Mendimi i mjekëve shqiptarë se virusi CoVid-19 ka qenë prezent që në shkurt në Shqipëri gjen një konfirmim të tërthortë nga Italia.
Corriere della Sera shkruan se koronavirusi është identifikuar në Lombardi të paktën që në 26 janar 2020 dhe në këtë periudhë vlerësohet se ka patur 1200 të infektuar në zonë.
Nga kjo datë deri më 21 shkurt kur u deklarua rasti i parë pozitiv në Codogno ka kalur një muaj fatal gjatë të cilit virusi është përhapur masivisht dhe pa asnjë kontroll.
Përfundimi ka dalë nga vlerësimet e task-force sanitare të rajonit të Lombardisë sipas të cilës më 26 janar, Dita 0, vetëm në Milano mendohet se ishin 46 të prekur nga 543 në mbarë Lombardinë.
“Tamponet për kërkimin e koronavirusit nisin të regjistrohen nga 21 shkurti, kur vendi zgjihet dhe kuptohet se epidemia ka mbërritur.
Nëse shihet rritja progresive e të infektuarve, kurban nis të ngjitet pikërisht nga 21 shkurti dhe kulmon më 28 prill me 74 348 të infektuar në Lombardi.
Krahas zbulimit dhe certifikimit të pacientëve pozitivë u kërkua edhe koha e simptomave të para. 9 persona kanë patur simptomat e para më 12 shkurt, 13 më 15 shkurt, 10 më 18 dhe 35 më datën 20 shkurt, një ditë para rastit të parë të konfirmuar zyrtarisht”, shkruan gazeta.
Nisur nga kjo analizë dhe nga fakti se pranohet gjerësisht se në Shqipëri virusi u importua nga Italia, gjen kuptim hamendësimi se në dy javët e fundit të shkurtit virusi të ketë ardhur në vendin tonë.
Nje mal me shkencetare me shkolle e me the te thashe. Nuk e vrasin dot mendjen se si ta eliminojne virusin me vaksine ose me ndonje kure dhe ta heqin qafe… por rrine me analiza te thella nese ka ardhur virusi ne shkurt apo ne janar!!!
Jo ne dhjetor ka ardhur dhe paska rendesi per kalendarin e shkences se kur e ka pjelle pula vezen… apo kur veza ka bere pulen.
Ja erdhi ne shkurt,mars apo diku tjeter.Cfar do te thote kjo.Au vleresua nga qeveria me shfaqjen e pacientit zero apo u la ne meshire.A u moren masat ne kohe apo u la qe te vdisnin nje kontigjente dho pastaj te kujtoheshin.A ju kujtohet cfar lufte u be nga opozita dhe pozita se ku duhej te ishte infektivi ne Tirane,Kavaje apo ne ndonje vend tjeter te Izoluar.A ju be thirrje kavajasve te kundershtonin kthimin e spitalit ne infektive.Tani meremi se do te bjere shi para dite apo mbas dite.Brockulla.
Kjo vertetohet nga shume njerez qe ne shkurt thonin se po kalonin nje grip me te rendin e provuar. Ne shkurt pra, kur Edi Rama e mohonte rrezikun e Covid ne Shqiperi