Pasojat e ‘paraburgimit popullor’ nga Coronavirusi

8 Prill 2020, 11:34Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Të gjithëve na ka rastisur të kemi dëgjuar për kufizimin e lirisë në terma gjyqësorë si masa sigurie që lidhen me rrezikshmërinë e personit që dyshohet se ka kryer një vepër penale. Kryesisht ato janë “Detyrim Paraqitjeje”, “Arrest me Burg” dhe “Arresti Shtëpiak”.

Kjo e fundit na prek ne nëse do ta konvertonim në masë sigurie këtë situatë ku ndodhemi prej javësh, të kushtëzuar nga një vendim i qeverisë, jo nga dëshira jonë, por me vullnetin tonë.

Ja disa nga pasojat e kësaj mase sigurie të dhëna jo nga gjykata por nga qeveria:

1) Rritja e mundësie për humbjen e vendeve të punës = depresion, krizë e shtuar në familje – pasojë tendenca për rritjen e divorceve. Alternativa: është rasti që sipërmarrësit të shfaqin anën njerëzore dhe solidare duke sakrifikuar na pasuria e tyre për të mbajtur në punë njerëzit prej të cilëve janë pasuruar dhe do vazhdojnë të pasurohen nëse nuk i braktisin në moment delikat.

2) Rritja e dhunës brenda në familje burri ndaj gruas, burri+gruaja ndaj fëmijëve. Zgjidhja më shumë durim dhe tolerancë. Sëmundja na tregoi se sa e rëndësishme është jeta, sesa të rëndësishëm jemi për njëri tjetrin, sesa e rëndësishme është të njohim dhe duam të afërmit me të cilët ndajmë fatet e jetës.

3) Rritje e mundësisë për obezitet. Stres nga karantina+stres për pasigurinë e së ardhmes = ekspozim ndaj kequshqyerjes (konsum i ushqimeve të pashëndetshme) tejkalim mase. Jetesë sedentare. Rritet numri i njerëzve mbipeshë. Zgjidhja: sprovo veten duke kushtëzuar abuzimin. Krijo institucionin e durimit dhe sfidës për të frenuar të dëmshmen. Shihe dhe refuzoje atë që nesër kthehet në kosto.

4) Obeziteti rrit 5-10 fish rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare infarkte të miokardit, insulte cerebrale të trurit, diabetin. Zgjidhja: amerikanët thonë çdo gjë e shijshme është e dëmshme. Provo të kundërtën, redukto dëshirën për gjëra të shijme

5) Stresi ekspozim për rritje të konsumit të alkoolit+duhanpirjes, dëm masiv i shtuar direkt në shëndetin e popullatës.

6) Rëndesa psikologjike dhe ngarkesa e stresit për të ardhmen e pasigurt, thellimi i depresionit individual dhe kolektiv rrit mundësinë e vetëvrasjeve. Zgjidhja: mos u mbyll në vetvete. Bisedo me familjarët, konsumo kohë sociale brenda familjes me fëmijët ose me prindërit duke zëvendësuar të shkuarën që nuk ke mundur ta bësh për arsye nga më të ndryshmet.

7) Fëmijët transformim psikologjik i rëndë me pasoja për një kohë të gjatë për ta. Tjetërsim i mënyrës se jetesës. Ndikim në formën e tyre fizike, zhvillimin dhe rritjen e tyre. Veçim nga bashkëmoshatarët = tjetërsim psikologjik. Zgjidhja: Nëse merremi me ta i kemi shërbyer atyre, vetes dhe të ardhmes. Është kënaqësi për ta, antistres për ne dhe një e ardhme më e mirë për familjen dhe shoqërinë në tërësi.

1 komente në “Pasojat e ‘paraburgimit popullor’ nga Coronavirusi”

  1. bac says:

    Se kuptoj qellimin e ketij shkrimi – nese eshte per te edukuar popullaten lidhur me efektet e karantinimit eshte Ok, por duket sikur e ka marre nga diku tjeter dhe e ka perkthyer ne shqip. Nuk edi nese autori eshte psikolog??? Ne ato qe thote duket si dikush qe ka thjesht ka perkthyer nje artikull nga anglishtja.
    Ajo puna e paraburgimit dhe arrestimit/burgimit shtepiak pastaj eshte mesazh negativ per ate qe po kalon shqiperia, me fjale te tjera ne qenkemi ne arrest nga Rama (Jo risku nga pandemia dhe per te shpetuar veten dhe te tjerert – vis a vis bejme mire qe te shperthejme burgun sic po bejne ata idiotet ne Shkoder. Ndoshta pa dashje po Dyrnjaja po hedh ide te ngjashme me Bishen – qeveria na e ka fajin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje