Braçe publikon fotot me kushtet skandaloze të fasonerisë në Krujë: Nuk do i kisha nxjerr sikur palaço që kërkon të drejtojë vendin të mos kishin folur

29 Prill 2020, 22:55Politika TEMA
Braçe publikon fotot me kushtet skandaloze të fasonerisë

Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar kushtet në fasonerinë e Krujës ku shumë gra janë prekur nga koronavirusi.

Braçe thotë se nuk do t’i kishte publikuar foto të tilla nëse një person që u prezantua si sekret i fasonerisë së Krujës të mos kërkonte të ndryshojë reagim.

Braçe i përgjigjet edhe grupit të shoqatave të biznesit, duke nënvizuar se prej një muaji përgëzon ato grup biznesesh që kanë ridimensionuar punën e tyre për të mbajtur punëtorët në punë ose i kanë paguar ata në rastet kur janë mbyllur.

Postimi i plotë:

KJO ESHTE NJERA PREJ NDERMARRJEVE FASON NE KRUJE!

Shiheni foto me foto!

Tani ju dukem agresiv une qe mbroj punetoret nga keto kushte skandaloze, apo ju duken pergjegjes biznesmenet qe shfrytezojne punetoret ne keto zgeqe?

Nuk do i kisha publikuar keto foto te kesaj ndermarrjeje sikur nje palaco qe do te drejtoje vendin te mos kish folur sot per “KOSTO TE SHTUARA” per rritjen e sigurise shendetesore per punetoret e mbyllur ne keto zgeqe!

Nuk do i kisha publikuar keto foto te kesaj ndermarrjeje sikur te mos isha marre gjithe diten me nje palaco qe mu prezantua si sekseri i fasonerive ne Kruje te me kerkonte te ndryshoja qendrim!

Nuk do i kisha publikuar keto foto te kesaj ndermarrjeje sikur te mos lexoja fleterrufene e nje tjeter palacoje pa ndermarrje dhe qe punon si sekser kombetar i fasonerise ne kete vend, i cili me kerkon hesap pse flas per punetoret e ketij sektori!

TE GJITHE JANE BERE BASHKE JO KUNDER MEJE, POR KUNDER SE VERTETES QE JA BEN MUUUU NE KETO FOTO!

E di shume mire kush ua ka shkruar;

Eshte ai qe diten kur une mora detyren tha se oligarket ishin te shqetesuar nga detyra ime ne qeveri!

Kaq e ulet eshte!

Shikoni, kam nje muaj qe nxis, levdoj, mbeshtes publikisht cdo sipermarres, edhe ne industrine e lehte e tekstile me material porositesi apo cikel te mbyllur, i cili, ka mbajtur punen hapur, ka ridimensionuar ndermarrjen per te mos humbur punen, ka mbajtur e paguar punetoret me pune e posacerisht pa pune, ka shtuar masat e sigurise sanitare e shendetesore per punetoret shume me perpara se tua kerkonte qeveria, punojne e i trajtojne punetoret si partnere te sipermarrjes se tyre;

JANE KETU NE KETE PROFIL TE GJITHA TE PUBLIKUARA!

Por as do hesht e as do fal,

kushtet mizerabel qe shihni ne foto, mungesen totale te sigurise shendetesore, refuzimin e qarte te protokollit te ri e krejt normal te sigurise, pagat shume shume larg cmimit real te punes qe ato gra punetore marrin ne keto zgeqe sic ne foto!

Karrigia ime vlen per kete!

As e dua fare nese nuk bej kete!

Ndaj lerini keto fleterrufete se nuk me impresiononi hic duke me sulmuar e etiketuar, po fare fare!

Permiresoni kushtet per punetoret, ofroini siguri shendetesore se pari!

20 komente në “Braçe publikon fotot me kushtet skandaloze të fasonerisë në Krujë: Nuk do i kisha nxjerr sikur palaço që kërkon të drejtojë vendin të mos kishin folur”

  1. ABC KORCA says:

    Kushte me te mira sesa 80% e qendrave shendetesore ne shqiperi
    Kushte njesoj si te 80% te bashkive ne shqiperi

    1. ben says:

      Brace
      Si e tall trapin ti me rilindasit
      Si te lash duart me sarine.

    2. Nardi says:

      ABC meso ABC. U bere ti spurdhjak ti japesh mend Erjonit.
      Te pakten ai eshte i ndershem, dhe komunisti jot SRB-i ( S ali R am B erisha), deri me sot nuk e ka akuzuar kurre.

  2. Pedro i ri says:

    Më pak fjalë dhe më shumë gjoba z Braçe

  3. A i ke idene sa familje mbahen nga fasonerite? Bej punen si shtet, jo bla bla says:

    z. Braçe , gabim shume gabim qe nxjerr keto foto ne keto kohe….. Si shtet , pse nuk keni bere kontrolle me pare per kushtet e punonjesve ??
    – Per çfare e marrin rrogen ne administraten e shtetit ??
    Jo vetem gabim, po ben nje gafe te madhe dhe po tregohesh shume naiv.
    Keto fasoneri jane ata qe po mbajne peshen kryesore te punesimit ne shqiperi, pasi asnje investitor nuk keni marre qe te investoj. A di sa njerez punojne neper fasoneri ??
    Merr masa si shtet, kontrollo per higjene, per kushte etj etj, por jo me nenkuptime

    1. Hazbiu says:

      Zogolli duhet te pergjigjet per tradhetine kombetare qe beri duke ikur ne 7 Prill 39 dhe na la ne dore te pushtuesve. Himni kombetar thote: “Prej lufte vec ai largohet qe ka lindur tradhetor”
      Pra Zogu neperkembi Himnin tone.
      Floririn e desh se do hante, kyr i mbaroi punonte motrat ne bordellot e Parisit. Thone qe punonte dhe sumen e vet, kanjehere quste ene mbretneshen ne semafor

  4. xyz says:

    O Çiuaua!
    Nuk të shkon roli i pitbullit!

  5. Sander says:

    Nqs nxjerr ato foto kuptohet qe strukturat e shtetit skane bere punen e duhur.

    1- Shkrije ate strukture ne Kruje
    2- Vendos njerez te afte dhe jo militante injorante.

    VEPRO, JEPI CA CPRET.
    BOLL ME STATUSE NE FB SE LATE NAM.
    VEPRO!

  6. elton says:

    Po inspektroriatin e punes kush e ka? Spo shohim ndonje mase ndaj atyre qe e kan lejuar kte gjendje

  7. Mashkullori says:

    Cili institucion shteteror zoti Brace eshte I ngarkuar per kushtet e punes te punonjesve?
    Ja ajo Krrigja jote eshte ne rradhe te pare per te bere zap dhe vene para pergjegjesise ate te ka ngarkuar ligja.Kush nuk kryen detyren dhe lejon kete fare fej si kushte normale pune duhet pushuar dhe dhene per ndjekje penale per “shperdorim detyre”.
    Mbasi te kesh bere kete ke te drejten ligjore te mbyllesh aktivitetin deri ne plotesimin e kushteve normale pune prej biznesmenit.
    Ja prandaj punet na shkojne corap,sepse nuk e godasim fajin nga koka,por nga bishti.
    Qeverija duhet ta kuptoje dhe veproje dhe te mos beje fajtore te tjeret kur ka pergjegjesine e para ajo,administrata e korruptuar e saj dhe pastaj me rradhe te jteret…
    Kot nuk ka thene populli:Nuk kam hallin se me shkoj miu ne mjekere,por kam hall se ma ben rruge…
    Mesoni se jo rruge eshte bere por eshte bere autostrade e klasit te pare,korrupsioni I administratav,prandja vene punet corap…
    Per dijeni,jam I majte,por thuhet “mjaft eshte mjaft”.Na ka erdhur ne maje te hundes,vetem kundershtoni,por nuk beni detyren,nuk vini gishtin mbi plagen,por e keni lene te qelbezohet…

  8. Romi says:

    Po fasonerite e tjera si jane?
    Kur do veproni?

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Ku ishe para pandemise?!?!

  10. Zana says:

    Domethënë, nëse nuk do të shfaqej coronavirusi, kjo fasoneri nuk do të kontrollohej kurrë po kurrë ama nga shëndetësia e shtetit! Pse nuk të ha Mortja, o ZV?! Kë akuzon me këto foto, xhanëm?! Bumerang e kaluar.

  11. Qytetari says:

    Z.Brace,nese kushtet dhe ambjentet jane sic duken,ju keni pergjegjesi qe Ky biznes nuk eshte mbyllur !! Kushte skandaloze ! Tualete si ne mesjete…. mendoni qe punonjeset jane femra (!?).Vendosni standartin e duhur. Mos rregjistroni kompani,me kete lloj aktiviteti, ne keto kushte,Qorrazi !! Turp dhe e denueshme nese ka te tilla fasoneri ne aktivitet. Qytetari

  12. qytetari says:

    Erion Brace,ky capacul zv.kryeminister,tani ben sikur zgjohet,kur puntoret shqiptare,ne kushtet e nje sindikate te korruptuar dhe me se te vdekur,vazhdojne te trajtohen si skllever,nga kushtet e pa pershtateshme te punes,pagat e ulta,oret e zgjatura,te pa siguruar,ku tere kohen,ndjehen te izoluar dhe frikesuar dhe nuk kane ku te ankohen per to.
    Ky kaptalizmi tend,ketu ne Arnautistan,mor Brace eshte si ai kapitalizem cnjerzor i kohes se stergjyshit tend,Karl Marksit.
    Mos vazhdo te besh ciu ciu,poshte puplave te Rames,,por dil dhe bej punen,nqse ke aftesi dhe zemer.

  13. Rakipi says:

    Ti sikur je si puna jone o Z. Brace. Kujt ja kerkon keto. Je Zv. kRYEMINISTER OR BURRE. Kush te ka ndaluar ty si shtet ti shikoje me perpara keto gjera, por ini bere si ato grate llafazane, kur nxjerr tjetri ndonje problem, atehere kujtoheni dhe i kunderpergjigji sikur kjo nuk eshte detyra e Juaj si shtet. Korigjo shenjestren or burre se u bere bicim tallavaje.

  14. Kritiku says:

    Citimi i zv/kryeministrit ,eshte te laj duart nga pergjegjesia e Qeverise (ministri e bashki)Keto kushte nuk u krijuan sot por ,kane qene aty edhe kur flisnit per rritjen e prodhimit ne Shqiperi.A di ndonje ,pushtetar shqiptare te mbaje pergjegjesi per punen e pa kryer nga ai apo vartes te tij?Zoteri,”faji behet shark por nuk e merr njeri”

  15. Beniamini says:

    Z.Brace!
    Shqetesimi juaj per kushtet mizarable te punonjesve te fasorerise ne vecanti dhe i shoqerive te tjera ne pergjithesi eshte me se i drejte. Bizneset private ne pergjithesi nuk ju intereson fare jeta,pagat dhe kushtet e punes se punojesve por vetem fitimet e ture maramendese nepermjet skllaverimit total te punonjesve . Por duhet te kesh parasysh edhe faktin se ato kane gjetyr shesh nga strukturat e shtetit dhe bejne pershesh ne kurriz te punonjesve (sklleverve). Prandaj une do te keshilloja qe me pergjegjesi maksimale te nje zyrtari te larte shteteror,konforme te gjitha detyrimeve dhe kerkesave ligjore ,pergjegjesine duhet ta kerkosh tek institucionet perkatese shteterore dhe me pas tek bizneset private. Si eshte e mundur qe gjith ajo administrate dhe institucione shteterore nuk veprojne dhe te kerkojne zbatimin e ligjit duke vene para pergjegjesise shkelesit e tij per mbrojtjen e jetes se punonjesve ne pune.
    Ne kendveshtrimin tim me perjashtim te pol. Shtetit dhe shendetesis te gjitha strukturat e tjera ne kete vend jane rrumpalla.
    Respekte, me kushtin e vetem , TE FUTJES SE INSTITUCIONEVE SHTETERORE NE PUNE DHE NXJERRJEN E PERGJEGJESIS SE TYRE

  16. Tori says:

    Po mire more qelbanik qe kerkon edhe ti te besh politike e te na hiqesh i ndershem,kete qeveri e drejton ai qe don ta marre apo ti qe e ke !?po edhe se keni 7 vjet ne qeveri akoma per ju fain e ka opozita,Berisha,dhe gazetaret qe shkruajne kunder jush.7 vjet çfar ke bere ti per keta punetoret e fasonerive ne Shqiperi,7 vjet çfar ke bere ti per naftetaret,7 vjet çfar ke bere ti per ata punetore qe gjoja punojne me rregulla por qe ata boset tuaj qe ti nuk guxon ti permendesh me emer nuk pagujne asnje lloj siguracioni 7 vjet çfar ke bere tiper ata puntore qe protestojne se nuk kan marre pagat?Per te gjitha keto ai qe kerkon te marre qeverine e ka ?Per keto fasoneri qe ai qe kerkon te marre qeverine tende sa here te ka then mbylli dhe paguaj se jane vater infeksioni,apo dhe per kete fajin e paska ai palaço dhe jo palaçot e qelbaniket si puna juaj jo vetem nuk ndigjoni mire me ate vesh por beheni dhe ironike .

  17. Kastro Al says:

    PO TE DONI MERNI MASA . MEREN ME MENT PAGESA , SIGURIMI E SHFRYTEZIMI I PUNTOREVE NE KETO MJEDISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje