Nëse edhe kësaj radhe nuk bien çmimet e ndërtimit, kjo provon se nuk jemi ekonomi e tregut të Iirë

4 Maj 2020, 09:16Ekonomia TEMA

Revista “Monitor” publikon një vëzhgim mbi situatën e sektorit të ndërtimit në Shqipëri dhe pasojat e mundshme të pandemisë mbi të. Sipas këtij vëzhgimi goditja është e pashmangshme dhe do të reflektohet në kërkesë, të paktën 4-8 muaj pas pandemisë.

“Efektet e krizës duan edhe pak kohë që të ndihen dhe publiku i gjerë kërkon më shumë kohë për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe të përditësojë qëndrimin.

Efektet e karantinës nuk do të ndihen menjëherë pas saj, por do të ndihen pas 4,6 apo 8 muajsh kur shtrëngohet nevoja e pronarit për të shitur.

Nuk mendoj se çmimet do të rriten në këtë psikologji të përgjithshme krize dhe frike. Këtë vit, çmimet do të korrektohen, pra do të ulen.

Ekonomia u godit nga tërmeti, por nga ana tjetër edhe pandemia e koronavirusit po shkakton shumë pasiguri për të ardhmen dhe sipas logjikës ekonomike, kjo do të sjellë rënie të çmimeve.

Në rast se pas kësaj situate, çmimet nuk do të bien, atëherë kjo tregon qartazi që ekonomia jonë nuk është një ekonomi e tregut të lirë.

Për shkak të pandemisë mund të ndodhë edhe fenomeni tjetër që transaksionet të bien më shumë nga sa kanë rënë aktualisht apo do të ketë një stanjacion, ku as nuk do të shitet, as nuk do të blihet.

Nëse këto nuk ndodhin, do të kemi të bëjmë me shtim të parasë informale”, shprehet Juliana Nela, një person i angazhuar me transakaionet e pronës në treg.

Një tjetër arsye që e bën logjike rënien e çmimeve është ajo që cilësohet mbingipje e tregut me ndërtime, të cilat edhe sot që flasim nuk po ndalin, sidomos në zonat më të kërkuara të Tiranës ku çmimet shkojnë deri në 2500 euro/m2.

“Prej kohësh tregu është i mbingopur apo në mbiprodhim, por kësaj situate i është përgjigjur një kërkesë.

Mendoj se janë elementet ekstra të tregut, si ata që kishin likuiditete që donin t’i ngurtësonin, jo tregu normal i konsumatorëve që e mbulon këtë kërkesë”, deklaron një tjetër aktor në treg, Ylli Sula.

Është e qartë se tregu i ndërtimit nuk po i bindet prej kohësh logjikës normale kërkesë/ofertë, por po ilustron investimin e parave informale.

Ajo që të vjen ndërmend natyrshëm në këtë lloj sjelljeje atipike është ndikimi që mund të ketë në këtë sektor amnistia e re fiskale.

Pra nëse legalizohen paratë e padeklaruara të shumëkujt, është e qartë se një pjesë e tyre do të kalonin drejt blerjeve në ndërtim, duke mbajtur në këmbë një ofertë që nuk ka lidhje me ekonominë reale, por me pastrimin ligjor të parave të pista dhe legalizmin kriminal të evazionit të kryer në gjithë këto vite.

Ky do të jetë fundi i logjikës së shtetit pasi falja e këtyre krimeve penale po bëhet në funksion të një sektori ku ka investim të qartë politik dhe interesa që nuk janë zbuluar ende.

Këtu ecuria shkon kundër çdo arsyetimi normal edhe për një arsye tjetër. Revista shkruan se nëse bankat do të japin kredi për shtëpi në masën 100%, mendohet se do të çlirohen 700 milionë euro kapital për 22 mijë familje që janë me qira.

Aktualisht bankat garantojnë vetëm 80% të vlerës, duke bllokuar kështu shumë familje të investojnë.

Pyetja që lind është se përse qeveria nuk nxit kreditimin në këtë drejtim, apo të lobojë që kjo situatë të zgjidhet, por rend në dhënie lejesh dhe në amnisti?

6 komente në “Nëse edhe kësaj radhe nuk bien çmimet e ndërtimit, kjo provon se nuk jemi ekonomi e tregut të Iirë”

  1. Të Mjerët says:

    I dashur Monitor, dikur ke pas shkrujt ca artikuj cilesore dhe me baza, ke ca kohe qe nuk po ftillohesh, nuk e di nga se te vjen nga sponsorizimet, pronësia apo mingese e stafit profesional si rezultat i “hemorragjive”.
    Por ju keshilloj te qendroni ne linja profesionale nqs doni te egzistoni te ne ardhmen..
    Nul nevoje te beni aludime..
    Se gjyshka ime thoshte që Fshati qe duket nuk do Kallauz..
    Ne Shqipëri te gjithe sektorët strategjike ekonomike jane ose monopole ose oligopole ( madje dhe ata ku duken disa operatore jane te tille me marreveshje, apo “me force” gjejeni..)
    Madje dhe sektore qe eshte e vështirë te monopolizohen per shkaqe natyrale jane vene ne shënjestër. ( psh pjese te tregetise shumicë pakice, bujqësisë etj)..
    Kjo per vete faktin se e tille eshte ndertuar ekonomia Shqiptare.
    Dhe asnjëherë nuk u ndërtua ekonomi e paster tregu dhe kapitaliste.
    Nuk ka nevoje per leksione te komplikuara mikro apo makro ekonomie.
    Por referojuni thjesht bazes se tregut sipas Smithit.
    Ofertë kerkesa dhe kuptoni qe tregu nuk ka pas dhe nuk ka ekuilibër te lire,
    Dhe natyrisht e shpjegon sakte Babai i ekonomise situatat kur kemi situate monopol apo oligopol dhe ne e bukura me ndihmen exshtetit shume here me mekaniznat e tipi licensa, leje, barriers etj..
    Te gjithe kete e ben politika qe punon per vete dhe nje grusht njerezish..
    Nuk e di cfare lloj ekonomie eshte ajo ne Shqiperi por as tregu e pastër as kapitaliste e pastër nuk eshte..
    Paraqitet si diçka hibride por e sigurte nqs jo e kalbur e dobet dhe pa perspektivë…

    1. The economist says:

      Gjithmone ekonomi tregu eshte, edhe kur ofruesi eshte monopol ose oligopol. Ekuiliber tregu eshte edhe kur oferta dhe kerkesa jane informale apo e udhehequr nga paraja e piset. Te gjitha ekuiliber tregu jane per sa kohe qe qeveria nuk vendos barriera ekonomike ose ligjore. Mikro dhe makro kete thone, edhe Smithi kete thote. Cdo shtet modern ka barriera, eshte mese normale pra ne asnje vend, as ne Amerike nuk ke ekonomi te paster tregu. Ne anen tjeter, fakti qe nuk arrin dot ta kuantifikosh kerkesen dhe oferten (aka nuk ben sens ekonomik me aq te dhena sa ka) nuk do te thote qe ekulibri nuk ekziston, thjesht pergjigjen duhet ta kerkosh tek te dhenat qe nuk i ke.

  2. Kembezbathur says:

    Shume i sakte Te mjeret.

  3. lavdosh says:

    O Gazetar trap! ku ke pare qe qeveria te japi 100% kredi per shtepi?
    E provoi bota duke kredituar gjer me 95%, kuptohet duke blere siguracion per kete pune, dhe me afate 35 vjecare dhe ajo coji ne krizen e vitit 2008
    Kerdite duhet te jepen pasi te behet nje test per cdo kredimarres, ne menyre qe cdonjeri te kete mundesi te paguaje kredine

    1. pedagoge says:

      Ka dicka qe skuptoj une ne logjiken shqiptare. Pse te jesh me qera eshte keq dmth… vetem tek ne eshte kjo nevoje obsesive per te blere shtepi. Pse te jetosh me qera je pabuks… pse paskan nevoje te sistemohen keto familjet qe jane me qera sikur qenkan ne dite te hallit… Ne Shqiperi 98% jetojne ne shtepine e tyre ndersa ne boten e zhvilluar vetem 40% kane shtepi. Ketu ne Gjermani qe jetoj une asnje ska blere shtepi nga ata qe njoh (eshte zgjedhje jo pamundesi te jemi te qarte). Jane profesore te nderuar te cilet jetojne me qera. Te gjithe duan te levizin nga nje universitet ne tjetrin, te udhetojne, te punojne jashte vendit, te fitojne eksperienca te reja. Nuk duan te ndihen te lidhur me nje vend sepse aty kane blere nje shtepi. Eshte ceshtje perqasjeje besoj, shqiptari eshte dembel, i pelqen rutina, i pelqen te mos e hapi mendjen dhe boten e tij…. perfshire dhe kete gazetaren qe e quan turp te jetuarit me qera, qe ne nje analize ekonomike fut opinione dhe paragjykime dhe jo fakte shkencore. Turp per nivelin e analizes.

  4. taso kume says:

    Do bier çmimi i ndertimit sa po bije i karburantit,nuk behen ndertime per te sistemuar pjesen qe ri me qira por pastrohen parate,dhe gjithmone do ngelen boshe,si thote njeri me larte nuk eshte zhvillim natyral ku te balancohet kerkesa me oferten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje