Nga Roland Qafoku
Beteja e madhe e Shqipërisë ndaj virusit Covid 19 nuk e shmagu dot betejën mes dy liderëve politikë më të rëndësishëm në Shqipëri. Ndonëse fokusimi ishte virusi i padukshëm, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha vijuan dukshëm betejën e tyre politike në kushte të reja, por me metoda të vjetra, këtë herë për një ngjarje të paparashikueshme si pandemia globale që ende nuk ka kaluar. Është një rast studimor ajo që ka ndodhur mes Ramës dhe Bashës nga 9 marsi deri më sot që kanë kalur 45 ditë, duke synuar dhe duke e vendosur sërish komunikimin në qëndër të procesit politik.
Ndërsa Rama tashmë e ka të konsoliduar modelin e tij të komunikimit, për herë të parë pas 30 vjetësh në Shqipëri, modeli politik e kryetarit të opozitës i është bashkangjitur modelit politik të kryeministrit. Nuk ka ndodhur kështu me çiftet kryeministër-kryetar opozite Berisha-Nano, Nano-Berisha, Majko-Berisha, Meta-Berisha dhe Berisha-Rama. Secili kishte metodën e vet të komunikimit që nuk ngjante fare me atë të kundërshtarit. Ndërsa Edi Rama kryeministër dhe Lulzim Basha kryetar opozite janë bashkë një model i vetëm në mënyrën se si komunikojnë, gjuhën politike që praktikojnë, se si kundërpërgjigjen dhe se si krijojnë raportet me publikun.
Sigurisht që më shumë i ndërvarur është Lulzim Basha, por në jo pak raste nuk mund të shmanget Rama që ndonëse nuk kopjon modelin e Bashës, për të, Basha mbetet busulla rreth të cilit ai komunikon. Herë me fjalë të ashpra, herë me fjalë te ëmbla, e herë me shpërfillje, që të gjitha përbëjnë taktikën e tij në këtë komunikim. Dallohen qartë që për këtë betejë të dy stërviten mirë, gati duken sikur përgjojnë njëri-tjetrin për t’iu përgjigjur më pas flakë për flakë akuzave e deklaratave, për tia kaluar kundërshtarit dhe për të synuar atë që quhet triumfin politik. Por kurrë këtë nuk e bëjnë ballë për ballë por përherë duke përdorur mjetet moderne të komunikimit, video call, ëhats app dhe skype, sigurisht të gjitha të lidhur me ekranet e televizioneve pa përjashtuar kënd. E meqënëse të dy parapëlqejnë stilin amerikan të këtij komunikimi, si për Ramën dhe si për Bashën vlen thënia lapidare e presidentit të 44-ët të SHBA Barac Obama që gjatë fushatës tha: “Për publikun e gjerë, unë jam ai që mediat thonë se jam. Them atë çfarë thonë ato se them. Bëhem ai që ato thonë se jam bërë”. Si të ishte një profeci, kjo betejë nisi 11 ditë përpara se të ndodhte shkundja e parë e qeverisë, vijoi çdo ditë dhe gjasat janë se do të vijojë me të njëjtat ritme derisa fjala coronavirus dhe covid 19 të zhduket nga fjalori.
I pari ishte Edi Rama ai që ndezi zjarrin teksa më 11 shkurt deklaroi në kongresin e Partisë Sacialiste për Lulzim Bashën se kishte përballë llojin më të ulët të konkurentëve që kishte patur kjo parti në vite. Duke ekzaltuar ithtarët dhe militantët e vet, Rama shtoi se bashkëshortja e tij Linda Rama ishte më opozitare se Lulzim Basha. Por kryetari i opozitës iu përgjigj kryeministrit me situatën e virusit që vërtetë nuk ishte shfaqur në Shqipëri por që po kosiste jetë njerëzish në Botë. Kreu i PD iu përgjigj se qeveria duhet të hiqte dorë nga propaganda dhe të niste marrjen e masave kundër coronavirusit që ishte te pragu. Kjo ishte përplasja e parë verbale për temën që do të kthehej çështja e ditës. Shpallja e gjendjes së jashtëzankoshme nga kryeministri Edi Rama më 9 mars pas publikimit të 2 rasteve si bartës të vurist vdekjeprurës u shoqërua me një deklaratë që tregonte masat nisën të merren.
Atë ditë Rama tha: “Masat e sotme që ka ardhur momenti, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar nga OBSH, janë pezullimi i fluturimeve dhe detare deri më datë 3 prill. Mbyllja e institucioneve arsimore për një periudhë dy javore, dhe pastaj vlerësimi në proces. Ne besojmë që është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, tubime, koncerte, aktivitete, dëgjesave publike, deri në datën 3 prill, për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur për më tutje”. Ky vendim bëri që kreu i opozitës ta quante pothuajse fitore parashikimin e tij, se ky vendim ishte i vonuar dhe se qeveria duhet të kishte nisur masat që kohë më parë. Për herë të parë Rama kishte humbur një betejë në komunikim nga ai që e quante të dobët në këtë fushë. Dhe me parimin se humbi betejën por jo luftëqn, Rama hodhi në aksion arsenalin e tij më të mirë: zënien e kohës më të madhe në televizion. Vetëm 24 orë pas këtij vendimi Rama deklaroi për Bashën: “Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur, quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik, se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor”. Përgjigja e Lulzim Bashës ndaj Edi Ramës po atë ditë ishte: “Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1,2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve“.
Situata e përhapjes së coronavisurit ishte bërë e frikshme. Numri i të infektuarëve po rritej çdo ditë dhe numri i të vdekurve ndonëse me shifra të ulta tregonte se Shqipëria ishte pjesë e pandemisë botërore. E ndërsa kryeministri ishte fokusuar në marrjen e masave, thirrjet për të qendruar në shtëpi dhe organizimin e strukturave, Lulzim Basha rinisi përplasjen 4 ditë më pas. Më 14 mars Basha iu drejtua Ramës me një status në facebook duke i drejtuar 8 pyetje mes të cilave më e rëndësishmja ishte:“Duhet që qeveria të bëjë detyrën e saj dhe jo atë të mjekut. Kjo krizë kërkon masa jo sot për sot, por veprime të qarta dhe nje plan afatgjatë. Duke menduar vetëm për sot, neglizhohet çfarë do të ndodhë pas dy ditësh apo pas një jave. Kufizimet e forta kërkojnë jo kërcënime me gjoba dhe shthurje gjuhe, por zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse. Kryeministri u duk sikur e shpërfilli kreun e opozitës duke treguar se nuk ia kishte shumë kohën dhe se menaxhimi i situatës ishte prioritet dhe jo përplasja me të. Por nuk vonoi shumë se më 19 mars ra në “grackën” e Bashës duke thënë: “Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurrencë e pandershme nga 7×7=42!”
Më 22 mars Lulzim Basha realisht korri një fitore tjetër në betejën e tij politike të re. Ishte ai që propozi 3 kërkesa ku më e rëndësishmja ishte: “Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call center-s, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin”. Këtë gjë Rama e bëri pas dy ditësh. Më 24 mars shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore kur kurba e të prekurve në një ditë më parë ishte 15 dhe ai i përgjithshëm 104, ndërsa 4 persona kishin ndërruar jetë. Ishte ky moment që në Shqipëri krahas pasojave të coronavisurit po shfaqeshin problem të rënda ekopnomike deri në mungesën e ushqimeve për një kategori personazh. Ishte mëse e nevojshme ndërhyrja në buxhetin e shtetit për ti vënë në dispozicion të situatës. Këtë e shfrytëzoi Lulzim Basha, i cili më 28 mars tha:“Borxhit publik këta i kane martuar nënë e babë prej kohësh, kështu që s’është çështja e borxhit publik. Çështja këtu është të veprohet urgjentisht për të mbështetur njerëzit në nevojë, për të mbështetur shëndetësinë dhe ekonominë dhe për këtë mjafton te ndërpritet çdo shpenzim tjetër i panevojshëm, të anulohen 120 milionë euro kontrata koncesionare”!
Rama dukej sikur nuk i bënin përshtypje këto deklarata, por më 19 mars, në një lidhje direkte me Top Channel, në celularin e gazetares Eni Vasili u shfaq një mesazh me emrin e Lulzim Bashës të cilin ajo e lexoi fjalë për fjalë, ku shkruhej: A mund të largoheni dhe të marr frenat e qeverisë? Rama aty për aty iu përgjigj me stilin tipi të tij. “Nuk duhet t’ja vëmë re, se me siguri është në gjumë dhe shtyp tastierën në funksion të një ëndrre që ka. Si mund ta bëjë këtë pyetje. Dikush mos i ka marrë telefonin, se është jashtë cdo imagjinate.” PD dhe vetë Basha e mohoi të kishte dërguar një mesazh të tillë duke bërë fajtor Ramën dhe të tijtë që sipas Bashës duhet të kenë ndërhyrë në kompaninë celulare dhe kanë dërguar atë mesazh të “falsifikuar” me fjalët: “Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha. Edi Rama ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh”. Çështja përfundoi në prokurorinë e Tiranës duke u bërë e para e këtij lloji që kishte për protagonist kryetarin e opozitës por edhe kryeministrit të paditur prej tij. Beteja vijoi me propozime të Bashës e fokusuar në ndihmën ndaj njerëzve në nevojë, por Rama zgjodhi twitter-in për të kthyer përgjigje më 9 prill: “LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës”.
Por më 10 prill kryeministri Rama u duk sikur i hodhi një dorashkë kundërshtarit Basha teksa deklaroi se opozitës portugeze që në këtë periudhë la pas sulmet dhe u bashkua me ekzekutivin kundër koronavirusit, që gjë sipas tij PD-ja dhe aleatët e saj në Shqipëri nuk e kanë bërë. Dhe të dy ata në fakt ata u bënë bashkë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti i Rerpublikës Ilir Meta. Ndonëse on line, më 15 prill, Basha tha për Ramën: “Ftesa ime ndaj kryeministrit është që gjithë vëmendjen dhe energjinë e tij ta fokusojë te puna jashtëzakonisht e rëndësishme që ka për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve dhe këtu opozita do të vazhdojë të jetë konstruktive, propozuese dhe të ofrojë pa asnjë kufizim të gjithë ekspertizën sikurse e ka ofruar deri sot.”
Rama e vlerësoi pjesmarrjen e kreut të opozitës por nuk e pranonte kurrë që Basha kishte të drejtë për rritjen e numrit të testimeve sepse kjo sipas tij të krijonte një situatë të komplikuar. Më 21 prill Basha tha në Top Channel për Ramën: “Na thuhej se po të duhej bëheshin 2 mijë testime në ditë, pastaj dilte që kapacitetet tona testuese ishin 200 në ditë. Dilte që stoku i kiteve të testimit ishte edhe më i ulët. Pra prej fillimit kemi të bëjmë me monopolizim të të dhënave, me shtrembërim të të dhënave dhe në funksion të kësaj është dhe fakti që Shqipëria ka sot numrin më të ulët të testimeve, ndër më të ulëtat në Europë, qartësisht më të ulët se vendet fqinje”. Rama u duke sikur ran ë heshtje
Por Basha vetëm 24 më pas ngritur një çështje në ndihmë të medias dhe mori vëmendjen e të gjithë medias. Më 22 prill ai tha për Ramën: “Kërkoj edhe njëherë që pjesë e vëmendjes për sektorët e rrezikut të jetë edhe media, gazetarët e terrenit dhe operatorët që janë përcjellësit e transparencës“. Por Rama nuk e përfshiu median por për gazetarë të terrenit. Ndërkohë, po atë ditë Basha bëri deklaratën më politike të kësaj situate. Basha tha për Ramën: “E gjithë strategjia e Edi Ramës në këto vite është bazuar në shiblerjen e votës dhe nuk ka gjë më mirë që e tregon këtë sesa tërheqja me turp nga padia që bënë me tam-tame ndaj gazetës Bild, e cila ekspozoi se si ka ardhur në pushtet Edi Rama. Në qoftë se zgjedhjet bëhen nesër apo të dielën e ardhshme është e qartë se Partia Socialiste do të ketë një katastrofë elektorale të paprecedentë në 30 vite dhe të merituar”.
Me këto fjalë na duket sikur jemi jo në një situatë pandemie, por në një fushatë zgjedhjesh. Një situatë që as Rama e as Basha nuk e shmangën dot. Dhe gjasat janë të vijojnë me këto ritme duke na treguar se ngjarjet e paparashikushme në Shqipëri janë treguesi më i qartë se si bëhet politikë. Rama dhe Basha e kanë më të theksuar këtë. Dhe në betejën e komunikimit mes tyre, janë të fituar të dy. (Fjala)
Po ku krahasohet Rama me Lulin a ndonje tjeter per (PR )komunikim publik je ne terezi ti Qafok? LOL ?
Une s’kuptova gje nga ky shkrim. Mund te ma thote dikush ketu se cfare ka dashur te thote mendjendirturi dhe analist/opinionisti QAFOK!!!!
Kush fitoi sipas Qafokut trim, Lulja apo Rama, apo dolen barazim. Se per Shqiptaret e shkrete kjo eshte e rendesishme – ku ti fusin paret ne bastin e rradhes.
Shkrime POCAQI qe duket se jane me shume per tu tallur me lexuesin apo per te qeshur me to dhe Qafoket ne keto dite PAndemie.
Ne vend qe te denohej rende pikerisht loja e qelbur politike ne keto kohe – dhe ndeshkimi i atyre qe duan te perfitojne politikisht apo financiarisht nga kjo krize boterore.
Ne propagande,mashtrim dhe vjedhje,nuk ka konkurent ne Bote Edvin D’Rama dhe jo më ne Shqiperi.Edhe Hitleri do ta kishte zili,
qe besoj se do ta largonte Gebelsin per ta zevendesuar me “rilindasin e PS-s,nese do ishte ne kohen e tij.Te genjesh sy per sy pa
tu dridhur qerpiku fare dhe ta shesesh per te vertete,vetem “rilindasi” D’Rama e bën.Te gjith piranjat ka mbledhur rreth vetes,sepse
eshte vete i tille.
Jo vetem Hitlerin po dhe Stalinin.
Ti Zigur kam vene re nga te gjithe hajvanet qe komentojne neper gazeta,je kryehajvani,dhe je konstant ne kryehajvanllekun qe te karakterizon,komplet hajvan.
Me mire politike se corona virus. Sa per komunikim le te mesojne pak shqip gazetaret.
S’kam degjuar as njerin as tjetrin po me shkollat cfare do bejne!
,Basha eshte rrote mulliri qe punon me energjine e eres Po eshte vendosur pas SHQUP it dhe e kap ere ralle Rama dhe Basha Jane madhesi te pa bashkemateshme
Doli dhe ky kapter loqa qe na u be gazetar analist ti japi mend publikut.Zot kush analizon Ramen qe Rama si ky kapteri i kazanit ben nga nje çdo mengjes dhe ja ve emrin Qafoku
Po c’fare shkruan kot se koti or mavri,
Ku ka komunikim pushteti ne Shqiperi?
Mjere ket popullin tone c’fare e ka gjet,
Varferia, termeti e ja tash edhe Covid-19,
Hapim dollap te bukes, na del kokrra miut,
Ndezim ate dreq TV e na del kok e Ramziut,
perdite e pernate ne TV per karantinen flet,
ne quhet ky Komunikim, me mire mos te jet.
Nuk Mund t’i afrohet sado pak Rames!
Formimi I Rames është krejtesisht tjetër
. Vetëm përfaqësimi I tij në ballafaqime me politikanët perendimore, as nuk mund ta marrë me mend, që mund ta arrijë as Basha as edhe ndonjë tjetër, nga këta qe kemi pare deri tani.
Një barazitizëm oportunist, Roland dhe më vjen keq për këtë shkrim aq të gjatë që nuk sjell asgjë të re. Suksesi i Ramës në oratorinë elegante të argumentave, sarkazmës të tipit 6×9=42 nuk janë hasur asnjëherë në debatin politik shqiptar. Por ajo që e fundos Bashën është stabiliteti i gjendejs shëndetsore në luften e frikshme me Coronavirusin. Gjithçka më pas mund të sqarohet, por Rama arriti të mposht panikun e t’u kthej qetësinë njerëzve, qofshin ata edhe të karantinuar. Asnjë kryeministër nuk është ndodhur në poezitën e tij kur, për 5 muaj vendi do të kalonte dy ngjarje shkatrrimtare me kufoma e të vdekur, me pasoja ekonomike të pamenduara dhe kjo ngjan si përrallë nga e kaluara mesjetare. As mund të krahasohet kostumi i ngrirë politik i Bashës me paraqitjet sa njerëzore e po aq moderne të kryeministrit.!
shkerdhata kriminale hajni e tradhetari ktij kombi
ee ka venndin ne Hale ,
atje mundet qe ai te krahasohet me shokt e tij
Nuk mund te krahasohet komunikimi i nje petagogu sa do i dobet qe mund te jete , me komunikimin e nje kamarieri sa do i mire te jete !
Se marim vesh ku do te dalesh me kete shkrim o Qafok , po per nje gje te jesh qarte, qe cardo qe te shkruash ti apo kush do as Ja ul e as Ja ngre , vlerat , as njerit as tjetrit e aq me teper te vesh shenjen e barazimit
Shkrim kot fare duket si prralle per Femi pa as nje lloje koklozoni as kuptim
Lerenı qafpaten e shkrete te thote dhe aı dıcka. Edhe aı do e haje nje cape buk. Fundja pershesh po ha.
Qafok. Basha e ndjen mıre bıle e shpreh hapur ınferıotıtetın ndaj Rames.
E verteta eshte qe Rama ka rene dakort (s’ka si te jete ndryshe) qe rotacioni do te behet me PD-ne qe dmth me Bashen. Prandaj edhe i jep rendesi dhe kredibilitet Bashes. Llogarite kerkojani Rames dhe jo Bashes e Berishes.
O Lando, je bo si “Agushi” italion i Agollit: ha gjizë!
undefined
Betejën e komunikimit me Ramën, deri tashti, nuk e ka fituar asnjë, Z. Qafoku. Vetëm kaq. Nuk ka nevojë për shkrim aq të gjatë.