Hey Silvia! Adieu

14 Prill 2020, 11:50Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Dje në një spital të Italisë është shuar Patricia Millardet, por që ne e njohim si Silvia Conti.

Kush nuk e kujton modelin e flokëve, pardesynë e saj, dashurinë me komisar Katanin, por më shumë nga këto detaje të lehta jete, kush nuk e pëlqeu modelin që kinemaja italiane i dha si pak herë një gruaje në luftën me mafien, më të pushtetshmit.

Këto ditë numërojmë shumë vdekje në portal dhe e ndjej sesi ajo është afruar në jetën tonë, herë duke na trembur dhe duke kërkuar termometrin për të matur ashtu kot temperaturën, dhe herë duke na hapur një fole si ata zogjtë nëpër pemë për të mbrojtur të sapolindurit; një fole shprese se një ditë do dimë të jetojmë më mirë.

Kështu në këto ditë vdekjesh ku asnjë libër s’po e çojmë dot në fund, vdekja e Silvia Conti-t mbërriti si një kumt i tepruar.

Nuk e di pse nuk desha të kishte vdekur nga Covid-19! Një ndjenjë çlirimi qe fakti se e kish marrë fati i vet personal, ora e saj. Te paktën aktorja mit thjesht ka vdekur, nuk e ka marrë peng mafia e koronës.

Gjenerata e re nuk e njeh shumë, por me siguri e ka dëgjuar këtë emër edhe në politikën shqiptare, kur shpesh kemi dashur t’ia metaforojmë disa grave të drejtësisë, thjesht kemi dashur, ngaqë Silvia ishte e tillë në film, gruaja që duhet me fuqinë dhe brishtësinë, asnjëherë dobësinë.

Unë kam qenë në fillore kur shihja Silvia Conti-n, por them se disa filma e role janë të tillë sa kanë forcën e padukshme por të paimagjinueshme në ndikim për të të treguar se çfarë të pëlqen të jesh në jetë, një Silvia apo një Baywatch.

Prandaj sot vdekja e Patrice Millardet është një lajm i trishtë që të pikon në kraharor e të çon larg në ditët kur mendoje se jeta është si tek “La Piovra”, vetëm se tani pa Silvia-n!

8 komente në “Hey Silvia! Adieu”

  1. h says:

    Cfarë lidhje keni ju me një aktore Franceze,Ialiane apo tjetër ?
    Vetëm se e keni parë në film ? Apo jeni të afërm se jeni ngrohur me një diell ?
    Hiqeni more kete idene e rremë se çfarëdo gjë e dëgjuar ka lidje edhe me ju.
    Flisni për aktorët,sportistet apo shkrimtarët tuaj.
    Apo mungojnë hallet dhe problemet e shoqërisë tuaj ?

  2. Dash says:

    Po boll o gje e trashe boll, mjaft o tyryfycke

  3. Qazimi says:

    Eh. Ti je debile. Po telegram ngushellimi kur vdiq Katani a shkrove?
    Je aq e ngushte saqe lidh ekzistencen e nje gruaje me nje rol, te vetem, qe i dha fame e parà me Itali Por dhe shume probleme te tjera.
    Pastaj pse s te pelqejne baywtchat ty? Bejne jete te shendetshme dhe rrojne gjate. Jo si patricia milardet qe vdiq 60 vjeçe nga nje atak zemre pas nje epoke te gjate depresioni dhe tentativash vetevrasjeje qe i kaloi neper klinika.
    Meqe te paska frymezuar kaq dhume, pse s u bere juriste ti? Por rri e na çan koken me keto naivitete prej leneshe analfabete te shekullit tjeter qe binin ne dashuri me perdonazhet e gilmave. Dhe shkruajte kot Adieu kur ajo vitet e fundit i mbylli ne Itali e ku vdiq ne nje spital te Romes. Do ishte me mire t i shkruaje çao.
    Çao Qazimo!

  4. qytetari says:

    Dhe ne kishim ketu me shume se Silvia Kontin e vertete,INA RAMA,qe i ju kundervu jo mafies italiane,qe kishte pushtet,ne ne zona te caktuara te vendit,por mafies se shpellave te Tropojes dhe Skraparit,qe pushtuan kete vend dhe cfrytezuan pushtetin,per te vjedhur,vrare,dhe shperfytyruar kete vend qe nga themeli.
    Tani drejtojne me parane e oligarkeve te medhenj,apo te bosave te ndraghetes te mejhaneve televizive dhe gazetave.te cileve u dhane mundesine,kur kishin sundimin,qe ti fusnin thelle duart,ne pasurite dhe asetet e ketij vendi te varfer.
    Te gjithe,prej kohesh e dine,qe Rilindja rakitike,operon ne nje toke te minuar.
    Kete e tregon dhe me se miri,qe INA RAMEN,kete burrneshen tone historike,kesaj Rilindje,nuk ja mbas aspak bytha ta rehabilitoj,ne vendin qe i takon dhe ti kerkoj dhe ndjese.
    Ke lindur,brenda tufes me te mbrapesht,znj. INA RAMA!

  5. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Ndonese shkrimet e Mires i kam lexuar rregullisht dhe jo radhe, edhe kam komentuar, sot mora shkas per te shkruar keto radhe, vetem nga reagimet e komentuesve. Keqardhja per vdekjen e nje aktoreje si Patricia Millardet, qe dikush e mendon se paska luajte vetem ne nje film (La Piovra), eshte ,ne mos injorance, te pakten mos njohje e kinematogrefise. Te akuzosh Miren, se paska promovuar vlerat e nje aktoreje mjaft te njohur, eshte, me e pakta dashakeqesi, smire, Une nuk e njoh Miren, nuk e kam pare asnjehere (perveç ne media), por , nga sa kam lexuar prej saj, per mua eshte nje “Silvia Konti” shqiptare…

    1. Ester says:

      Eh mo lali. Çfare vlerash kur Patricia qysh prej 18 vjetesh, ne kulmin e pjekurise se saj artistike e mbylli karrieren. Qe prej vitit 2002 nuk ka lujt asnji rol. Jo po do promovojme te gjithe aktoret e filmave policeske qe ka pare Mira ne vegjeli. E u dashka be artikull per kete. Po aktori z promovohet peej personazhit or burre malsie. Sipas teje ata aktoret legjendare qe kane interpretuar Hitlerin apo sali protopapen ne nuk duhet t i admirojne.
      Edhe une habitem me n8velin e naivitetit te lsxuesve si puna jote qe s e kuptojne se kjo eshte gazete me prerendim perfaqesimi kombetar. E jo faqja personale e Mires ke te na duhet te informohemi kush i ja ngel ne kujtese.
      Ti dhe mira e bete si ajo gruaja ne tren qe e pyeti nje akror i cili kishte luajtur per nhd kohe te gjate rolin e mjekut: kam nhe kruarje poshte dhe pomada qe me kand dhene s po me ben derman! A te vazhdoj apo do japesh nje pomade tjeter?
      Po te pakten ajo grua ngeli anonime. Mira del me emer dhe figure. Uroj qe te bejne ndonje film ku nje gazetare vendos te mbylle karrieren e saj dhe degdiset andej nga filifistuni. Ishalla po e merr dhe Mira per shembull. Ti mund te shkosh t i besh shoqeri e te vajtoni per Silvian apo per Tanon. Uuuiu. Amanet! Mos na harroni Esterin. Aman!
      P.s. o Mira, po na bej ndonje artikull per Esterin aman, zamet e ke!

  6. katarakti says:

    Pyetja me drejte do te ishte: ¢fare deshiron te jesh ne jete – nje Silvia Conti apo nje Kardashian?! Nje jete bazuar te ideali dhe ndershmeria, apo nje jete boshe bazuar te kotesia e dukjes?!

  7. fariu says:

    Nje NJERI, Qytetar Tamam me kuptim ka lene pergjigjen “katarakti”, jo broçkulla si disa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje