Nga Edmond Arizaj
Polici i “Shqiponjave” meriton mirënjohje publike dhe gjithë shpërblimet e mundshme, plotësisht të merituara
Nuk duhet shumë për t’u kthyer në shembull, apo pak më folklorik, në hero. Mjafton të kryesh me përkushtim punën tënde. Prej më shumë se tre muajsh kemi heronjtë në të bardha kudo në botë dhe në Shqipëri, por sot kishim dhe një hero në blu. Polici i “Shqiponjave”.
Dyshoi, investigoi, reagoi, rrezikoi, arrestoi. Dhe jo një vagabond, a kokënxehtë dosido lagjieje, por një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht.
Nuk e di cfarë parashikohet në këto raste, por ai djali meriton mirënjohje qytetare, mirënjohje nga trupa e policisë, mirënjohje monetare, e pastaj ndoshta dhe gradim, apo si mund te jenë këto punët e policise. Ai ka treguar pikërisht karakteristikat e nje mbrojtësi të jetës publike: Inteligjencë, guxim, veprim, vendosmeri, ligjzbatim. E me këtë, ndoshta mund të ketë shpëtuar edhe jetën e ndonjë kolegu, qe dikur do t’i binte rasti të përplasej me këtë person të rrezikshëm e të armatosur.
Duhet bërë shembull, sepse na duhen shembuj të tillë. Na duhen shumë. Na duhen sidomos për rinine. Por edhe për të gjithë ata që punën e shtetit e shohin si parcelë ku mund të mbjellin e korrin në cdo stinë. Faleminderit për kryerjen e detyrës.
NJe Falenderim ,Falenderim Falendarim .
Shperblim , rritje ne pergjegjsi menjehere
Te lumte mor djale
NJe Falenderim ,Falenderim Falendarim . respekte dhe shoqeria ndjehet e mbrojtur .
Bravo i qoftë, kjo është policia që duam. Fatkeqsisht i ka shokët e rrall.
Bravo POLICIA…d
??? Bravo Policit ne fjale dhe gjithe Policise. Jane institucioni me i neperkembur, nenvleresuar dhe paragjykuar nga cdo qeveri.
Në të tilla raste trimërie nuk mjafton vetëm shpërblim dhe mirënjohje por një rogë e mirë deputeti deri sa të jetë gjallë.Kështu duhet të jeni gjithë policët.Deputetët për një mbledhje marin 2000 lekë të reja…
undefined
Sa mir do ishte tè kishim shum polica si ky i shqiponjave
Bravo policise ne pergjithesi dhe policit qe beri te mundur kapjen e kriminelit
Edhe une jam dakord qe ai djale i meriton te gjitha ,shperblim ,gradim etj
Bravo ky lloj polici ( per fat te keq , i rrall ne ditet tona ),
Duhet te vleresohet siç i takon.
Ai rrezikoi jeten e tij per interes te popullit .
Po su respektuan e vleresuan akte te tilla …mbetet qe te themi …BEJME SIKUR I LUFTOJME KRIMINELET.
Me ju ba nje pyetje, ju vjen keq?
Ky ishte ne Tirane çdo dite , jo ne Rrjoll te Malsis Madhe, kush e mronte, do ta shikoni pak, vetem pak , jo shume , se po te shikohet shum , do dalin ndonje deputet koqe, dhe do ti tregoni Popullit resultatin.
E kuptoni?
Eshte nje fjale e urte shume evjeter nqs. e ke degjuar: qeveria e ze lepurin me qerre.
Kete horrin e Lushnjes sa te dale nga spitali bejini formalitetet, mos leni brinje e kembe e dore pa thyer, lereni nja 2 jave pa batanije ne cimento dhe pastaj futeni ne qeli dhe hidhjani celsin ne det. Bravo policia, ketij djaloshi trim gjithe meritat dhe shperblimet. Kjo eshte policia qe do shteti dhe jo policia e kohes se kryegangsterit te pd leshelis Flamur Herman Grringut qe ngriti republiken e Lazaratit.
mirenjohje te thelle bravo per kryerjen e detyres tamam si i ka hije nje polici te vertete
Nice
Ai djale meriton shume..urgjent ngritje ne detyre, ngritje page.Ai do mesoj shume te tjere si vetja..ai dhe koleget e tij duhet ta dine qe mbeshtetjen e popullit po e po qe e kane ..por qe kane edhe te shtetit…qe fatkeqisht ne kete drejtim ka lene goxha per te deshiruar!!!!
Kjo eshte policia qe duam, falenderim pafund per policin e shqiponjave, respekt per te gjithe punonjesit e rendit qe duan dhe dine te bejne detyren sipas ligjit, respekttttttttttttttttttttttttttttttttttttttt.
Mbi te gjitha duhet ti ruhet anonimati dhe te merret ne mbrojtje sipas rregullave!
Bravo plicit po edhe ti Edmond bravo qe shkrojte per te bravo
Po ai tjetri ne te majte ca rri e shef me duar ne xhepa?
Petjeter qe duhet pergezuar per punen e tij . Dhe uroj qe te mos shitet siç ndodh shpesh her ktu tek ne
Cfare teorish jane keto, jo shperblim, jo gradim. Shume mire qe beri punen e tij, dhe te vleresohet natyrisht, por policet e mire ne cdo vend te botes nuk e bejne punen qe te marrin shperblim kur plagosin kriminelet. E bejne sepse kane sensin e detyres, duan te mbrojne njerezit nga te ligjte. E marrin parasysh qe puna e tyre eshte me koke ne torbe e dite per dite dalin ne mengjes pa e ditur nese do kthehen ne darke te femijet. Falenderime po, madje sa me shume te promovohen keto lloj sjelljesh, aq me mire eshte per shoqerine. Ta dijne kriminelet qe policet nuk jane gjithmone material barcaletash, apo qe mund t’i korruptosh kollaj. Por ta ndiejne edhe qytetaret qe jeta e tyre eshte e sigurt pikerisht nga ata qe e kane marre persiper sigurine e tyre. Por keto fluturimet me presh, jo te behet deputet apo te ngrihet ne detyre, jane reagime impulsive.
Duhet te jemi krenar.per keta djem dhe vajza te organizates se Policise se Shtetit.qe me profesionalizem.guxim.trimeri dhe perkushtim.arrijne te neutralizojne kriminele dhe keq beres te ketij formati.vetem mirnjohje.Falenderime
Nje Bravo..te madhe ketij policit qe kreu detyren dhe mirnjohje tè thelle. Shpresojme qe ky mostra tè tregoje shoket e krimit dhe shoket qe dekospironin operacionet e policise…….Faleminderit policise se shtetit…
Shiko kur te dali berishovici dhe te thote per kriminelin qe eshte i ndershem dhe kur te jete ne pushtet do ta beje hero
Mirënjohje pafund këtij POLICI TRIM dhe GUXIMTAR në krye të detyrës ! SUPER DJALË !! I BËJ thirrje QEVERISË dhe ZOTIT SANDËR LLESHAJ , që ti OFROJË menjëherë ngritje në DETYRË dhe mundësisht ti japë POSTIN e ZV MINISTRIT të BRENDSHËM këtij DJALI HERO dhe TRIM !! RESPEKTE RESPEKTE dhe vetëm RESPEKTE pér kétë DJALÉ ! RESPEKTE POLICISË së SHTETIT dhe QEVERISË !!! BANDITIT nga Lushnja i FUSNI PLUMBIN në GOJË mbasi ta ZBÊRTHENI dhe ti merrni INFORMACIONIN që ju duhet
KY POLIC I NDERUAR , DUHET TE BEHET SHEMBULL ME I MIRE ,ME ZGJUARSINE ,SHKATHTESINE , MPREFTESINE , ZOTESINE ,GUXIMIN ,E TIJ TEK CDO POLIC I SHQIPONJAVE .
NJE BRAVO TE MADHE .KESHTU DUHET TE JENE POLICET . RESPEKT !!!
Respekte punonjesit te policise, ne vecanti dhe pol.shtetit ne pergjithesi ! Kjo eshte kultura edukate dhe profesionalizmi qe duam i punonjesve te policise. Keta djem e vajza qe sherbejne ne keto struktura kerkojne vemendje dhe vleresim maksimal nga shteti dhe shoqeria shqiptare. Jane keta bij dhe bija qe perballuan me dinjitet ,gjakftohtesi dhe kulture profesionale tegjitha veprimet barbare,kriminale dhe percmuese te krimineleve “protestant” te strehuar ne radhet e doktorit te vdekjes. Jane po keta bij dhe bija qe pa kompromis dhe vetemohim ,pa marre parasysh rrezikun per jeten qe po perballen me kriminelet ne cdo hap te punes se tyre. Nje bravo dhe respekt maksimal pol.shtetit per frymen dhe brezin e shkelwyer qe po rrit dhe po edukon ne radhet e saj. RESPEKTE POL. SHTETIT! RESPEKTE TY SHQIPONJE SQIPTARE !
Nuk ma merr mendja ta keshe ndonje kushuri apo krushqi qe kerkon ta besh pse jo “hero”,ndoshta ky ekzagjerim eshte qe ti ulesh vleren akteve heroike!¨Padyshim qe polici ne fjale duhet te kete vemendjen si te Ministrise edhe te Rajonit perkates ku bene pjese duke e nenvizuar aktin e tij jo si heroizem por si kryerje te detyre se caktuar sepse ngaqe jemi mesuar qe policia e satrapit Berishe jo qe nuk perballej me kriminele por edhe bashkepunonte me ta duke krijuar bindjen tek qytetaret qe “ky vend nuk ka per tu bere kurr me rend”!Ndaj mos e ekzgjero kete rasi duke tentuar ta prishes figuren qe ai perfaqeson e uniformen qe mbart duke ” bere hero,pasketaj,duke i dhene shperblim,pastaj duke e ngritur ne grade a thua se u ndesh me bandat diversioniste qe kishin zbarkuar per te pushtuar kete vend e ky dha jeten per te mbrojtur atdheun!Shembull nuk eshte vetem po ta quash hero e ti japesh para per arestimin qe beri,por shume bukur e mire ka plot menyra ku brenda efektivit te policise se shtetit te evidentohet puna e tij si arritje e nje tjeter kohe duke i mbushur mendjen qytetarit qe sot vepron ligji kundrejt te gjithe atyre qe jane shkeles te tij apo edhe si asgjesimi i vrasesve me pagese si ky rast!Mua nuk me gezon fakti qe nje polic kapi nje kriminel apo keqberes por me gezon fakti qe policia eshte ne detyre ne mbrojtjen e qytetareve dhe eleminimin e atyre qe kercenojne jete te pafajeshme dhe prishin rendin!Per kete ndihem krenar!
Bravo polic shembullor se dhe mund te ish vrare ashtu si jane vrare keto 30 vje rreth 260 polic. Te perballesh me te tille kriminel nuk eshte aspak e lete. Shembulli i tije duhet te pergjithsohet.
Te lumte dora.Bravo.Si ty ka nevoje ky vend.Lufte me kriminelat lufte me korrupsionin..
Qoft i gabuar perciptimi qe perftoj nga foto!? Ne plan te pare polici hero qe ndeshet me vrasesin, ne perpjekje per ta neutralizuar ate, ne sfond nje njeri me uniformen e policit i cili shikon i qete perpjekjet e heroit per ta bere zap vrasesin!?
Qofsha i gabuar!? Ne fioto, ne fokus del polici hero i cili po perpiqet te neutralizoje vrasesin, ndersa ne periferi te fotos, nje njeri me uniforme polici i cili qetesisht shikon “spektaklin” e neutralizimit te vrasesit nga kolegu i vet!?
Bravo policia
Bravo..Policise…
Ai kolegu nga mbrapa…po e ndihmon me mish me shpirt duke mbajtur duart ne xhepa! ???
“Punon kali,qe te haje gomari…”.
Kjo eshte Shqiperia qe duam?!
Meriton vleresim maksimal nga strukturat drejtuese te Ministrise Brendeshme dhe Drejt.Pergj. te Pol. Se Shtetit. Presidenti te vletesoji Herojte e gjalle ne detyre.
Por mbi te gjitha duhet ruajtur identiteti i ketij polici hero…………
Bravo eshte pak ti thuhet policise dhe ne veqanti policit héro, urojme qe te kemi edhe gjykates “héro” , me qudit heshtja e bashes dhe vasillit, apo jane duke pregaditure ndonje padi kunder policit héro,policise se shtetit dhe minister Lleshajt, nese jo se i kapuri sot eshte ortak i tyre ateher sepse ka plagosur nje kalimtare rasti,do e shifni shqiptar te dashur kur te fillojne te dalin me radhe ne konferenca shtypi me dyer te mbyllura dhe me video babale, e gjitha si çdo here duke sulmuar policine ta shpetojne kriminelin nga burgu .
Respekte policit . Nje perfaqesues I denje I shtetit. Besoj se nuk eshte I vetmi. Do Zoti e behet Shqiperia. i
Heronjte nuk kane brire…
Po te vritej do ta benim deshmor patjeter.
Respektoni dhe promovoni vlerat o zoterinj !
polici i shekullit, nuk mendoj se do kete tjeter veprim me korrekt ne zbatim te detyres. por per fat te keq keta police jane braktisur dhe tradhetuar nga eproret e tyre qe jane ne mbeshtetje te fashos kriminale. raste kemi plot duke filluar nga erion ahmeti i policise rrugore e deri ne kupole.