Unë po ia dal! Po ti?

13 Prill 2020, 19:29Blog TEMA

Nga Delina Malaj* 

Çdo të thotë “t’ia dalësh” në këto ditë? A po regreson apo progreson? Apo të duket sikur koha ka ndaluar dhe ti bashkë me të…

Sa herë ke menduar se ky ishte ndëshkim dhe sa herë e ke gjet veten në kahun e kundërt, që kjo ishte ajo që prisje prej kohësh dhe nuk e kishe kuptuar akoma…

Mendon se ky është një fillim fundi apo është një mundësi që po të jepet për ta nis dhe njëherë, por këtë herë ndryshe…

A mundemi ne të zgjedhim mënyrën si do e shohim gotën, gjysmë bosh apo gjysmë plot? Apo gota po zgjedh mënyrën se si do që të shihet?!

Unë po ia dal! Po funksionojë normalisht, po ndjek një rutinë që e krijova vet, ndryshe nga çdo kush Qw njoh apo shoh. Çdo ditë me duket vizualisht si dje por emocionalisht ndryshe. Kam gjëra peng që nuk i bëra, kam dhe skenarin se si mund t’i bëja ndryshe. Po mendojë ça do ndodh nesër, por kësaj here jo me siguri siç bëja. 

Po punoj, por më shumë me veten dhe për veten, sesa për pozicionin e punës ku isha. Atë pozicion që kurrë se kisha kuptuar sa pak rëndësi kishte dhe sa pa vlerë, apo sa vlerë paska pasur por prapë nuk ia dija vlerën. Gjithsesi po punoj dhe jam produktive. 

Po njoh veten në dimensione që nuk mendoja se ishin brenda meje por që qenkan dhe shumë të forta madje. Po mësojë të dua ato që kam dhe jo ato që mund të kisha! Po mendoj! Kisha kohë pa menduar nën hijen e reflektimit dhe jo të realitetit i cili më ekspozonte intensivisht para stimujve aq të larmishëm sa me çorganizonte dhe ato pak mendime stoike të krijuara, të cilat vërtiteshin rreth një trajektore 360 gradë. Jam produktive, e ndjejë! 

Jam e sigurt që po hedh një bazë shumë të rëndësishme në personalitetin tim, e cila mungonte. Për mua është regres në formë por progres në thelb. Për mua koha nuk ka stopuar, përkundrazi, po ecën më shpejt se kurrë!

Po ndëshkohesh? Edhe unë! Por po ndëshkohem duke kuptuar që kjo është ajo që prisja prej kohësh. Lufta brenda meje nuk është e thjeshtë, madje ndoshta ndër më të vështirat që kam kaluar. Tani gjendem në zgjedhje akoma më të vështira, të zgjedh çfarë të mendojë.

Dhe kohën që më parë përdorja si justifikim për zgjedhjet e mija, tani e kam armik. Po më jep mundësin të zgjedh çfarë të mendoj dhe po më bën të kuptojë që zgjedhjet e mija nuk vareshin nga koha, por nga një prirje e brendshme e cila kërkonte të hiqte përgjegjësit nga vetja dhe t’ia atribuonte faktorëve të jashtëm. Po vendos në peshore dhe po kuptoj që nuk po ndëshkohem, përkundrazi, po me jepet mundësia të vendos edhe njëherë çfarë të mendojë dhe si ta mendojë. Po kthehem pas dhe po kuptoj që çfarë po bëja deri tani nuk përputhej me “planet” e mija të fëmijërisë.

Po mbijetoja në një realitet që më zgjodhi dhe jo një realitet qe do kisha zgjedhur për te jetuar. Po më jepet mundësia të modifikojë skenarin e fëmijërisë dhe të imagjinojë të ardhmen time, ashtu si bëja kur isha fëmijë, por këtë herë në mënyrë konkrete dhe jo abstrakte. Për mua është ndëshkim, ndëshkim pozitiv! Për mua nuk është një fillim fundi por një mundësi për të shfrytëzuar!

“Më jepni mua një dhimbje dhe unë do t’ju jap një kryevepër”, dhe kryevepra e Dostojevskit është pikërisht shprehja që përdor. Cila është kryevepra ime? Nis nga me modestet , një buzëqeshje, një mendim pozitiv, një shprehje dashurie, një libër i lexuar, një film i parë, një pasion i fshehur, një analizë sipërfaqësore detajesh, deri te më e komplikuara, të kuptuarit që asgjë nuk është e përjetshme! Dhe të kuptojë që asgjë nuk është e përjetshme me rikthen te ato që në fillim i quajta modeste, t’i shoh si modeste por këtë herë me një shije tjetër.
Unë po ia dal! Po ti?

Më kthe përgjigje pasi të zbulosh kryeveprën tënde!

*Delina Mala ushtron profesionin si psikologe klinike.

15 komente në “Unë po ia dal! Po ti?”

  1. Revizori says:

    Gazetaret dhe ata qe botojne shkrime ne nje gazetë, normalisht pabuhen nga gazeta.
    Per shkrime te tilla, me duket se Tema paguhet nga shkruesi. Ndryshe nuk mund te shpjegohet niveli mediokër, pordhashitës.

    1. si mer Zot nuk u ben njiher njerez
      kta tipa sharlatanesh ,qe mir qe nuk kan aftesin te njohin
      asaj qe shkruhet ktu ,
      por guxojne edhe te bejne vleresime idiote !
      Vetem ne ate vend aty kam par un rrace te tille ,qe te urrej dhe luftoje
      te mireen ,te bukuren ,artin ,talentin .
      Zot i madhe cfar bakterie rrezikeshme eshte kjo ?!
      Qeka me e rreezikeshme e vet Koronavirusi .

      1. koz says:

        Nuk mendoj se shkrimi eshte medioker por nga ana tjeter nuk kuptoj qellimin e tij dhe ca me pak ate te botimit ne nje media online.
        Une besoj se ne prinicip kushdo qe shkruan, vecanerisht ne keto kohe te veshtira, eshte per tu pergezuar. Por meqenese te gjithe kane me teper kohe duhet edhe te presin e pranojne kritike.
        Ne reagim te komentve me siper dhe ne menyre modeste mua me duket se shkrimi duket si nje ese/hartim i nje zonje/zonjushe qe ne fund i ka vene edhe profesionin e saj si psikologe. Nuk e kuptoj relevancen e kesaj pasi ajo nuk shpreh ketu asgje te rendesishme lidhur me profesionin e saj.
        Sipas meje, Delina shkruan keut me emocione per menyren sesi ajo eshte duke ja dale mbane luftes ndaj/izolimit per COVID-19 dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe. Mesazhi i saj eshte pozitiv – nese shkruan ne FB e saj kjo do te ishte dicka mjaft normale.
        Kur botohet kjo ne nje media nacionale (me apo pa deshiren e saj) pret qe te kete njelloj perzgjedhjeje apo narrative te shkrimit – pra nga nje kontribues i zakonshem i gazets apo nje person publik/profesional. Per mua permendja e profesionit te saj nuk i ben aspak favor zonjes/zonjushes.
        Pasi si psikologe pret qe ajo te jape ca keshilla praktike per publikun e gjere – jo dhe aq absrtagime dhe reflektime te saj lidhur me sa me siper. Shijaqe te le ne fund, edhe pse ne menyren e nje provokimi pozitiv apo motivues – eshte qe une si psikologe po ja dal pasi di si te regrrsohem dhe progresohem, po ti qytetari i thjesht si do ja besh. Ne thelb mua me duket me teper si nje perpjekje vete-promovuese e zonjes dhe persiatje te prgjithshme ne keto kohe kolere.
        Pra ky shkrim, ne menyre modeste, do te kishte vlere ne nje rubrik te letrave/shkrimeve nga publiku, dhe si i tille eshte nje shkrim mese normal.
        Si shkrim i nje profesionisteje/psikologeje (e ca me teper klinike) nuk te thote asgje (ose fare pak – dhe vetem per Delinen) dhe besoj se ja vlen ta komentosh per edukimin e shkrueses (nese ajo denjon te lexoj komentet), te botuesit (nese eshte i prirur per te degjoej kritike/marre feedback nga lexuesit) dhe per lexuesit si pjese e debatit te hapur ku askush nuk ka te drejten sublime por thjesht shpreh ca opinione personale. Kedhtu besoj se zhvillohet nje debat normal

    2. Une_ says:

      Kete thash e une ne fakt pasi fola me vajzen qe e ka shkruar, normalisht duhet te paguhet… Po do ti mor bir qe e kane marre shkrimin nga diku tjeter, pa e pyetur fare kete vajzen? Me siguri niveli i shkrimit?
      Zemra, ty te lumte qe po ja del, se ketej verdall po ikim per lesh!

      1. ! says:

        Une_ ose Revizori,

        siqerishte me c’orientove me kte koment ,
        kur thua ,
        e kan marre nga diku tjeter shkrimin ,pa e pytur gocen !!!!!!!!!!!!!
        Un s’mudem te kuptoj kte gje ,nas eshte e vertet kjo qe thua .
        Perse e bejn kte gje ateher ?
        c’do te thote kjo ´?
        (nqs do ishte vertet kjo qe ju shkruani ktu,
        ju kerkoj ndjes per kometin e mesiperm )
        Nuk e kuptoj dot me ate Bote aty

        1. Une_ says:

          Me keni keqkuptuar! Shkrimi eshte i Delines, por eshte publikuar ketu pa marre miratimin e autorit.

          1. ! says:

            Une_
            aha ok .
            Me vjen mire qe me sqaruat ,
            sepse sinqerishte do ishte per te ardhur keq vesrioni i kekuptuar nga une me lart .

            (nuk e rregullojme dot median shqiptare ne ,sepse duhen shekuj te dryshoj njeriu shqiptare ,
            te kulturohet e mesoj te rrespektoj qorr Ligjin # i flasim murit )
            Flm. Klm i nderuar

      2. Rrespekt ... says:

        Une_

        KE SHUME TE DREJTE

        SIGURISHTE QE DUHET TE PAGUHET NQS X MEDIE I PERDOR SHKRIMIN E SAJ

  2. lexon dicka ,
    nji shkrim ,
    qe te impresionon per stilin e saj ,
    brenda se cilit luajn gjithe Aktoret e Filmit tend ,
    pasioni per t’ja dal asaj barriere i izoluar ,
    mbi ndjenja qe perplasen me forc ne gjoksin tend
    deshirat e deklaruara dhe te fshehta ,
    per dyshimet e tua e besimin se perjetsia mundet / besohet te jet simboli ksaj jete ,
    dhe papritur zbulon jopak ndjenj ,
    por dh talent – rrefyer para psikologjise ,
    perball dikujt qe guxon te vendose ekujlibrat e prishur te shpirtrave
    te ksaj Bote …
    e ti s’duhet patjeter te medoshe ne ate Kryeveper ,
    por besosh e duash ate ndjenje
    me syt e artit i cili pershkruhet nga ajo ndjenj ,
    te cilen ne e kuptojme e jetojme ,ateher mbasi e ndjeme me trupat tone ,
    brenda nesh edhe pse dyshimte pyet vehten ,;
    A do ja dal un dot pa ty ? (litrature ~ muze )
    Ate qe motivon jeten ,te perditeshmen time ,ate passion pa te cilen,
    anji motorr i brendshem s’punon .

    Inspirues shkrimi pikologes . lol
    kisha iden ne ate vend non c’e piu aimo che vivo .
    Bravo vertet …sinqerisht

  3. Bravo Delina Malaj! Eshte nje kenveshtrim tejet motivues. I shkruar thjesht, qarte dhe kuptueshem. Suksese!

  4. Injoranti says:

    nga vjen dhe ckuptim ka shprehja “ia dal” !
    ne nuk po dalim dot kjo thotw ‘po ia dal”

    1. Courage! says:

      Injoranti- se kupton dot “po ia dal” dhe sigurisht qe do e lidhi konceptin me “spo dalim dot”. Qe ta kuptosh dhe te mos vet-quhesh Injorant: “po ia dal” eshte gjithcka ndodh ne ekzistencen e gjendjes tende se brendshme, qe nuk eshte e kufizuar aspak, perkundrazi; “spo dalim dot” eshte kufizimi yt fizik me te jashtmen, pertej atyre mureve.
      Nese ti nuk sheh dallimin mes te dyjave atehere duhet te fillosh te punosh me shume dhe se pari me “emrin”!
      Ps: shkrimi vajzes (psikologes) mjaft motivues!

    2. Une_ says:

      Ajo po te thote qe ka marr leje permanente per te levizur ne cdo kohe, “na e ka futur” ne te tjereve! ??‍♀️

    3. “Un po ja dal !” – sipas autores se shkrimit ,pra Psikologes D.M
      ka te bej me Situaten qe neve jemi ,
      ne izolim ,
      pra si ja dalim ne -te shmangim efektet qe izolimi jep ke ne
      efekti qe sjell stressi ,vetmia, i rrethuar brenda kater muresh ,
      gjithe ai efekt qe godet psikon tone ne kte situate karantine etj ,
      qe ti un ai ajo ,
      mos te biem ne deshperim ,ne depresion pra ta perballojme
      me suksese kte situate ,
      pra si thishte i Madhi Heminguej ;
      Te bejme me te miren tone ,ne situatat e veshtira ,me te cilat konfrontohemi
      ne jete.
      (s’e di sa te ndihmova me kte shkrim te sqaroj ,por u mundova ta be ate gje) klm

  5. Injoranti says:

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje