Nga Ilir Beqaj
Testime, testime, testime masive! Kështu thërret opozita për ditë.
Askush nuk merr përsipër të thotë çfarë do të thotë testime masive. Ku? Si? Testime kuturu ?!
Po i kthehem kësaj teme përsëri. Grafiku i mëposhtëm jep në boshtin vertikal majtas numrin e testimeve për 1 milion banorë ndërsa në boshtin vertikal djathtas raportin e fataliteteve ndaj rasteve pozitive (CFR).
Italia dhe Austria kanë pothuajse të njëtin numër testesh për 1 milion banorë (respektivisht 13349 dhe 13408). Ndërkohë që Italia e ka CFR 12,7 % ndërsa Austria e ka CFR 2,1 % apo Italia e ka shkallën e vdekshmërisë 6 herë më të lartë se Austria.
Japonia dhe Korea e Jugut e kanë CFR të njëjtë (respektivisht 1,9 % dhe 2 %). Ndërkohë Korea e Jugut ka kryer 9310 teste për 1 milion banorë ndërsa Japonia ka kryer vetëm 486 teste për 1 milion banorë apo Japonia ka kryer 19 herw mw pak teste sesa Korea e Jugut.
Është evidente që midis këtyre dy treguesve (teste për 1M dhe CFR) nuk ka një korrelacion të drejtpërdrejtë.
Eshte e vertete qe nuk ka korrelacion sepse ju gabimisht keni marre ne analize dy variabel qe nuk kane nje koneksitet te drejteperdrejte matematikor apo fizik midis tyre, madje mungon edhe lidhja e terthorte. Testi nuk perfaqeson mjekim dhe as mase distancimi social apo izolimi, per rrjedhoje nuk sherben si ndryshore per numrin e fataliteteve (apo perqindjeve). Testimi ka nje funksion- depistimin masiv te personave qe jane te prekur apo nuk jane te prekur dhe ne kete kuptim, per ta lidhur me normen e fataliteteve sic e keni analizuar ju, ai ndikon ne percaktimin e sakte dhe evidentimit te shkakut apo shkakut bashkeshoqerues te fataliteteve, por jo se numri i testeve passjell perkatesisht rritje apo ulje te fataliteteve, ai thjesht percakton me mire arsyet e fataliteteve. Psh.nese marrim ne analize Shqiperine nuk kemi te dhena se sa njerez humbin jeten ne dite per shkaqe te ndryshme (sic e kane disa vende) dhe vetem mund te ngrihen hipoteza si arrest kardiak, grip i zakonshem, insuficenca te ndryshme, hemoragji etj. Nese do te kishte me shume teste per covid do te kishte nje evidentim me te larte te te semureve dhe per rrjedhoje edhe percaktime me te sakta te shkaqeve te fataliteteve. Per kete arsye ne grafikun tuaj, rezulton se vendet qe kane kryer me shume teste, kane edhe norma te larta fatalitetesh. Ata thjesht kane saktesuar shkaqet e fataliteteve. E ne perfundim numri i larte i testeve rezulton ne nje saktesi me te larte te normes se te infektuarve. Faleminderit. Shpresoj te publikohet.
Sa djalë inteligjent është ky.Beqjab!
I bën të tëra gjërat nga pak.
Vetëm njëren e bën me shumicë : Hajdutllëkun !