Manastirliu: Shërohet rreth 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID-19

28 Prill 2020, 14:22Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se 1 mjeke dhe 2 infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga #COVID19 janë tashmë plotësisht të shëruar. Në total deri tani janë shëruar 53 personel shëndetësor.

“Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID-19 është plotësisht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm. 1️ mjeke dhe 2️ infermiere janë shëruar nga #COVID19, mes 9 të shëruarve të 24 orëve të fundit”, shkruan ministrja në Facebook.

1 komente në “Manastirliu: Shërohet rreth 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID-19”

  1. Ada says:

    O Manatir. Paskan qene me shume staf mjeksor me Corona se popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje