Pse duhet të publikohen emrat e të vdekurve nga koronavirusi

15 Prill 2020, 09:41Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Është bërë tanimë pothuaj 1 muaj që zgjohem në orën 10.30 dhe gjëja e parë që bëj është të përmbush nevojën time për tu informuar me atë që ka ndodhur orët e fundit në Shqipëri.

Për fat të mirë ora ime përkon me orën  e “Konferencës për Shtyp” të autoriteteve shëndetësore apo qeveritare që kanë për detyrë të na përditësojnë me atë që ka ndodhur 24 orët e fundit.

Me pak fjalë na japin numrin  personave që janë testuar, numrin e personave që kanë rezultuar të infektuar dhe na japin e dhe njerëzit që janë ndarë nga kjo botë për shkak të koronavirusit.

Mirëpo nuk di  nëse keni vënë re një gjë shumë interesante të vdekurit nga koronavirusi autoritetet i japin me iniciale, të njëjtën gjë kemi bërë edhe ne gazetarët gjatë gjithë kësaj kohe, e kam fjalën për ata që kanë raportuar, gazetarët e portaleve, e televizioneve, edhe në edicionet e televizioneve nacionale kur jepen, jepen me iniciale.

Asnjë portret i tyre, asnjë fotografi e tyre, asnjë shkrim lidhur me viktimat e kësaj tragjedia ndërkombëtare.

Kjo është një gjë shumë e çuditshme, ky është një alamet rasti për të bërë shkrime, ku të tregohen historia sepse pas çdo viktime ka një histori humane.

Mund të ketë histori që janë shumë interesante.

Viktimat janë mësues, janë oficerë, janë pensionistë, të gjithë këta kanë patur historitë e tyre. Me shkrime të tilla do të bëhej edhe një gjë tjetër, do tu gjendeshin pranë familjeve të tyre, në rrethanat që këta nuk kanë mundësi as ti varrosin apo ti bëjnë një ceremoni varrimi.

Ne gazetarët, por përgjithësisht autoritetet kemi përdorur rëndom këtë punën e raportimit me iniciale, por në rrethana të tjera.

Ne kemi folur me iniciale për vajza që janë tërhequr dhunshëm në botën e prostitucionit, dhe kemi bërë mirë që kemi folur me iniciale, kemi folur me iniciale për fëmijë që janë dhunuar apo që janë përdhunuar.

Kemi folur me iniciale për ndonjë mësues që ka qëlluar apo ngacmuar seksualisht nxënëset e mitura, është një gjë që ndodh, këtë të fundit e kemi bërë sepse kemi dashur të mbrojmë familjet e këtyre personave që nuk meritojnë mbrojtje sipas meje.

Kemi përdorur inicialet madje edhe për personat që janë dyshuar se kanë kryer një krim, madje edhe një krim të rëndë dhe këtë e kemi bërë në respekt të një parimi të rëndësishëm të shtetit të së drejtës që quhet prezumimi i pafajësisë dhe që në thelb thotë: “secili prej nesh është i pafajshëm derisa një gjykatë të provojë të kundërtën”.

Dhe ja tani ne bëjmë të njëjtën gjë edhe me disa njerëz që po ndahen nga kjo botë për shkak të koronavirusit, për shkak të këtij kërcënimi global.

Secili prej nesh mund të ishte viktimë e këtij virusi, secili prej nesh mund të ishte në vendin e tyre.

Pra është një fatkeqësi e  madhe natyrore sic kanë qenë edhe tërmetet, sic ishte tërmeti i nëntorit.

Mirëpo gjatë tërmetit ne asnjëherë nuk harruam të japim emrin, identitetin e plotë të viktimave, madje të tregojmë edhe historinë e tyre personale dhe familjare.

Ndërsa me koronavirusin ne nuk e bëjmë.

Unë jam i shokuar nga kjo gjë.

Këta njerëz që ikin meritojnë nderimin e fundit, familjet e tyre meritojnë gjithashtu të nderohen duke u përmendur në raportimet që ne bëjmë.

Unë nuk e di kush e ka shpikur këtë modë, këtë modën me raportimin me iniciale në këtë rast por di që duhet hequr dorë nga kjo gjë!

Ata njerëz janë njerëz, kanë një identitet të tyre, kanë një histori të tyre dhe duhen përmendur me emër me mbiemër dhe me portret.

Kjo është një mënyrë për ti nderuar ata!

15 komente në “Pse duhet të publikohen emrat e të vdekurve nga koronavirusi”

  1. Mos u tall or k*r says:

    PIRDH pirdh dhe prit

    1. bac says:

      Ky eshte idiot SAFI.
      Vetem ne nje vend si Shqiperia nje individ injorant si ky eshte zgjuar me idene qe ti publikojme emrat e viktimave te CV-19
      Eshte nje ide morbide dhe qe per mua s’ka aspak te bej me respektin ndaj tyre por nje fallcitet opinionisti ne perpjekje per te hapur nje debat shterpe apo per te marre “like” apo edhe reagime kunder qe i shkojne per shtat karaktereve te tille qe kan nevoje per protagonizem te semure.
      Duke lene menjane anen etike, deshiren e familjareve dhe te vete viktimave, dhe faktin qe kudo ne bote emrat e vikitimave nuk jepen aspak nga autoritetet, nuk kuptoj se cfare do te sillte publikimi i emrave pervec nje kurreshtjes se semure e shoqeruar pastaj me hapjen e komenteve e debateve te kota lidhur me ta – mund te ekte persona qe do ti bejne biografine ketyre personave dhe familjeve te tyre dhe madje edhe nga ata qe do te bejne akuza dhe perhapje lajmesh te rreme per publikun. Askush nuk i pengon gazetaret dhe opinionistet si ky idiot qe te gjurmojne raste te caktuara – sic ndodh ne bote – dhe me konsentin e familjareve te bejne shkrime sensibilizuese lidhur me rezzikun e ketij virusi duke i bere edhe respektin e duhur individeve ne fjale. Shembuj te tille ka plot ne median e huaj ku gazetaret jo autoritetet bejne shkrime plot respekt ndaj viktimave dhe me efekt informues dhe edukues per publikun.
      Ana etike padyshim ajo qe eshte me e rendesishme dhe qe Nano duhet ta dije mire – por me dembelizmin e tij prej opinionisti nuk eshte perpjekur ta mendoje apo shprehe ketu. Nuk ka asgje heroike ne vdekjen e tyre – eshte shpesh tragjike dhe e dhimbshme per familjaret e tyre qe duhet te degjojne edhe brockulat e hajvaneve si puna e Nanos.
      Nderimi ju behet duke vazhduar te bejme me te miren per tu mbrojtur nga kjo pandemi dhe duke u perpjekur te jemi qytetar me te mire per familjarte tane, prinderit, te moshuarit e njerezit ne nevoje .
      Shkrimi i mesiperm eshte i turpshem dhe jo informues – ec nje perpjekje e mjere e nje opininisti te deshtuar per pak me teper protagonizem.

  2. Andi says:

    Or Koktul ! Albanistan !
    A din ti palogazetar ç’ështe sekreti medikal apo jo ?. Vetem ne Albanistan i mbushur me gazetaruce te tipit Kazan si ju ndodhin qe japin emrin e mbiemrin numrin e targes se makines etj etj dhe akuzojne personin pa pik turpi. Atehere qe edhe nje hajdut ka te drejte per intimitetin e tij deri sa fajesia te provohet ! Turp te keni qe nuk respektoni as sekretin profesional, as medikal as ushtarak as penal dhe as shteteror !
    Kurt behet fjale per ti thene te verteten balle per balle, kriminelit Dr Vdekja apo Like Fkloririt dhisni ne breke te gjithe dhe i shkoni edhe ne mitingje ,, dhe askush nuk ia bone pyetjen direkte p.sh Kush dha urdher per vrasjen e 4 deshmerove ne 21 janar 2011 ? Askush nuk guzon, dhe Sali Krimineli kapadaiset neper studiot e tullaceve tane – Kazane si me pas qen hero i shqipetareve dhe jo VRASSES !
    Nje keshille: Mos abuzoni me sjelljen tejet demokratike te Edi Rames, qe per mendimin tim do ishte nje Kryeminister i mire ne nje vend tjeter dhe jo tek ne qe na jep çdo liri. Shpresojme qe drejtesia shqipetare te fshije nga faqja e hisrorise edhe kriminelet e mesiperme por edhe sjelljet KAZANE te gazetruceve-tullace te kantines ne Tirone.

  3. Tani says:

    Shume e drejte dhe shume njerezore por edhe profesionalisht korrekte

  4. Ej belà says:

    Ti je idiot. Ka nje dinjitet edhe vdekja more trap. Vdekja e nje subjekti privat nuk ka pse te behet dukuri publike. Po ti nuk je as gazetar, por hajvan i mesuar te llapesh kot. Pasi ne gjithe boten gazetat jane organizuar me kohe per kete gje. Me shekuj te tere perpara se ti te zgjohesh nga gjumi. Nese gazetaret ne artikuj vene inicialet per respekt te viktimes dhe familjareve te vet, nga ana tjeter kane prej shekujsh faqet e nekrologjise. Ku kushdo mund te shprehe ngushellime per humbjen e nje personi. Keshtu qe ti mund te hedhesh nje sy tek njoftimet apo afishet e vara ne shtylla apo kendet e caktuara nga bashkia per publikimin e tyre. Mund te caktosh nje nga bashkepunetoret a kasnecet e programit tend per te vetifikuar emrat, meqe kane liri qarkullimi. Siç e sheh flet kot duke na harxhuar kohe ne. Po ti fli rehat. Se bota ecen perpara edhe pa ty!

  5. Leli says:

    Nuk jam dakort me Mu. Nanon ,sepse ka edhe njerez qe jane te vdekur por te pa kallur si puna e tij idoti kazani mediatik !

  6. I DO ME FOTO

    APO I MJAFTOJN VETEM EMRAT ?

    NE EMER TE KUJT INSTITUCIONI FLET KY MASKARA ?
    KERKON KY QE TE BEJ TASHME POLITIKE ME VUKTIMAT
    APO KERKON INFO PER PADRONET E TIJ QE PAGUAJNE KTE SHARLATAN
    PER SHKRIME TE TILLA IDIOTE ?
    PTUUUUUUUUUUUU RRACE MUTI
    SI MER NUK MENDUAN NJIHER KJO RRACE MUTI TE BEJ DICKA KUNDER
    PANDEMISE
    ‘E BASHKOHET SHTETIT ME MBROJT JETET E QYTETEVE
    POR SI ATA GJARPRINJT SPRUCOJN HELM MEDIVE TE DJALLIT !
    PTUUUUUUU KERMA

  7. intelektuali says:

    Sh te drejte ka z. Mustafa Nano. Nuk eshte turp te prekesh nga ai virus dhe do te perbente respekt nje menyre e tille “pershendetjeje”, meqenese nuk kryhet procesi funeral. nuk ka asnje sekret, pasi ne kushte te tjera do te vihej shpallja ne qytet e do te shkonin ne ceremonine mortore miq e te aferm, per respekt e nderim.

    cfare lloj njerezish pa mirekuptim e pa edukate jeni qe suleni me ofendime ndaj nje personi, kushdo qofte???
    Nese nuk keni simpati per ate si gazetar, nuk eshte nevoja te shani, thjeshte thoni mendimin tuaj.
    Prandaj eshte ne ate derexhe Shqiperia, sepse ka egersira e njerez pa edukate!!!

  8. Stape Pashi says:

    Ejjjj Muço, “kape” edhe ti një temë afife. Po ça kujton ti se aty e kanë mendjen njerëzit sot, a jepen me iniciale apo me emër emrat e të vdekurve. Shkruaj,ore burrë, për gjëra që i interesojnë njerëzve!

  9. Greta says:

    Shumica e komentuesve me siper,qe i sulen M.Nanos,tregojne nje nivel inteligjence pak me te ulet se te gomarit tim!
    Kjo qe thote Muci eshte mendim i tij dhe ju qener te zgjebosur nuk keni pse i hidheni siper duke dashur ta linconi ate!
    Jepini edhe ju mendimet tuaja ,qe lexuesit e tjere te gjykojne per secilin dhe te thithin ionformacionin qe jepet!
    Ju lutem,kthehuni ne qenie njerezore,se keshtu vertetoni se jeni kafshe!
    Ju mungon edukata familjare,kultura pa folur per nivelin arsimor!
    Kam qene kohet e fundit ne SHBA disa muaj dhe mbi te gjitha konstatova se tek te gjithe qytetaret amerikane ( qe pata rastin te njihesha dhe te shihja) mbizoteronte kultura e miresjelljes maksimale,respekti dhe edukata e tyre per njeri tjetrin,e folura me ze te ulet,deri ne mos shtremberimin e mimikes se fytyre etj!
    Dhe kjo nuk ka lindur vetvetiu,por mbi te gjitha vura re se edukimi qytetar fillonte qe ne cerdhe,kopesht e ne shkolla!
    Por shtetaret tane kur shkojne jashte shtetit nuk shkojne per te mesuar pervojen e tyre ne fusha te ndryshme,por mjaftohen sa per te dale ne foto me ndonje personalitet,qofte edhe te dores se fundit apo te mbajne ne ndonje fjalim kur i shpallin me porosi me cmimin qesharak “Honoris Causa”!,qe nuk ka mbetur njeri pa e marre!
    Kam degjuar,se kohet e fundit keto cmime po i japin edhe kryepleqte e fshatrave!

    1. Stape Pashi says:

      Greta, paske gomar ti?!?! Apo kështu quan veten po qe se je mashkull apo burrë ziun po qe se je femër.

  10. Tepelena says:

    Gazetari M.Nano ben nje nderhyrje per te permirsuar kulturen tone te cale . Eshte shume njerezore te jesh ne kete situate i ndjeshem kjo drame tragjike mund ti ndodh cdo njeriu sic edhe po shikojme eshte nje kohe e nje pandemie ku mjeksia u gjet e pa afte per te sheruar cdo njeri jeta mund te nenvlersohet nga indiferentizmi por keta qe humbin jeten jane njerez te cdo lloj profesioni kane nje jete nje lidhje shoqerore familje dhe nje fatkeqesi qe u preken nga nje dicka qe ishte nje llotari e pa parashikueshme respekt per kete vleresim qe ben ne media M.Nano qe te tjeret e kishin harruar se keta jane njerez me nje histori dhe vlera te ndryshme.

  11. I sakte Tepelena. Pse te mos nderohen ata qe jane ndare nga kjo.bote?! Te pakten tu shprehim ngushellime te petsonaliziara familjeve.

  12. Injoranti says:

    kam pare emra te listuar ne gazete
    per carsye kane qene ato?
    po te jete ciljeta, bleona rita ora apo ndonje tjeter do te kishte shkrime te tera
    publikohen moderatoret se dalin pa breke

  13. Zani Burimi says:

    Mustafa,
    Ke bere nje artikull brilant, por vetem “intelektuali” GRETA E NDONJE TJETER E KANE VLERESUAR TAMAM.
    Andej nga Dibra thone nje fjale: “Mos te rente ne koke, se pastaj nuk e harron kurre!” Duhet te jepen emrat e atyre qe jane ndare nga jeta, sepse ne keto kushte qe jemi nuk kemi se si te dime dhe te ngushellojme te afermit e viktimave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje