Nuk ka fituar ende titullin, por Liverpool ka një ëndërr tjetër të madhe

27 Prill 2020, 13:41Sport TEMA

Kylian Mbappe është dëshira e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, për sezonin e ardhshëm.

Mediat franceze tregojnë se tekniku gjerman ka telefonuar babain e yllit francez për të studiuar terrenin, dhe për të parë se cilat janë interesat e sulmuesit të Paris Saint Germain për të ardhmen.

Kontrata e Mbappe në Paris skadon në qershor të vitit 2022, por pasojat e koronavirusit do të ndihen edhe te vlera e futbollistëve, që mund të ulet ndjeshëm.

Klubet do të kërkojnë të përfitojnë nga ky faktor dhe një prej tyre është Liverpool.

Mbappe shihet nga Jurgen Klopp si zëvendësuesi ideal i Sadio Mane, që mund të largohet drejt Realit të Madridit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje