Nga Mentor Kikia
Ambasadorja amerikane nuk e fshehu ngazëllimin kur Meta, Rama dhe Basha ishin bashkë në një zyrë, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për situatën e pandemisë.
Por Meta nuk u ndal me kaq. Pasi dekretoi ndryshimet e diskutueshme në Kodin Penal, ai nuk u mjaftua vetëm me firmën mbi ligj, por doli edhe në një konferencë për shytp për të treguar mbështetjen ndaj hapave të qeverisë.
Më pas në emisionin Opinion, ai e përforcoi bindjen për një “ere të re” në marrëdhëniet me Ramën, edhe pse mohoi që kjo të ishte një “dashurië në kohën e pandemisë”.
Opozitarët që presin rikthimin e protestave në kuadër të “besëlidhjes shqiptare”, u zhgënjyen shumë nga kjo sjellje e presidentit.
Por çfarë po ndodh në raportet Meta – Rama?
Në fakt, ne jemi mësuar që udhëheqësit tani ti shikojmë ose duke u sharë e pështyrë, ose duke bërë kompromise pas kulisave. Nuk i kemi parë asnjëherë si burra shteti, që të firmosin e re refuzojnë të firmosin, për interesa të shtetit dhe popullit.
Parë në këtë këndvështirm, ka dy alternativa:
1- Meta është duke vepruar drejt. Ai i refuzoi ligjet e parlamentit para pandemisë, si antikushtetuese dhe ftoi edhe popullin të dalë në rrugë, me flamuj kombëtar, për ta mbrojtur Kushtetutën. Për hir të kësaj, Meta nuk duhet të vazhdojë të bëjë opozitarin grindavec, edhe në kushtet e pandemisë.
Ai i ftoi qytetarët e vendit të tij që ti binden vendimeve të qeverisë, dhe miratoi me vrap ligjet e reja në kuadër të masave të jashtëzakonshme.
Nëse do të vepronte ndryshe, pra do të vazhdonte të refuzonte, atëherë do të ishte një politikan burracak dhe një president i papërgjegjshëm.
2- Nëse Meta këtë sjellje e ka paradhomën e një marëveshjeje të re, që do të mbyllë dosjen e shkarkimit të tij nga mazhoranca dhe do të ndalojë edhe “pranverën shqiptare”, atëherë jemi para një situate edhe më të rëndë se corona.
Dy politikanët dhe zyrtarët më të lartë, po përdorin postet shtetërore dhe popullin e dëshpëruar si armë, për të bërë pazare politike, në shërbim karriges së tyre dhe në kurriz të vendit.
Sepse politikanët tanë kanë dëshmuar se janë më të rrezikshëm për vendin dhe demokracine, kur bëjnë marrëveshje per te nderprere luften, sesa kur luftojne.
Por, për këtë të flasim më shumë nëse do të vërtetohet kjo tezë.
Nese Edi Rama bene kompromis me IlirMeten kjo do te ishte
perfundimish fundi i partis socialiste dhe partia demokratike ne kete moment vetem forcohet
Edi rama e ka me tani besimin e popullit per votat,por darka me ilir meten e fundos
Atehere del se mafja nuk zhduket nga pushteti pa revolucion
Gjiri lalezit, farka dhe pasurit e ketyre bosave do te mbrohen me kushtetut
Posht mafja
Nuk ben Rama kompromis me qente…por politika keshtu luhet or vella…ne kete kohe lufte gjeja me e mencur eshte te luftojne se bashku e te shpetojne jeten e shqiptareve kur te normalizohet situata…do rifilloje dhe lufta politike. Uroj qe drejtesia e re te merret me qente berisha, meta, basha sepse kane shume haqe per te lare.
Rama, Meta, Berisha, Basha, Monika kane hipotekuar ne emer te familjeve te tyre gjithe pasurite e shqiperise si tokat, fermat bujqesore blegtorale, minierat e kromit bakrit, vburimet e naftes, karburantet, sherbimet, bankat, transportin ajror, sherbimin telefonik. Kane bere pazar me te sotmen dhe te ardhmen e popullit shqiptar ne atdheun e tij. Kane shitur shqiperine dhe populli ka status refugjati ne shqiperi. Shqiptaret po ikin nga syte kembet perderisa skema e grabitjes dhe fukarallekut ska te ndalur. Hienat jane bere bashke dhe po punojne dite e nate per te m ushur thaset e familjeve te tyre.
Hajde gazetar hajde…mendje provinciale, logjike fshati. Ne vend qe te gezohet ky gazetar idiot, ne vend qe te gezohet qe ne kohe lufte politikanet behen bashke per t shpetuar jetet e shqiptareve ky i hedh benzine zjarrit…
Arsyeja eshte se u be a do behet ligji per pastrm parash me 5% sistemohen gjerat