Çorientimi i opozitarizmit, Basha apo Meta?

24 Prill 2020, 19:06Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Vërshimi i kritikave ndaj presidentit Meta, herë të shoqëruara me dyshime dhe herë me zemëratë është një shenjë që tregon se populli opozitar është sot më i çorientuar se kurrë në zgjedhjen e tij. Pasi e kanë parë Metën në mitingun e 2 marsit si një shpresë për ti vënë digë regjimit, pasi kanë besuar qoftë edhe nga halli se ai do të sakrifikohet si Aliende, apo do ti printe rebelimit, një pjesë e kundërshtarëve të Rilindjes janë ndjerë të zhgënjyer për uljen e toneve të presidentit me Ramën.

Në të vërtetë, në këtë kohë pandemie, të gjithë janë të ndërgjegjshëm që nuk është vakti për një betejë politike. Por, nga shmangja e përplasjes e deri tek dhurimi i paqes për shtetin që drejtohet përmes Facebook-ut, ka një ndryshim të madh. Cënimi i lirive kushtetuese me urdhra që jepen përmes ERTV-së, përpara se të botohen në fletoren zyrtare, miratimi i ndryshimeve të Kodit Penal, me procedura shumë më qesharake se ato Dvorani-Gjonaj, nuk mund të kapërdihen lehtë nga presidenti që puthte në studio televizive librin e kuq të kushtetutës.

Kur në mbarë botën shumëkush po shqetësohet se në kushtet e gjendjeve të jashtëzakonshme edhe demokraci të stabilizuara rrezikojnë të rëshkasin në regjime, të mendosh qe ai që e ke cilësuar si autokrat do të shndërrohet në normal, është në rastin më të mirë, naivitet.

Por duke ditur historinë e përbashkët të Metës me Ramën, shumë opozitarë i frikësohen rastit më të keq.

Kush e kujton ende të freskët manifestimin e stërmadh të 2 marsit, me siguri e ka kuptuar se njerëzit nuk dolën në rrugë për të ndarë se kush do ta zinte një vend në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi apo Xhaferllari. Qëllimi i tubimit të tyre ishte politik. Ata i’u përgjigjën thirrjes së Metës të friksuar nga shenjat e zbehjes së betëjës opozitare që po u dëshmonte përditë Lulzim Basha. Ata u derdhën në bulevard për të, vetëm pasi lideri i PD, i kishte dhuruar kryeministrit qetësi dhe paqe në kohën që i duhej më shumë: para konferencës së donatorëve dhe diskutimit për hapjen e negociatave.

Pikërishtë ata njerëz që manifestuan në 2 mars edhe ndaj letargjisë së Bashës, janë sot të çoroditur me qëndrimet ambigue të Metës.

Dhe ky është treguesi i asaj që po ndodh realisht në Shqipëri: krijimi i një mase ta madhe anti-rama e cila është dëshpërimisht në kërkim të një koke. Kjo shumicë ka qartësinë për të vënë gishtin mbi atë që nuk do, por ka fatkeqësinë që nuk di se kujt ti besojë. Ata janë të gatshëm ti shkojnë pas Lulzim Bashës kur ai mer në dorë molotovin, por mund ta lënë atë sakaq në favor të Metës, kur ky u premton një betejë më të ashpër ndaj kryeministrit.

Në këtë kuptim, ky është rasti i parë në këto tre dekada demokraci, kur sjellja politike opozitare nuk vendoset nga lartë, pra nga liderët, por nga poshtë, domethënë nga masa. Dhe kjo për një fakt të thjeshtë, sepse anti-ramizmi është bërë më i fortë se anti-berishizmi në Shqipëri. Nëqoftëse, në kohën e Berishës së parë, kundërshtarët e tij nuk e shkonin në mendje ta ndryshonin Fatos Nanon, për asnjë lloj arsye, nëqoftëse gjatë mbretërimit të Saliut të dytë, socialistët nuk kishin yshtje për ta braktisur Ramën, opozitarët e sotëm mund ta këmbejnë lehtësisht Bashën më Metën, apo qoftë dhe të dy bashkë me këdo tjetër, në varësi të ashpërsisë së betejës që marrin përsipër.

Kritikat e befta që mori presidenti menjëherë sapo uli tonet me vëllain e tij armik, janë dëshmia më e dukshme e këtij zhvillimi të ri. Sot sejcili lider i opozitës, nëse do të vazhdojë të ketë mbështetje, është i dënuar të ndjekë rrugën që i imponohet nga poshtë, atë të përplasjes me kreun e një regjimi autokratik. Sepse për fatin tonë të keq, me ato që kanë ndodhur për shtatë vjet, opozitarizmi është barabitur me anti-ramizmin.

8 komente në “Çorientimi i opozitarizmit, Basha apo Meta?”

  1. mona filxhani says:

    o Andi po na beri ky gjati corap,ore por ca behet keshtu?

  2. Artur says:

    Ke rastin me te mire qe ti kshillosh o legen se cdo kshille e jotja eshte e sigurte qe do ti coi drejte katastrofes pune dhensit e tu.E ke ndritur gjer tani me ato xhevaire qe ke shkruar dhe vazhdon ti biesh fyellit ne nje vrime.Per cilin ligje flinsni u ju njerez anti shtet.beni nje krahasim te ligjit italian dhe grek me ligjin qe votoi parlamentidhe kure te shikoni diferencen jame i bindur qe do ti vini tampon gurmazit .Ligji grek parashikon per te gjithe ata qe perhapin semundjen me vetedije denohen me 8 vite burg kur ka vdekje 12 vite burg dhe kure je shkaktare i me shume se dy vdekjeve deri ne burgim te perjetshem.ligji eshte ky dhe nuk behet fjale per cdo person qe eshte mbartes covid 19 qe mund te ifektoi persona te tjere do te shkoi ne burg sepse po te ishte keshtu do ti kishin mbushur burgjet te tjeret para nesh.burgu eshte rasti ekstrem ligji e parashikon dhe jane organe te tjera ligjzbatuse qe bejne ekzekutimin dhe jo qeveria sic doni te thoni ju te gjithe goje shtururit.

  3. Llaman says:

    Po ti shtojme ketu dhe corientimin psiqik te analisteve tip Bushati, e morri lumi opozitarizmin

  4. Plaku says:

    Ha ti ha ate qe s’thuhet o klysh i bllokut…do te vije rradha ti vjellesh gjithe çfar ke perfituar….pse nuk te hedhin ne gjyq per ato thirrje qe ben per violence kunder rendit ligjor e kushtetues….ne semes do veshe ?????

  5. LANI says:

    IK OR DEBIL IK SE E DHJEVE GAZETARINE TENDE , TANI JE BERE NJE SERVIL E DALLKAUK . IMAZHIN TEN E KE SHKATERRUAR FARE DUKE I DALE NE KRAH PLEHRAVE TE SHQIPERISE , BASHA ME SHOKE . JE KTHYER NE NJE QEN TE RRAHUR QE PRET TI HEDHIN NJE KOCEKE . TURP O DALLKAUK .

  6. sokrati says:

    Ku ke dhene mend ti or kopili i bllokut me nder tej mut eshte bere gjithandej!U dhe mend anetareve te kryesise se PD(sepse po te te them demokrateve ,kjo fjale eshte fjale e madhe e ne PD nuk ka asnje demokrat),i dhe mend LSi ,mut u be ,kalove kufirin e i dhe mend Al Binit me mut s’ka ku te veje!Nje pyetje kishe per ty :Ore mos punon per Ramen ,ti qe ai i di te gjitha e u paraprin strekemçave qe pergatitin opozitaret!Per mua kot Lul Basha akuzoi at larasken Alfred Leli qe eshte bashkepuntori i Rames,ne fakt i ka rene ne qafe se je ti ai qe punon per te!

  7. nje militan kot fare says:

    une mendoje koplet te kunder se pse partija demokratike ka nje lider shum te dobt dhe ata militant qe mbeshtesin pd shkone ku do ne protesta kush do qe i organzon sa i per ket antiramizem une mendoj se anti ramizimi qendrone vetem ne studjet e telivizorve analist dhe gazetar dhe normalisht tek militante pd lesi por une mendoj se shumica e popollit e done ramen une mendoj se meta ka ber vetem nje akt normal as gje tjet jeni ju analist dhe gazetaret qe e kritikoni meten veq qe firmosi nje akt se popullit posht nuk i plase fare keto qe shkruane ti jane brroqkulla kote se ti veq ben shkrime si militan i pd lis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje