Mungesa e punëtorëve sezonalë që shkojnë në Greqi për të mbledhur qershi dhe pjeshkë duket se do ta detyrojë parlamentin e shtetit fqinj të miratojë një ligj të posaçëm për të zgjidhur këtë ngërç që është krijuar atje. Këtë e ka pohuar në një program radiofonik vetë Ministri i Zhvillimit Rural në Greqi, Makis Voritis.
“Brenda javës do të dorëzojmë një ligj në Parlament në mënyrë që çështja e fermerëve sezonalë nga Shqipëria që punojnë në Greqi, të marrë një zgjidhje. Me garanci shëndetësore do të kemi numrin e punëtorëve që na duhen, në mënyrë që të mos ketë ndonjë çrregullim, sidomos për produktet e prodhuara në maj dhe qershor si qershia dhe pjeshka”, u shpreh Voritis.
Ministri është shprehur në mediat greke për këtë çeshtje që në 22 prill. Në të njëjtën ditë, kryeministri Rama u shpreh se po bisedohej me palën greke për të gjetur një zgjidhje.
Sakaq, orët e fundit prodhuesit grekë bënë thirrje për hyrjen e 7 mijë punëtorëve shqiptarë në vendin e tyre, pasi pemët nuk presin. Ata thonë se në fillim të majit, punimet në fusha do të duhet të fillojnë, përndryshe do të humbasin prodhimet. Përfaqësues të shoqatave të agrobisnesit shprehen se 90% e punëtorëve në fushat greke vijnë nga Shqipëria dhe paguhen mesatatarisht me 30 euro në ditë.
Prodhuesit sugjerojnë që punëtorët të transportohen me autobus, ku t’iu nënshtrohen testeve për koronavirus dhe më tej të kontrollohen sërish në spitalet e Verias dhe Edesës, ku janë edhe fushat ku ka më tepër nevojë për punëtorë.
Disa mijëra punëtorë sezonalë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit u larguan në masë nga Greqia në fillim të marsit dhe nuk janë në gjendje të kthehen për shkak të bllokimit të kufijve prej pandemisë së koronavirusit.
Në Prefekturat e Imathias dhe Pellas ku kultivohen sasi të mëdha pjeshkësh dhe frutash të tjerë, raportimet e mjeteve kryesore greke të informimit flasin se kërkesat për fuqi punëtore do të jenë të mëdha gjatë muajit maj dhe qershor.
Vlerësimet vendore në të dy prefekturat tregojnë se, si edhe vitet e tjera, do të duhen më shumë se 10 mijë punëtorë këtë vit, shumica dërrmuese e të cilëve janë të huaj. Prefekti i rajonit grek të Maqedonisë Perëndimore Jorgo Kasapidis i kërkoi përmes një letre ndihmë qeverisë greke.
Prefekti vlerëson se “riatdhesimi i punëtorëve nga vendet e Ballkanit dhe pamundësia e atyre që kanë mbetur në Greqi për t’u transferuar në zonat ku ka nevojë për punëtorë sezonalë janë çështje kritike. “
Mbështetja e menjëhershme për sektorin parësor është jashtëzakonisht e rëndësishme, prodhimi bujqësor dhe blegtoral i këtij viti është më i rëndësishëm se çdo vit tjetër, vlerëson prefekti rajonit.
Sipas tij shumë aktivitete të kultivuesve tashmë kanë filluar me kërkimin e punëtorëve, por pa rezultate nga fermerët e Maqedonisë Perëndimore. Prefekti ka propozuar si zgjidhje për situatën sigurimin e lëvizjes ndërkufitare dhe ndër-rajonale të punëtorëve pas një ekzaminimi mjekësor dhe zgjatje të lejes së qëndrimit nga 6 në 12 muaj, si dhe thjeshtimin e procedurave për dhënien e lejes për punë sezonale.
Të enjten Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri grek Qiriakos Micotaqis zhvilluan një bisedë telefonike të përbashkët ku sipas burimeve zyrtare është trajtuar edhe bashkëpunimi për punësimin sezonal.
Por të dy vendet nuk kanë hedhur ende hapa konkrete për lëvizjen e fuqisë punëtore nga Shqipëria drejt Greqisë. Dhjetëra punëtorë sezonalë shqiptarë që u kthyen fillimin e muajit prill nga pikat kufitare me Greqinë janë karantinuar në hotelet në Korcë dhe në Gjirokastër, për një periudhë 14 ditore.
Shume mire tani jam gati te shkoj te vjel pjeshkat e grekut. 30€ ne dite nuk i gjen ne shqiperine e ed D’rames.
O Zeqir!
As Greqia nuk eshte e Micotaqisit por e grekeve qe dine te punojne duke shfrytezuar edhe ata qe kenaqen duke fituar 30 euro ne prill e maj e duke e mbajtur me dore pjesen tjeter te vitit.
Zigur, prit se e ka marre vesh Franca dhe ka rrit pazarin. javes tjeter do beje oferten me 60€ dita.
Pse mos shkojm ?? Ketu nuk na siguroj asgje shteti , a na hapi vend pune dhe ne nuk shkuam ?????
Shteti do te te siguroj ty ? Shko pyt kryeplakun e fshatit te te ndihmoje. Mbase dhe gjyshin e fisit. Majmun
Edi Rama ka shume gjynahe por s’ta ka fajin ai qe nuk gjen dot pune ne bujqesi ti. Ti qe qeke gati te shkosh te punosh ne bujqesi te ka hapur qeveria vende pune ne ndertim (meqe punen e pret nga qeveria). Firmat e ndertimit problemin me te madh kane krahun e punes. Mbase nuk do paguhesh 30 euro ne dite por 20.
Nuk jam admirues i Rames dhe nuk e kam votuar kurre, sepse ka bere disa gjera te pa riparueshme sidomos kur ishte kryetar Bashkie sepse betonizoi masivisht Tiranen dhe kjo eshte e pafalshme. Si kryeminister ka bere disa reforma te vlefshme, por ne pergjithsi ana e zhvllimit ekonomik ka qene katastrofe. Liberalizim deri ne qesharak, ku shteti nuk ben asgje, por cdo gje e jep me PPP.
Ne pjesen politike, demokracia publike mendoj qe ka avancuar, sepse vjedhja e votes nuk eshte me direktive nga lart, packa se vazhdon blihet ne doza te vogla ne nivel lokal. Por demokracia e brendshme si ne Partine Socialiste (qe praktikisht nuk ekziston me) por dhe ne qeveri e Parlament eshte per te vene duart ne koke. Skema eshte e tille qe ne krye eshte Edi Rama, jane disa vende bosh ne hierarki dhe pastaj ca kukulla qe pretendojne te jene ministra, disa deputete qe po ashtu pretendojne qe bejne dhe votojne ligje. Cdo mendim ndryshe, sygjerim, keshille apo ze kritik shtypet qe ne gjeneze nga Timonieri dhe mashat e tij.
Qe ti kthehem dhe nje here komentit, mos prit pune nga shteti, se s’ka me as Keshill lagjeje, as komitet ekzekutiv. Jemi ne demokraci dhe sistemi ekonomik i demokracise nuk ka c’te jete tjeter vecse kapitalizmi. Shteti krijon kushte dhe politika ekonomike, por nuk hap fabrika dhe shperndan letra pune.
Shko zoti ziguri se per nje muaj mund te marresh rreth 800 euro , vetem ben pak llogarine se sa harxhohet per konsum ne nje vend te BE se si greqia dhe sa do ngelen ne portofolin tend qe te mbash familjen ne shqiperi…beni llogarit mire se ne fund mund te dali me mire llogaria te gjesh nje pune ne nje kompani shqipetare me 3 a 4 qind dollare muaj po te pakten je afer shtepise dhe punon per vendin tand jo si skllav per boten…
Te rrine dhe te punojne ne shqiperi ne tokat e tyre. Keshtu nuk na vijne frura greke dhe rrisim prodhimin vendas
Avokati në parim ti ke shumë të drejtë por nuk ke llogaritur që qeverria e Tiranës bën lojën në interes të shtetit grek. .politikat e shtetit shqiptar janë ‘largpamëse’ dhe synojnë zbrazjen masive të këtij vëndi ..në asnjë vënd të botës nuk ka politikan që t’u bëjë thirrje popullit për tu larguar në emigrim. .edi rama këtë gjë e ka bërë ..pastaj me politikat e tij që vështirësojnë biznesin ..taksat e larta të cilat nuk korrespondojnë aspak me të ardhurat kanë një domethënie të madhe. .ky ministri grek i bujqësisë është i ardhur nga ekstremi i djathtë dhe njihet si një nga antishqiptarët më të mëdhenj tani na qënka bërë më ‘miqësor ‘..edi rama po të ishte vërtet një shqiptar i vërtetë një njeri i yni do ti thoshte shko thyej qafën këtij min grek. .shqiptarët që shkojnë për punë sezonale në greqi nuk kanë nevojë për ‘paktet’që bën edi rama me grekët. .ata kanë shkuar dhe do shkojnë. .me apo pa leje. .do edi apo nuk do. .do Maqi Voridhi apo nuk do. .ata do shkojnë dhe po qe nevoja do ecin nëpër male nga një javë në këmbë dhe do shkojnë në fushat e Greqisë kështu që ky show që bën km shqiptar me grekët është thjesht jo produktiv. ..ata fatkeqët do shkojnë vërtet për punë por do të flenë nëpër stalla kafshësh do punojnë nga mëngjesi deri në darkë për 40 -45 euro dhe me shumë sakrifica dhe pa siguracione. .prandaj lërini rehat në hallet e tyre dhe mos bëni politikë në emër të tyre sepse është gjynah nga zoti. .ata janë vërtetë hallexhinj dhe nuk presin asnjë ndihmë nga shteti shqiptar. .dhe jo vetëm ata por të gjithë ne emigrantët nuk kemi pasur dhe as nuk e kemi mbështetjen e shtetit shqiptar. .atje ku fut hundët shteti ynë ne thjesht dëmtohemi apo detyrohemi të paguajmë para kështu që sa më larg atij shteti aq më mirë dhe aq më të qetë jemi. .nuk e di se si Shqipëria prodhon kaq shumë kryeministra antishqiptarë që kanë paturpësinë dhe na kërkojnë sakrifica në emër të ‘varfërisë’ së shtetit amë. ..si nuk po lind një ‘avni rustemi’ ky popull? mbase edukohen sadopak politikanët tanë të shitur..
Pune si zonal fermeret duhet tu sigurojn fjetjen Pa Para!
Jo more zoterinj jo! Kur greku nxiton per ate ligjin ne parlament e ben vetem per ne shqiptaret.Na qan hallin neve domethene.Jo po se dalin pastaj ca njerez e thone vetem qe greku na mban me buke kurse e kunderta nuk eshte hic e vertete!
Qeveria shqiptare duhet te dergoi nje kuader ligjor ne parlament urgjentesisht me qellim qe te kompensohet e gjithe puna ne bujqesi, duke stimuluar krahet e punes, qe te marri jete prodhimi vendas… Nje vend qe eksporton fuqi puntore eshte i falimentuar….
Po “ty” te ka emigruar me shume se gjysma e popullsise shqiptare neper bote, tani u shqetesove per “eksportin e fuqise punetore” dhe mbi te gjitha te pa kualifikuar??!! Perse largohen nuk pyet? Ne radhe te pare, niveli i pagave. Shqiperia eshte vendi me pagen mesatare me te ulet ne rajon (340€), ndersa ne sektorin e bujqesise ky nivel eshte shume me i ulet. Ne radhe te dyte, papunesia e larte, sipas statistikave 12%. Ne radhe te trete, shtet i varfer dhe me pamundesi per te investuar apo kompesuar sektorin e bujqesise ku eshte dhe popullsia me e varfer e vendit. Ne radhe te katert, paqartesia mbi ligjshmerine per pronat. Ne radhe te peste, pasiguria per te ardhmen dhe sigurisht, mungesa e perspektives te femijeve te tyre.
“Ra ky mort e u pame” thote Ismail Kadare. Keta jane ata qe na “mbajten frymen gjalle” kur “Ne kishim nevoje” E more grekqira qe jeni ketu e moret vesh tani se pse na do greku? E kuptoj shume mire nevojen tuaj per 300 sufllaqe ne muaj por kjo eshte e verteta, jo ajo qe thoni ju. Do zoti nuk do jemi per shume me gjate “meksikanet” e grekqise!
Ilir djali me duket je ne ander.Nje vend krejtesisht primitiv,i varfere pa asnje lloje industrie apo bujqesie elitare thjeshte nje popull jo I zhvilluar e ku genet e rrenes,mashtrimit vjedhjes e vrasjes I ka te demtuar brendave strukturave te ADN se vet,e ka te nevojshme te mesoj nga te tjeret nepermjet punes elementet ma te perparuar te punes(ku ne vendin e tij mungojne)teknollogjit e reja te prodhimit apo teknollogjit e reja te prodhimeve bujqesore.Natyrisht duhet kuadri ligjor per te mprojtur krahun e punes primitiv sipas ligjeve e standarteve europiane e te mos I trajtojne si skllever e qe paga e tyre te mos jete me e vogel se paga minimale e vendeve apo shteteve ku ato punojne.Iir cdo vend qe eksporton krah pune(punojne ne ato vende ku vendalit nuk punojne aty) mesojne ne at vend,sjellin te ardhura shtese e patjeter aftesohen apo mund te sjellin elemente te perparuara te teknollogjive te prodhimit industrial r.Nje vend qe nuk eksporton fuqi puntore mbetet prapa e natyrisht vet izolohet.Se paku keshtu u zhvilluan shtetet(Suedia apo koreja jugut.Singapur,Malajzi etjera…).e ke trajtuar or Ilir eksportin e “krahut puntor” si Partia punes(GJITHECKA ME FORCAT E VETA).kan kalu 30vjet e I njajti mentalitet komunist.Gjynaf
Pse nuk con ushtrine greku te mbledhi frutat e pemeve??Kur ka ndonje kercenim per Shqiperine e sjell ne kufi per te bere manovra.Dhe ceshtja e bujqesise eshte ceshtje kombetare apo jo??Une e di qe po sikur te ktheheshin te gjithe shqipetaret ne vend Greqise do ti binin puplat dhe do binte ne gjunje shume shpejt.Do te detyrohej te merrte punetore me kontrata te rregullta kudo ku ti jepej rasti,do njihte dhe vitet e punes te emigranteve qe i ka shfrytezuar si skllever duke u vjedhur vitet e punes.Po fatkeqesisht ne nuk kemi akoma nje klase politike te ndershme.Mjaftoi nje sezon vjeljesh frutash dhe Greqia shkoi ne panik.