Albin Kurti – kariktatura e një populisti të vrerosur

22 Prill 2020, 21:04Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Për shumë arsye, këtë shkrim nuk do të doja ta shkruaja. Së pari, nuk do të doja asnjëherë që Albin Kurti, si shenjues i një fryme të re në politikën shqiptare, të paktën ashtu siç njehtësohej ai në ligjërimin publik parashtetëror, të shfaqej tani si një shtetar i rëndomtë nga ata që ne jemi mësuar t’i shohim prej vitesh në të dyja anët e kufirit, këtu në Shqipëri dhe atje në Kosovë.

Më kujtohet se disa kohë pas përfundimit të zgjedhjeve në Prishtinë, jam takuar në Tiranë me mikun tim, prof. Agim Vinca, një mbështetës i sinqertë i Albin Kurtit dhe kemi diskutuar për frymën e VV-së dhe për Albin Kurtin, në veçanti. E mirëkuptoja prof. Agimin për vlerat që i jepte Albinit dhe frymës së VV-së dhe, në atë kohë, isha në një mendje me të që Kosovës, por edhe Shqipërisë, i duhet një frymë e tillë, një politikë e re që të mbështetet jo te klientelizmi dhe korrupsioni po te meritokracia dhe shteti i së drejtës.

Më kujtohet si i pata thënë mikut tim që Albini, në atë kohë gjithmonë, nuk kishte pse të sillej tash që ishte në krye të partive fituese sikur ishte i gjithëpushtetshëm. Ai duhet të jetë më i përthyeshëm dhe duhet t’i bëjë lëshime të mirëkuptueshme LDK-së, të mësohet të qeverisë me ta. Gjatë mandatit të parë publiku në Kosovë do ta bëjë dallimin mes VV-së dhe LDK-së dhe në mandatin tjetër, nëse ai realizon qoftë edhe 50% platformën e tij, zgjedhësit mund t’i japin jo një, por edhe disa deputetë më shumë që ai të mos të jetë i kushtëzuar nga askush dhe për këtë i solla shembullin e Edi Ramës dhe të mandatit të tij të parë me Ilir Metën, pastaj ndarja edhe me të.

Pavarësisht se vetë mund të mos jem në një mendje me këtë pragamtizëm politik, ky është i vetmi shteg nga duhet të kalojë një lider ambicioz për të realizuar një program afatgjatë. Mirëpo, tani e shoh se paskam qenë i gabuar në atë vështrim mbi Albin Kurtin.

Duke ndjekur këto ditë letërkëmbimin mes Presidentit të Kosovës dhe Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kam vërejtur me dëshpërim disa gjëra që jo vetëm janë sjellje antikushtetuese, por janë edhe veprime prej nja diletanti politik, më së pakti, dhe prej një arrivisti dhe populisiti të vrerosur. Albin Kurti nuk i njeh rregullat e lojës politike, në kuptimin që nuk i përfill ato. Ai tani po sillet si një bandill që ka hyrë kollovar në Parlamentin e Kosovës dhe po përpiqet që nga një dhomë që i takon të marrë gjithë godinën e të nxejrrë jashtë gjithë të tjerët që e banojnë atë ndërtesë. Është e kotë të përmendësh se në një republikë parlamentare si Kosova, Parlamenti është organi më i lartë dhe ai që zgjedh e voton qeverinë. 

Arbitri i kësaj loje politike është presidenti, ose më saktë, noteri i këtyre veprimeve, pra ai që i legjitmon ato, është kryetari i shtetit. Në qoftë se qeveria hidhet në votim dhe nuk merr mbështetjen e Parlamentit, ajo praktikisht quhet qeveri e rrëzuar. Sipas Ligjit, partia fituese i drejtohet përsëri parlamentit dhe i propozon atij një emër tjetër për krijimin e qeverisë, presidenti e mandaton atë, pra i njeh të drejtën ligjore dhe ai shkon përsëri në Parlament derisa të gjendet një zgjidhje. Kjo ndodhi pak kohë më parë në Itali. Mateo Salvini dha dorëheqjen dhe megjithëse koalicioni i tij i djathtë kishte më shumë vota se të tjerët ai mbeti në opozitë sepse, sipas ligjit, të drejtën për të krijuar qeverinë e ka përsëri partia që ka marrë më shumë vota. 

Në këtë rast « 5 Yjet » bëri koalicion me PD-në që ishte në vend të tretë dhe arritën të krijojnë qeverinë tjetër dhe të vazhdojnë qeverisjen. Salvini dhe të djathtët bënë protesta, natyrisht paqësore, kanë rritur tonin opozitar, por nuk bllokuan Parlamentin. Natyrisht këtu kemi dy anë : moralin dhe të drjetën. Moralisht qeveria në Itali ka rënë, sipas ligjit të së drejtës është në detyrë. E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën. Moralisht çdo qeveri që do të formohet pas kësaj në Kosovë është e rrëzuar, por juridikisht e ligjshme. Mirëpo Albin Kurti nuk pyet për të Drejtën dhe i drejtohet Presidentit të Kosovës dhe e urdhëron atë se çfarë duhet të bëjë.

Një nga parimet themelore të çdo kodi janë afatet. Cilido proces e ka një afat dhe vetëm ato nuk shkelen. Albin Kurti, jo vetëm që nuk dërgon emër tjetër për t’u mandatuar si kryeministër, por shkel të gjitha afatet kushtetuese dhe prish gjithë rregullat e lojës duke e mbajtur me dhunë zyrën e Kryeministrit.

Tani vetvetiu lindin disa pyetje : Ky është lideri i ri i shqiptarëve që me të hyrë në një zyrë kryemnistri sillet si një kolltukofag i sëmurë dhe është gati të bëjë pakt edhe me djallin mjaft që të rrijë në pushtet ? Ky është lideri i ri i Kosovës që jo vetëm nuk respekton Kushtetutën e vendit të tij, por prish edhe të gjitha rregullat e lojës demokratike duke mos respektuar asnjë kriter kushtetues ?

Në qoftë se do të mbanim në vështrim portretin që ka shfaqur ky politikan në opozitë do të na duhej të shihnim një burrë shteti që sapo ndeshi vështirësinë e parë me LDK-në për të krijuar qeverinë, duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të vazhdonte të qëndronte në opozitë. Në këtë rast humbiste Albini, por fitonte politikani Kurti dhe kauza që ai përfaqëson dhe në zjgejdhjet e ardhshme ai do të përmbytej me vota.

Nëse ai është i bindur se e keqja e Kosovës po vjen nga ndërhyrjet e ambasadorut Grenell dhe nga Amerika, le të ketë kurajon dhe ta thotë hapur. Ka shumë forca politike populiste në Ballkan e në Europë që kanë jo vetëm një frymë antiestablishment por janë edhe kundër hegjemonisë europerëndimore. Është Salvini në Itali apo Varufakis në Greqi.

Albini ka kërcënuar me protesta të fuqishme nëse Presidenti i Kosoëvës do të zbatojë Kushtetutën, pra do të mandatojë partinë e dytë në radhë për të krijuar qeverinë. Kjo është e ligjshme, por më parë ai duhet të largohet nga zyra e Kryeministrit, të japë dorëheqjen dhe të kryejë të gjitha aktet që ai dëshiron, ndoshta edhe të dalë nga Parlamenti. Është në të drejtën e tij.

Pas kësaj të gjithë do të kujtohen se na ishte njëherë një Albin që recitonte bukur një tekst mashtrues dhe një ditë kur iu desh të vepronet jo vetëm që e harroi atë tekst, por imitoi në mënyrën më të turpshme të gjithë personazhet që ai i kishte fyer e denigruar. Nga një hero tragjik ai u shndërrua shpejt në një karikaturë të një populisti të vrerosur.

(TemA)

58 komente në “Albin Kurti – kariktatura e një populisti të vrerosur”

  1. katarakti says:

    Yzeiri eshte nje nga komentatoret dhe analistet me serioze dhe te pergatitur qe ka Shqiperia. Duket se i rri larg llumit. Nuk perflitet, urrehet apo perqeshet si Lubonja, Peka, Fevziu, Vasili dhe kompani. Personalisht i lexoj me kersheri shkrimet e tij.

    1. Timi says:

      Sakte! 100000% dakort!

      1. Revizori says:

        Jam shume dakord, por shiko me poshte se ç’shkruajne partiakët e flaktë dhe te sëmurë, qe dine vetem te bertasin rrofte Partia, rrofte Enveri, rrofte Saliu, rrofte Albini.
        Por edhe vete nuk e dine se pse bertasin.
        Ai Durrsaku 24 Karat duket djalë tamam, por lodhet kot sepse partiakët nuk mbushin.
        Me kujohet ne nje meeting kur nje debil nja 60 vjeç, mosha ime, bertiste per Saliun, “o yll bote”.
        Ai bertiste dhe mua me vinte turp.
        Edhe keta partizanet e Albinit, Jane njerez te prapambetur, njohin vetem ligjin e vjeter te Turqise, kur bajraktari bente ligjin.
        Albini e ka mbeshtetur voten tek njerezit me mentalitet anadollak.
        Fatkeqesi.

        1. Millosh Gjergji says:

          Do ia rruash ti atyre “anadollakve” që votuan Albinin dhe antikorrupcionin? Ata anadollakët nuk ia puthin duart e ndyta Janullës dhe mjekrraxhinjëve urrejtjembjellës ndër shqiptar.

      2. Eugen says:

        Aspakt e sakte… me rastin e Salvin ose keqinformon ose nuk e di sakte. Po e sqaroj me poshte; Salvini (ashtu sic beri dhe Mustafa) si aleat ne qeveri shkoi ne parlament me mocion mosbesimi ndaj qeverise ku bente pjese (qellimi per te provokuar zgjedhje te parakohshme), por mocioni nuk u votua pasi PD (Renzi) ne opozite nuk e votoi mocionin dhe mocioni nuk pati sukses. Qe nga ai moment, normalisht nuk kishte me kuptim qe Salvini te qendronte ne nje qeveri qe desh ta rrezonte dhe u krijua nje koalicion i ri L5Y dhe PD. Me pak fjale nese mocioni do kishte sukses si ne Kosove, Italia do shkonte ne zgjedhje te parakohshme, ajo qe kerkon Kurti…

  2. agim says:

    Me vjen keq per ty !!
    Te paskan paguar shume
    Por me mire te haje nje mut se te shkruash keshtu,pa baze ligjore as llogjike !!
    Ske turp

    1. durrsak 24 karat says:

      O Agim, zoterote a ke baze ligjore dhe logjike per te hedhur poshte shkrimin?

    2. Alniku says:

      Ky është ndryshimi që ju kushdo që ju del kundër e ofendoni dhe e shani se jeni militant qorra dhe shurdhër mjer Kosova

  3. Drin says:

    Ilir i dashur, je gabim kete here.

  4. Marku says:

    Iliri eshte profesor nuk eshte profesor kristalesh , e universitetesh bajate por profesor ne Gjuhen Shqipe , letersi e histori , ka bere nje analize shkencore , te qarte e te sakte . Albini me duket si kalliri me koken lart duket plot por tani qe uhap doli bosh

    1. Ilirida says:

      Është profesor i gjuhës shqipe,albanolog por
      nuk është politolog.Fatkeqësisht,politologët d.m.th.
      politikanë kariere i mungojnë hapësirës shqiptare.
      Prandaj jemi katandisur keq.

  5. Baliu says:

    Albin Kurti = Nderi i Kombit. Lufte e terbuar e hajnave dhe kriminelave kunder zoteri Kurtit qe don te vendos rend e normalitet, qe korrupcioni te mos quhet “kulture” e shqiptarve nga miqet tane. Populli nuk po e don ket njolle, prandaj po e perkrahe zotin Kurti, e kjo perkrahje simbas hajnave dhe kriminelave qenka “popullizem”.

    1. durrsak 24 karat says:

      Cili popull, o “Baliu” e perkrah Kurtin? Sa per qind te votave ka fituar partia e tij?

    2. Kosovari says:

      Balliu, hyrë në facebook dhe dëgjoje fjalën e Kurtit më 2014 dhe do ta kuptosh tekstin e këtij shkrimi 99% realist. Shkëlqimin e rrejshëm të Albinit, fatkeqësisht, ia ka dhënë sjellja dhe veprimet korruptive të udhëheqjeve të mëparshme. Por kjo nuk do të thot se ky është më i mirë se ata sepse ende nuk ka qenë në kontakt direkt koronavirusor me paranë publike. Ka indikacione se është i prekur prej këtij virusi por akoma janë asimptomatike. Pse t’a përmenda diskutimin e 2014-tës. Në atë fjalim fitoren e të parit e quan të kotë nëse “shumica demokratike”, pra pjesa tjetër, nuk është me te. Ata , thot, kujtojnë se gara në zgjedhje është garë automobilistike që kush del i pari e merr kupën, por në demokraci shumica vendos. Atëherë i interesonte kjo sepse ishte fjala që koalicionit ku ishte edhe ky flitej për me ia dhanë mandatin meqenëse PDK si e para nuk mund t’a bënte qeverinë. Balliu të gjithë e duam ndryshimin sepse të parët e flliqën bukur shumë ama ndryshimi duhet të jetë progresiv e jo regresiv.

      1. Baliu says:

        Vetem 10% te jet zoti Kurti me i mire se hajnat dhe kriminelat e deritashem, mjafton per perkrahje te plote. E zoti Kurti eshte shum me i mire se 10%. Njerzit e kan pa se nuk ka “jete me te mire” jasht atdheut , njerzit nuk po i frigohen me vrasjeve te pasluftes nga hajnat dhe kriminelat. Per pese vitet e fundit Kosoven e kan braktisur mbi 200 mije shqiptar, per shkak se hajnat dhe kriminelat ua kan bere jeten te pamundur ne atdhe (ngjashem me kohen e Sllobes). Formimi i Qeverise Kurti u festua si qlirimi i dyte i Kosoves, e ky qlirim nuk do te zhbehet per hir te ca hajnave dhe kriminelave.

  6. ILIRI-ULLIRI says:

    Ky fare iliri duket si nje nxenes analfabet qe pretendon se ka mbartuar universitetin.E mjera Shqiperi qe ka mbetur ne doren e ca pseudointelektualeve super medioker. Ai komb tribunet e te cilit kane mbetur te baltosen nga mumje e monstra si ky bicim iliri nuk ka kurre te ardhme. NESSUN PROFFETA IN SUO PAESE!

    1. durrsak 24 karat says:

      Kush je ti “Iliri Ulliri”qe fshihesh pas pseudonimit dhe sulmon pa bere analize te shkrimit te Yzeirit?

      1. YLLIBOLJA says:

        Po ti “durrsaku karuci” kush je? A je vete Ilir bajga apo avokati i tij?
        Ti hani te gjatin liderit te kombit shqiptar, Albin Kurti. Se kete hall keni ju ore horra!!

  7. maga says:

    Iliri i sorrosit dhe internacionalizmes patjeter bashke me ymeret e janullatosit do te jete kundra kurtit atdhetar.
    Rreshtimi juajt kundra interesave kombetare,dhe per pasoje edhe kunder kurtit,vetem mire i ben kurtit.
    Sepse vetem nqs ti,bushatet,ymeret,lubonjat dhe çimpekat do te ishin pro pikpamjeve te kurtit,atehere do kishte problem.

  8. ttt says:

    Tragjikisht virusi i maskarallekut qe baterdisi gazetaret e Shqiperise u perhap si vaji mbi uje edhe tek ata te Kosoves.Si kerpudhat pas shiut po nxjerrin koken gjarperinjte edhe nga Kosova.Dhe te gjithe kane nje gen te perbashket-luiften genocidiste kunder tribuneve te drejtesise e progresit.Lloj lloj emrash tani po degjojme qe duan te asgjesojne Albin Kurtin. Dhe te gjithe me te njejten arme -shpifjet e perbaltjen ndaj tij .Dhe te gjithe ne sherbim te tradhetareve e mashtruesve te ketij populli.Prin ne ball virusi BA-BA(BAZE-BATON)…ZOTI MARRTE HAK SE PO QE PER POPULLIN AI ESHTE NE KOME, JU LUTEM MOS beni zhurme se mos zgjohet e pastaj leshon ndonje pordhe……….

  9. GASH says:

    Ky shkrim eshte analize te sakte, kritike
    te hidhur dhe ka dashamiresi, gjithsesi!

  10. A. Z. says:

    Demokracia është pushtet i shumicës, ndaj qeverinë mund ta drejtojë kushdo që siguron mbi 50 % të votave të kuvenhhdit të Kosovës.
    Nuk mund të pretendojë Albin Kurti zgjedhje të reja sepse përfaqëson ≈26% të zgjedhësve në Kosovë. Nuk e njoh kushtetutën e Kosovës, por ky është parimi i demokracisë, të tjerat janë manovra të pa arsyeshme.

  11. Ce says:

    Niveli i Albin Kurves paska qene shume per te deshiruar, ai mund te krahesohet me ish shefin ushtarak te pd Shaban Memija qe drejtoi rrezimin e shtetit brenda 24 oresh bashke me Gazideden ne 97.

  12. Popull says:

    I hongsh ate qe nuk thuhet Albinit. Gazetar mercenar, bashke me Mero gelbazen.

  13. Kuq e zi says:

    Te gjithe opozitat e botes duan te cojne qeverine ne mocion mosbesimi ne menyre qe te shkohet ne zgjedhje
    Kurse albini thote nuk e dua qeverine kurti 2 por do shkojme ne vote, po opozita qe e rrezoi qeverine cthote?
    Jo nuk duam votime te reja !!!
    Ndersa zotrote na thua qe albini qenka i vrerosur apo mosperfilles kurti tha do shkojme ne zgjedhje cdo mendim.ndryshe shkon ne kushtetuese
    Sa per presidentin si garant prandaj po e respektoni meten ju kur kthen ligje ?
    Presidentet partiake jane palaco jo garant
    Nuk qendron krahasimi me salvinin sepse ishte ai qe u largua dhe kryeminster ishte tjeter
    Pra iku ldk jo vv
    Kushtetuesja e kosoves ne 2014 kur pdk nuk arrinte te bente shumice u shpreh
    Partia fituese formon shumicen,ska shumice pa partine fituese ,por ka zgjedje te reja
    Thaci ska hallin e qeverise por don mandatin e dyte ti na thua garant
    Nqs koalicioni vv-ldk do mbante, thaci kishte dale ne pensin
    Imagjino meten te beje lemsh shumicen nqs do kishte koalicion per nje mandat te dyte
    Edhe ti ilir shkove me shoqet si m.nano e ca te tjer qe thone mendoja ndryshe per albinin por… keta njerez qe nxjerr merja per ti thene te bardhes e zeze

    1. Na ruajt zoti nga budallenjte! says:

      Ti Kuq e zZ je koqe kanari.
      Krahason rastin tone me ate te Kosoves! Jane dy gjera te ndryshme qe nuk mund te krahasohen.
      Fillimisht po te spjegoj se Albin Kurti ka fituar vetem 25 perqint te votive, pra nuk perfaqeson asgje pervec parties se tij. Ne Shqiperi Socialistet fituan mbi 50 perqint te votive qe i bene ata perfaqesues te Popullit. Ne Kosove per te bere qeveri Kurtit ju desh dhe Isa. Tani te dy ata bashke behen perfaqesues te popullit. As Kurti dhe as Isa dhe partite e tyre nuk perfaqesojne popullin e Kosves vec e vec.
      Kjo perfaqesi ne demokraci cimentohet me parlamentin. Parlamenti eshte ai qe legjimiton fuqine e popullit. Ne rast se Parlamenti rrezon qeverine, kjo tregon se pushteti I popullit ka ndryshuar. Ne Shqiperi po qe se Parlamenti do rrezonte qeverine, detyrimisht shkohet ne zgjedhje te reja, sepse opozita nuk ka se si te ndertoje shumicen.
      Ne Kosove parlamenti rrezoi qeverine dhe vertetoi se poshteti I popullit nuk perfaqesohet me atje. Per te respektuar pushtetin e popullit jane dy rruge. Nqs Kurti nderton prap nje parlament me shumice ahere ai duhet te propozoje kandidatin. Ne rast se nuk ka mundesi, duhet e hapi rrugen. Ne qofte se asnje nuk e ben dot kete gje, ahere vendi shkon ne zgjedhje.
      Nga ana tjeter Kurti nuk thote hajde te shkojme ne zgjedhje, por e kushtezon ate me zhdukjen e virusit. Me sa di une virusi nuk do zhduket ndonjehere. Sipas kesaj llogjike, Kurti do na mbetet Kryeminister i perhershem. Ai do komandoje shuicen si perfaqesues i pakices. Ky eshte nje paradox ne demokraci. Ti Kuq e ZI je ok me kete rrumpalle qe ne gjuhen popullore quhet rrumpalle demokratike? Kjo sot ndodh vetem ne Korene e Veriut….
      Mua vertet me cudit fakti qe ti Kuq e Zi, qe Zi e me ZI, kemgul ne gomarrlleqer e tua me stoicizem vetm e vetem per te mbrojtur nje rrumpallist qe ne thelb eshte i dyshimte. Te pakten mos na u shit si flamuri yne kmbetar Kuq e ZI. Ti i ngjan flamureve te anijeve pirate Zi e sketer.

      1. Kuq e zi says:

        Nuk e dija qe e paske me veriun
        Qenke akoma me pashalleqet, ehere shih nga pashalleku yt
        Lexoje mir komentin kur e krahasoj me shqiperine
        Thash nqs do kishte nje koalicion qeverises
        Sdq kushtetuta eshte shprehur njehere per kete kur pdk nuk formonte shumice dhe deklaroi,
        Shumicen e ben fituesi (pra pdk sot vv), ska shumice pa votuesin, e fundit zgjedhje te reja
        Nuk eshte ceshtja vv apo ldk por rregullat e lojes
        Kurse koqet vazhdo e mbaj ne goje se rritesh

  14. Dajti says:

    Albin Kurti=Sali Berisha,pjelle e te njejtes miter,komunist populist,anarshist,demagog,mashtrues,per pushtet vrasin dhe baben.Po qe se nuk eshte keshtu a ka kush te me shpjegoj pse Albini e takon here pas here Saliun?! Nuk jane ne nje moshe,Saliu hiqet i djathte,Albini i majte,Saliu pension politik,Albini kryetar partie,pika e takimit eshte vetem pamoraliteti i te dyve.

  15. Lanabregesi says:

    Kjo situat nxori ne pah fytyren e vertet te Albinit,Ilir Yzeiri i ka bere nje anatomi perfekte kesaj monstre politike,ketij karieristi pa fre,kesaj shemtire qe ne emer te se rese,na u shperfaqi si nje politikan i ndryshkur.

  16. Konica Usa says:

    Ky Albini,medemek fryma e re ne politik,na doli si ata kopistat e Saliut ne 2005-n,njani me pervers se tjetri,ku jane tani,te gjithe ne koshin e plehrave,keshtu do perfundoj dhe ky karabushi,qe ka 20 vjet dhe nuk u poq.

  17. Tironsi says:

    Bravo Ilir,Albini nuk ka burrni ti dali situatave ballas,ju bishton si skuth,ju servilos LDK-es deri ne peshtirje deri sa realizoj kualicionin,mbasi siguroj karriken e kryeministrit u fry si gjel deti,tani ka mare perseri rolin e skuthit.Ky medemek fryma e re na u cfaq me keq se myku i vjeter.

  18. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    E pergezoj autorin per kete shkrim objektiv.

  19. EQ says:

    Zoti Ilir,
    Nuk ka pike dyshimi qe cdo gje qe shkruan eshte me vend, duke supozuar se ti je nje gazetar letrar, por jo gazetar investigues. Ne pamje duket se Kurti eshte ashtu si thua ti, nje fytyre e vrerosur, sepse ti I dashur Ilir nuk je marre ne jeten tende me investigime.
    Ne te verte, Kurti eshte me shume fytyra. Gazetareve ai u duket si i vrerorsur. Mbeshtetesve te tij ju duket ylli I rene nga qielli. Politikaneve ju duket bythelevizur. Pacifisteve ju duket radikal. Kristianeve ju duket islamist. Islamistet mendojne se Kurti e ka koken e shtermber se eshte martuar me kaure. Vuciqit I duket sikur ka fituar llotarine, kur sheh Kurtin se si e ka bere rrumpalle Kosoven. Amerikes I duket se ai eshte me Rusin. Rusi mendon se nuk eshte mjaftueshem pro serb . Evropes i pelqen se i duket sikur “reciprociteti” eshte per ta hequr taksen. Rames I duket bukeshkeles. Ne shqiptareve te Shqiperise na duket si Sali Berisha. Keshtu me rradhe, i dashur Ilir asnje nuk mendon si tjetri kur vjen puna tek fytyre e Kurtit. Te tere kane rezerva dhe mendojne se ai eshte nje gjeni qe ndryshon si koha ne vjeshte. Here I vrerosur dhe here tere gezim.
    Une si investiges amator qe jam, mendoj qe Kurti eshte i njejti person, ne te tera situatat. Ai praktikisht ben te njejten gje qe e ka emrin rrumpalle, njelloj si doctor Rrumpalla. Zoti Yzeir cuditesh me te se si kur ishte ne opoozite ai kish nje fytyre tjeter. Jo zoti Yzeir. Ishte po ajo fytyre qe ne ate kohe kish udhezime per tu sjelle ne ate menyre, per te marre pushtetin. Hiqej si anarshist, sepse specialistet e zyrave te Serbit e kishin udhezuar te sulmonte gjithe ish komandantet te cilet ishin tashme te korruptuar. Albini jo se eshte kaq I zgjuar sa ta dinte se ekstremizmi do merrte pushtetin, por ndihma nga jashte me resorse dhe para, do e relaizonte kete gje. Prandaj Kurti tregohej luftetar kunder korrupsionit. Serbi mendonte se edhe po qe Albini nuk do merrte pushtetin ai ishte fytyra perfekte e tij per te bere revolucion. Saliu ne Shqiperi dhe Albini ne Kosove u hodhen ne sulm….Historia eshte shume e gjate…
    Sot kur Albini ka marre pushtetin, ai ka po te njejtin qellim. Berjen e Kosoves rrumpalle. Shpalli reciprocitetin qe te tere u qorolepsen dhe si gjithone e interpretonin sipas deshires. Rrezoi qeverine qe drejtonte vet. Albini nuk eshte budalle qe te mos toleronte per nje minister dhe te mos rrezohej, por ojentimi I Vuciqit ishte i njeti si dhe me pare: Beje Kosoven rrumpalle, njelloj si Saliu Shqiperine. Tani po na mbush mendjen s Presidenti duhet te jete pasiv….Keto teori duken si pa llogjike, por te tera kane llogjiken e mbjelljes se konfuzionit ne kokat e mbeshtesve te tij per ta hedhur Kosoven ne zjarr. Ky eshte urdher dhe Kurti nuk ka nga te levize bythen.
    Qe te mos zgjatem shume, per mua Albini eshte e njejta fytyre perfekte e nje agjenti modern. Ju zoti Yzeir tregoheni naiv duke e quajturate “fytyra e vrerosur” Do I shkonte me mire “fytyra e helmosur”.

    1. Kosovari says:

      Sa për informim plotësues. Lirohet i vetmi nga burgu i NIshit ku ishin shumë të tjerë dhe i organizohet konferecë shtypi. kujtohuni pak o shqiptarë!

  20. Kapit Tupalla says:

    Edhe ky banalist u bë ekspert i kushtetutës dhe analist i qeverisjes 51 ditëshe të qeverisë Kurti ?!
    Turp Ilir, turp Mero, turp Tema !

  21. USA says:

    O zoti Ilir,nuk je zhgenjyer vetem ti me kete karikature me emrin Albin,shume shqiptar matan dhe ketej Drinit besuan se nje fryme e re politike po vinte ne Kosove,po fatekeqesisht doli shume me e vjeter se e deritanishmja.Karagjozi Albin Kurti ne vend qe te mesonte nga Edi Rama u bashkua me vjetersine politike te Shqiperise Sali Berishen per ta rrezuar ate.

  22. Genc says:

    Shkrim koti. Nuk pijne uje keto ne vitin 2020. Albini dhe Vjosa qene dy figura me te votuar dhe te dashur nga populli. Shkruaj deri ne mengjes, por kush ska per ti lexuar. Nga Prishtina me dashuri dhe protesta gjithepopullore.

  23. ta says:

    une mendoj se VVdhe albini jane si pd ne shqiperi po te kundershtoje njeri ngrihen te gjithe nuk njohin rregullat e lojes.

  24. Vlora says:

    Albini eshte krenaria e inteligjences dhe e ndershmerise se te gjithe shqiptareve. Ai eshte i urryeshem nga llumi i korrupsionit shqiptar qeveritar dhe opozitar per shkak te ndikimit qe liria e tij, qe i buron nga ndershmeria, eshte duke patur ne Shqiperi. Deri tani ja kane dal qe ne Shqiperi mos te kete nje Albin, kane vrare shpresen, aktivizmin e inteligjences shqiptare. E urrejne Albnin sepse ai eshte njeri i lire, keta tane jo, keta jane te vet-burgosur per shkak te korrupsionit. Keta nuk mund te fluturojne kurre, Albini eshte ne qiellin e lire, eshte i vetem, sepse pak shqiptare kane krahe te fluturojne. Keta jane ne moçal, jane ne llume. Jane shume, prandaj jane bashke, atje ne llume. Nuk mund te fluturojne dot kurre….ja dhe pse e urrejne. Keta nuk mund te behen kurre te lire sepse e kane shitur shpirtin shume lire, e kane shitur per para!

    1. kalinjoti says:

      Ti Vlora prej Kosve, mund te kesh te drejte.
      Do ti qe ke bere nje zbulimin te madh. Ti e di se se kush e urren Albinin. Ata jane llumi I korrupsionit shqiptar. Pyetja ime eshte po Gernel pse e urren? Po Amerika pse e urren? Ata nuk jane fare shqiptare.
      Fatkeqesia jote eshte se na flet per ata qe e urrejne Albinin, por nuk na thua se kush e do ate?
      Te pakten ndrysho epitetin. Ne vend te Vlora ver Beogradi. Me sa kam degjuar te vetmit qe duan Albinin jane beogradasit.
      Edhe Saliu hiqet sikur e do, por fshehurazi e urren Albinin. Albini eshte me i ri dhe ka me shume aftesi per te hedhur shqiptaret ne lufte njeri me tjetrin. Por ajo qe e ben Saliun ta kete inatin Albinit eshte se Kurti po i ze vendin e te parit ne hierarkine e Padrinos. Sido qe te vije puna thote Sala, ne bisede me sypeshkaqenin eshte fakt I pakundershtueshem, se Saliu e ka treguar me vepra dashurine per Padrinon. Ai e trazoi gjakun e perzier te shqiptarit me gjakun e Karaxhiqit me me shume gjak Serbi. Ai u martua me serben qe ta permirsonte gjakun me tej. Albini ja ka me hile Padrinos, thote ai ne kofidence. Ai u martua me nje arabe te azerbaxhanit. Kjo thote Sala eshte dyfytyresi e Albinit. Ai te haje mut se nuk ka per te me zere vendin asnjehere ne enciklopedine e Padrinos.
      Perfundimisht ty Vlora une te garantoj per vehte time se megjithese e urrej Albinin, nuk kam te beje fare me korrupsionin shqiptar. Une urrej pa fund armiqte e kombit shqipar. Kjo eshte e tera qe po te pergjigjem.

      1. Vlora says:

        I nderuar,
        Une nuk po flas për shkarkimin e Albinit, ajo është brenda rregullave të demokracisë. Unë po shkruaj për sulmin e organizuar që i bëhet në Shqipëri, jo në Kosovë. Në Shqipëri, dhe veçanërisht këtu te Tema, ai sulmohet për arsyet që sqarova më sipër. Albini, ndryshme nga të tjerët, është njeri i pakorruptuar, duke qënë i tillë ai nuk mund të urdhërohet as nga amerikanët dhe as nga askush. Këtu është ndarja me korrupsionin e Ramës, Bashës, Metës dhe Saliut. Rama e ka shitur shpirtin dhe lirinë e tij, ai nuk mund të jete kurrë më i pavarur. VV në Shqipëri është duke marrë ndikim pasi shqiptarëve po ju humbet shpresa te kjo klasë. Rama është besëpreri i fundit. Na tradhëtoj rëndshëm. Ja këtu duhet parë ose sulmohet Albini në Shqipëri, te cilësitë e tij personale, si politikan i lirë për të vepruar sipas vizionit të tij, dhe te ndikimi që VETVENDOSJA po merrë këtu. Rama e pati shansin e tij të bënte ndryshime në Shqipëri, asnjë ndryshim nuk bëri, përkundrazi, u bë njësh me bandën e rregjur të korrupsionit shqiptar.

        Të uroj ditë të mbarë,
        Vlora

  25. Gipa says:

    Cfar ne lesh analisti shkruen keshtu kur ne asnje mendim nuk i njeh gjanat dhe rrjedhat e kosoves prandaj te lutemi trus bythen se dy koqe mend nuk paskeni sa i perket analizes qe ke ba prandaj po shifet se edhe analizat e tua per shqiperi nuk ia ke wellue e lete ma per kosoven . Po shiko o i mjeri analist kush asht nekrye te sondazheve ne kosove dhe e kupton se nuk je askund sepse Albini don rregull drejtesi dhe ligj.

    1. Corona says:

      Cfare thote kushtetuta e Kosoves kur qeveria dhe kryeministri nuk votebesohet nga kuvendi? Dhe si jane te shkruara regullat per me tej?

  26. Mujo says:

    Profesor,deri diku ke te drejte,por ben sikur harron nje te vertete.Albini nuk u rrezua se u soll si baraktar,por,per fat te keq re demokracise,e rrezoji Grenelli,per ti bere qejfin Serbise!Ja pse:Poeti politikan i Kosoves Kujtim Shala i LDK-se,deklaroi se ? po prefrazoj) nuk e duan Albin Kurtin te drejtoje dialogun me Serbine(sips Kushtetutes se Kosoves),prandaj rrezojeni”(Tv7,20prill).Sips qendrimit tuaj,ne Kosove ,duhet te behen zgjedhja,apo nuk e nevijshme.Nje shkrim ne Twuiter Grenelli,emrohet dhe kryeministri.Harrohet se cdo gje qe bejne amerikanet eshte e drejte.Jo,shikoni situaten ne boten arabe,eksportimi i demokracise amerikane,pasojat,shkaterrim,vrasje,eksode,mbytje ne det etj,etj.?Nuk u rrezua Kurti se nuk dijti te sillet,por gabimi i tij,te bente edhe Ai si te tjeret,servil me te huajt,arrogant,hajdut,vrases dhe si perfundim,i dshur i grenelleve.Prof,pse nuk ja ben kete presion Serbise Grenelli?!

  27. Trotski says:

    Albini ngjan shume me Sali Kriminelin.E ka te veshtire te lej Kolltukun qe ka marre.Ka vend ketu thenia e Filip Cakulit per Sali Gerdecin:Saliu mbajti nje Fjalim per shtetin Ligjor ne nje Miting te paligjshem-” Keshtu dhe Z.Albin megjithse i Shkarkuar ,eshte gozhduar ne Kolltukun Kryeministror si nje Femije i Xhindosur dhe hedh vickela trimerie.Po me Ameriken cfare ka Xhanem? Kaq shpejt e harroi se Pavarsia e Kosoves erdhi me Vullnetin Amerikan .Pra te mos luaj me Fatin e Kosoves ,po te uli Kryet dhe te bjere ne bToke dhe me mend ne Koke.

  28. Star says:

    Eshte lodhur Meroja dhe ka nxjerre kete per te bere lehjen e radhes. Po pse rrini duke i bere biografine Kurtit. Nqf e keni zgjidhjen kushtetuese veproni cfare prisni. Apo keni frike popullaritetin e Kurtit. Kjo situate zgjidhet vetem me zgjedhje.Klasa politike e koruptuar kosovare ke nuk po angazhon qe te shkruaj kunder Kurtit. E gjithe kjo klase eshte e zhytur ne mocalin e korupsionit. Ketu qendron thelbi i gjithe problemit. Kurti eshte i lire sepse nuk eshte i perfolur ne asnje afere . Presidenti i Kosoves eshte krye hajduti dhe krimineli qe e dirigjon kete loje. Ai sikur tha qe kete jave do procedoje me formimin e qeverise se re me hajnat dhe kriminelat e luftes dhe hienat serbe. Eshte i korruptuar gjer ne gryke ne afera vjedhjeje tash njezet vjet,dhe tashti nxjerr si justifikim se eshte i semure. Jo ore jo Ai nuk ka asgje,por corba e prishur ka filluar te beje efektin e vet. Ja ka prishur gjumin akt akuza e prokurorise per privatizimin e hidrocentraleve ne Kosove te bere nga qeverija e tije. Kjo eshte semundja e vertete e tija. Edhe ky shkrim eshte pjese e lojes se ketij presidenti hajdut. Mero si nuk u lodhe duke shkruar vete kunder Albinit dhe duke perdorur edhe dordolece,por nuk po ben gje tjeter vetem po trembe laraskat, sepse sa me shume shkruan kunder Albinit ai me shume merr fame. Dhe a e din se ku eshte sekreti i gjithe kesaj.? Ti me shkrimet e tua mbron nje klase te koruptuar ne Kosove ,kurse fama e Albinit rritet se eshte ne pararoje te luftes kunder kesaj klase . Eshte kac e thjeshte sa edhe Ti vete e kupton,por te gjithe kete e ben vetem per persheshin e radhes,sepse primet ke kohe qe i ke braktisur.

  29. Hazeri says:

    Ky Albini se c’ka nje fytyre ………qe nuk i permbush ca tipare BURRASH…
    Hahaaaaa…..jam shumice thot…..hahsaaa…shumice me 25.7% te zgjedhesve dhe 0.7% me shume se partia e dyte…
    Artikullshkruesi eshte burre zotni,nuk eshte si buzhalet .bushatet Qimet e kompani,por eshte kompetent per ato qe shkruan.

  30. DRIN BARDHI says:

    Duhet te jesh teper ambicioz dhe i etur per vemendje, gjithsesi edhe karaxhoz, t’i besh “analize” nje situate per te cilen nuk ia ke fare haberin. Por ja qe paska she te tille si ky Iliri prej kalliri. Dhe, pasi lexova pacavuren tuaj te peshtire, arrita ne perfundimin se:

    – E para: ti nuk i njeh kompetencat kushtetuese te Presidentit te Kosoves, rrjedhimisht posti i tij eshte vetem ceremonial, asgje me shume. Qe i bie se nuk ka kompetenca per te shkarku, diktu apo formu qeveri. Sipas kushtetutes se Kosoves, Presidenti eshte vetem nje noter. Asgje me shume.

    -E dyta: ti nuk e di se tere pushtetin ekzekutiv ne Kosove, sipas kushtetutes, e ka Kryeministri i cili eshte edhe shef i Keshillit te Sigurise. Qe dmth. vetem Kryeministri mund t’i propozoje Presidentit dekretimin e gjendjes se jashtezakonshme, e jo e kunderta.

    E treta: Kushtetuta e Kosoves dhe edhe nje vendim i Gjykates Kushtetuese e thote prerazi se “s’ka qeveri pa fituesin e zgjedhjeve”. Qe dmth. se nese fituesi i zgjedhjeve nuk arrin te gjej partner koalicioni, vendi shkon serish ne zgjedhje. Kjo eshte e shkruar ne te bardhe me te zi ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves. Mire apo keq, kete kushtetute ka Kosova.

    E katerta: kur rrezohet qeveria me mocion (si ne rastin konkret), po sipas kushtetutes, presidenti i jap edhe nje rast partise fituese. Nese partia fituese vlereson se nuk mund te gjeje partnere tjere apo nuk deshiron, presidenti duhet te shperbeje Kuvendin dhe te caktoj zgjedhje te parakoheshme, ne harkun kohor prej 40 ditesh. Pra, vetem kur partia fituese ia kerkon keye gje. Partite tjera, sipas kushtetutes, nuk pyeten fare.

    E pesta: nuk ka asnje afat ligjor apo kushtetues qe e obligon Albin Kurtin me ia dergu emrin e mandatarit presidentit. Prandaj, presidenti nuk ka asnje kompetence ligjore apo kushtetuese me i caktu afate Albin Kurtit. Rrjedhimisht, Albin Kurti mundet mos me iu pergjigjur presidentit deri ne fund te mandatit. Mire apo keq, kjo eshte kushtetuta e Kosoves, te cilen e kane hartuar e miratuar keto LDK, PDK, AAK ne kohen kur VVETEVENDOSJA e Albinit nuk ka qene fare parti politike por Levizje qytetare.

    E gjashta: presidenti eshte duke bere shkelje kushtetuese, kur fton partite politike ne takime sepse nuk e ka ate kompetence. Presidenti, sipas kushtetutes, mund te konsultohet vetem me partine fituese, qofte oer formim te qeverise qofte shpallje te zgjedhjeve.

    E shtata: rrezimi i qeverise se Albin Kurtit ishte puç i partive humbese per t’ia rrembyer pushtetin. Pse? Sepse nuk duan zgjedhje, por duan te formojne qeveri frankeshtajne. E kjo nuk eshte as ligjore as kushtetuese dhe nuk do te pranohet nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve. E tera cfare po kerkon Kurti jane kthimi i vendimarrjes te sovrani, pra zgjedhje. A eshte kjo populiste?!

    E teta: kushtetuta e Italise nuk eshte e njejte me te Kosoves, prandaj cdo krahasim apo paralelizem eshte gabim naiv dhe shoerfaqje totale e mosnjohurive.

    E nenta: paramendoje situaten kur PS ishte ndante pushtetin me LSI dhe per nje moment LSI te kalonte tek PD dhe bashke ta rrezonin qeverine e PS dhe me pas LSI&PD te kerkonin te formonin qeveri pa zgjedhje. A do te lejonte kete veprim PS?

    E dhjeta: pse i jeni turrur si qente endacak Albin Kurtit ju servilet e Rames dhe te Batonit? A vetem pse eshte njeriu me vizionar, inteligjent, shtetar, i pakorruptuar dhe lider i lindur? Turp te keni!

    E fundit: sot Albin Kurti i ka krejt Kosoven pas vetes. Ai eshte fituesi absolut. Eshte urragan. S’ka qe e ndalon, sepse me te eshte 90% e popullit. Albin Kurti tek tash po kthehet i gjithfuqishem. Ata qe perpeliten ta rrezojne, populli tashme i ka hudhur ne koshin e pleherave. Edhe “analista” do te turperoheni per oacavurat e juaja kunder KOLOSIT ALBIN KURTI!

    1. Sllavo Mongolian Komunist says:

      Gjithçka korrekte veçse nuk ka me vete veç Shqiptaret e Dardanise por Shqiptaret anembane qe e ndjejne veten te tille…sa per shqipfolesit si k’to te 50 vjeteve te “vellazerimit sllavo komunist” apo sherbetoreve/bijve te tyre per 30 vjetet n’vazhdimesi e mizave t’kalit si ky artikullshkruasi aziatik,fatkeqesisht do i kemi nga pas gjithmone…Pershendetje Vlla

  31. Nik says:

    Per Z. Yzeiri kam patur nje fare konsiderate si gazetar, por ketu ja ka futur katundit! Gjithe debati pas mocionit te mosbesimit ndaj Qeverrise Kurti ne Kosove eshte kthyer ne nje debat ligjor, kushtetues. Z. Yzeiri me njohuri zero ne kete fushe ben nje shkrim te shemtuar, shatra patra, me siguri eshte paguar te shkruaje diçka. I vjen verdalle nga Italia, andej e kendej ne pergjithesi, por nuk e di ky fakir qe çdo vend ka kushtetuten e vet dhe kjo nuk do te thote qe kushtetutat jane te njejta kudo. Ekspertet kushtetues te Kosoves (Yzeiri qenka profan fare, as ka pare as ka lexuar as ka degjuar) kane dhene mendime profesionale ne kete pike por dot te jete Gjykata Kushtetuese e Kosoves ajo qe do te marre vendimin mbi proçeduren qe duhej te ndiqte presidenti, Z. Gjarpri ne Kosove. Z. Yzeiri kenaqu dhe me ndonje peshesh me kos dhe te jesh i ndershem!

  32. katarakti says:

    Po. Albin Kurti eshte me i drejti, me i ndershmi, me i zoti, me i pakorruptueshmi, me i bukuri etj etj. Por ne demokraci ka nje rregull: kur je shumice formon qeverine, kur je pakice e leshon ate. Nuk mund te qeverisesh vetem me 26 perqind te votave. Zgjdhjet mbahen vetem kur nuk ka mundesi te formohet nje shumice tjeter. Kjo eshte demokracia.

  33. Raul says:

    Bravo Ilir shkrim perfekt, ky eshte Albin Kurva e kosoves. Por Mero te kerkoj qe ta ribotosh shkrimin e famshem te te madhit Frrok Cupi te shkruar para se ai te behej kryeminister qe u vertetua plotesisht. Me titull: Albin Kurti nuk do te behet kurre kryeminister.

  34. Shqiptar says:

    Kjo eshte nje analize e qarte, kristal! Por e keqja eshte sepse shtetaret dhe analistet shqiptare ende nuk i kane kuptuar kleçkat e titisteve si Vinca me shoke e me shoqe, prandaj shqiptaret dhe Shqiperia jane ketu ku jane dhe jane keshtu siç jane…
    Shqiptar

  35. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Al bin ladeni fondamentalisti sillet si nje femi i llastuar kapricioz qe perplas kembet ti plotesohen te gjitha teket…
    Disa thone se ka shumicen e popullit ,qe na perben 26% po 74% cfare kane…
    Eshte si saliu qe e do populli dhe e nxjer ne pension

  36. Ariu says:

    Nuk e pelqej Albin Kurtin dhe ato qe shkruan artikulli per te edhe i mbeshtes, por lidhur me menyren e zgjedhjes se qeverise se re, autori me qellim shkruan opinionin e tij duke i dhene forcen e ligjit e duke bere krahasime me italine. Ligjet nuk jane opinione dhe aq me teper nuk mund te krahasohen me vendet e tjera sepse ato sigurisht kane ligjet e tyre, te ndryshme.
    Per zgjedhjen e Qeverise se Re ne Kosove ka nje ligj qe e percakton menyren, gjithashtu ka dhe precedente te meparshem. Vetem zgjedhje e parakohshme e zgjedhin Qeverin e Re, le te shkojne ta kerkoj voten LDK kesaj here, mos te fshihet pas fustanit te Thacit, por fshihet pas intrigave sepse e di qe do shkermoqet. Fjalet se nuk behen zgjedhje se bla bla bla, ka kosto etj etj, jane thjesht fjale frike, sespe kur i intereson partive nuk pyesin per kosto apo ligje.

  37. Petraq Papadhima says:

    Ilri.eshte nje nga.gazetaret.qe une kam pelqyer..Ne se.do te.lexoja.kete.shkrim.pa.e ditur kush e ka ber dote hidhja baste se e ka ber.kushdo por jo Iliri.aq ibindur isha.sa ne kete momente dua.tjua ve fain syve.duke qen keshtu due te.shpreh komentin Tim per.shkrimin dhe jo per authorin.Ne shkrim ka kontradita .sikur thuhet qe.Albini duhet te bento compromise mr LDK.dhe me pushtet thote se.eshte I gather te bej.aleance dhe me djallin per pushtet!!! Ne shkrim thuhet se kushtetuta e kosves ka afate!!! Afatet kane vler absolute deri tani Asnje nga aktoret.ne Kosove qe kane interes nyk.e ka.then kete .!! Hajde gjeje ku e ka.gjetur kete !!!shkruesi ben intepretim te kushtetutes Italjane.une nuk e di.se ku e ka gjetur.kete te drejte.qe.te perdoren kushteta te vendee te tjera .kete nuk e thote asnje kostcjonaliste.as [email protected]! Shkruesi thote qe Allbinii duhet tua thote.publilikishte. amerikanit general!!! E ka degjuargjith bota.mbare prononcimin e Kurtit por ska vlera kur.nuk e ka degjuarIliri.Per interesa munde te mos thash te.verteten mundet for te genjesh.por jo diten per dial se sta beson njerip

  38. Labi says:

    „ Nëse ai është i bindur se e keqja e Kosovës po vjen nga ndërhyrjet e ambasadorut Grenell dhe nga Amerika, le të ketë kurajon dhe ta thotë hapur. Ka shumë forca politike populiste në Ballkan e në Europë që kanë jo vetëm një frymë antiestablishment por janë edhe kundër hegjemonisë europerëndimore. Është Salvini në Itali apo Varufakis në Greqi.“

    Jo vetem inorant por edhe i painformuar ky „analisti“ i fshatit. Lexo intervisten e fundit te kurtit me gazearin boshnjak, ku ia plas ne sy Grenellit. Sa per dijeni, ato forca politike qe e ke fjalen, jane te gjithe miqte e Grenellit, Trapit dhe Vicit, jo te kurtit.

    „ Albini ka kërcënuar me protesta të fuqishme nëse Presidenti i Kosoëvës do të zbatojë Kushtetutën, pra do të mandatojë partinë e dytë në radhë për të krijuar qeverinë.“

    Pridenti eshte qe nuk po zbaton kushtetuten. E ke marre mundimin ta lexosh te pakten? Sa per dijeni kurti eshte shprehur per gjykate kushtetuese; protestat i keni shpikur ju se ia keni friken.

    Me kete mentalitet fshataresk te nje populli te kolonizuar nuk ka per te ecur as shqiperia as kosova. Turishtremti Mustafa e ktheu pllaken brenda dites per reciprocitetion. Maloku haradinaj as qe e ze me me goje taksen. Edhe bythen ja lepijne pederit te amerikes po tia kerkoje. Keta doni ne pushtet? Per cfare vullneti te popullit flitet kur ato qe keta peshtyne dje ne zgjedhje i lepine sot direkt nga toka.

  39. lushi says:

    e o ilir,
    me keto analizat famemedha tuasjat i zgjidhet problemet e shqiperise dhe tani do rregulloni dhe kosoven.
    C’m…… kini ti, mero etj me albinin.
    e reja i perket te ardhmes , si filizat qe sa do te dobet te duken jane me te fuqishem se sa nje lis 100 vjecar (perifrazim nga Lenini)
    Behuni revolucionare dmth thjesht mbani ana nga te shtypurit dhe te shfrytezuarit. Beheni misionin tuaj kete.me qene se kini dhuntine e te shkruarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje