Nga Ilir Beqaj
Pyetja është më se legjitime. Përgjigja nuk është e lehtë. Të vetmet të dhëna të sigurta kemi numrin e të
shëruarve dhe numrin e të vdekurve. Të prekurit dijmë ata që janë të konfirmuar, por edhe dijmë që
janë dhe shumë të tjerë të paidentifikuar, pa simptoma, me simptoma të lehta, etj.
Dijmë edhe shkallën e vdekshmërisë së rasteve të konfirmuara (Case Fatality Rate).
Për të arritur tek numri sa më i saktë i personave të infektuar mund të nisemi nga Infection Fatality Rate
(IFR). Por edhe këtë nuk e dijmë dhe nuk do të mund ta dijmë deri në fund të epidemisë pasi të
vlerësojmë me testim imunologjik shkallën e infektimit të popullatës.
Megjithatë do të përpiqemi të përdorim studimet e bërë nga të tjerët. Studiesit kanë arritur në
vlerësimet se nëse në Kinë CFR ka qënë 4 %, IFR duhet të kenë qënë 0.66 % duke u luhatur në intervalet
0.38 % – 1.33 %.
Nisur nga të dhënat disponibël të rasteve pozitive, rasteve të shëruara, CFR në Shqipëri, mund të
vlerësohet se nëse sot janë 206 raste pozitive aktive të konfirmuara, duhjet të jenë gjithsej 1374 (nga
687 në 2404) raste apo 6.7 (nga 3.3 në 11.6) herë më shumë.
Ky është vlerësim nëse bazohemi vetëm mbi modelin kinez. Do të duhet të bëhen përshtatjet e
nevojshme sipas strukturës së popullsisë dhe CFR përkatëse të çdo grupmoshe. Por për momentin nuk
kam mundur të gjej të dhëna të incidencës dhe CFR sipas grupmoshave në Kinë.
Psh nëse do të ksihim të njëjtën shkallë infektimi si në Itali, vetëm nga struktura demografike do të
kishim CFR 9,5 % nga 12,5 % që e ka Italia.
Disa studjues bazuar në modelin kinez të përshkruar më sipër dhe strukturën demografike britanike
vlerësojnë se IFR në Britaninë e Madhe do të jetë 0,9 % (0,4% në 1,4 %).
Të tjerë studjues bazuar në këtë vlerësim të Britanisë së Madhe dhe strukturën demografike italiane
vlerësojnë se në Itali IFR do të jetë 1,14 % (0,51 % në 1,78 %).