Zbutje e karantinës në javën e tretë të prillit?

9 Prill 2020, 14:05Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Me vendosjen e karantinës ndaj dallgës pandemike COVID-19, vetëm shërbimet dhe veprimtaritë prodhuese më thelbësore kanë vazhduar të funksionojnë në Shqipëri. Por karantinës duket se po i afrohet fundi. Sidoqoftë, OBSH-ja këshillon që zbutja e karantinës duhet të bëhet graduale, jo brenda një dite.

Zbutja e karantinës, sipas OBSH-së, duhet të fillojë vetëm pasi të mos ketë më raste të reja konfirmuara me COVID-19. Fillimisht duhen lejuar aktivitete ku nuk mblidhen shumë njerëz pranë njëri-tjetrit.

Sipas një modeli statistikor të Institutit Einaudi (të ndërtuar në fund të marsit), dita e parë pa raste të konfirmuara rishtas me COVID-19 në Itali do të jetë diku nga 8 maji (plus/minus 5 ditë). Ndërsa sipas një modeli statistikor të Institutit ACG (të ndërtuar në fund të marsit), dita e parë pa raste të konfirmuara rishtas në Greqi do të jetë diku nga 17 prilli (plus/minus 4 ditë). Ndërkaq, nga një kombinim i algoritmeve të mësipër (që i përshtata me të dhënat zyrtare të deriatëhershme për Shqipërinë), parashikova për Real Story të Sokol Ballës se dita e parë pa raste të konfirmuara rishtas tek ne do të jetë diku nga 15 prilli (plus/minus 3 ditë).

Në fakt, grafikët 1, 2 dhe 3 demostronjnë se trendi zyrtar i ditëve të fundit në Itali, Greqi e Shqipëri po ndjek pak a shumë trendin e parashikuar nga modelet statistikorë përkatës. Në qoftë se ky trend vazhdon edhe në ditët në vijim, qeveritë e tre vendeve duhet të vlerësojnë se cilat aktivitete mund të lejohen pasi të mos ketë më raste të reja të konfirmuara me COVID-19.

Një ndër aktivitetet që mund të lejohet (pa rrezik të lartë) mund të jetë futbolli i luajtur pa tifozë, por i transmetuar në televizion. Në fakt, klubet e Bundesligës gjermane kanë filluar stërvitjen në fushat e tyre me grupe 5-6 futbollistësh, për të kaluar më vonë në stërvitje të plota dhe në ndeshje pa tifozë (gjithnjë duke u kujdesur më shumë se zakonisht për higjenën personale të futbollistëve e stafit teknik) .

Të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe klubet tona të futbollit në ditët në vijim, në mënyrë që të jenë gati të zhvillojnë ndeshje pasi të mos ketë më raste të reja të konfirmuara me COVID-19. Pavarsisht se ndeshjet pa tifozë dhe me kujdes ekstra për higjenën mund të mos jetë aq emocionues sa derbi i fundit i kryeqytetit, vetë rifillimi i kampionatit dhe transmetimi i tij në televizion do të ishte një shenjë e rikthimit në normalitet. Një normalitet që po na mungon shumë nga ana psikologjike…

8 komente në “Zbutje e karantinës në javën e tretë të prillit?”

  1. vilson naci says:

    Pse tek futbolli paska ngelur problemi me shqetesues o Z. Zaloshnja. Ketu flitet per ekonomine o Zoteri qe te mban gjalle se po ven cemimet e produkteve baze te jeteses per popullsin e gjere te pa perballushme me te ardhurat qe kane.

    1. koz says:

      Ky Zaloshnja eshte nje idiot dhe eshte turp qe i jepet kaq shume hapesire ne mdian televizive dhe ate onine. Une nuk e mendoj se e ben me dashje e qellim por duket se e ka bindur veten se e di fort mire se c;ka thote dhe se po i ben nder publikut shqiptar me GRAFIQET e tij IDIOTE. Ka mjaft te tille neper bote sot qe perpiqen ne meyren e tyre undividuale te bejne sense me grafiqet boterore – por shumica e tyre jane shume here me te zote sesa Zaloshnja, dhe te gjithe qe ume kam pare e lexuar jane mjaft te thjehshte (humble) per ta pranuar se keto jane vetem mendimet e tyre modeste. Mjafton qe Zalosnja ta thote kete gje ne fillim dhe finishin e cdo shkrimi te tij dhe do te ishte te pakten ne rregull me ndergjegjjen e tij.
      Shkrimet e tij lene shume per te deshiruar per nga niveli medioker i shkrimit dhe ai duket qarte qe merr statistkat profesionale nga bota dhe perpiqet ti pershtat keto per Shqiperine me stilin e tij prej nallbani, shpesh duke paraqitur grafiqe infantile per ato qe jane te dhena publike dhe me nivelin qe pret nga nje nxenes i 8-9 vjecares. Ne rastin me te lehte kjo mund te quhej nje vjedhje tipike intelektuale. Dallimi qendron qe Institutet shkencore/statistikore kane “manpower” – mjaft ekspert te mireffillte (pra jo vetem nje individ te paafte si Zaloshnja) dhe fuqi te nevojshme kompjuterike per te shfrytezuar nje numer te jashtezakonshem te dhenash. Zaloshjna merr te dhenat e pakta qe jane te publikuara ne Shqiperi dhe perpiqet ti interpretoje ato sipas formules se tij magjike – besoj duke per edhe pozicionin e konstelacioneve ne qiell.
      Ai citon burime si p.sh OBSH por edhe keto burime duket se i kutpon sipas menyres se tij dhe i interpreton dallkaukce.
      Shpesh sugjerimet e tij (qe zakonisht s’jane as mish as peshk) jane te gabuara dhe te rezikshme si puna e ri – celjes se sezonit te futbollit Shqiptar – nje lajm qe e ka marre besoj nga the Guardian dhe me pas eshte botuar edhe ne shume burime europiane online. Kjo eshte thjesht nje idiotesi dhe ky individ nuk ka asnje kualifikim per te bere parashikime idiote si ai sesa persona do te preken apo se kur ne nuk do te kemi raste Korone. Kjo eshte si te lexosh shenjat e horosklopit cdo mengjes dhe nese nje statiticien i task forces do ta bente kete ai do te mbante pergjegjesi te rende. Cdo statistike flet per probabilitete dhe trende te caktuara dhe kushdo me pak mend e di se data kur nuk do te kemi infektim nuk mund te jete e parshikueshme. Zaloshnja ka mesuar dicka nga statistika – mjafton ti shtosh plus/minus 5 dhe cdo gje duket mjaft me shkencore- pra sipas tij do te jete midis 10 dhe 20 Prillit.
      Edhe nje here Zaloshnja nuk ka asnje kualifikim qofte ne fushen e statistikave – mund te kete punuar ne ate fushe por kjo s’te ben statiticien. Dhe ca me pak ka ai njohuri apo ekspertize lidhur me statitstikat mjekesore apo epidemiologjike dh ai nuk i kupton aspak te dhenat qe i citon nga burime te ndryshme europiane apo amerikane. Ai nuk e kupton demin qe mund ti sjelle ajo qe ai ben vendit dhe individeve.
      Se fundi ai ka besoj nje biznes Poll-esh ne shqiperi dhe si cdo matrapz duket se e shikon kete moment si nje menyre per te promovuar veten dhe biznesin e tij

  2. miku says:

    Foli dhe dr.profesore Gomari nga Skrapari.Ky hajvan i di te gjitha!Ky kerkon te zevendesoje nje tjeter dr profesore gomare ne detyren e presidentit te Skraparit.Ik or legen se as per xhandare komune nuk ke tru!

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Tek ne duhet te filloj ,me daljen e pensionisteve,ne nje orar tjeter ( 14-17) !
    Qendrimi brenda ne banese ,pa plotesuat kushtet me elementare,eshte antinjerzore !

  4. asd says:

    Futbolli ? Bundesliga ? Ky eshte halli ? Apo perkthe cte gjesh dhe perdor pa kontekst!?

  5. Sociologu says:

    Nuk do dilni nga karantina perderisa nuk ka vaksine.Harrojeni plazhin me gomone dhe shalqi.
    Nuk ka ekonomi ne Shqiperi.Mos e vrisni qederin shume se jeni aq te varfer sa nuk keni cfare the humbisni.

  6. Zalo Zaloshnja says:

    Or po kur i eshte mbushur mendja dhe ketij kushos sim kok trekendesh se ka zotesi ne sondazhe dhe dhunti per orakull! Ky eshte gjalle ai Sander Mafishja i Pall. 176.

  7. koz says:

    Dikush duket se e ka merak Zaloshnjen tek TEMA pasi eshte komenti i trete kunder ketij Nallbani (me gjithe respektinper nallbanet) qe nuk e botojne.
    Good for you Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje