Nga Artur Ajazi
Përgjatë ditëve të gjata të karantinës, natyrisht media ka kryer dhe përmbushur misionin e saj, ku nuk janë përjashtuar edhe lidhjet direkte, kryesisht me skype të emrave të njohur dhe të panjohur të politikës, artit, kulturës, biznesit, pushtetit vendor dhe qëndror, analistëve, etj.
Ajo që binte në sy, në çdo lidhje direkte me skype, ishte dalja para “bibliotekave” të mbushura me libra, biblioteka 2-3 dhe 4 kate, apo sa një faqe muri. Nuk kishte, dhe nuk ka lidhje direkte nga banesa apo zyra me këta emra të njohur, ku mos të bien në sy “biblioteka” e mbushur me libra.
A thua ti kenë lexuar vërtetë aq libra sa kanë në biblioteka, a thua ti kenë blerë vërtetë për ti lexuar dhe përvetësuar nga teoria në praktikë ? Rastësisht dëgjova para disa ditësh dy prej intervistave me dy persona të fushës së politikës, ose më qartë me dy ish-ligjvënës dhe një biznesmen, ku natyrisht në sfond kishin “bibliotekat” me 4 kate, të mbushura me libra.
Nga sa i njoh personalisht ata, nuk besoj se në jetën e tyre kanë lexuar deri në fund një libër, veç ndonjë reviste mode, apo reviste Living, por të kenë lexuar një faqe muri me libra, kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Mania për të kopjuar ata që vërtetë kanë lexuar dhe lexojnë, nxitimi për tu dukur edhe ata, si “njerës të lexuar” dhe intelektualë edhe në ditët e karantinës, është vërtetë qesharake.
Lidhja me skype, si çdo lidhje direkte, nuk do të thotë që ti, të kopsitesh dhe kollarisesh, dhe të dalësh para bibliotekës së mbushur me libra panairesh, dhe të japësh leksione mbi “pandeminë, mbi krizën, mbi qeverisjen, mbi coronavirusin”etj. Më të krekosurit rezultojnë ish-ligjvënësit mandatdjegur, që duan medoemos të kenë pas shpinës së tyre kur intervistohen në lidhje direkte me skype, patjetër “bibliotekën” e mbushur me libra dhe ndonjë picture, të madhe sa një faqe muri.
Madje para intervistimit, ata pyesin 3-4 herë edhe gazetarin në studio, “del qartë sfondi mbrapa meje” pa pyetur se çfarë përgjigje do ti japin pyetjeve. Ndoshta ngaqë e kanë të sigurtë, se çdo pyetje mbi “situatën” do të përkthehet në “sulm mbi qeverinë dhe kryeministrin”, mjafton të dalë në sfond biblioteka, dhe që njerësit të mendojnë se “ky qenka kokë e madhe ore”.
Dhe të mendosh se deri dje, këta tipa, këta “njerës të lexuar” me vila dhe apartamente të bollshme, me “biblioteka” të mbushura me libra dhe revista mode, që intervistohen live me skype, flisnin nga foltorja e Parlamentit dhe jepnin “mendime dhe vlerësime” duke lexuar traktin e pergatitur nga zyra e kryetarit, duke u kthyer në robotë të kurdisur.
Padyshim ata që i njohin, gajasen kur i shohin “kokat e mëdha” tek intervistohen live nga studiot e leximit, edhe pse ka prej tyre që diplomën e të mesmes, e kanë marrë pasi kanë blerë atë të shkollës së lartë. Atyre gjithsesi karantina u duket një shans i mirë, për të treguar para kamerave , veç të tjerave edhe bibliotekat me libra, si tregues “themelor” i kureshtjes së ndonjërit që akoma nuk e dinte kush ishin, dhe nga vinin “kokat e mëdha”.
o te lumte pena o Ajaz
imagjino kur del debili me biblioteken me libra dhe te shet pordhe firauni
debilat e PD nuk kane lexuar asnje liber vetem ate “berisha mes kasandrave” te autorit me fame socialiste faro balliu
Te lumte Artur Ajazi .Analiza shume e mire dhe zhume e sakte.Fevgo .Vasili .dreqi e djalli shpiken shkencetare shume te
medhenj e te medhaja mjafton te shanin qeverine dhe Edi Ramen.pa le te ishin pyka nga profesioni.Injorante qe gjoja ishi n shkencetare qe te thuash ti keta do e zbulojne vaksinen .pa le pa le ne amerike.ne itali ne France e kuvdo panvaresisht se ata por sidomos ato punojne ne punera per te mos i ofenduar me paga minimale e shume here ne te zeze .Na behen shkencetare se ju vijne pas avazit te sharjes se Qeverise sikurse duan te ashtuquajturit analiste si kallepi i Fevgos.Enit
.Cimit.LUBONJES E KOMPANI .
Sot po te pelqej se po shktuan te verteten o analiste i oborit te sultan surelit , do beje mire te na i thoshe dhe me emra te shihnim nese na perputhen mendimet .