Nga Eduard Zaloshnja
Bazuar në shifrat e përditësuara mbi pandeminë COVID-19 në Worldometers.info (https://www.worldometers.info/coronavirus/#countries), Shqipëria është ndër vendet me më pak vdekje për milionë banorë në Ballkan e Europë (në Ballkan vetëm Bullgaria ka diçka më pak). Por opozitarë të rëndësishëm pretendojnë se, në bazë të “informacioneve konfidenciale” nga agjensitë funerale, u rezulton se vdekjet nga COVID-19 në Shqipëri janë 2 deri në 2.5 herë më shumë seç raportohen zyrtarisht nga Ministria e Shëndetsisë.
Sidoqoftë, edhe sikur ky pretendim i opozitarëve të jetë i vërtetë, Shqipëria do të ishte nën numrin mesatar të vdekjeve për milion banorë ndër shtetet e prekura nga COVID-19 (mesatrja botërore është 25 vdekje për milionë banorë, ndërsa Shqipëria ka zyrtarisht 9 vdekje për milion banorë).
Pavarsisht se sa fakte të tilla kokëforte të prezantohen, opozitarët më të rëndësishëm dhe pasuesit e tyre nuk do ta ndalojnë refrenin e “informacioneve konfidenciale” nga agjensitë funerale, deri sa pandemia të shuhet…
Një tjetër betejë mediatike që po bëjnë opozitarët gjatë pandemisë është ajo rreth testimeve. Ata përmendin papushim moton e OBSH-së “Testoni, testoni, testoni!”. Por OBSH-ja përdor një kriter numerik për të matur efikasitetin e fushatës së testimit; gjegjësisht, raportin teste me rezultat negativ ndaj atyre me rezultat pozitiv. Dr. Mike Ryan, Drejtor Ekzekutiv për programet e emergjencës në OBSH, deklaroi para ca ditësh që, nëse një vendi i dalin nga testet të paktën 10 raste të painfektuara (negative), për çdo rast të infektuar (pozitiv), fushata e tij e testimit konsiderohet efekase.
Sipas raportimit më të fundit të ISHP-së, e cila ka të vetmin laborator të certifikuar nga OBSH-ja për kryerjen e testeve për COVID-19, nga fushata e derisotme e testimit kanë rezultuar mesatarisht 9 raste të painfektuara (negative), për çdo rast të infektuar (pozitiv). Pra jemi shumë pranë kufirit të efektivitetit të përcaktuar nga OBSH-ja (10). Për krahasim, Gjermania, e cila shquhet në Europë për numrin e testeve, e ka këtë raport 12 raste të painfektuara (negative), për çdo rast të infektuar (pozitiv). Ndërsa mesatarja botërore është vetëm 7.5.
Por edhe këtu, opozitarët e kanë të gatshme përgjigjen: “Drejtoreshë e ISHP-së (ku kryen testet) është ish-kunata e Ramës dhe kunata aktuale e ministrit Çuçi…” Dhe në fakt, nëse qeveria vërtet do që të manipulojë shifrat rreth COVID-19, e ka shumë më të lehtë të raportojë një numër fiktiv testesh, se sa të fshehë vdekjet nga COVID-19.
Por ka një shifër që është vështirë të manipulohet apo fshihet – numri i të sëmurëve në reanimacion që janë në respirator apo që janë të intubuar. Në spitale punojnë qindra mjekë, infermierë, sanitarë e personel tjetër ndihmës. Dhe në qoftë se në reanimacion ndodhen 30-40 pacientë nga një sëmundje kaq infektive sa COVID-19 (e jo 8 sa raporton aktualisht Ministria e Shëndetsisë), lajmi do të kishte marrë dhenë. Edhe në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, një lajm i tillë nuk do të ishte fshehur dot. Nga ana tjetër, kushdo që ka një familjar të sëmurë shumë rëndë e çon atë në spital. Nuk ka budalla që ta mbajë në shtëpi të dashurin e zemrës, thjesht që të mos përkeqësojë statistikat e qeverisë Rama!. Dhe në fakt, në spitalin infektiv dhe atë të sëmundjeve të mushkrive, numri i të sëmurëve në reanimacion nuk i ka kaluar 12 (ose 4 për milion banorë), as në kulmin e pandemisë aktuale e as në kulmin e epidemisë së gripit sezonal (që u arrit në muajin shkurt). Në Shqipëri jemi shumë, shumë larg skenave me pacientë nëpër koridore me respirator, si në disa spitale të Lombardisë apo Nju Jorkut…
Bazuar në logjikën e mësipërme, treguesi i të sëmurëve rëndë/kritikë (që kanë nevojë për respirator/intubim) për milion banorë është më i pakundërshtueshmi për t’u krahasuar me vende të tjera të Ballkanit e të botës.
Aktualisht, listën e vendeve me të sëmurë në gjendje të rëndë/kritike nga COVID-19 e kryeson Spanja, që ka sot 165 pacientë në respirator/intubim për milion banorë. Në vendin e 10-të ndodhet Italia, me 36 pacientë në respirator/intubim për milion banorë (shtetet mikroskopike si San Marino, Vatikani etj. nuk janë përfshirë në këtë renditje).
Në Ballkan, listën e vendeve me të sëmurë rëndë/kritikë nga COVID-19 e kryeson Rumania, që ka sot 12.5 pacientë në respirator/intubim për milion banorë. Shqipëria ka aktualisht shkallën më të ulët të sëmundshmërisë akute në Ballkan (përveç Bosnjës), me 2.7 pacientë në respirator/intubim për milion banorë (shihni tabelën shoqëruese).
Le te lehin zagaret…..ajo eshte detyra e tyre…
.
.
Mire e ke ti Hazeri, ky Zaloshnja eshte nje nga zagaret e Rames dhe kete pune ka, te lefi, ndryshe ia presin koromanen.
Ou, me gjithe mend?
Ne fakt kjo eshte me “pikepyetje”, sepse edhe ti je me pikepyetje.
Po ti zagari i kujt je?
Akoma nuk e kupton se kjo eshte lufta me idiote opozitare qe ka bere PD-ja.
Po te kishte bashkepunuar me qeverine per gjendjen e jashtezakonshem, do kishte marre shume pike ne popull, si opozitë e pergjegjeshme.
Por Saliu si i rrjedhur i fantaksur qe eshte, ja fali te gjitha meritat Rames.
Kije inat sa te duash. Qeveria Rama e manaxhoi shume mire situaten, dhe vetem ciniket, debilët, mercenaret e Saliut, dhe Arjan Çani hane me nder ….. kot, sepse pandemia u perballua me sukses.
Per te semuret nga trutë, politika eshte me e rendesishme nga shendeti i njerezve.
Opozita e sotme eshte fati i madh i Ramës dhe fati i keq i popullit. Vendi ka nevoje per opozitë. Ndersa Shqipërisë i kane rene per pjese njerezit me te keqinj qe mund te gjendeshin ne 108 vjet histori te shtetit tonë.
Zagaret e Rames kete pune kane, te botojne shifrat e sakta se keshtu krahasohet gjendja e Shqiperise me vendet e tjera, ndersa zagaret e Bashes, duke perfshire edhe kryezagarin qe e urdheron, shifrat i marin nga varrezat, duke u informuar direkt me kufomat.
AI TE nxjerr listen qe e di gjithe bota ti thua eshte zagar i Rames.Se do vdesi Sala do e fshehi Rama?
E kush tha qe Zaloshnja eshte zagari i vetem i Rames? Ka plot zagare te Rames qe lefin se paguhen per te komentuar. Meqe ra llafi Ju dhjefsha Ramen, po edhe Saliun, Bashen, Tosin, Moniken, Liken e te gjithe te tjeret qe po i mbani ne kurriz e po i ushqeni. Ti Revizori qeke kryezagari, sa ta kane bo rrogen e bodrumit?
BRAVO ZALOSHJA !?
SE NA ÇANË BYTHËN .
Sipas Zaleshnjes me date 15 prill duhet te ishte arritur kuota zero. Pas kesaj date nuk duhet te kishte asnje te infektuar. https://liberale.al/zaloshnja-kur-do-ta-arrijme-kuoten-zero-ne-shqiperi/
Familja Adams e gjirit të Lalezit duket sikur ushqehet me kufoma. Është kohë lufte, apo është kohë paqe, ka virus, ose s’ka, ata vetëm për vdekjen flasin. Lufte, armatosjen, ta hedhim këtu, ta marrim zvarre atje, zjarr, molotov, etj. Ka edhe më , ka edhe Trebicke, Remzi, Hekuran, Veiz , e plotë të tjere. Tani përjashto ndonjë shije tjetër siç është adhurimi I zhvatjes dhe i tokës së xanun. Çfarë tjetër kanë këta shpellare ?
Urime zoti Zaloshnja, per informimin real, te sakte te personave te semure nga Kodi 19.
Deri tani, te gjitha sondazhet qe ben jane + – 1. Je staticjen i perlryer.
Zaloshnja,duke studjuar ne perendim ,morì kulturen e nevojshme per tu ndare nga primitivet e Berishes.Dhe si profesionist ben punen duke pasqyruar ate qe eshte reale.Ne te kunderten do te mbetej pa pune.Kaq e thjeshte eshte.Ashtu sic ben punen e tij profesionale edhe Baldassarri i cili dha nje pasqyre reale te pelqyeshmerive politike te shqiptareve ne kete moment.Vetem ne Shqiperi ndodh te sulmohen profesionistet te cilet Jane te detyruar te mos genjejne vetvehten ndryshe askush nuk i paguan me.
Olimpia ti je buçja me inteligjente e Edvin Rames qe kemi ndeshur ketu. Apo je LAURA qe ke nderruar nickun dhe ke bo nje master me shume per llapaqeneri?
Worldometer eshte një site idjot për të marre the dhëna, gjithashtu duhet të jesh edhe me idjot që të bazohesh tek worldometer
Po kur i eshte mbush mendja dhe ketij kushos tim Edi mafishes se eshte ekspert sondazhesh e kalkulimesh!
Ky per bujqesi ka mbaruar dhe ate me shkelma bytheve…
Ky o Dedektivi qe jeton brenda Kazanit te Spitalit ,
ne pritje te Viktimes se radhes !!!!!!!!!!!!!!!!!
C’eshte kjo marrezi qi paska kapluar trurit te Gabelit ,
mbi te vdekurit ?
Ja u gjete shifra X nr i te vdekurve ,
Ku qendron redesia e nr t te vdekurve ose kandidateve per te vdekur ,
qe mesaduket ,frymezoka Kanibalin e shpelles
dhe Vampiret zvarraniket e Medies ku kercejne Nudo Shejtanet
e Sektit Idiote ?!
Krraaaaaaaaaaaaauu )))
E vetmja qe duhet te verifikohet ,eshte shkaku i vdekjes, se qytetareve ne shtepite e tyre.
Ketu mungon verifikimi i shkakut nga mjeku i familjes,ose eshte formal.
Zaloshja ne baze te statistikave zyrtare nuk ka gabuar dhe nuk eshte fajtor !
O Zalo,ai mund te kete mbaruar per bujqesi e me shqelma por keto numrat dicka di ti kendoj.Do te ishte mire te lexojme te verteten e jo ate qe na thone “KAPOT” e politikes.