Nga Skënder Minxhozi
Nuk dihet nëse po të shohësh ndonjë listë shkeljesh të të drejtave të njeriut, në cilëndo epokë të njëqind viteve të fundit, kur koncepti i të drejtave të njeriut mori formën moderne që ka sot, do të mund të gjesh një shkelje më të madhe e gjithëpërfshirëse të të drejtave, sesa momenti që po jetojmë. Pa luftë, me një të rënë të lapsit, në çdo cep të botës, në shtete demokratike, regjime autoritare apo diktatura, thuajse prej një muaji është dhënë i njëjti urdhër: futini në shtëpi e mos dilni! Madje, duke e shoqëruar këtë ultimatum me një listë të gjatë rregullash (absurde për çdo milimetër të normave normale, me të cilat jemi rritur e kemi jetuar deri më sot), ligjesh represive dhe ndëshkimesh shembullore, për të gjithë ata që shkelin distancimin social. Një togëfjalësh i cili edhe ky është në vetvete një aberracion i pështirë, për cilëndo shoqëri të hapur, ku komunikimi e jo vetizolimi, janë standarti bazë i jetës.
Megjithatë ja ku erdhëm në këtë pikë. Ndodhemi të mbyllur brenda, disa miliarda njerëz, të gjithë njëkohësisht, burra, gra, fëmijë e pleq, duke larë duart e duke pritur të ikë e keqja që na ka zënë kokën me derë. Një sport planetar vetëfrustrimi, një ushtrim i skajshëm durimi për të pasur e të varfër, një laborator i stërmadh dhe unikal për psikologët e psikiatrët, një eksperiment mjekësor e social që ka përfshirë thuajse të gjithë njerëzimin, në çdo paralel e meridian të globit.
Shqiptarët janë mbyllur në shtëpitë e tyre prej pak më shumë se një muaji. Në Kosovë e vendet e tjera rrotull nesh, që të gjithë po bëjnë të njëjtën gjë: rrinë brenda, për t’i shpëtuar virusit. A është kjo një shkelje të drejtash njeriu, duke qenë një veprim i imponuar, e jo vullnetar?! Me shumë gjasë, cilado shkollë e mendimit juridik do ta trajtonte si të tillë, pra si shkelje, e jo ndryshe, nëse do ta trajtonte problemin të shkëputur nga konteksti surreal në të cilin ndodhemi.
Orët e fundit, mes kryeministrit Rama dhe një numri subjektesh të shoqërisë civile, po konsumohet një debat në distancë, në lidhje me dënimet e ashpra që qeveria përgatitet të vendosë, për shkelësit e karantinës. Janë dënime të cilat, si fillim duhet thënë, shkojnë përtej logjikës normale dhe proporcionit të fajeve të parashikuara në listë. Në këtë pikë shoqatat duket se kanë të drejtë, sepse dënimi duhet të jetë serioz, që të jetë dhe i zbatueshëm. Dhe dënim me 15 vjet burg, për daljet në rrugë në shkelje të karantinës, vështirë të gjendet një gjykatë që ta japë.
Kjo sa i takon masës së dënimit. Pasi nëse kalojmë tek fakti nëse duhet ose jo të ketë dënime për të imponuar respektimin e karantinës, mjafton të hedhim matanë Adriatikut, në Itali. Aty ku sot dënohet me pesë vjet burg cilido shtetas i rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, që shkel karantinën dhe del në rrugë. Të tilla dënime me gjoba e masa ndëshkimore penale gjen edhe në vende të tjera.
Kriza e koronavirusit ja ka hequr për pak kohë luksin shoqërive të zhvilluara dhe atyre që pretendojnë të aplikojnë standarte demokratike, për t’u ndalur tek nocioni i kufizimit të lirive, për sa kohë që jeta njerëzore është e mbyllur mes katër muresh dhe përballet me priopritetin e saj bazë, mbijetesën. Instikti bazik, të mbetesh gjallë, justifikon çdo akt tjetër që kryhet në funksion të tij. Një njeri në rrezik jete mund të hidhet nga kati i dhjetë, megjithëse në çdo rrethanë tjetër, ky veprim do të dukej një gjest prej të marri.
Në këtë prizëm, të pretendosh se në Shqipëri po shkelen të drejtat e njeriut në kohë pandemie, është njëlloj si të ankohesh përse njerëzit hapin çadrat kur bie shi. Kjo është një kohë krejt e paprecedent, një kohë kur rrugët e Nju Jorkut, Londrës, Parisit e Romës janë bosh prej javësh. Një kohë kur qindra milion njerëzve ju kërkohet në të gjitha gjuhët e imagjinueshme, të rrinë brenda e të mos bëjnë asgjë. Kush mban mend një kohë tjetër të ngjashme me këtë, le ta thotë. Kohë e çmendur, masa të çmendura! Duhet të sigurojmë të drejtën bazë, për të mbetur gjallë, pastaj të merakosemi se me sa standarte do ta mbushim jetën që do na mbetet në vijim…
Kjo kohe mund te krahasohet me kohen e bombardimt te nje qyteti dhe njerezit ose partite ta quajne urdherin per mos te dale jashte si shkelje te drejtave te njeriut. Te tille debila ka me bollek ne opoziten dhe median shqipetare.
E drejta per te mbetur gjalle apo jo eshte e drejte e njeriut. – Varet nga niveli i civilizimit te shoqerise se vendit nese njerezit i zbatojne rregullat me force apo me bindje.
UNE JETOI NE GJERMANI 2qeveria ata e duan vendin prandaj jane atje ku jane” KM ISHTE LARGUAR DHENDERI IM GJERMAN 300 eu i pagoi ne vend pa bere me te voglen fjale,keto ligje ekane sjelle gjermanine aty ku eshtee ju jeni gazetar gjermanise nuk i lejohet te vendose masa te repta qe mbas lufctes te 2te botrore eshte populli qe i zbaton dhe mbyllet e sdel sic e kane vendosur qeveria,ne qytetin ku jetoi une ska as nje polic,jane veter populli i edukuar qe lajmerojne ne numrin e policise
Te drejtat e njeriut nuk jane luks. Mbrojtja e tyre eshte arsyeja pse shteti ekziston ne shoqerite demokratike prandaj cdo kufizim i tyre duhet peshuar mire.
E drejta per te jetuar eshte e drejte themelore e njeriut qe justifikon kufizimet e perkohshme qe jane vene mbi disa te drejta te tjera (e drejta e levizjes, e ushtrimit te profesionit dhe e pjesemarrjes ne tubime). Keto kufizime shumica e qytetareve i mirekupton.
Ajo qe eshte e diskutueshme jane kufizimet mbi lirine e shprehjes dhe te shtypit si dhe denimet joproporcionale me krimin (15 vjet per thyerje karantine). Keto duhen menduar mire se te vusin ne rruge qorre.
Minxho, kjo karantina qe i fryni fyellit perdite ju sheleget e oborrit te qeverise po ben ate qe ne oret e liridaljes kudo te kete RRADHA (e di ti Minxho Rradhen, ke qene ndonjehere ne Rradhe?) Pra sa vlere ka 16 ore mbyllur ne karantinen jeteruajtese kur ne ato 6 oret e lirise Rradhat plot kudo shperndajne infeksion sa 24 ore bashke a ca me teper? Hajt o Minxho, ma bej kabull qe te shqetesove, te fala andej nga oborri pushtetit.
Sa te shqetesuar jemi per lirite e te drejtat e njeriut ne shqiptaret!? Se ne vertet kemi nje trashgimi te lashte e te pasur te kultures demokratike! Kur i kemi patur ato qe nuk i kemi sot? Ne epoken kur per 500 vjete turku me shtypjen e vete, sa nuk na cfarosi si komb? Ne kohen e Zogut te kurves, qe nuk la pa perndjekur e persekutuar te gjithe ata qe i dilnin kunder? Ne kohen e pushtimit fashist? Apo ne kohen e sistemit monopartak, ku gjithsecili prej nesh duhet te fliste e te sillej konform ligjeve te diktatures se proletariatit? Qenkan shqetesuar nje takem se po cenohen standartet demokratike!? Po mire, ruani standartet demokratike ne kohe lufte dhe shkoni ne gop te s’emes .