Mësimet nga dështimet e Sandersit dhe Corbynit

8 Prill 2020, 21:25Blog TEMA

Nga Muhamet Hamiti

Bernie Sanders ka dalë sot nga gara për të fituar nominimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor. Joe Biden, ish-nënpresident amerikan, mbetet tashmë praktikisht kandidati demokrat që do ta sfidojë presidentin aktual Donald Trump.

Bernie Sanders vetëdeklarohej socialist demokrat; përkrahësit e tij e shihnin si politikan progresist. Megjithatë, nga shumica e njerëzve në SHBA shihej si një radikal socialist.

Po kështu, Jeremy Corbyn, lideri i Partisë Laburiste në Britani në këto katër vjet e gjysmë, e quante veten socialist demokrat. Në vendin e tij shihej madje edhe si komunist.

Në ambientin amerikan, në gjendjen aktuale të një shoqërie fort të polarizuar, emërtimi/cilësori ‘socialist’ është gati poaq i damkosur sa që është emërtimi/cilësori ‘komunist’ në Evropë.

Shumë njohës të zhvillimeve në SHBA kanë shprehur me kohë drojën se po të fitonte garën për nominim Bernie Sanders, demokratët e kishin të humbur garën për President me Trumpin.

Se kush do të fitojë në garën Trump – Biden është vështirë të thuhet tani. Përballja e Administratës amerikane me pandeminë koronavirus mund të jetë përcaktuese për rezultatin e kësaj gare. Nëse del të jetë relativisht e suksesshme, Trumpi fiton. Nëse jo, gjasat i ka Bideni. Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë kohë e gjatë për të dyja kampet kundërshtare në garë.

Partia Laburiste në Britani të Madhe ka tashmë një lider të ri, Keir Starmer, i cili do të ketë punë për të sanuar dëmet që i ka bërë kësaj partie ish-lideri Corbyn. Njëra nga to luftimi i antisemitizmit që kishte kapluar Partinë Laburiste. Gjithësesi edhe rishikimi i politikave sociale dhe ekonomike për ta kthyer këtë parti në garë për t’u bërë parti e qeverisjes mbas humbjes më të rëndë të kësaj partie në zgjedhjet nacionale në Britani në tetëdhjetë vjetët e fundit. Partia Konservatore e Boris Johnsonit duket se zgjedhjet e ardhshme i ka të fituara.

Rënia e Sandersit dhe e Corbynit shënon dështimin e idesë së socializmit radikal në SHBA dhe në Britani të Madhe.

(Muhamet Hamiti është professor në Universitetin e Prishtinës. Ai ka qenë këshilltar i dy presidentëve të pare të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovës dhe Fatmir Sejdiut. Ka qenë edhe ambassador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar)

4 komente në “Mësimet nga dështimet e Sandersit dhe Corbynit”

  1. Skënderbeu says:

    Muhamet Hamiti, është një nga vëllezërit Hamiti, mashtruesa e hajdutë (për këtë kam prova të zbuluara persinalisht gjatë punës në Kosovë). Ky artikull është gënjeshtër fund e krye. Coburn e Sanders nuk janë fare socialistë radikalë, mund të quhen populistë të majtë po radikalë kurrësesi. Sandër bile me ato që kërkonte në programin e tij mund të quhej centrist në Europë. Ato që kërkon ai hanë.gjëra që çdo demokraci perëndimore i ka. Shëndetësi për të tërë, shkolla publike pa pagesë, taksa më të mëdha për miliarderët etj. Problemi i tij ishte media që ishte bashkuar kundër sepse rrezikonte interesat e të pasurve dhe e tërë media amerikane është nën pronësinë e 6 korporatave.
    Dhe antisemitizmi i Coburn nuk është i vërtetë vetëm një krijim i medias për ta diskredituar. Programi i tij ishte populist dhe kjo nuk i pëlqente oligarkëve. Humbja e tij ka të bëjë më shumë me pozicionin që mbajti për BREXIT sesa me programin.
    Hamiti me këtë që ka shkruajtur më shumë do të godasë Albin Kurtin sesa të bëjë një analizë të asaj që ndodhi.

  2. kombinati says:

    po cfare deshtimi?Jo shume larg ne kohe,idete e socializmit demokratik nuk mund ti permendje ne diskutim ne shba,tani ishin baza e fushates electorale te senatorit sanders.Ai humbi,por perkrahesit eshumte te tij millennials,ne nje te ardhme te afert do te bejne te mundur realizimine politikave te tij sociale

  3. ts says:

    Koment i sakt Skenderbe ! Oigarket kan pushtuar mediat ,ju hedhin amerikaneve trut e gomarit ,deri ne ate faz, sa nuk shohin cfar sistem kanibal shendetesie kan ! Sanders esht progresist e kerkon te ndryshoj gjerat ne Ameriken qe po kalbet nden peshen e oligarkeve ! Shiko cfar ju beri koronavirusi ,turpi dhe diskretitimi qe nuk haroet ! Koronavirusi do jet hija e zez e nje fundosje te madhe ekonomie Boterore ! Sanders kuptoi se nuk i biet murit me kok e u largua si zotni ! Nuk kam cfar shtoj komentit tend te sakt e te paster!!! Nderime

  4. Olimpia says:

    Plotesisht dakord me komenuesit.Per here te pare ne dy vende klasike konservatore,ku edhe demokratet amerikane dhe laburistet britanike Jane me te djathte se e djathta europiane,idete dhe progrmet socialiste moderne te peraferta me ato europiane ia dolen te bejne per vehten miliona njerez dhe te behen konkurente serioze .Mjafton te kujtohet periudha e erret e makartizmit ne SHBA per te kuptuar transformimin e madh te botes anglosaksone. Vende te tilla si Kanadaja,Zelanda e Re ai Australia tashme jane me afer shoqerve europiane kontinentale se sa atyre anglosaksone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje