Danimarka, 7 miliardë euro tunel nënujor për në Gjermani

29 Prill 2020, 09:44Lifestyle TEMA

Deputetët danezë i kanë dhënë dritën e jeshile ndërtimit të tunelit nënujor Fehmarnbelt, i cili do të zvogëlojë kohën e udhëtimit midis vendit dhe Gjermanisë në vetëm disa minuta.

Puna në anën daneze pritet të fillojë në datën 1 janar të vitit 2021. Tuneli, i njohur si lidhja Fehmarnbelt , parashikohet të përfundohet në mesin e vitit 2029, tha Ministria e Transportit në një deklaratë.

Ministri i Transportit Benny Engelbrecht përshëndeti marrëveshjen e deputetëve si një “vendim historik”, duke e përshkruar tunelin si “një portë të re për në Evropë”.

Tuneli i gjatë 18 kilometra do të lidhë Gjermaninë Veriore me ishullin danez të Lolland-it, të cilët ndahen nga Rripi Fehmarn – një ngushticë në pjesën perëndimore të Detit Baltik.

Ndërtimi u shty me gjashtë muaj për shkak të pandemisë COVID-19.

Projekti 52.6 miliardë korona daneze (7 miliardë euro) do të ketë një hekurudhë të elektrizuar të dyfishtë dhe një autostradë me katër korsi. Ai do të lejojë që trenat dhe makinat të kalojnë ngushticën në përkatësisht vetëm shtatë dhe dhjetë minuta. Distanca mund të përshkohet me traget me një kohëzgjatje përreth një orë.

Lidhja Fehmarnbelt do të jetë tuneli më i gjatë në llojin e tij kudo në botë. Ndërtimi nga pala gjermane nuk pritet të fillojë deri në mesin e vitit 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje