VIDEO: Pas 7 javësh në spital, 48 vjeçari mposht koronavirusin, përcillet me duartrokitje nga mjekët

2 Maj 2020, 09:45Lifestyle TEMA

Ky është momenti prekës kur babai i 4 fëmijëve duartrokitet nga stafi i NHS, teksa lë spitalin pas 7 javë betejë me koronavirusin.

Spitali ‘Royal Gwent Hospital’ në Newport postoi një video të Scott Howell, 48 vjeç, duke u larguar.

Infermierët dhe doktorët u rreshtuan në korridore për të duartrokitur Howell, i cili gjithashtu duartrokiste duke shprehur mirënjohje për stafin mjekësor.

Ai tashmë është kthyer në shtëpi, ku është ritakuar me gruan e tij dhe 4 fëmijët e tyre, pasi kaloi 7 javë në spital.

Howell ishte pacienti i parë me koronavirus në trajtim intensive në spital.

Howell tha: ‘Personeli këtu më shpëtoi jetën – unë kam qënë në gjendje kome në kujdes intensiv dhe zemra ime ndaloi dy herë, por ata ia dolën të më rikthenin në jetë.

‘Është kaq e mrekullueshme të jesh në ajër të pastër pas kaq javësh dhe që më në fund të shohësh familjen tënde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje