Krahasime domethënëse me vendet e Ballkanit për COVID-19

8 Prill 2020, 20:04Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë një pandemie, epidemiologjistët bëjnë krahasime mes vendeve të ndryshme, për të evidentuar ecurinë e përhapjes dhe të pasojave, krahasuar me vende të tjera.

Për të krahasur përhapjen e sëmundjes, krahasohet numri i rasteve të konfirmuara për milion banorë për një periudhë të barabartë kohore (numër ditësh). Por ky krahasim ka vlerë vetëm në qoftë se vendet që krahasohen përdorin të njëjtën strategji konfirmimi të rasteve. (Emëruesi i thyesës – numri i banorëve të vendeve të ndryshme – është pak a shumë i njohur saktë botërisht.) Në rastin e pandemisë aktuale COVID-19, vende të ndryshme të botës kanë përdorur strategji të ndryshme të konfirmimit të rasteve pozitive (madje disa e kanë ndryshuar atë gjatë ecurisë së pandemisë). Kjo gjë është e vërtetë edhe për Ballkanin.

Për të krahasuar pasojat e sëmundjes, krahasohet numri i vdekjeve për milion banorë për një periudhë të barabartë kohore (numër ditësh). Në rastin e epidemive, standardi ndërkombëtar i raportimit kërkon që, si shkak parësor i vdekjes, të regjistrohet sëmundja virale, pavarsisht se pacientët mund të kenë patur edhe sëmundje të tjera paraekzistuese. Për këtë arsye, shifrat e vdekjeve për milion banorë janë aktualisht shifrat relativisht më të krahasueshme me vende të tjera, ngaqë numri i të gjallëve të infektuar luhatet në vartësi të strategjisë së testimit të secilit vend.

Në Ballkan, deri më sot rekordin e vdekjeve nga COVID-19 (për milion banorë) e mban Slovenia me 19, e ndjekur nga Maqedonia, Rumania e Bosnja me 12. Shqipëria është e gjashta në Ballkan me 7.6 vekje për milion banorë.

Për të krahasuar aftësinë kapëse epidemiologjike të sitemit shëndetësor, krahasohet numri i të sëmurëve jo-rëndë për çdo pacient të trajtuar në reanimacion. Me fjalë të tjera, ky krahasim na tregon se sa raste infeksioni jo të rëndë (me simptoma të mesme e të lehta, apo pa simptoma) arrin të kapë trupa epidemiologjike, për çdo pacient që përfundon në reanimacion.

Aktualisht, për çdo pacient që është sot në reanimacion me COVID-19, sistemi ynë i testimit ka kapur edhe 22 raste aktive të tjera (që janë aktualisht në gjendje jo të rëndë).

Aftësinë kapëse më të lartë të trupës epidemiologjike në Ballkan e ka aktualisht Bosnja me 162 raste aktive në gjendje jo të rëndë, për çdo pacient në në reanimacion. Ndërsa aftësinë kapëse më të ulët të testimit në Ballkan e ka aktualisht Greqia, me 16 raste aktive në gjendje jo të rëndë, për çdo pacient në në reanimacion.

Shënim: Statistikat e hospitalizmit aktual, të pranimeve të reja dhe të daljeve nga siptalet i shërbejnë secilit vend për të krahasuar kapacitetet me nevojat. Krahasimet e këtyre statistikave mes vendeve të ndryshme nuk janë shumë domethënëse, ngaqë kapacitetet hospitalore (e për rrjedhojë politikat e pranimit dhe nxjerrjes nga spitalet) janë të ndryshme.

7 komente në “Krahasime domethënëse me vendet e Ballkanit për COVID-19”

  1. Petrit Dobi says:

    E k filluar mire, por e ke lene ne mes…..

  2. xhoxhi says:

    Më vjen keq kur bëhen llogaritje prej idioti.E kam lexuar disa herë 7,6 vdekje etj ejt.Kjo është idiotizëm sepse flitet për njërës dhe nuk mund të thuash 7,6 njërës.Ka ndonjë që të më thotë çdo të thotë7,6 të vdekur për 1 milion njërës d.m th kanë vdekur 7 vetë dhe 0,5 njeri.Turp

    1. Klimax says:

      Madhesia qe del nga pjesetimi i shumes se disa madhesive me numrin e ketyre madhesive quhet mesatare aritmetike. Nuk ka rendesi nese jane km, kg, lek, njerez apo cfaredo tjeter. Mesatarja aritmetike mesohet qe ne fillore. Qe mos te te quaj idiot, ti e ke mbaruar filloren?

  3. Baton DR says:

    Ca gjjëra është më mirë të mos thuhen Petrit….edhe seepse i dimë mirë….të ulim kokat dhe të ruhemi vetë
    (162 me 16….pupupu)

  4. Nik says:

    O shoku, sëmundjet nuk janë sondazhe votimesh. Mundësitë e shteteve janë të ndryshme, prandaj s’mund të futen dhe të gjykohen në një kallëp. Nëse ky zotëria është duke bërë shërbim kundrejt një pagese të caktuar, pra po kryen punën e tij, atëherë ndryshon puna, edhe s’duhet marrë shumë seriozisht. Nuk dihet vërtet se sa është numri i saktë i të prekurve, jo vetëm në Shqipëri, por në krejt Ballkanin, përfshirë këtu edhe vendet ballkanike që janë pjesë e BE-së, si Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Rumania, për shkak se vendet ballkanike janë të varfra, por jo vetëm, edhe nuk bëjnë testimin e popullsisë në masë për të parë se ku është gjendja. Pra, ky zotëria të mos na thotë se si është prekshmëria për çdo miljon banorë, por të bëjë llogari të thjeshta që bien lehtë në sy. Le të marri shifrat zyrtare të çdo vendi dhe të shohë se sa janë të prekurit dhe sa prej tyre u mundën nga kjo sëmundje. Sa të sëmurë ka Shqipëria dhe sa të vdekur ka nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave zyrtare deri sot janë 400 veta të prekur, nga të cilët 22 veta kanë humbur jetën. Sipas këtyre të dhënave vdekshmëria deri sot në Shqipëri i bie 5.5%.

  5. Didi says:

    Eduarti si gjithmone.Nuk ka pune dhe vret miza.

  6. 123 says:

    ky i shkreti flet sikur ka bere hemoragji cerebrale dhe i ka shpetuar vdekjes, aman hiqeni kete nga ekranet se eshte gjyhna

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje