Nga Kosova e Ahtisaarit, te “Kosova e Grenellit”...

20 Prill 2020, 09:18Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Më 2008 pothuaj gjithë bota perëndimore ishte në anën e ish-presidentit të Finlandës dhe të mëvetësisë së Kosovës. Plani i tij ishte një shans.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e vulosi më 2010 bukur mirë legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Pastaj politikanë të Kosovës që tuteshin se pas raportit të Këshillit të Europës do të përfundonin në burg, filluan negociatat me Serbinë nën “mbikëqyrjen e BE-së”.

Më 2013 u nënshkrua një “marrëveshje historike”. Pas kësaj “marrëveshjeje historike” një injorante proruse nga Italia me vend të punës në Bruksel ju dha leje dy presidentëve (të Kosovës dhe Serbisë) që të flasin për “çdo temë”. Edhe për kufijtë. 

Dhe këta folën. U takuan në Bruksel dhe gjetiu nëpër Europë. “Marrëveshja historike” u harrua. Në vitin 2019 ra një qeveri për shkak se kundërshtoi planet për varrosjen e Kosovës së 17 shkurtit. 

Në mars 2020 ra qeveria tjetër për shkak se kundërshtoi ngutësinë e paparë të një emisari amerikan për të gjetur një zgjidhje dosido për Kosovën dhe për të anashkaluar Bashkimin Europian (i cili për gati një dekadë ndoqi politika të gabuara ndaj Kosovës). 

Llogaritë për secilin janë këto: emisari amerikan dëshiron t’i dëshmohet shefit para zgjedhjeve, presidenti serb dëshiron të prishë kufijtë në mënyrë që ta ketë derën hapur për projekte të tilla gjetiu në rajon, presidenti i Kosovës shpreson se edhe një “marrëveshje historike” e shpëton nga burgu. Interesat e qytetarëve të Kosovës në këtë muhabet nuk luajnë rol të madh. 

“Kosova e Grenellit” do të jetë projekt për zhbërjen e besimit se Kosova bëhet shtet funksional. Shtet do të jetë, ndoshta jo me këta kufij. Shtet është edhe Somalia. 

Hajdutët kanë arsye të jenë të lumtur. Projektit kundër Kosovës së 17 shkurtit i janë bashkuar edhe ata që deri dje bëheshin sikur janë kundër prishjes së kufijve të Kosovës.

4 komente në “Nga Kosova e Ahtisaarit, te “Kosova e Grenellit”…”

  1. Baliu says:

    Shkurt nga IBM (Integrated Border Management) ne IKM ((Integrated Kosovo Management).

  2. Visi says:

    Një përgjigje dhumë e mirë për Meto Bazen dhe mediat e tjera prostituta.

  3. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Shkaktare te humbjes se besimit jane te gjithe udheheqesit e Kosoves, perfshire ketu edhe z. Kurti.
    Para dhjete vitesh ishim ne pozita shume me te mira se sa tani. Kam frikke qe me vone do te jemi shume me keq se sa qe jemi tani. Prandaj udheheqesit politike duhet te bejne cmos qe sa me pare te bejne zgjidhje. Shtetet te cilat ndihmuan ne krijimin e shtetit te Kosoves dhe qe ende shpresojme ne ta, nuk duhet fyer. Albini duhet te jete i matur me amerikanet sepse ata jane garantuesit me te medhenj te Kosoves. Hashimi nuk duhet t’i neperkembe europianet sepse edhe ata kan rol te madh.
    Askush nuk e di se si do te perfundoje marreveshja. E di qe shqiptaret e Kosoves nuk e kane forcen qe te vetem te vendosin per fatin e tyre. Dhe kur nuk e ke forcen…duhet degjuar mikun. Sjellja e fanatikeve te VV kunder amerikaneve eshte e turpshme. E turpshme eshte edhe sjellja e Albinit i cili nuk e pa te aresyeshme qe te distancohet nga fanatiket e tij.
    Thene te drejten, une dyshoj qe Kosova do te mbetet ne kufijte e saj ekzistues. Populli e ka nje fjale : “Lum i forti e mjer i ligu”. Ne jemi ata te pafuqishmit.
    Udheheqesia e Kosoves duhet te bashkohet per kete ceshtje. Kam besim te plote ne Sh.B.A-te, por frikohem qe edhe Serbia do te shperblehet me dicka te vogel.

  4. Konica Usa says:

    Kufijt e kosoves nuk mbrohen duke sulmuar Ameriken,sic po bene deliranti Kurti,por duke bere nje politik qe dhe mishi te piqet dhe helli te mos digjet.Kurti si politikan qe vjen nga rruga nuk mund ta luaj kete rol,me vjen keq Robell,po kjo eshte 100% e vertet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje