Nga Kreshnik Spahiu
Thonë që injoranca s’ka kufij, por në Shqipëri në këto ditë Pandemie budallallëku i njerzve po shpërthen hapur në rrjetet sociale.
Ka një reaksion ndaj tentativave të dështuara për gjetjen e një vaksine e cila do ishte shpresa e vetme për të shmangur një katastrofë humbjesh të jetëve njerëzore.
Në rrjetet sociale bëhet thirrje që me vaksinën do instalohen “çipa” në trupin e njeriut dhe në këtë formë do kontrrollohet njerzimi.
Fatkeqësisht deri tani s’kemi ende një zbulim shkencor të suksesshëm për gjetjen e vaksinës ndonëse ajo është testuar tek shumë gjallesa.
Më pranë saj duket se janë profesorët e Oksfordit në Britaninë e Madhe por edhe dy kompani gjermane.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) thotë se po zhvillohen së paku 20 vaksina të ndryshme kundër COVID-19, ndërsa disa prej tyre janë në nivelin e testimeve klinike.
Gjermania vjen pas Britanisë me aprovimin e testeve klinike. Ditë më parë ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se shkencëtarët në Universitetin Oxford do të fillojnë testimin e vaksinës në njerëz këtë të enjte.
Sukesei duket se mund të vijë nga konkurenca, pasi ka një garë të shfrenuar të enteve të ndryshme shkencore mbi zbulumin e vaksinës.
Merkel premtoi se ajo do u afrohet falas popujve aepse shkenca nuk është nacionale por i shërben njerzimit.
Kina ka një përparsi sepse ka filluar kërkimet 3 muaj përpara botës dhe zbulimi prej saj do ishte disi fatal për Europën pasi do rritej imazhi dhe dominimi kinez në botë.
Shtetet aziaktike Kina, Japonia, Koreja Jugut, Singapori, po demostrojnë një fuqi dhe përgatitje disa herë më të lartë se kontinenetet e tjera në përballimin e krizës!
Në të gjithë këtë garë dhe luftë planetare shfaqet në mënyrë qesharake dhe mentaliteti i izoluar shqiptar i cili keqpërdoret nga politika e Tiranës dhe Prishtinës.
Përballë megallomanisë qeveritare e cila i ka ardhur dita të demostrojē forcën dhe autoritetin, del në horizont edhe budallallëku apo injoranca opozitare.
Qeveria kopjon çdo gjë që bën Gjermania, Izraeli apo Framca madje edhe batuat apo fjalimet i kanë kopje të liderve.
Gjithsesi të kopjosh modelen pozitiv s’ka ndonjë pasojë, madje shpesh ja rekomandohet të ecet në shtigje të shkeluara.
Ndërkohë opozita e Lulzim Bashës që ka ngel:
Pa madat,
Pa pushtet,
Pa bashki,
Pa zgjedhje te parakoshme,
Pa protesta,
Pa mbështetës,
Pa kauza,
I duhet te gjej nje menyrë te dal në ekrane apo gazeta dhe të bëhet protagoniste që mos dal totalisht nga tregu.
OBSH-ja del me deklarate shtypi vetëm një here në dite, ndersa PD-ja del në deklarata shtypi cdo një ore dhe për cdo gjë që lidhet me Covid 19.
Asnje opozitë në botë nuk prodhon politikē nga Pandemija me përjashtim të Lulzim Bashës, Sali Berishës.
Aq rëndë e kanë situatën sa po nxjerrin Albana Vokshin të flas për Covid çdo ditë.
Unë ndjek çdo ditë deklaratat e mjekve dhe shkenctarve nga gjithë bota, e në fund më errësohen sytë kur lexoj palaçollëqet nga Shqipëria.
Po nuk e ka fajin as Albana Vokshi dhe as Saliu por niveli mediokër i popullit tonë që nuk kuptojnë ende që njerzimi është duke luftuar me vdekjen dhe ne merremi me fundërrinat e planetit.
Dhe kjo situatë nuk është vetēm në Shqipëri por edhe Kosovë. Askush s’mendon për Pandeminë por për qeverinë. Po shqyjnë njëri tjetrin për karrige. As Albin nuk e lëshon dhe as Isa me Hashimin nuk pushon.
7 miliard njerëz i kanë sytë nga shkenca.
7 milion shqiptar i kanë sytë nga politika.
Ah more ju raftë pika.
S’më ngelet tjetër çfarë t’ju them se asnjë mesazh serioz nuk funksionion me ju.
Sarkazmën e keni hak.
Refuzoni edhe vaksinat e Bill Gates, përdorni 5 pikat e planit Basha, para dhe pas buke!
po pse more Kreshnik cfar ka B ILL GATE me shume se LULUSHI dhe profesoresha jone e nderuar
MONA.
Eleonora [mona] + GOGU [Floriri] jane pasuri kombetare
O Kreshnik,cdo me thene,,,zbulimi nga Kina do te ishte disi fatal per boten,,.????.Personalisht nuk me intereson fare se kush e zbulon i pari vaksinen….Dhe mos shkruaj si delirantet e tjere shqiptare qe jetojne akoma me idene ,,Shqiperia qender e botes,,,Por e rendesishem,jetike per njerezimin eshte nje vaksine sa me shpejt…Dhe ne se ka gare ,eshte mire….Por me sa thuhet ,qendrat kerkimore ne shumicen e rasteve ,po bashkepunojne.Nderkohe ti Kreshnik mos bej llogarite e botes ..Dhe ne se e zbulon Kina,te pakten jam i bindur qe Shqiperise do tia jape pa qellime dominimi.Shqiptareve kjo u intereson.Pra nuk eshte fatalitet,por e kunderta.Sa per problemet e botes ato i zgjidhnin te medhenjte,pa pyetur per ne ,ashtu sic ka ndodhur perhere.Sa per opoziten shqiptare,ke te drejte..
Olimpija,as nana babës nuk i jep pa para e jo ma
kina shqipërisë.
P.s.Postulat në shkencat e ekonomisë është
NUK KA DREKË FALAS!
Bravo Kreshnik ,
Me duhet te them se nuk kemi te njejten ngjyre politike. Mirepo kjo nuk me pengon aspak te te shpreh komplimentet e mia me te vecanta per idete e parta qe ke, menyren elegante sesi i shpalos ato. Ke, mesa shoh une, nje dhutni te papare per te sintetizuar idete me nje fuqi depertuese qe te le pa fjale. Perzgjedhja e fjaleve , gjetja e metaforave, larmia stilistikore i japin gjuhes tende fuqi te jashtezakonshme, e bejne lexuesin, te shtanget dhe te reflektoje ndaj se vertetes.
Te uroj qe te vijosh ne kete rruge, jo thjesht per vete , por edhe per te iluminuar shume te tjere. Stili yt i te shkruarit, nga ana tjeter, eshte nje leksion me vete gaztarie, qe duhet bere orientim per shume gazetare.
Edhe nje here komplimente dhe gjithe te mirat!
Degjo Kreshnik,Ju jeni nje Intelektual I niveleve te larta,po ashtu dhe nje jurist dhe politikan I zoti.Kur krijove partine tende ishe shum afer fitores.Nuk e kuptova pse bere autol?.Mundet te na e shpjegosh kur te bie rasti.Me gjithe euforin qe te perfshiu dhe gabimet qe ke bere,se nuk ka njerz te pa gabushem,mendoj se ke kohen me te pershtateshme to kthehesh politikes.Politikan e sotchem te cdo lloje ngjyre jane te tej skajshem te konsumuar e te korruptuar.Shresoj……….!
Mos ju merzit Lulit se vetem 5 en ka mesuar , interesant, te gjitha planet me 5 e pika I ka, s’ka as me 4 as me 6 te , apo me pak a me shume , ose 5 a do jete ndonje “ Kod” kunder virusi por qe Luli nuk do ta c’kodoje .
Ja dhe ne Kosove qeveria do ngrihet me 5 e zv kryeministra !
???
Nik sorra. Lol.
Po tja dine te gjithe njerezit preardhjen ketij fare kredhniku ! Atehere ky vertete nuk Mund te kexohet..
Preardhja nga Kina shqipfoles ..
Po pse me Kreshnik meqe jeton ne Gjermani.
Wolfang schäuble ,kryeparlamentari Gjerman a nuk beri politike kur tha se “Dinjiteti eshte me irendesishem se jeta ” duke aluduar per kufizimet mjaft simbolike ne krahasim me keto qe ben Kryeministri yne ketu.
po them Gjermanine pa marre Salvinin qe e kemi me afer .
Po ske cben jo se sflet dot pa TIFOZLLEK as ti, por po keqinformoni miletin.
Nik Rossonero eshte si ato futbollistet me parametra Zero qe nuk gjejne ekip
Artikull me vend. M’vjen mire qe komentuesit ne pergjithsi komentojne artikullin e jo autorin, siç bajne shpesh here disa.
PD-ja duhet reformuar rrenjesisht. Ajo parti asht degjeneru deri ne palc, as per plehra nuk ban ma, prandaj duhet djegur.
Thone qe mbas virusit bota nuk do jete ma ashtu si ka qene. Do kete ndryshime te medha. Uroj qe mos te shkoj per keq.
Asnjehere na Shqiptaret nuk kemi qene te zot te ndryshojme gja per veten tone, e ndoshta kete rradhe na perfshin orteku botnor i ndryshimit, e gjerat shkojne per mire, mbasi politika e sotme ka dale krejt jasht kontrollit. Jane drogu komplet te gjithe e nuk pyesin ma per njeri. Jemi ne zero, prandaj duhet fillu nga njishi.
Asgja nuk do ishte ma mire per vendin tone, se me zevendesu te gjithe kasten politike te 30 vjeteve te fundit, me nje kaste tjeter politike ma te kontrollueshme.
O kreshnik a ke mundesi qe ne keto dite te veshtira te mos na cash shume trapin se me llafin tend nuk shkoj as ne hale.
Imunitet me kete virus nuk krijohet,atehere perse flitet per vaksine…?!
Mund te gjendet ilaçi me i mire qe nuk jep efekte anesore,kjo po…
Plane e intriga internazionale ka,por ky rast nuk eshte i atij lloj,kujdes duhet se mund te shfrytezohet ky çast per gjera te mbrapshta…