personal personal per nje artikull nderkombatar sa i semure duhet te jesh qe te arrish deri ketu ? Cfare lidhje ka Berisha me kete artillull o veshgjate aq me teper Amerika qe aludon ?

      E konsideron vertet veten me mend, ti qenke ndotje e ambientit, fatkeqesi natyrore. Cfare plehre….

  12. taso kume says:

    Frok , ke pene te shkelqyer i lexoj me qejf se je realist por me duket shume e bukur per ta besuar bemat e TRAMPIT ,kur DE NIRUA me origjine Siçiljane dhe 25% gjak ARBERESHI (SHqiptare ) e ka cilesuar Palaço kur nje tjeter ish ne kabinetin e tij ne SHtepine e bardhe ka thene : ne ate shtepi eshte nje elefante me mendje 5 vjeçari.Me duket absurde qe TRAMPI te ndryshoje sensin e rutullimit te globit,shiko kasapanen e KOSOVES e pregatitur nga ai dhe keshilltaret e tije ne gushinat “OVALE” te shtepise se bardhe.

    1. Star says:

      Shkrimi i z.Cupi per raportin e Kines me USA-n, dhe rolin e republikaneve ne drejtimin e shtetit Amerikan,eshte exselent. Kurse shkrimet e z.Cupi per problemet e mbrendshme te politikes ne Shqiperi lene shume per te deshiruar,per te vetmen aresye se Ai ka kaluar nje kohe jo te shkurter,si ideolog prane doktor mortjes,dhe duhet nje prononcim direkt per krye kriminelin e SHQUP-it, se qendrimi karshi tije eshte prove zjarri per gjithe politikanet dhe anal-istet ne Shiperi.
      Kurse per qendrimin e Trampit dhe rolin e tije ne drejtimin e politikes Amerikane eshte shume i sakte. Trampi po ben nje lufte te pashembullt kunder llumit me te madh qe eshte grumbulluar sot ne USA,dhe perfaqesohet nga demokratet ne kongres. Dhe eshte politika e drejte per drejte e Trampit qe po nxjerre zbuluar qe po e shkund boten,dhe po nxerr ne pah gjithe problemet qe shqetesojne sot sot Ate. Dhe veprimi me i fundit i Tije eshte bllokimi i fondeve qe Amerika i jep Organizates Boterore te Shendetsise. Kjo organizate sot eshte e koruptuar deri ne palce. Ajo eshte e koruptuar nga Kina dhe e influencuar nga udheheqja kineze. Te gjithe e dine se korona virusi erdhi fillimisht nga Kina,dhe udheheqja e ketij vendi nuk beri asnje veprim qe te lajmeronte boten per rrezikun e kesaj pandemije,perkundrazi kinezet si te pa sincerte qe jane ne cdo gje,bene cmos qe te mos dalin defektet e sistemit dhe mbajten ne erresire boten. Dhe te gjithe kete e bene ne funksion te vendosjes se hegjemonise kineze. Sot Kina drejtohet nga nje klike qe ne dukje eshte komuniste,por ne fakt eshte nje klike bastarde,kriminale. Cdo gje qe vjen nga Ai vend eshte fallco,si ne mallra dhe informacion. Duke qene ekonomi e centralizuar shfrytezon varferine e popullates per te arrite qellimet e saja.
      Dhe u desh ardhja e Trampit qe te dalin ne shesh gjithe pislleqet e kinezeve ne tregti dhe kudo. Kurse vendosja e tarifave per mallrat kineze qe hyjne ne Amerike ishte nje goditje per politikat e pa sincerta te tyre. Dhe ne gjithe kete nderveprim, eshte Organizata Boterore e Shendetsise,qe ne ceshtjen e pandemise, vete kryetari i saj i koruptuar bene nje vizite ne Kine ne kohen qe atje pandemija ishte ne kulmin e saj , dhe ne perfundim te vizites shprehet me superlativa per udheheqjen kineze se si e kishte menegjuar semundjen,ne nje kohe qe kjo e kishte mbajtur ne erresire plote boten per pasojat qe do te vinin. Trampi nuk eshte kunder ndihes qe duhet dhene kesaj organizate,por pasi te behet nje reforme rrenjesore kunder kastes se koruptuese drejtuese te saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje