Për fat të mirë, s’po dëgjojmë krisma!

9 Prill 2020, 10:17Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka qenë një film i vjetër i Kinostudios, batuta e të cilit “dëgjuam krisma”, është nga më të famshmet e kinematografisë socialiste. Një djalë i vogël në një jetimore lëshon fjalët e mësipërme në një takim me një oficer të lartë fashist, për ta akuzuar si vrasësin e shokut të tij. Kjo batutë është përdorur në gjithëfarë formash e rrethanash në këto vite. Mund të adaptohet, për shembull, edhe për situatën aktuale, ku i madh e i vogël i mban sytë tek shifrat e infeksionit të koronavirusit, duke u përpjekur të kuptojë nëse ka ose jo “krisma”.

Le të bëjmë paktin e fjalës: 400 të infektuar dhe 22 viktima, pa harruar vuajtjet dhe ankthin e qindra familjeve të lidhura me ta, apo streset e panumërta të qindra mijë njerëzve të mbyllur në shtëpitë e tyre prej një muaji, pa punë, pa të ardhura dhe të ardhme – janë të gjitha një faturë tashmë e rëndë dhe tragjike e kësaj pandemie. Një “krismë” e fortë, një tragjedi e pakthyeshme për të gjithë njerëzit që kanë humbur të afërmit e tyre.

Por bota e sotme është e mbushur pothuajse e gjitha, me vajin dhe zinë e 90 mijë viktimave që virusi ka vrarë e po vazhdon të vrasë në 200 vende e territore. Pra, në çdo kilometër katror të planetit.

E parë në këtë optikë, fatura shqiptare e Covid 19 është deri tani një histori pozitive. Një përballje relativisht e qetë dhe jokomplekse me të keqen, në një kurbë infeksioni, e cila nuk ka qenë deri tani agresive as si në Itali, as si në Spanjë apo më tej në Nju Jork. I kemi parë mjetet ushtarake në rrugët e qyteteve tona, por për të mbrojtur rendin e imponuar rregullat e karantinës, por për fat jo për të transportuar trupat e të vdekurve, si në Bergamo e qytete të tjera të Lombardisë.

Afërsia jonë me Italinë, hezitimi fillestar për të mbyllur portet dhe aeroportet, kapacitetet e kufizuara të shëndetësisë së dobët shqiptare, gjendja ekonomike e rëndë e shtetit, varfëria e qytetarëve dhe efikasiteti i dyshimtë i institucioneve, krijuan disa javë më parë një gjendje pezullie dhe frike tek shumë qytetarë të këtij vendi. Shumëkush priste që përballja me cunamin që po vinte nga Kina të ishte tragjike dhe me pasoja të pariparueshme për një vend që sapo ka dalë nga tuneli i errët i tërmeteve të vjeshtës së shkuar.

Për fat të mirë, nëse vendosim sot përballë frikën tonë të javëve të fundit, me realitetin që shohim e dëgjojmë përmes mediave, apo atë pak dritë dielli që na kap syri kur dalim tek dyqani i lagjes, djalli nuk po duket aq i zi sa e prisnim. Në një muaj nga data e karantinës kombëtare, nuk kemi pasur vatra të papërballueshme infeksioni në qytete e fshatra, as të sëmurë rëndë të harruar nëpër shtëpitë e tyre, nuk kemi parë raste ekstreme me njerëz të vdekur në vetmi pa marrë asnjë ndihmë mjekësore, siç ka ndodhur rëndom në Spanjë e Itali. Të gjitha këto për fat të mirë nuk kanë ndodhur, ashtu siç nuk ka ndodhur as vërshimi i frikshëm i pacientëve në dyert e spitaleve, aq i mundshëm në raste të tilla. Epidemia ka ndjekur rrugën e saj relativisht të qetë dhe me kostot që jemi të shtrënguar t’i krahasojmë me atë që ndodh pranë nesh, apo edhe në vendet e largëta, që vuajnë shumë më tepër se ne shqiptarët.

Natyrisht jemi në mes të rrugës dhe konkluzionet bëhen në fund, kur të kesh mbërritur në stacionin final. Ka debate krejt normale për menaxhimin e financave të krizës, për ndihmën ekonomike ndaj familjeve e bizneseve, ka pakënaqësi e mosbesim për mënyrën e testimit të rasteve të dyshmita me Covid 19, për kapacitetet spitalore dhe mjekët e terrenit, për hetimin epidemiologjik dhe paisjet e stafit që përballet në vijën e parë të luftës, siç i pëlqen ta quajë sot e gjithë elita politike botërore krizën e koronavirusit.

Të gjitha janë normale. Të gjitha janë të pranueshme. Të gjitha i shlyen dhe i bën të duken të parëndësishme qetësia relative që po na shoqëron drejt majës së kurbës së epidemisë, në pritje që të nisë zbritja drejt normalitetit. Një normalitet, i cili të paktën muajt e parë, as që do i ngjajë fare jetës së dikurshme. Tani le të mbajmë frymën, pjesërisht të kënaqur që brenda dramës së madhe të koronavirusit, s’po dënohemi pamëshirshëm nga kjo zi e përbotshme, që për një moment menduam se do na godiste ballazi, rëndë dhe tragjikisht.

Gjithçka mund të ndodhë në ditët që do të vijnë, por të paktën deri tani mund të pranojmë pa zë dhe brenda vetes: për fat të mirë s’po dëgjojmë krisma!

16 komente në “Për fat të mirë, s’po dëgjojmë krisma!”

  1. Trotski says:

    Po Ja Degjo Krismat e te Ashtuquajtures “OPOZITE” ,qe vetem Leh dhe nuk ka derdhur nje kokerr Leku nga Paret qe kane Vjedhur .

    1. Socialisti says:

      Anal isti i pavarur.

  2. bac says:

    Po krismat ku i gjeti ky. Kjo eshte si ajo puna e qenit te mesuar me dajak qe i shkon mendja tek dajaku.

  3. dardan says:

    Do i degjojme krismat me vone po vazhdoi qeveria te mbaje popullin ne arrest shtepie e bizneset bllokuar edhe 1 muaj.
    Shqiperia ka 22 viktima deri tani, dhe jo te gjithe nga koronavirusi, po me patologji te tjera, plus koronavirus.
    Per keto shifra qesharake qeveria shqiptare me argumentin e shpetimit te jeteve mban te burgosur 2 milion banore te vendit, e po e çon ekonomine ne krize totale, duke falimentuar biznese e familje ne papunesi pa afat. Kjo perkthehet ne uri, skamje, papunesi totale, depresion, mungese te ardhmeje. Ky eshte kokteji perfekt qe populli i burgosur te dale ne rruge e ta beje qeverine ti degjoje mire krismat.
    Ata qe fatkeqsisht vdesin nga semundja, 22 apo 220, nuk do kene me probleme ne kete bote. Problemet do vazhdojne ti kene ata 2 milionet qe do mbesin pa pune e sdo kene me ça te ushqejne femijet e paguajne faturat e taksat. Ne lufte ka vetem te keqija, e ne kete gjendje zgjidhet e keqja me e vogel. Nuk mund te çohet vendi e populli ne shkaterrim total se sistemi shendetsor nuk perballon dot viktimat e ketij lloj gripi.

    1. Ilirida says:

      Problem do të keshi ti dhe bashkëmendimtarët e tu se aq kuptoni,nuk shihni më larg se dy gishta nga
      hunda e juaj.

      1. dardan says:

        Do ta shofim kur te plase kriza. Por ju patriotat e internetit nga Zvicrra a Gjermania se keni provu ça do me thene viti 97 per Shqiprine, se nuk ju plas fort per kete vend, Tung, shqipfols turkoarab prej Maqedonie!

    2. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

      0re ky dardani nga stambolli,bie ne kundershtim me sali vampirin qe thote ka me qindra te vdekur,edhe ky thote se ka me pak se 22…
      Sali me hajdutet e vet ulurinin pse nuk mbyll kufirin,sot thote pse mbylle kufirin,hap kufirin te vijne te semuret mendor qe shkojne kunder ligjit….
      Keta te shkrete jane te gjithe per ne cmendine

    3. loni says:

      edhe cfare zgjidhje jep ti ropt qire,apo vetem kritikon dhe gjykon po pa ndonje zgjidhje konkrete,sa per spitalet qe nuk perballojne dote nje flluck te math te infektuar qeveria ben shum mire per ta parandaluar,se ku shikon shtetet e europes perendimor dhe te pasura qe nuk mund ti afrojne nje sherbim te gjithve pacienteve ne cfare duhet te bejme me nje shendetesi qe maloku jot i la ne nje gjendje te falementuar,rama cfare te beje kur shendetesia kishe 25 vjet pa u infestuar, o dardan te qifsha ropt se vetem per tju qir ropt jeni ju qe vetem gjykoni,por nje zgjidhje nuk keni,me thuaj tani cfar te bej shteti ti ncjerri dhe te vdesin si pulat,apo te na mbylli dhe te jemi shnosh e mire,leku te qifsha gruan dhe motren vjen dhe iken,jeta iken dhe nuk vjen me o kurve dardani i kosoves,ik andej po te duket vetja koqekar ske pun me shqiperine qe e ndertuam ne jeten tone kurve,edhe njehere motren ropt dhe cfar te mban pragu i shpise po kerkove qe njerezit te vdesin per hir te ekonomise sikur kishim nje ekonomi KANADEZE qe na la mbreti juaj SALI SERB MALOK PITH MOTRE.kush SHAN QEVERINE PER METRAT QE MORI MOTRAT ROPT GRAT KU TI KENI,NUK KA KUPTIM LEKU PO TE VDESES MORE KURVA TE SQUPIT.

    4. Shenjestra says:

      Dardan! Eshte e vertete qe do degjohen krisma me von,por tjeter mundesi,perveç se te mbyllesh ne shtepi dhe te mbyllen te gjitha shkolla,dyqane ndermarrje nuk ka.Nqs duam qe populli te mos infektohet, e te shpetoi nga kjo epidemi e rende,duhet te degjojm keshillat e mjekeve dhe te pranojme masat qe ka mare qeveria.Kjo, nuk po behet vetem ne shqiperi, por ne te gjithe boten.Prandaj duhet te jemi te durushem.Une jetoi ne Italin e veriut dhe kame 38 dite i mbyllur,ca nga frika por edhe nga masat e qeveris apo gjobat 3000 euro te policise.Pershendetje.

  4. Lymi Tutit says:

    Dardan,hap syte dhe veshet…. shiko dhe degjo cdo kanal te huaj TV’e dhe do kuptosh e besoj do bindesh,qe izolimi ishte dhe mbetet e vetmja rruge shpetimi…. Ngule ne mendje, eshte “lufte” dhe pak me keq,se nuk e di nga “vjen plumbi” …. jetet jane shume te shtrenjta dhe pak “varferi” e justifikojne….Lymi Tutit

  5. Luli says:

    KY ESHTE GAZETAR BOLE KOMPLET.HUMBJE KOHE TI LEXOSH DHE TITULLIN.

  6. Kritiku says:

    Nje anekdote per nje vjedhes thote:Duke prere drynin e nje dyqani nje kalimtar e pyeti.
    Cfar po ben aty me ate share? Pergjigja ishte Po i bie violines.
    Po muzika ku eshte?Pergjigja:Muzika do te degjohet neser
    Dhente zoti qe kjo muzike te mos jete funeber Z .Minxhozi.

  7. uskania says:

    Kur nuk kemi vdekje, për disa është KEQ E MË KEQ.

  8. dardan says:

    Zgjidhja eshte me ju shujt fare rracen tuaj te degjenerume pa ju qi hiç po me koronavirus e murtaje. Se vetem dini me shajt e honger mutin qe beni vete.

  9. skineri says:

    Ashtu eshte Minxhoz. Eshte merite e saliut, ilirit dhe Bashes qe nuk degjuam krisma, ndersa qeveria qendroi duarkryq.

  10. optimisti says:

    Ato krismat nuk i degjojme sa kohe nuk ka testim ne mase te popullsise ndaj pandemise. Por ky Covid19 o Minxho qellon me silenziator (por plaget i hap njesoj vetem se nuk numerohen).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje