Lionel Messi dhe Diego Maradona nuk mund dhe nuk duhet të krahasohen, thotë Roberto Ayala, i cili luajti me të dy legjendat argjentinase. Ai e konsideron të parin si “Speedy Gonzalez” (personazh vizatimor, i portretizuar si “miu më i shpejtë në të gjithë Meksikën”), ndërsa i dyti ishte “art i pastër”.
Ayala, i cili aktualisht është pjesë e stafit stërvitor të Lionel Scaloni me kombëtaren argjentinase, është me fat që ka luajtur me të dy bashkatdhetarët e tij gjatë karrierës. Maradona po i afrohej fundit të kohës së tij si yll me Albiceleste, kur Ayala startoi me kombëtaren më 1994, ndërsa Messi mbërriti aty disa vite para se mbrojtësi klasik të largohej më 2007.
Njëri fitues i Kupës së Botës më 1986 dhe tjetri figurë legjendare e Barcelonës, ata janë në mesin e më të mëdhenjve të të gjitha kohërave. Natyrisht, mes tyre ekziston edhe krahasimi se cili mund të konsiderohet më i miri. Ayala thotë se dy bashkatdhetarët e tij janë shumë “të ndryshëm” për t’u vendosur në të njëjtën “peshore”.
“Unë luajta me të dy. Me Diego hodha hapat e mia të parë në kombëtare. Janë dy gjigantë të futbollit. Edhe kur të pensionohet, Messi do të mbahet mend, – tha Ayala për “Fox Sports”. – Nuk e di nëse do të jetë si Diego, kjo nuk ka rëndësi. Ata janë të ndryshëm. Diego ishte art i pastër, në të gjitha mënyrat e tij si futbollist, Messi është një “Speedy Gonzalez”, që e mban topin dy centimetra nga këmbët e tij”.
Maradona pushtoi botën me Argjentinën, ndërsa pati eksperienca të paharrueshme me Boca Juniors dhe Napoli. Messi, ndërkohë, ka fituar gjashtë herë “Topin e Artë”, duke thyer rekorde të panumërta gjatë kohës së tij me Barcelonën.
Vertet te dy jane yje ne futboll por mos te harrojme qe Maradona krahas yllit ne ball si lojtar po te mos kishte bere golin me dore dhe marrjes se dozes ç’do ndeshje sot ndoshta do te qe harruar si shume yje te tjere! Ndersa Mesi,eh Mesi do kalojne breza te tere futbollistike e triblimet e tij ,goditjet nga pozicionet statike dhe hovi qe i ka dhene futbollit boteror ,te mos harrojme qe sot futbolli luhet me yje si Ronaldo e plot yje te tjere qe jane shuaar fale drites te keij futbollisti verbues ku siç ka deklaruar edhe Trainieri i Guardiola:Mesi po tha qe do e fitojme kete ndeshje ,ai e fiton ,ku s’ka mbrojtje e individ qe ta mbaje !Ndaj te flasesh sot per Diegon ku sot eshte fenomen droge qe permendet e ta krahasosh me Yllin boterore te gjashte “topave te arte” eshte disi dezikuiliber ndaj mendimit!
Se fundemi me lejoni te beje nje aritmetike te thjeshte ku;Mesi eshte Maradone+ Ajal!(Mos harroni qe Ajala ka qene nje nder yjet e futbollit Argjentinas e boteror)!