Dita “Zero” po afron!

10 Prill 2020, 14:22Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në datën 4 prill, ISHP-ja njoftoi se kishte konfirmuar 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Kjo ishte dhe shifra më e lartë ditore qysh prej 9 marsit, kur ISHP-ja njoftoi se kishte konfirmuar një natë më parë rastin e parë me COVID-19.

Në ditët në vijim, kurba e rasteve të reja ditore filloi rënien, e cila ka qenë e qëndrueshme deri më sot, kur numri i rasteve të reja ka zbritur në 7. Funksioni që e përfaqëson më afërsisht kurbën e rënies së rasteve të reja ditore është ai i logaritmik (ka koeficientim më të lartë të përafrimit ndër funksionet e mundshme; R2=0.7548).

Le të shpresojmë se në ditët në vijim, kurba e rasteve të reja do të ndjekë pak a shumë këtë funksionin logaritmik (pa ndonjë vatër të re familjare si ato të para disa ditëve në lagjet Kiras e Dobraç të Shkodrës). Në këtë skenar, deri më 15 prill, ISHP-ja mund të na japë lajmin e mirë se ka konfirmuar zero raste të reja nga testimet e kryera prej saj (shihni grafikun shoqërues).

 

4 komente në “Dita “Zero” po afron!”

  1. KUTE KEPUTE says:

    Do ZOTI mbyllet fare

  2. Luiza says:

    I lutemi zotit te mbyllet sa me shpejte po kujdesi duhet te mos i kemi bese ketij mikrobo vdekje prures, nji urim te vecante per gjithe personelin shendetedor ,per Ministren e Shendetedise nji bravo te madhe te tille njeres ka nevoj shqiperia te kene gjithemone shendet e jete te gjate keta njeres te mrekullushem.Dhe zotu ju mbullte gojen e qelbur te gjithe atyre llapaqeneve qe ne cdo momente nuk i kane lene te qete keta njeres human por duke i goditur neper emisinet e tyre te qelbura.

  3. 123 says:

    aman mor kush eshte ky qe duket sikur ka dale nga spitali i neurologjise dhe i shpetoj vdekjes, ky e ben veten sikur eshte shkenctar, pu pu ku kemi arritur, kete nuk guxojne ta thone kokat e botes e thote ky derdimeni zaloshja

    1. Alen says:

      Ai ben analize shifrash o kokerr idioti nuk ben percaktime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje