Edhe njëherë për “anti-amerikanin” Albin Kurti

14 Prill 2020, 10:22Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Letra e dy ligjvënësve të njohur amerikanë, drejtuar shefit të diplomacisë së vendit të tyre, na shërben për t’iu rikthyer edhe njëherë, këtu në fshatin tonë të vogël, debatit lidhur me anti-amerikanizmin e Albin Kurtit.

Kongresmeni, Eliot Engel, një mik i vjetër i shqiptarëve, siç u pëlqen ta quajnë atyre që në mënyrë të thjeshtëzuar e ndajnë botën në armiq dhe patriotë dhe Bob Menendez, anëtar influent i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, i kanë shkruar sekretarit të shtetit Mike Pompeo lidhur me politikat e gabuara që po ndjek administrata aktuale në raport me Kosovën.

Po të lexohet me vëmendje teksti, aty të tërheqin vëmendjen disa pika.

E para ka të bëjë me presionin arrogant që po ushtrohet mbi Prishtinën, ndërkohë që Beogrqdit i tolerohet vazhdimi i procesit diplomatik të çnjohjeve dhe blerja e armëve nga Rusia. Pra fakti se nga i dërguari special Grenell, ka një trysni jo proporcionale mbi palët, lidhur me arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje mes tyre.

E dyta, ajo që fshikullohet, është përpjekja për të marrë anë në luftën e brendëshme politike, madje kundër një qeverie të zgjedhur lirisht nga populli.

E treta, “amnistoht” çështja e tejkaluar e taksës kundrejt produkteve serbe dhe fakti se administrata Trump e ka përdorur vetë atë si një mjet të betejës diplomatike.

Së katërti, dy ligjvënësit demokratë, theksojnë se nuk mund të ketë një marëveshje shqiptaro- serbe, pa BE-në dhe kryeqytetet kryesore europiane.

Pra, po ti shikosh një e nga një, të gjithë argumentat e tyre, ato duken si të kopjuara, copy paste, nga beteja politike që po zhvillohet në Prishtinë. Por ironia është se pikërisht si mbrojtës i këtyre tezave, Albin Kurti, u akuzua si anti amerikan, ish partnerët e tij të LDK, hodhën në erë koalicionin, me preteksin se nuk donin të prisheshin me ShBA, taborët e zhurmaxhijve publikë, ngritën një stuhi në gotë, lidhur me rrezikun e një krize me aleatin tonë të madh.

Në fakt, në gjithë këtë tollovi ka diçka të vërtetë. Në administratën aktuale të Trump, që nga John Bolton e deri tek ish zëdhënësi i tij, Rik Grenelli, ka një thyerje të traditës Klionton- Bush që ishte shumë e favorshme ndaj Kosovës. Një doktrinë tjetër, apo qoftë edhe më thjeshtë, një nevojë e ngutshme për ti dhuruar shefit autoritar aureolën e pajtuesit të dy armiqve të vjetër, në prag të fushatës elektorale, kanë bërë që aksi i dipomacisë amerikane të pësojë zhvendosje.

Por, ashtu sikurse tregoi edhe letra e fundit, po ashtu sikurse kanë konfirmuar edhe analistë, politikanë e diplomatë prestigjozë përtej Atlantikut, të jesh i kujdesshëm, apo kritik ndaj këtij aksi, kjo i shërben interesit afatgjatë të Kosovës. Pra në thelb, të bësh atë që ka kërkuar Albin Kurti dhe Vetvendosja, për trajtimiin në baza reciproke me Sebinë, për një rol të domosdoshëm të BE-në dialog, për të mos nxituar me sytë mbyllur drejt shtëpisë së bardhe, në momentin ndoshta më të pavolitshëm për ne, më shumë se me anti amerikanizëm ka të bëjë me patriotizëm.

Askush në Prishtinë nuk ka të drejtë ti kërkojë asnjë politikani vendas të jetë më shumë pro amerikan se Eliot Engell, Bob Menendez, Daniel Server, James Pardeë apo qindra diplomatë të tjerë të administratave Klionton e Bush që çliruan dhe pavarësuan Kosovën. Të bësh këtë nuk je hiç me pak sesa një hipokrit. Të bësh këtë nuk ka të bëjë aspak me dashurinë e pakufishme për “vendin e madh të lirive”. Të bësh këtë, do të thotë që nën petkun e dashurisë për to, kërkon të fshehësh paaftësinë e shkëputjes nga kasta e vjetër dhe e korruptuar.

Letra e dy ligjvënësve, ashtu sikurse qëndrimet e dhjetra personaliteteve para tyre, kanë dëshmuar edhe njëherë se, pas fallcitetit të debatit me pro apo kundër amerikanë fshihet një kontradiktë tjetër, ajo mes të mirës dhe të keqes. Ajo mes atyre që duan ndryshimin dhe të tjerëve që kacavirren pas alibive për të ruajtur status quo-në.

Prandaj, e keqja e shfaqes në skenë të diplomatëve kaubojsë të tipit Grenell, nuk ishte se i ndau shqiptarët në pro dhe kundër shtetit të tij të madh, por se iu dha mundësi, maskarejve të vendit të tyre të vogël, ti kamuflojnë qëllimet reale nën mbulesën e interesave globale.

11 komente në “Edhe njëherë për “anti-amerikanin” Albin Kurti”

  1. drillni says:

    Dhe shoku Hysni e kishe ne qef ameriken fliste shume per te
    Andi nje gazetaruc me fame ne lagjen e tij
    sulmon ameriken fix si dajo i tij vetem per ti
    lepire bythen Albinit mbase del ndonje kocke ne kete
    karantin per te zhvatur ndonje leke,sigurisht kohe krize
    dhe andi i ka pasur te pamundur gjobat ndaj bizneseve per arsye se jane mbyllur
    Fliste dhe rakipi sot shok me andin se po i cmend edi rama ne tel
    ku pjesa e madhe e shqipetareve presi udhezimet e km

  2. Genti says:

    Shum shkrim i mire. Ja te presim dhe reagimin e telekomanduar te Meros tani….sa ti vij sinjali.

  3. Lush berbali says:

    Kudo ku fut hundet ti ,Bushat,e han mut,se nuk mund te rrish pa hanger,te del per keq.
    Mandej fillon justifikimet.
    Keshtu ia bere Lulit e Monikes kur ia mbushe mendjen te digjnin mandatet e te sillen si pordha rrugeve.
    Keshtu ia bere Albinit mendjen pordhe.
    I the se je i pakorruptueshmi,shpresa ,drita,babai i kombit te cilin shqiptaret mezi e paskeshin pritur te vinte.
    I the se je njeriu qe do te rrezonte Ramen,sidomos po te pinte kafe me ty,Bejten,Çim Peken,Bes Kollakun e Ilir Meten.
    I the se je gati zot.
    E more ne qafe…
    Sesi mund te jete kaq pordhac nje parti me 26 % te votave ,vetem ti e dije.
    E bere te fluturoje me presh…ashtu siç kishe bere me pare Lulin e Moniken ,ashtu siç fluturon edhe ti.
    Udhezoje prap tani.
    Ftoje per kafe ne bllok e rrezoje Ramen.
    Po ,pas coronavirusit ama,atehere kur ti te jesh opinionist ne syri tv per Shqiperine,e Albini per Kosoven.
    Ti gjithmone nisesh me ba nje pordhe te madhe e dhihesh ne pantallona.
    Keshtu ia ben edhe atyre qe te degjojne ty…

  4. Era says:

    Jam 100% me ju bushat. Tmeri qe po kap ate klase te koruptuar politike ne kosove,po arin deri aty sa jo te shesin kosoven’por edhe nene e babe.e kemi ne gjak e gen tradhetine,per interesa te grabitjes vjedhjes e poshtersise.

  5. ml says:

    Albin Kurti eshte se pari viktime e idealit te tij. E ka nji vizion romantik te politikes. Mendon se mjafton te jesh i drejt dhe te punosh per te verteten per me pase sukses. Por Amerika ka llogari ndryshe. Nuk e sheh Kosoven si nji aleat te veçante por si nji problem qe mundohet ta heqe prej çafe. Amerika mendoj se e arrtiti me negociatat mes thaçit dhe vuçiçit. Dhe kur Albin Kurti i kundershtoj vendosmerisht rezultatet athere nisin presionin per ta hequr prej pushtetit. Duam apo s’duam Donald Trump vendos per Ameriken dhe jo senator, gazetar, ish-diplomet, ish-… Dhe ket Albin Kurti duhet ma marre ne konsiderate. Nuk esht vetem e ardhmja e tij ne pushtet por e ardhmja e shiptareve te Kosoves per se paku 100 vetet e ardhshme.

  6. Gjyshi HYSNI KAPO says:

    QENKE KARE FARE PO LERE KRAHINEN E KOSOVES NE PUNEN E VEHTE O BOLE I HYSNI KAPOS PO NA RRUHET NE PER BOLSHEVIKUN KURTI PAK VUAJTEM NE NGA GJYSHI TENDE O KARE BLLOKU SHKO PIRDHU NE KOSOVE SE NUK PO NA RRUHET PER KOQEVARET

  7. fjalori i shqiptarit says:

    meso shqip i dashur
    https://fjale.al/antikrim

    ANTIKRIM m.

    Lufta kundër krimit. Policia e antikrimit.
    anti nuk shkruhet me vize

  8. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Te gjitha veprimet e Albinit jane antiamerikane.

  9. met bathorja says:

    albin kurti eshte e ardhmja,ndaj luftohet nga kasta e vjeter e korruptuar e Kosoves,si dhe nga disa langonj ketu ne Shqiperi duan te mbajne me zor gjalle korrupsionin. Por e kane kot,oligarket e majmur me gjak shqiptaresh do te groposen pa tjeter.

  10. Pilua says:

    Nje gje eshte per tu shpjeguar se si ka mundesi qe kryekrimi Berishe nuk e preku kurre familjen Kapo dhe pinjollet e saj!Ndaj edhe Andi bene sot kakerdhi kur duhet te ishte vene perpara pergjegjesise si bllokmen e sot derdellit sikur na ka sjelle demkracine ne kete vend!Apo ka gjak Saliu e per rrjedhoje eshte ne kategorine e mosprekshmerise!
    Me vile ne ate kohe si bllokmen me vile edhe sot di bllokqen!

  11. Jakup says:

    Bravo per analizen Andi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje