Nga Eduard Zaloshnja
Duke u tallur me opozitën, Edi Rama shkruante në një “cicërimë” në Tweeter se, para pandemisë, opozita e akuzonte qeverinë se e ka zbrazur Shqipërinë nga njerzit, ndërsa tani opozitës i dalin 2 milionë punonjës e të papunë, që po t’u shtosh fëmijët, pleqtë e shtëpiaket, bëjnë mbi 3 milionë banorë.
Në fakt, sipas statistikave të botuara nga CIA amerikane në faqen e vet publike me të dhëna për çdo vend të botës The World Factbook rezulton se Shqipëria ka aktualisht 3.07 milionë banorë. Ndërsa sipas të dhënave publike të INSTAT-it tonë ka 2.85 milionë banorë ( Popullsia e Shqipërisë )
Pra, sipas statisticienëve të CIA-s, në Shqipëri ka rreth 220 mijë banorë më shumë seç raporton INSTAT-i. Po përse ekziston kjo diferencë mes llogaritjeve të statisticienëve shqiptarë dhe atyre të CIA-s?
Të dyja palët përdorin Censusin e vitit 2011 si piknisje për llogaritë e tyre, duke shtuar çdo vit numrin e lindjeve dhe duke zbritur numrin e vdekjeve, si dhe duke llogaritur emigracionin vjetor neto (largimet afatgjata minus kthimet afatgjata në Shqipëri). Por statisticienët e CIA-s (duke përdorur edhe burime të tjera) kanë konkluduar se Censusi i 2011 nuk i ka numëruar saktë banorët e Shqipërisë, ngaqë atëherë u bënë thirrje për bojkotim të censusit si nga lëvizje politike, ashtu edhe nga fraksione fetare.
Duke vlerësuar me përafërsi se sa banorë mund të mos jenë përfshirë në Censusin 2011, llogaritjet e statisticienëve të CIA-s kanë vazhduar si më sipër nga viti në vit, duke u nisur nga numri i korigjuar i 2011-ës, e duke mbërritur deri më sot.
Me pak fjalë, numri i banorëve që përdorte rëndom opozita para pandemisë (2.5 milionë banorë) është shumë larg numrit real. Ndërsa ai që po përdor tani (po të mbledhësh punonjësit, të papunët, fëmijët, pleqtë e shtëpiaket) është shumë më afër numrit të CIA-s (3.07 milionë banorë).
Por statisticienët e CIA-s nuk kanë problem me shifrat e INSTAT-in vetëm për popullsinë – ata kanë rezerva edhe për përqindjen e papunësisë. Ata vërtet raportojnë shifrat zyrtare të INSTAT-it për papunësinë, por me një shënim të rëndësishëm poshtë tyre. Shënimi thotë se papunësia reale mund të jetë më e madhe se ajo zyrtare, ngaqë shteti konsideron si të punësuar edhe shumë bujq që punojnë copëza toke, thjesht në kufijtë e mbijetesës.
CA NA THE SE MORA VESH?
SA JEMI SIPAS TEORISE TENDE?
Ky nuk flet per ta marre vesh o Pepja. Ky flet qe te na zere barku, e ka si ilac per ata qe jane kaps.
Ne te tjeret qe nuk jemi kaps nuk duhet me e lexu ket trapin se te merr muti shalet e s’ka leter qe ta fshin.
Ha ha ha ha.
Hallall Trimi.
Nje nga “perlat me te bukura” te Zaloshnjes. Tipike e budallait qe kur s’ka cfare te thote fillon e citon shifra dhe fakte qe skane asgje te bejne me njera tjetren.
Lidhur me te dhenat e cia-s ja vlen te shohesh te dhenat e cia-s ne vitet 70 – 80- 90 te shekullit te kaluar per te kuptuar qe ato qe thote ky qafiri “staticien” jane mbrokulla. Ne ato kohe dhe me te drejte per aresye te mungeses se dhenave nga shteti shqiptar te vetme te dhena reale ishin ato per sasine e kromit dhe te nikelit qe eksportonte shqiperia. Keto ishin te dhena qe jepte ANSA shqiptare.
Eshte idioteske te presesh vlera reale nga dokumetat publike te CIA – ata japin pak a shume ato shifra qe gjejne ne studimet shqiptare, dhe padyshim censusin. Mund qe CIA te kete edhe publikime shifrash sekrete per shqiperine dhe dyshoj qe Zaloshnja te kete akses tek to.
Ajo qe ai ka shkruar me siper eshte nje nga ato lloj idiotesish qe perseri nuk thone asgje me vlere. Thjesht lojra me numrat qe ka lezuar ne nje moment dhe me persiatjet e tij te kota ne netet e karantines.
PEPE,
mer sojakun dhe gri pak duhan, pastaj dridh nje cigare dhe ndize me eshke dhe masat!
Mire ata qe paskan bojkotuar qe i llogariska CIA, po ata qe ikin me qindra ne dite kush i numeron?
Te citosh te dhena nga CIA WORLD FACTBOOK dmth qe nuk ke lidhje fare me profesionin e statistikave por je thjeshte nje sharlatan. CIA eshte zyrtarisht nje agjensi e sherbimeve sekrete, qe dmth nuk jep kurr informacion ne publik por vetem ne diskrecionin e qeverise amerikane.
Per Zaloshnje rrumpalla
Nuk e di ku jeton, ndoshta ne Bythore, ndoshta ne Vicidol por nje gje eshte e qarte qe numerimi i daljeve dhe hyrjeve ne kufirin e kutdo vendi te kesaj bote me daljen e sistemeve komjuterike eshte hesapi me i thjeshte qe mund ta maresh ne nje kohe rekord, kuptohet per ate qe eshte i autorizuar dhe per nje rrote palle si puna jote.