Modeli i sukseshëm opozitar i “fshehur” brenda PD, por Basha promovoi eksperimentet “Salianji” e “Balliu”

13 Prill 2020, 17:30Blog TEMA

Nga Ylli Pata

Ndriҫim Mehmeti është një nga zërat e Partisë Demokratike që është atashuar të flasë në publik për ҫështjet e arsimit.

Është mjaft aktiv në mediat audiovizive, por edhe në portale të shumtë e rrjete sociale, qoftë ato pranë opozitës qoftë edhe media të tjera, ku si ekspert për arsimin vëzhgon ngushtë dhe në mënyrë permanente aktivitetin e ministrisë së Arsimit.

Është natyrisht mjaft kritik, dhe e ndjek me detaje ҫdo politikë të arsimit që nga shkollat, universitetet, problemet e mësuesve, e deri tek aktiviteti ditor i ministres Besa Shahini.

Duket këtë të fundit e vëzhgon aq me kujdes sa i vë re edhe frazat dialektore që përdor ministrja që ka ardhur nga Kosova.

Ky aktivitet i Mehmetit që është doktor me gradë dhe duket se ka një përvojë të gjatë si zyrtar i Ministrisë së Arsimit, ka provokuar pak ose aspak kundërpërgjigje të ashpër si nga ana e ministres Shahini, ashtu edhe prej stafit të ministrisë së Arsimit.

Madje është parë shpesh që pas reagimit të zotit Mehmeti, ka pasur edhe korrektime apo korigjime të ndonjë akti a veprimi, që nuk ka qenë ashtu siҫ duhet prej ministrisë.

Mehmeti, ka qenë aktiv edhe në këtë kohë të pezullimit të shkollave, ku për herë të parë, pa u praktikuar më pare, ka nisur një proces, ai i mësimit në distancë-online, i cili është mjaft i vështirë dhe shpesh ka hasur në komplikacione, si për mësuesit, ashtu edhe për prindërit.

Kritika e përfaqësuesit të opozitës ka synuar që të verë theksin tek thelbi i mësimit në distancë për të larguar atë që quhet promovim, apo propagandë thjesht për tu dukur.

Duke e ndjekur këtë aktivitet, apo të themi duel në distancë të një ministrie të rëndësishme siҫ është ajo e Arsimit dhe përfaqësuesit të opozitës, që mund të quhet edhe “ministri hije”, vë re se kemi të bëjmë me një proces jo vetëm normal, por një model tejet funksional i një opozite reale në vend por që ka qëndruar i “fshehur” politikisht në selinë blu.

Ku pa sharje, por me një kritikë të fortë mund të kryhet një proces jetik për një demokraci, siҫ është kontrolli i qeverisjes nga ana e një institucioni bazik i shtetit që është opozita.

Një model që i jep publikut jo thjesht një konstatim por detyron qeverinë të lëvizë, të korigjojë apo edhe të sqarojë pozicionet e veta.

Sikur gjithë këto vite të ndiqej pikërisht ky model nga ana e opozitës, padyshim edhe marrëdhënia e saj me publikun dhe zgjedhësit do të ishte më direkte dhe do t’i jepte njerëzve një mundësi zgjedhjeje pa i shantazhuar, siҫ ka ndodhur në 2017 apo vitin e shkuar ku zgjedhjësit u polarizuan rëndë nëpërmjet qëndrimeve ekstreme pas molotovëve dhe bojkotit të zgjedhjeve.

Kurse polarizimi i skajshëm i eksportuar edhe në media, e ktheu llogoren dhe bombardimin, si mënyrë e vetme të luftës politike.

Dhe si rezultat votat jepen si nga llogorja; pra ose me Bashën e Kryemadhin me shokë ose kundër tyre. Këtë polarizim e legjitimojnë edhe zëra të njohur analistësh si Lubonja apo Bushati etj, që antiramizmin e kanë kthyer në një ideologji, ҫ’ka nuk i përgjigjet një aspirate të njerëzve që duan nga përfaqësuesit e opinionit publik një analizë për fenomenin dhe jo thjesht të konfirmojnë qëndrimet e tyre për Ramën, pasi atë qëndrim e njohin të gjithë pa hapur gojën Bushati e Lubonja,

Leonardo Sciascia, shkrimtari i njohur italian nga Siҫilia, i cili ka qenë një luftëtar i fortë kundër mafias,  në kulmin e betejës së grupit të prokurorëve të famshëm të Palermos, publikoi një ese të tijën ku kritikonte “profesionistët e antimafias”, që duan ta kthejnë në mjet e qëllim, një fenomen i cili duhet të jetë i tillë vetëm si argument për të sjellë progresin dhe jo për të përdorur pakënaqësinë si qëllim në vetëvete. Ese që pati menjëherë efekt për të mos polarizuar një betejë por për ta sqaruar e përkrahur.

E sjellë në realitetin tonë, opozita krijoi madje operoi në mediat më të mëdha në vend sajime e ngjarje që rezultuan totalisht montime e fakenews, siҫ ishte ajo e “Babales” për shembull, kur fare mirë mund të përdornin modelin klasik të një opozite, që duket se e kanë konkret edhe brenda vetes së tyre.

Por Basha në vend që ta profilozojë opozitën me modelin e Mehmetit, ka lanҫuar eksperimente si Saljanji e Klevis Balliu që janë njerëz të shiringuar nga lobe politike e ekonomike, jo për të bërë opozitë apo dhënë ide politike, por për t’i shërbyer pikërisht qarqeve nga ata u pompuan për vite në panele e studio, që nga emisionet e shëndetit e deri tek spektaklet sportive, sa zhbënë ҫdo mendim sado racional që ata mund të kishin, duke prishur si imazhin e vet, por në radhë të parë atë të opozitës.

14 komente në “Modeli i sukseshëm opozitar i “fshehur” brenda PD, por Basha promovoi eksperimentet “Salianji” e “Balliu””

  1. Mahmut shqiptari says:

    Parti barbonash

    1. JOVAN BREGU says:

      EDHE KY ESHTE NJE MODEL,
      MODEL BABALE (SALJANI)
      MODEL FARIU NJE JAVE PACE
      KLEVISI.
      KEMI DHE MODEL RUSPIE
      MOS PYET TE TERA.

  2. Viktor says:

    Me Salianjin dhe GD kjo PD do shkoj per lesh ose do shkoj ne ferr, asnje shqiptar nuk shkon pas ktyre 2 kurvave.

  3. Shefqet Cela says:

    PENË SHUM E FORTË E ZOTIT PATA.JO VETËM PARAQITJA, POR SIDOMOS BRENDIJA KONSTRUKTIVE, PA ANËSI POLITIKE.
    QËËLON ME “SËPATË”; POR ATJE KU DUHET!

  4. "BOHOTINA" says:

    Nuk e kam ndjekur kete Ndriçim Mehmetin se nuk kam punuar ndonjehere ne arsim. i nje sektori tjeter mjaft te rendesishem kam qene, por nese eshte keshtu siç thote autori i shkrimit, qe nuk e ve ne dyshim, nga une si lexues Ndriçimi ka nje bravo te madhe.
    Sa per Salinjan, Balliu e kompani kane bere nje “veper” mjaft te demshme per OPOZITEN.

  5. Arsim says:

    Po. N. Mehmeti eshtë e vërtet zë kritik por jo gjithmonë hallakatja e tij është efikase. Në kohën kur ishte në ministri nuk ështl se nxori gjë në dritë. Një nga deklatatat e tij të fundit ishte ” mbresëlënëse” të mbyllet viti shkollor. Po nxënësve të klasës së.parë do ja mësoi Ndriçimi shkronjat e mbetura dhe mblefhjen ?

  6. haaaaaaaaaaahahahahahah
    Borati me bandeen karagjozav te Katundit
    Babablesh rrahamn

  7. haaaaaaaaaaahahahahahah
    Borati me banden karagjozave te Katundit
    Babablesh rrahamn

  8. Epidam ylylysi says:

    Pergezime z. Pata per arsyetimin e sakte. Duhet sa me pare te ndryshoje kjo lloj opozite. Nese Basha zhduk hijen dhe sjelljen Berishizem me opozite, ia shkurton ditet Rames. Opozita ka autoritete ne cdo fushe, qe mund te kundershtojne qeverine dhe bindin popullin per zhdukjen e Koalcionit Rama+PPP

  9. Protestuesi says:

    Kujt ia thua, more i nderuar, Ylli Pata?! Pede nuk eshte nje parti politike e denje, qe nga koha kur e mori ne dore nje i ashtuquajtur komunist, por qe na doli nje vrases, qe nuk e leshon pushtetin ”se jam saliberisha une” …dhe te gjitheve u ve hunë. Nje turp per te gjithe anetaresine ne kete shporte karavidhesh, ku te perbashket kane vetem harbuterine, egoizmin, makuterin, shpifjen, inskenimin, shkaterrimin, vjedhjen, vrasjet, pushtllekun dhe njemije te zeza.
    Tani u ka dale boja dhe ndryshku ka bere punen e vete. Keta nuk jane opozite, por mjerimi i opozites ne grup, per mjerimin e Shqiperise

  10. TIRONA says:

    Me keta trupeshq PD-ja ,i largon vitet kur mund te rregulloje “biografine”per pretendime serjoze!

  11. Kritiku says:

    Ne Ministrin e Arsimit ka shume nepunes qe nuk kane ndryshuar per shum kohe. sine shume vende te tjera.Problemi eshte t bejne punen dhe jo opozitarin.Lavderim per Mehmetin qe kritikon si gazetar punen e dobet te Ministrise apo Ministres.Sa per mesimin live duhet te kuptojme qe eshte nje menyre e re dhe e detyruar ne kushte te jashtezakoneshme.Kjo i sherben te mires se pergjitheshme dhe duhet te permiresohet qe te jete me efikases.Kjo do te bente te mos humbej viti shkollor,megjithese duhet pare opsioni i shtyrjes se mesimit edhe pas qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje